ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
SHBA i thotë Kilmar Ábrego Garcías se ai përballet me dëbimin në Eswatini 5 hours ago
Starmer rivendoset pas debatit me Rayner, por trazirat e Partisë Laburiste janë një dhuratë për Reformën 5 hours ago
Arrestime të kryera në tubimin kundër ndalimit të aksionit për Palestinën në Londër (video) 5 hours ago
Angela Rayner: Luftëtarja e klasës punëtore të Partisë Laburiste që ra nga pushteti 5 hours ago
Kush është në kabinetin e ri të Keir Starmer? 5 hours ago
Next
Prev
Home Show - Biz Opinion

Kufijtë e Britanisë janë bërë qesharakë-Nga Patrick O’Flynn

albnews by albnews
5 February, 2023
in Opinion, UK
0
Kufijtë e Britanisë janë bërë qesharakë-Nga Patrick O’Flynn
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Çështja e emigrantëve të jashtëligjshëm, e mbi të gjitha e atyre shqiptarë, drejt Britanisë së Madhe, ka qenë në qendër të vëmendjes mediatike gjatë gjithë kursit të muajve të fundit.

RelatedPosts

Starmer rivendoset pas debatit me Rayner, por trazirat e Partisë Laburiste janë një dhuratë për Reformën

Arrestime të kryera në tubimin kundër ndalimit të aksionit për Palestinën në Londër (video)

Angela Rayner: Luftëtarja e klasës punëtore të Partisë Laburiste që ra nga pushteti

Me deklarata të forta të ardhura nga pala britanike, përfshi edhe ministra apo zyrtarë të lartë, të cilët kanë arritur deri aty sa ta quajnë “pushtim” mbërritjen e shqiptarëve në brigjet ishullore, pas kalimit të jashtëligjshëm të kanalit të La Manche, retorika shqetësuese kanë ardhur edhe në rrafshin diplomatik.

Këto, të kulmuara edhe me një notë verbale të ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme, drejtuar punëve të Jashtme britanike.

Përtej kësaj gjithsesi, fshihet më së shumti një luftë e brendshme mes konservatorëve dhe liberalëve në Britani, ku të parët po hasin vështirësi të mëdha post-Brexit për të qëndruar të fuqishëm në pozita dhe liberalët, janë më shumë se kurrë të etur për të marrë pushtetin dhe për të zhbërë politikat konservatore.

Mbi këto premisa, një shpjegim se si politikëbërja e pranimit të emigrantëve ka dështuar, e ka bërë edhe ish-eurodeputeti britanik, Patrick O’Flynn, njëkohësisht redaktor politik për të përditshmen “Daily Express”, ku tregon qartë se problemi nuk është thelbësisht ai shqiptar, por ai i brendshëm dhe një herë e mirë, duhet parë mundësia e zgjidhjes së tij.

Kufijtë e Britanisë janë bërë qesharakë

Nëse dikush ishte ende në dyshim për abuzimin me shumicë të sistemit tonë të azilit nga emigrantët e mundshëm ekonomikë, atëherë ndryshimi i përhershëm i përbërjes së mbërritjeve të anijeve të Kanalit duhet të vulosë argumentin.

Vitin e kaluar shqiptarët ishin ndër kombësitë kryesore të atyre, që papritmas u gjendën në frikë për jetën e tyre në Francën kaotike.

Shumë prej tyre pohuan gjithashtu se i ishin nënshtruar ‘skllavërisë moderne’, siç përcaktohet nga legjislacioni “për të bërë mirë” i Theresa May-t.

Me vonesë, qeveria e Mbretërisë së Bashkuar duket se po përballet me poteren shqiptare.

Megjithatë, një gjullurdi e re tashmë është duke u zhvilluar. Deri më tani këtë vit, janë shtetasit indianë, ata të cilët dominojnë gomonet, me “Times” që raporton se 250 kanë kaluar Kanalin për të kërkuar azil në Britani tashmë në vitin 2023. Më shumë se sa erdhën përmes rrugës në nëntë muajt e parë të 2022-shit.

Ashtu siç ishte rasti në lidhje me Shqipërinë, duhet theksuar se India nuk është në luftë me askënd dhe është një demokraci mjaft funksionale.

Por, planet e qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar për të kufizuar pranimet e studentëve nga India në ato vende fituese në universitetet kryesore dhe për të reduktuar të drejtat për të sjellë anëtarë të familjes së bashku me ta, nënkuptojnë se shfrytëzimi i rrugës së vizave studentore për qëllime më të gjera migrimi mund të marrë fund.

Të mbërrish me një gomone dhe të bësh një kërkesë për azil do të thotë gjithashtu të shkosh në Britani pa pasur nevojë të paguani tarifa shkollimi për studentë ndërkombëtarë – mesatarisht rreth 15 mijë paundë në vit – në një institucion të arsimit të lartë të akredituar.

Ishte ekonomisti i krahut të djathtë, Milton Friedman, ai që vuri re se një vend mund të kishte kufij të hapur ose një shtet të mirëqenies, por jo të dyja. Ndërsa ai favorizoi të parën, elektorati britanik është prirur të votojë për të dytën.

Në realitet, klasa qeverisëse e Mbretërisë së Bashkuar ka kryesuar të dyja, duke lehtësuar kështu një nivel lirie shkatërruese.

Një pjesë e madhe e tërheqjes së Britanisë për njerëzit nga vendet ku pagesa është e ulët dhe pa shumë garanci për mirëqenien është padyshim rrjeti i gjerë dhe mjaft i hapur i sigurimeve shoqërore, i financuar nga taksapaguesit në Mbretërinë e Bashkuar.

Po kështu është aftësia për të siguruar punësim me pagesë në ekonominë informale, me para në dorë dhe ekzistenca në qytetet tona kryesore të komuniteteve të diasporës nga pothuajse çdo vend në tokë.

Njerëzit nga vendet më të varfra do të përdorin çdo metodë të disponueshme për të jetuar në vendet më të pasura. Në epokën e udhëtimeve masive të përballueshme, numri i mundshëm i emigrantëve ndërkombëtarë që dëshirojnë të jetojnë në një vend si Britania është pothuajse i pakufishëm.

Dhe larg nga njerëzit më të persekutuar që mbërrijnë në brigjet tona nëpërmjet shërbimit të gomones së drejtuar nga trafikantët e njerëzve, shpesh duket se janë të rinj me prejardhje relativisht të financuar, ata të cilët fitojnë në këtë konkurs të drejtuar nën organizimin aktual të “Lojërave të Urisë” që përfshin udhëtime të mundimshme përtej Evropës dhe pagesat nën dorë gjatë rrugës.

Rritja embrionale indiane thjesht nënvizon se sa e rëndësishme është që Britania e Madhe duhet të përjashtojë veten në mënyrë të shkurtër nga detyrimi i saj aktual për të shqyrtuar kërkesat për azil, nga një numër i pakufizuar shtetasish të huaj, që mund të mbërrijnë në brigjet e saj dhe dëshirojnë të paraqesin një kërkesë.

Kur njerëz nga vende të mëdha si India, me popullsi 1.3 miliardë banorë, fillojnë të kapin rrugën e azilit si mënyra e qartë për të luftuar një mbytje studentore, e cila vetë pa një dyfishim të pranimeve midis 2019 dhe 2022, është e qartë se një pikë kthese është arritur.

Zbulimi nga Rishi Sunak, ndoshta në fund të këtij muaji, i legjislacionit të ri të propozuar për të ndaluar kërkesat për azil nga të ardhurit e paligjshëm dhe për të garantuar heqjen e shpejtë të tyre, do të inicojë nënën e të gjitha betejave ideologjike deri në zgjedhjet e ardhshme dhe më gjerë.

Ata që besojnë në detyrimin komunal të ndërmjetësuar nga shteti kombëtar, me institucione të tilla si Shërbimi Shëndetësor Kombëtar, i paguar nga diçka që quhet Sigurimi Kombëtar dhe i rezervuar kryesisht për bashkatdhetarët, do të përballen me ideologët e majtë ‘pa kufij’ që besojnë në nocionin e paqartë të globalizmit – njerëz për të cilët ndjenjat utopike të këngës Imagine të John Lennon-it, formojnë një listë reale dëshirash politike.

“Imagjinoni që nuk ka vende, nuk është e vështirë të bëhet”, këndoi Lennon. Por për dhjetëra miliona prej nesh është në fakt e paimagjinueshme.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

SHBA i thotë Kilmar Ábrego Garcías se ai përballet me dëbimin në Eswatini

SHBA i thotë Kilmar Ábrego Garcías se ai përballet me dëbimin në Eswatini

6 September, 2025
Starmer rivendoset pas debatit me Rayner, por trazirat e Partisë Laburiste janë një dhuratë për Reformën

Starmer rivendoset pas debatit me Rayner, por trazirat e Partisë Laburiste janë një dhuratë për Reformën

6 September, 2025
Arrestime të kryera në tubimin kundër ndalimit të aksionit për Palestinën në Londër (video)

Arrestime të kryera në tubimin kundër ndalimit të aksionit për Palestinën në Londër (video)

6 September, 2025
Angela Rayner: Luftëtarja e klasës punëtore të Partisë Laburiste që ra nga pushteti

Angela Rayner: Luftëtarja e klasës punëtore të Partisë Laburiste që ra nga pushteti

6 September, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result