Connect with us

Kosova

Kushëriri i vrau motrën, vëllai përlot rrjetin me detaje rrëqethëse

Published

on

Shtatë vjet pas vrasjes së Donjeta Pajazitajt nga një kushëri i saj, në bjeshkët e Strellcit në Komunën e Deçanit, vëllai i saj, Shkëlqimi, rrëfen se si është të jetosh me dhimbje – kur ëndrrat e ëmbla se Donjeta është ende e gjallë sfidohen nga realiteti i hidhur, me të cilin familjarët përballen kudo, nga shtëpia deri te sallat gjyqësore.

Më 9 nëntor të vitit 2015, në ato rrugë të fshatit Strellc filloi edhe makthi i familjes Pajazitaj. Sipas Prokurorisë së Kosovës, derisa Donjeta 24-vjeçare po shkonte atë ditë në punë, i akuzuari për vrasjen e saj, Naser Pajazitaj, e kishte marrë në veturën e tij dhe e kishte dërguar te “Kroi i lajthisë” në bjeshkët e Strellcit, ku e kishte vrarë me dy plumba në kokë.

Vrasja e saj dhe e shumë grave të tjera nga familjarë të tyre është rikthyer në vëmendjen e publikut pas vrasjes së edhe një gruaje tjetër në oborrin e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, më 30 nëntor.

Viktima, 35 vjeçe, ishte shtatzënë, ndërsa i dyshuari për vrasjen – bashkëshorti i saj – vrau veten. Edhe pse kanë kaluar shtatë vjet nga vrasja e Donjetës, Shkëlqimi – që me krenari tregon se në familjen e tij ai ka pasur më së shumti ngjashmëri fizike me të – e ka të vështirë të mësohet me mungesën e motrës.

Advertisement

“Zgjohem në mëngjes me atë mendimin se është ende e gjallë dhe zgjohem me atë mendimin se duhet të ngrihem e ta përcjell atë për ta dërguar deri në punë”, rrëfen 29-vjeçari, i cili dhimbjen e ndan bashkë me vëllain dhe motrën e tij, Shkumbinin dhe Vonesën – të dy më të vegjël se ai.

Shkëlqimi thotë se mbrëmjeve e ndien instinktivisht nevojën për t’u nisur deri te stacioni, ku zakonisht shkonte për ta marrë Donjetën, e cila kthehej nga puna e saj në një dyqan ushqimor. Darkat në sofrën e familjes Pajazitaj mbeten nën hijen e mungesës së Donjetës tash e shtatë vjet. Mungesa e saj është veçanërisht e rëndë për familjen gjatë festave dhe rasteve kur grumbullohen të gjithë të afërmit.

Shkëlqimi thotë se vetëm ai e di se si ndihet në këto raste dhe kurdo që takon shoqet e Donjetës në rrugë. Por, “po u dashka të pajtohesh… Qenka e vërtetë se njeriu është më i fortë se guri”, thotë ai.

Advertisement

“Nuk është më ai disponimi në familjen tonë, por mundohemi t’ia largojmë njëri-tjetrit me ndonjë të qeshur apo ndonjë shaka. Ne e dimë se çka përjetojmë, njëri-tjetrit nuk ia shprehim, por në fytyrën tonë si familjarë e dimë”, thotë Shkëlqimi.

Familja e Donjetës ngushëllohet nga fotografitë e shumta të saj. Ajo posedon edhe një video-incizim të mbrëmjes së maturës të Donjetës. Ai incizim e ka tunduar Shkëlqimin gjatë shtatë vjetëve të fundit, mirëpo nuk e ka gjetur asnjëherë forcën për ta parë.

“Kur mbetem nganjëherë vetëm ose bëj diçka, them hajt ta lëshoj e ta këqyr, por aq më kap një siklet, nuk mundem as ta lëshoj”, tregon ai. Përderisa e gjithë familja e ka pasur të vështirë të mësohet me realitetin e ri në shtëpi, Shkëlqimi thotë se nëna e tij, Lumnija, “është shkatërruar”.

Advertisement

Edhe problemet e saj shëndetësore, thotë ai, vijnë si pasojë e nervozizmit që ia ka sjellë vrasja e fëmijës së saj të parë. Shkëlqimi tregon se e ëma e fundoste vazhdimisht veten në dhimbje, duke parë një fotografi të madhe të Donjetës që familja e kishte vendosur në dhomën e ndenjes.

“Sa herë që hyja në sallon, e shihja mamin duke e parë fotografinë, duke vuajtur. Atë fotografi… më është dashur të bëhem sikur po e largoj [për ta fshirë] e po më rrëshqet nga dora, për ta thyer. Ai moment më është dukur sikur të ma ngulnin thikën në zemër”, kujton Shkëlqimi.

Në aktakuzën e vitit 2017 të Prokurorisë së Kosovës thuhet se Naser Pajazitaj e kishte mbuluar të ndjerën me drurë pasi e kishte vrarë dhe se kishte ikur nga vendi i ngjarjes. Trupi i saj ishte gjetur më 17 dhjetor të vitit 2015. Gjatë pesë javëve dhe katër ditëve që nga zhdukja e Donjetës e deri te gjetja e trupit, familja e saj ishte përballur disa herë me të akuzuarin për vrasjen e saj, që ishte kushëri i familjes.

Advertisement

Vëllai i Donjetës, dy vjet më i vogël se ajo, thotë se i akuzuari kishte shkuar në shtëpinë e tyre gati çdo të dytën ditë dhe i kishte pyetur nëse është zbuluar ndonjë gjë për rastin.

Kjo e ka lënë familjen e së ndjerës edhe me një dëshirë: të zbulohet nëse ka pasur bashkëpunëtorë të tjerë dhe se kush janë ata. Në aktakuzën e vitit 2017 të Prokurorisë së Kosovës thuhet se Naser Pajazitaj e kishte mbuluar të ndjerën me drurë pasi e kishte vrarë dhe se kishte ikur nga vendi i ngjarjes.

Trupi i saj ishte gjetur më 17 dhjetor të vitit 2015. Gjatë pesë javëve dhe katër ditëve që nga zhdukja e Donjetës e deri te gjetja e trupit, familja e saj ishte përballur disa herë me të akuzuarin për vrasjen e saj, që ishte kushëri i familjes.

Advertisement

“Dëshira e madhe po mbetet mister, për krejt jetën duket se do të mbetet mister… të mos mundemi t’i zbulojmë bashkëpunëtorët e tij, sepse ndoshta ka persona që janë të implikuar në këtë punë dhe ne kemi ende kontakt me ta, nuk e dimë… kjo të vret më së shumti”, thotë Shkëlqimi.

I akuzuari për vrasjen e Donjetës fillimisht ishte liruar nga Gjykata Themelore në Pejë në vitin 2018, në mungesë të provave. Por, pasi ky vendim ishte kthyer në rigjykim nga Gjykata e Apelit, Naser Pajazitaj ishte dënuar me burgim të përjetshëm.

Në nëntor të vitit 2019, Gjykata Supreme i kishte kundërshtuar të dyja vendimet e Gjykatës Themelore të Pejës dhe në nëntor të këtij viti, Gjykata e Apelit mori vendim t’ia ulë dënimin në 35 vjet burgim. Kohëzgjatja e këtij procesi është shndërruar në barrë shtesë për dhimbjet e familjes së Donjetës.

Advertisement

“Sa mendojmë që po përfundon, ose po kthehet në rigjykim, ose po anulohen vendimet. Kjo po është shumë e rëndë. Nuk po mund të pajtohesh. Vetëm inshallah, nëse jo nga drejtësia, dënimin prej Zotit ndonjëherë e merr”, shprehet Shkëlqimi.

Ai thotë se dhimbjes që ndjen familja, i shtohet edhe mllefi kur shohin se edhe gra të tjera në Kosovë po vriten nga familjarët e tyre. Pesëdhjetë raste të tilla janë raportuar në Kosovë që nga viti 2010.

Pesëdhjetë gra të vrara në 12 vjet

Advertisement

Nga viti 2010 deri më 1 dhjetor 2022, në Kosovë janë vrarë 50 gra. Organizatat për mbrojtjen e të drejtave të njeriut, në disa raste, kanë fajësuar autoritetet për dështim në mbrojtjen e grave të rrezikuara nga dhuna. Në të shumtën e rasteve, autorë të vrasjeve kanë qenë bashkëshortët, pastaj baballarët dhe djemtë. /REL

Continue Reading

Kosova

Tragjedi në Prizren, humb jetën një fëmijë njëvjeçar si pasojë e zjarrit

Published

on

By

Një zjarr i madh ka shpërthyer sot në një shtëpi banimi pranë Shtëpisë së Kulturës në Prizren, ku si pasojë ka humbur jetën një fëmijë njëvjeçar.

Sipas zëdhënësit të Policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi, tre fëmijë të tjerë janë shpëtuar dhe aktualisht po marrin trajtim mjekësor.

“Sot, më 30 dhjetor 2025, rreth orës 10:00, është raportuar një zjarr në një shtëpi banimi në qendër të Prizrenit. Një fëmijë rreth 1 vjeç ka humbur jetën, dyshohet si pasojë e thithjes së tymit. Tre fëmijë të tjerë janë shpëtuar dhe po marrin trajtim në Emergjencë,” tha Bytyqi për Telegrafin.

Ai bëri të ditur se njësitë emergjente kanë reaguar menjëherë dhe zjarri është lokalizuar pothuajse plotësisht. Ekipet përkatëse vazhdojnë të jenë në vendin e ngjarjes.

Advertisement

Bytyqi theksoi se shkaqet e zjarrit janë duke u hetuar nga organet kompetente dhe do të vërtetohen pas përfundimit të procedurave hetimore.

Advertisement
Continue Reading

Kosova

“Tageszeitung” e Berlinit: “Shumë njerëz në mbarë Evropën Juglindore dëshirojnë personalitete si Kurti si politikanë në vendet e tyre”

Published

on

By

Nuk kanë kaluar as pak muaj që kur Albin Kurti vizitoi Sarajevën, kryeqytetin e Bosnjë-Hercegovinës.

Kryeministri i Kosovës mori duartrokitje të stuhishme nga politikanë e publicistë, nga antifashistë e punëtorë ndërtimi, nga gra e burra që ndodheshin rastësisht në atë ndërtesë. Kurti ka karizëm dhe është i besueshëm. Këtë e ndjenë njerëzit në sallë atëherë, dhe këtë e treguan edhe të dielën, kur Kosova e rizgjodhi Kurtin me 50 për qind të votave.

Gjithkush në atë sallë në Sarajevë e dinte se Albin Kurti, që kur ishte student në Prishtinë, kryeqytetin e Kosovës, ishte pjesë e rezistencës me mjete paqësore kundër pushtimit serb; se ai dergjej në burgjet serbe që nga viti 1998 dhe se më në fund, në vitin 2000, pas luftës së Kosovës, mundi të kthehej në atdheun e tij. Serbët, deri para pak kohësh, donin të pengonin çdo kontakt mes shoqërisë boshnjake dhe asaj kosovare. Të dyja shoqëritë pësuan më së shumti gjatë luftërave të Jugosllavisë (1991-2001) nga sulmet e forcave ushtarake serbe; miliona njerëz u dëbuan atëherë dhe dhjetëra mijëra u vranë. Ky fat i bashkon ata.

Njësoj i bashkon edhe vetëdija se shoqëritë e përcaktuara mbi baza etnike çojnë vetëm në konflikte të mëtejshme. Bosnja, para 30 vitesh, u nda në zona etnike me ndihmën e rusëve, SHBA-së dhe gjithashtu Evropës; këtë gjë Kurti dëshiron ta shmangë me çdo kusht në Kosovë. Ai angazhohet për një shoqëri multietnike, duke qëndruar kështu pas kushtetutës së vendosur nga OKB-ja. Të drejtat e pakicave janë të garantuara, siç e dëshmojnë enklava e Graçanicës dhe zona të tjera. Por Serbia kërkon të imponojë ndarjen etnike në Kosovë dhe kështu provokon vazhdimisht konflikte, të cilat pastaj i faturohen Kurtit.

Advertisement

Por njerëzit në Kosovë i besojnë atij dhe qeverisë së tij; Kurti nuk është një „nacionalist i majtë“. Nuk është për t’u habitur që shumë njerëz në mbarë Evropën Juglindore dëshirojnë personalitete si Kurti si politikanë në vendet e tyre. /REL

Continue Reading

Kosova

Këta janë 10 kandidatët më të votuar në Vetëvendosjes

Published

on

By

Komisioni Qendror Zgjedhor po vazhdon me numërimin e votave për kandidatët për deputetë të Kuvendit të Kosovës.

Ndërsa, numërimi i votave të kandidatëve për deputetë ka shkuar mbi 10 për qind, kurse rezultatet preliminare për dhjetë kandidatët më të votuar të  Vetëvendosjes deri në orën 18:25 janë këto:  

Albin Kurti me 37,026 vota,

Glauk Konjufca me 28,972 vota,

Advertisement

Hekuran Murati me 15,143 vota,

Albulena Haxhiu me 14,823 vota,

Donika  Gërvalla me 13,016 vota,

Advertisement

Xhelal Sveçla me 11,922 vota,

Hajrulla Çeku me me 10,682 vota,

Avni Dehari me 9,709 vota,

Advertisement

Mimoza Kusari me 9,050 vota

Ejup Maqedonci me 8,493 vota.

Pas procesimit të rezulateve preliminare në platformën e KQZ-së, LVV ka fituar 49.30% të votave.

Advertisement

Në bazë të këtyre rezultateve, LVV siguron 56 mandate(pa votat e diasporës dhe ato me kusht)./REL

Continue Reading

Live ALBUK TV

Bota13 minutes ago

Rusia: Kemi vendosur raketat Oreshnik në Bjellorusi

Albania16 minutes ago

Ironia e një dosje sekrete në Harvard: Amerikanë mbroni Trashëgiminë Ilire, Shqiptarët pas ’90-s e shkatërruan …

Sports8 hours ago

Ndryshim i rregullit të pozicionit jashtë loje, FIFA do që të favorizohen sulmuesit

Kosova8 hours ago

Tragjedi në Prizren, humb jetën një fëmijë njëvjeçar si pasojë e zjarrit

Sports8 hours ago

Futboll mes “acarit”, lojtarët pijnë çaj në fushë

Albania8 hours ago

“Që kur mesazhet janë prova?”, Rama: “Shpërdorimi i detyrës” do të rishikohet

Show - Biz9 hours ago

Beyoncé shpallet miliardere nga Forbes

Albania9 hours ago

“Kemi raketa Javelin dhe tre anije patrulluese”, Rama: Kemi sot ushtrinë më të mirëpaguar, ia kalojmë edhe Serbisë

UK11 hours ago

Britania marrëveshje me Angolën dhe Namibinë për kthimin e emigrantëve

UK11 hours ago

Britania e Madhe refuzon të njohë Somalilandin si shtet të pavarur

Bota11 hours ago

Zelensky mohon sulmin me dron ndaj rezidencës së Putinit

Sports11 hours ago

Ish-sulmuesi i Anglisë dhe Liverpoolit akuzohet për ‘ngacmim’, pas arrestimit të tij në prill

Sports11 hours ago

Shqipëria në histori! Nga fitorja në Serbi te shanset me Poloninë për Botërorin, 2025 në shifra e fakte

Kosova11 hours ago

“Tageszeitung” e Berlinit: “Shumë njerëz në mbarë Evropën Juglindore dëshirojnë personalitete si Kurti si politikanë në vendet e tyre”

UK12 hours ago

Bashkimi me euron do të kishte mbuluar koston e NHS-së

UK1 day ago

FOTO/ Nëna me dy fëmijët humbën jetën në një zjarr tragjik në Angli

Albania1 day ago

U kap me kokainë me vlerë 230 mijë euro, shqiptari: Mos më dënoni, më lejoni të kthehem në Shqipëri

Albania3 days ago

Shqiptari në Britani shpëton nga deportimi pasi “partnerja nuk i flet shqip”

Sports1 day ago

Ish-kampioni i botës në boks Anthony Joshua plagoset në një aksident automobilistik në Nigeri, dy persona humbin jetën

UK3 days ago

Rrëzohet aeroplani në Britani, alarm në aeroportin Southend në Londër

Albania1 day ago

Hetimet për atentatin e Rinasit, burime: Autorët pasi dogjën mjetin që përdorën në krim u larguan me ambulancë

Kosova1 day ago

Këta janë 10 kandidatët më të votuar në Vetëvendosjes

Albania2 days ago

VIDEO/ Protesta në Vlorë për mungesën e ujit, qytetarët futen në teatrin “Petro Marko” dhe ndërpresin mbrëmjen gala të bashkisë

Albania13 hours ago

Emigrantët kthehen, por Shqipëria nuk i mban

UK12 hours ago

Bashkimi me euron do të kishte mbuluar koston e NHS-së

Bota1 day ago

Mijëra vetë të ekspozuar ndaj fruthit, alarm në një prej aeroporteve më të ngarkuar në botë

UK2 days ago

Princi William dhe Kate Middleton vendosën vijë sigurie 9.6km rreth rezidencës së tyre të re, reagojnë banorët e zonës: Masa të tepruara dhe pa konsultim

Albania2 days ago

“Katolikët monitoroheshin, myslimanët përgatitnin ushqimet për ta” – si festoheshin Krishtlindjet në komunizëm në Shqipëri

rajoni13 hours ago

Fqinji me Shqipërinë sapo shkroi historinë

Albania2 days ago

Anomalia e buxhetit, 2 miliardë euro shpenzime në dhjetor

Trending