ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Veliaj i përgjigjet shkresës së Këshillit Bashkiak: S’jam informuar zyrtarisht për mbledhjen për shkarkimin tim 12 hours ago
Shpikjet e lashta greke që ndikojnë ende në botë 13 hours ago
Java Europiane e Mobilitetit, Bashkia Shkodër: Plani i Mobilitetit drejt diskutimit publik 13 hours ago
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së, Spiropali në Nju-Jork: Shqipëria, aktor konstruktiv e i besueshëm në arenën ndërkombëtare 13 hours ago
Princ Harry merr goditjen e madhe nga mbreti Charles! 13 hours ago
Next
Prev
Home Albania

Kullat e Krujës do të bëhen qendra turistike

albnews by albnews
23 October, 2019
in Albania
0
Kullat e Krujës do të bëhen qendra turistike
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Për shumë vjet ato përdoreshin kryesisht si depo, por shteti shqiptar tashmë ka një plan për jo pak kulla në qytetin e Krujës. Tashmë është projektuar që këto objekte deri vonë të zaptuara të shndërrohen në qendra tërheqëse kulturore apo në pika informacioni për turistë.

Ministrja e Kulturës e Shqipërisë, Elva Margariti, ka qenë të martën në këtë qytet, ku pas një vizite ka theksuar se ka vërejtur ndërgjegjësim gjithnjë e më të madh të banorëve për pasuritë kulturore të qytetit të tyre.

“Sa herë që kthehem në Krujë shoh se si banorët po ndërgjegjësohen për pasuritë kulturore të qytetit të tyre. Vizituam sot kullat e liruara pas një zaptimi shumëvjeçar. Të përdorura si depo, shumë shpejt ato do të kthehen në qendra tërheqëse kulturore apo në pika informacioni për turistët”, citohet të ketë thënë ministrja Margariti. Ajo ka falënderuar punonjësit e Drejtorisë Rajonale të Trashëgimisë Kulturore në Durrës dhe ata që çdo ditë kujdesen për mirëmbajtjen e kalldrëmeve e mureve të kalasë, duke i pastruar ato.

RelatedPosts

Veliaj i përgjigjet shkresës së Këshillit Bashkiak: S’jam informuar zyrtarisht për mbledhjen për shkarkimin tim

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së, Spiropali në Nju-Jork: Shqipëria, aktor konstruktiv e i besueshëm në arenën ndërkombëtare

Tonelata me tranguj në kanal, fermerët: Dolëm piramidë, miliona lekë dëme

Kruja, 20 kilometra në veri të Tiranës, njihet si kryeqendra e rezistencës ndaj pushtuesve osmanë gjatë kohës që Skënderbeu udhëhiqte këtë rezistencë. Është vendlindja e heroit kombëtar. Kështjella e Krujës u rrethua 4 herë nga ushtria osmane. Në rrethimin e katërt ra në dorën e ormanëve. Prej vitit 1982, aty gjendet muzeu kombëtar “Gjergj Kastrioti Skënderbeu”, njëri prej më të vizituarve në Shqipëri.

Sebep i vizitës së këtij qyteti nga Elva Margariti, të martën, është bërë “Tetori i librit”, nisma e Ministrisë së Kulturës me të cilën ky institucion synon të promovojë e të nxisë leximin. Për këtë ministrja Margariti është ndalur në shkollën e mesme “Skënderbeu” të qytetit, ku ka ndarë me nxënësit disa pasazhe leximesh. Nën moton “Lexo shqip!”, Ministria e Kulturës e Shqipërisë nisi më 2 tetor fushatën të quajtur “Dhuro, gjej, lexo”, e cila synon të nxisë e të theksojë rëndësinë e librit te brezi i ri. Në të njëjtën ditë, “Tetori i librit” është ndalur edhe në qytetin e Beratit.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Veliaj i përgjigjet shkresës së Këshillit Bashkiak: S’jam informuar zyrtarisht për mbledhjen për shkarkimin tim

Veliaj i përgjigjet shkresës së Këshillit Bashkiak: S’jam informuar zyrtarisht për mbledhjen për shkarkimin tim

22 September, 2025
Shpikjet e lashta greke që ndikojnë ende në botë

Shpikjet e lashta greke që ndikojnë ende në botë

22 September, 2025
Java Europiane e Mobilitetit, Bashkia Shkodër: Plani i Mobilitetit drejt diskutimit publik

Java Europiane e Mobilitetit, Bashkia Shkodër: Plani i Mobilitetit drejt diskutimit publik

22 September, 2025
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së, Spiropali në Nju-Jork: Shqipëria, aktor konstruktiv e i besueshëm në arenën ndërkombëtare

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së, Spiropali në Nju-Jork: Shqipëria, aktor konstruktiv e i besueshëm në arenën ndërkombëtare

22 September, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result