Connect with us

Albania

Kuvendi i Arbrit më 14-15 janar 1703 i dha udhë emrit të shqiptarëve

Published

on

Kuvendi që i tha:“ Ndal! emrit të Arbërit, dhe nxori nga fshehtësia shekullore anonimatin shqiptar, duke vu në lëvizje emrin e shqiptarëve. Aty u tha troç e shqip priftërinjve; ‘’A e dinë gjuhën e shqiptarëvet?’’ Është vazhdim i kuvendeve të mëdha, që u bë në krahinat e Lezhës së sanxhakut të Dukagjinit për lirinë e Shqipërisë. Por janë edhe disa rrethana të reja nxitëse për klerikët katolikë të dioqezave shqiptare, që të mblidhen në Kishën e Mërqisë së Lezhës , siç ishin ndryshimet e raporteve fetare që u bënë gjatë shek. XVI-XVII në vendin tone, si dhe forma të rezistencës së katolikëve shqiptarë duke deformuar traditen kristiane dhe shkelur kanunoren kishtare për t’i shpëtuar konvertimit islam. Një formë e rezistencës, ndaj asimilimit islam ishte ( kriptokristianizmi).

Kristianizmi i fshehtë përfaqësonte një gjendje kalimtare dy besimesh, përmes së cilës individë të krishterë e pranonin islamin vetëm formalisht, me qëllim që t’u shmangeshin taksave të rënda të gjizjes e detyrimeve të tjera që u vinte besimtarëve katolikë shteti islam turk, ndërsa publikisht mbaheshin si myslimanë me emra të sferës islamike, shkonin në xhami, por në familje fshehtas ata ushtronin ritet kishtare. Kjo formë besimi laramane ishte e papranueshme për Vatikanin. Ky shqetësim del qartë në relacionin që ipeshkvi i Sapës së Zadrimës, Frang Bardhi, në muajin qershor 1638 i bën relacion propogandës FIDE në Romë, ku ndër të tjera shkruan :

“…shumë të krishtenë në këto anë i kanë ra mohit besimit katolik dhe janë bamë turq, dhe pastaj janë pendue e mfshehtas kërkojnë sakramenet, për të mos vu në rrezik pasuninë e jetën për t’u kthye botnisht në gjendjen e par.”

Dhe më poshtë vë në dije Romën : “ Edhe vjetin e kaluem, në relacionin që bana për vizitën në malësi, u shtova Naltësive tueja çka do bahet me disa gra të kshtena që kanë marrë turqit për burra…Ka kalue tashma vjeti dhe s’kam marrë ndoj përgjigje të kësaj pyetje, e cila çashtje na nevoitet shumë, sepse turqit, burrat e atyne (grave) na kërcnojnë se do t’na dëmtojnë shumë randë, sepse nuk ua japim sakramenin e shenjta grave te tyne të krishtena, si u tha. Deri tash na keni mbajtë tue thanë se nuk kemi pushtet meu dhanë sakramen, por se këto punë ja keni tregue Papës së shejtë tonë dhe të gjithë ata që kanë për të urdhnue ai na, edhe me humjen e jetës sonë, duhet ta zbatojmë, dhe me kaq janë qetësue. Por në qoftë se nuk do të na vijë brenda një fare kohe përgjigja për me u dhanë sakramenin, të gjitha gratë duen meu ba bulla ( myslimane).’’

Vëmendje të veçantë kësaj çështjeje i kushtoi Koncili i Arbërit ( Kshilli Kishtar i Arbërit), i mbledhur në Kishën e Shën Gjon Pagëzorit të Mërqisë, në afërsi të Lezhës, me 14 dhe 15 janar1703, me nxitjen e drejtpërdrejtë të papës Klementi XI me origjinë shqiptare nga Kelmeni i Malësisë së Madhe.

Advertisement

Ky forum i lartë, që u mbajt në Kishën e Shën Gjon Pagëzonit, e njohur në të kaluarën me emrat si “ Kisha e Shën Gjon Kryepremit ” apo “ Kisha e Kuvendit të Arbrit,’’ u kryesua nga arqipeshkvi i Tivarit i Kryeqendrës së kishës katolike shqiptare, Vinçens Zmajoviç, kryepeshkvi i Durrësit, Pjetër Zumi; kryepeshkvi i Shkupit, Pjetër Karaxhië me Lekën dhe Pjetër Dodën; Gjergj Totrri ipeshkvi i Sapës; Nikoll Vladani ipeshkvi i Lezhës; Ndue Babi, ipeshkvi i Shkodrës; Marin Gjini, ipeshkvi i Pultit; Frat Exhidio, prefekti apostolik i misioneve të Arbërisë, Frat Frano a Lycio, profeti apostolik i misioneve të Maqedonisë, Frat Mertini a Gionima, i pari i trojeve të fretërve.’’ Morën pjesë edhe prelatë të tjerë të përmendur të vreshtës së Zotit.’’ Përmes “ Historia e Popullit Shqiptar ” evidentohet : “ Këshilli i Peshkopëve të Shqipërisë, i cili u mblodh në Mërqi të Lezhës, i njohur me emrin “ Koncili i Arbërit ” vendosi të përhapej letërsia fetare në gjuhën shqipe.”Për herë të parë, Kuvendi i Arbënit i vitit 1703(botimi i vitit 1706) (thotë)…a e dinë gjuhën e shqipëtarëvet.’’ (H.P. Shqiptar, V.I, Toena 2002, f.694). Dokumenta më të plota për Kuvendin e Arbërit na paraqet studjuesi gjerman Johan Georg fon Hahn, i konsideruar si dekani i studimeve shqiptare për shekullin e 19-të. Ai në librin e tij “ Studime shqiptare ” ka nxjerrë disa pjesë, nga vendimet e Kuvendit të Arbërit, të cilat japin informacione të plota për gjendjen e atëherëshme të çdo kishe , si dhe për doket e vendit. Autori ka botuar katër pjesë dhe thelbin e tyre po e parashtrojmë më poshtë. Pjesa e parë (Para prima) është e ndarë në dhjetë kapituj, ku prezantohet gjendja e vështirë që po kalonte kisha katolike në Shqipëri, si dhe ndalimi i zbatimit të kriptokatolikut dhe marrja e masave të rrepta ndaj tyre, madje në këtë kontekst dënimi i çdo lloji betimi të rremë. Pjesa e dytë (Pars secunda), ndahet në nëntë kapituj. Këtu flitet kryesisht për ceremonitë fetare. Pjesa e tretë ( pars tertia), ndahet në tetë kapituj. Këtu përveç ceremonive fetare, të lindjes e martesës, koncili ndalet dhe për mosmarrëveshjet mes dioqezave, për kufijtë kishtarë. Për këtë çështje ndalet veçanërisht në kapitujt e IV-VII të pjesës së tretë, për të cilin dokumenti ndër të tjera rezulton: “ Përmban kufijtë e dioqezave të ndryshme. Grindjet e vazhdueshme dhe të idhta për punë të kufijve midis ipeshkëve të ndryshëm, kanë qenë në kohna të hershme një ndër të këqijat më të mëdha të kishës shqiptare. Në një marrëveshje të tillë për rregullim kufijsh ishte arritur në vitin 1638, midis ipeshkvit të Lezhës dhe arqipeshkvit të Durrësit, si përfaqësues i ipeshkvisë së mëparshme të Albanos…’’ Ndërsa pjesa e katërt ( pars quarta). Koncili ndalet në zakonet shqiptare, respektimi i tyre si dhe mësimi e respektimi i gjuhës së shqiptarëve.’’

(J. Hahn ‘’Studime shqiptare’’f. 59 pika 79 )

Siç del, Kuvendi i Arbnit i vitit 1703 ( botimi i vitit 1706, faqe 76), tha troç e shqip : “ A e dini gjuhën e shqiptarëve”. Prelata shqiptare e mbledhur në Kuvendin e Mërqisë në Lezhë, vuri re se gjithnjë e më shumë nga vatrat tona, po dilte nga anonimati, emri i vërtetë i popullit tonë, që në shekuj ishte mbartur në fshehtësi dhe kjo po tregonte se këtu në gadishullin e Ballkanit kishte marrë udhë, formimi i një kombi të ri që quhej shqiptar. Pas Kuvendit të Arbërit të vitit 1703, e gjatë gjithë shek. XVIII, shkallë-shkallë erdhi duke u shuar emri i arbërve dhe po zëvendësohej me emrin e vertetë të tyre, shqiptarë, aq sa në shek. XIX, studjuesi gjerman J.Hanh, do të deklaronte : “ Emri i arbërit pjesërisht përdoret edhe sot (1840), por gjithkund flitet për Shqipëri e shqiptarë.’’1 Gjatë shek. XIX , ndodhi konsolidimi i plotë i emrit të shqiptarëve, ndërsa emri i Arbërit u venit. Kështu doli nga anonimati në tërë hapësirën e Ballkanit perëndimor, një popull unitar me emrin e vërtetë të tyre, shqiptarë. Kjo ka të bëjë me formimin e konsolidimin përfundimtar të kombit tonë, për të cilin në vitet 80-të të shek. XIX, Pashko Vasa do të deklaronte : “ Feja shqiptarit asht shqiptaria”. Kuvendi i Arbërit ka merita të veçanta në historinë e popullit tonë, se krahas vendimeve kishtare të rëndësishme që mori, ndau përfundimisht dy “ botët ” : “ Botën” e kaluar të Arbërit me “ Botën” e shqiptarëve dhe u tha meshtarëve katolikë troç e shqip “ A e dini gjuhën e shqiptarëve ? ” si dhe porositi që të mësohej gjuha shqipe.

Advertisement

Që emri i shqiptar është përdorur me shekuj nëpër shtëpitë e vatrat e popullit tonë, ( “që moti ” siç thonë rilindasit), t’pakten në mesjeten e hershme, në tranzicionin iliro-shqiptar, kjo është e argumentueshme dhe se ky ishte i vetmi emër i vërtetë i tyre, edhe kjo sot gjithnjë e më tepër po merr udhë. Megjithëse rrallë, për këtë fakt flasin edhe dokumentat e Mesjetës. Kështu fjalën shqip e ndeshim një herë të vetme qysh në “ Mesharin ” e Gjon Buzukut ( 1555 f. XXV)… “…qi vjen me thashun shqip’’ … Siç shprehet vetë Buzuku, i vjen me e thanë shqip dhe nuk thotë se më vjen me thanë arbënisht. Fjala shqip, me vlerë ndajfoljore, ndeshet pastaj katër herë në veprat e Budit (1618-1622), tek i cili ashtu si te Buzuku, nuk ndeshet fare fjala arbënisht. Ndajfoljen shqip e gjejmë të përdorur dy herë edhe në veprën e Bogdanit të vitit 1685. Por paralel me të te Budi, Bogdani dhe Bardhi gjejmë të përdorur rregullisht dheu i Arbënit dhe gjuha arbëneshe…’’.Ndërsa Johan Thunmanni, në vitin 1774, do të pohonte: “ Albanët e quajnë veten Skipatar, por burimin e kësaj fjale ata nukë e dijnë.’’2

Shumë para Budit, Bogdanit, Bardhit, madje edhe Buzukut, Milan Shufflaj, na shfaq një dokument të G. Mayerit, i cili përmend emrin e shqiptarëve që në Mesjetën e mesme, për të cilin ai shkruan: “ Ndërgjegjja për bashkësinë e të gjitha atyre fiseve nuk ishte aq e fortë. Megjithatë shek. XIV dhe XV edhe te ato vihen re përpjekje që veten ta quajnë me një emër të përbashkët. Njëri prej tyre është Shqipëtar, kurse gjurmët e para mund të hetohen nga fundi i shek. XIV. Ky qet krye në qytetin e Drishtit si emër familjar Schepudar (Shqipëtar). Ky interpretim i G.Mayerit, sipas të cilit Shqiptar do të thotë, sipas të gjitha gjasave, njeriu

‘(gjuhën) e të cilit kupton.’’2 Pra një gjuhë ndryshe nga të tjerët që e flasin dhe e kuptojnë vetëm shqiptarët ( kuptoj=shqiptoj, flas shqip). Sç u tha, sipas Shufflaj : “Gjurma e parë e këtij emri del në mbarim të shekullit XIV, del në dritë në veri, në qytetin e Drishtit, si emër familjeje (1368-1402); Schipudar, Schapudar, Schapuder.’’ 3 Matriali dokumentar që analizon Shufflaj është bërë në Raguzë dhe mban datën 11 gusht 1370. Bëhet fjalë për një shkresë shitblerjeje, që mbyllet me frazën: “çka tepron t’i dorëzohet Dom Pjetër Schipudar-it prej Drishtit.’’ Kurse i ati i këtij Pjetrit, quhet Andreas Schipudar. Profesor Çabej duke analizuar këtë ide të Shuflajt do të shkruante: “ Mendimi që emri shqiptar të ketë ekzistuar në Shqipërinë Veriore që në shekullin XIV e të jetë identik me emrin familjar Schipudar …të një banori në qytetin e Drishtit afër Shkodrës, që përmendet rreth vitit 1368-1402 në arkivat e Raguzës, mbetet në hipotezë që meriton të gjurmohet më tej.’’ 4 Lind pyetja se Andrea Schipudari që s’ka kryer asnjë rol të jashtëzakonshëm apo ndonjë rol në historinë e popullit tonë, ky njeri i rëndomtë t’i japë emrin popullit tonë si etnonim-shqipëtar dhe Shqipëri është e pamundur. Madje edhe princat e principatave feudale të Arbërit nuk arritën të bënin emërtimin e popullit dhe të mbarë atdheut me një nga emrat e familjeve të tyre. Kështu Muzakajt, edhe pse kishin titullin e lartë të despotit, arritën t’i jepnin vetëm principatës së tyre emrin e familjes Muzaka. (Myzeqeja). Edhe Dukagjinët emërtuan vetëm krahinën e tyre, por nuk arritën ta shtrijnë emrin e familjes shumëdegëshe në të gjithë Arbërinë. As Kastriotët e famshëm me Skënderbeun, që arritën të bëjnë lidhjen e të gjithë princave të vendit në Kuvendin e Lezhës, nuk e emërtuan dot popullin me emrin e familjes Kastrioti, me përjashtim të emrit të ndonjë fshati apo malet Skënderbeg, ku pati luftuar komandanti legjendar. Atëhere del thjeshtë e qartë se marrëveshja me Raguzën e Pjetër Schipudarit, ka qenë një identifikim që s’ka të bëjë me llagapin e këtij prifti Dom Pjetër Schipudarit, por me emrin e një prifti që u shërbente shqiptarëve të Drishtit për t’u dalluar nga ata sllavë, venecianë apo raguzianë që rrethonin popullin shqiptar, dokumenti e evidenton atë me llagapin Schipudar, që do të thotë Dom Pjetër shqiptari. ( prifti i shqiptarëve.) Në të vërtetë, çështja e zëvendësimit e të etnonimit më të hershëm (i) arbënesh/ arbëresh me shqiptar është ajo që thotë Mayeri, sepse edhe në Mesjetë e më parë përdorej fjala shqiptoj ( gjuhën që kuptoj). E ky zëvendësim është bërë nga vetë shqiptarët në tërë truallin shqiptar, sepse dhe në Mesjetë nëpër familjet e shqiptarëve përdorej fjala shqip, flas shqip-kuptoj-shqiptoj etj si dhe emri i popullit –shqiptarë (Schipudar). Rilindasit tanë, veçanërisht J. de Rada, P. Vasa, N. Frashëri, S. Frashëri, na pohojnë se shqiptarët janë quajtur gjithmonë shqiptarë, “ që moti ”. Po alban, arvanitas dhe arnaut etj, janë identifikuar nga të huajt për t’u dalluar nga popujt e tjerë të Ballkanit, si një popull unitar me gjuhë e zakone të veçanta. Ata janë nisur nga emri i Ptolomeut shek. II (Albanët), si dhe i kronistëve bizantinë, veçanërisht Ana Komnena, ( Arbanitasit). Ndërsa tek vetë shqiptarët, në Mesjetë, (Arbëria Venedikase) u përhap me shpejtësi emri Arban për gegërinë dhe Arbër për toskërinë. Arbanët apo arbërit sipas rilindasve, nuk janë një popull, aq më tepër një komb, por një shtresë shoqërore. Janë ata që bajnë (bëjnë) –punojnë arën, punëtorë mëditës që u përhapën në Shqipërinë bregdetare, në Mesjetën e mesme. Për këtë le t’ia lëmë fjalën mendjevistit të madh Sami Frashëri, i cili koncepton: “ Le të vimë tek etimologjia e emrit (Arban), Ar në shqip do të thotë arë (tokë), kurse fjala ban, ashtu si në persishten do të thotë ai që bën (punon). Kështu Arban do të thotë bujk (çifçi). Siç dihet , në Kontinentin e Evropës bujqësinë e sollën së pari popujt arjanë të shpërngulur nga Azia Qendrore dhe është e vërtetë gjithashtu se shqiptarët janë më të vjetrit e këtyre popujve. Edhe në gjuhët e vjetra ariane fjalët “Ar ”, “Agër ”, ose “Arg ” do të thonë – arë (shqip tokë). Për këtë arsye emri i përgjithëshëm që u është dhënë këtyre popujve rrjedh nga kjo fjalë…Toskët nuk e kanë tingullin hundor, prandaj për nevoja të gjuhës, shumica e tyre tingullin n e shndërrojnë në r (dukuria e rotacizmit në gjuhë) dhe fjalën Arbanija e transformojnë në Arbërija.’’ 5 Të dy vëllezërit Frashëri janë të mendimit se Arbanët janë bujq (çifçi), pra një shtresë shoqërore e shqiptarëve e jo popull, ndërsa emri i vërtetë i tyre ka qenë gjithmonë shqiptarë. Për këtë dëshmi, poeti ynë kombëtar, Naim Frashëri vlerëson : “ Shqiptarët këtë emër e kanë pasur qëmoti, po të huajtë emrin’ e bashkë s’ua dinin , andaj kanë shkruar emrat e filirravet, e t’vendevet veçan si; Maqedhonas, Iliri, Ilirinj, Epirë, Epirot, Thesprotinj, Mollosinj., etj.’’5 Ndërsa në kapitullin “ Gegëria” Naimi na sqaron se: ‘’Shqipëria dhe Shqiptarët zirenë n’gojë n’histori me këtë emërë. Të huajt ua dhanë këtë emër , Alban, Arvanitas, Arnaut, pa shqiptarët. Shqiptarët e quanin mëmëdhen’ e tyre Shqipëri dhe vethenë Shqiptarë gjithmonë.’’7 Askush më saktë se Rilindasit nuk mund ta saktosonte prejardhjen e emrit të popullit tone, sepse ato kanë jetuar në periudhen e tranzicionit të emrit të shqiptarëve. Disa studjues e hedhin poshtë këtë me mendimin se tek arbëreshet e Italisë, nuk përdoret asgjëkundi emërtimi shqiptarë apo fjala shqiptoj, flas shqip, por vetem Arbër-arbëresh dhe flas abërisht. Ata gabojnë rëndë sepse në mesjeten e mesme, në shekullin e n14-15 shqiptarët e jugut shkuan në Peloponez (More) e më tej si bujq (arbën , arën-bën) dhe nuk e mbarten me veten emrin e vertetë shqipëtarë. Aq më teper pas një rezistece sublime ndaj pushtuesve turq, në shekullin e XV-XVI, arbanët e Moresë u detyruan të çkapërcejnë Adriatikun, duke harruar përfundimisht emërin e Shqiperisë që dikur t’parët e tyre e kishin përdorur në shtëpiat e tyre si anonimat. Arbëreshet edhe sot në këngët e tyre të përmallëshme nuk i këndojnë Shqiperisë, por Arbërisë dhe së bukres More. Është Kuvendi i Arbënit, që u zhvillua në Mërqi të Lezhës, me 14-15 janar 1703, që i tregoi popullit tonë se ne jemi vetem shqiptarë dhe u tha prelatës katolike të Kuvendit: “A e dini gjuhën e shqiptarëve?” Kuvendi i Arbërit tregoi përfundimisht se populli ynë kishte marrë udhën e formimit të kombit shqiptar, i cili u sanksionua plotësisht në shek XIX. Si apelativi për banorët shqiptarë, ashtu dhe ai për atdheun Shqipëri. Pasi doli nga anonimati, nga vatrat tona, u përhap në mënyrë të rrufeshme gjatë Rilindjes Kombëtare vetëm në radhët e shqiptarëve që nga Mitrovica deri në Prevezë/Mark Uci, Koha Jonë

Advertisement
Continue Reading

Albania

“Që kur mesazhet janë prova?”, Rama: “Shpërdorimi i detyrës” do të rishikohet

Published

on

By

Kryeministri Edi Rama, në konferencën e fundvitit me gazetarët, tha se në 3 mandatet e Partisë Socialiste, 37 raste i përkasin hetimeve për korrupsion apo shpërdorim detyre. Këtë të fundit, Rama e cilësoi një “nocion i cili duhet të rishikohet”.

Sipas tij, SPAK “ka dhënë dënime skandaloze”, ndërsa shtoi si një problem të madh publikimin në media të dosjeve hetimore dhe shtoi se “mesazhet nuk përbëjnë prova dhe nuk mund të jenë arsyeja parësore për të nisur gjyqe”.

“Jo çdokush që hetohet dhe akuzohet nga SPAK ka bërë korrupsion. Shpërdorimi i detyrës është një vepër që iu kthye dhe vetë BE-së, sepse është një term që futet një thes i madh. Sidomos kur jeton në një periudhë kur të gjitha llojet e tenxhereve hidhen përpjetë me gjithë kapakë për burg. BE iu rikthye nocionit me kërkesë të Gjermanisë dhe të Italisë. Ka dalë një direktivë e re për ta riparë këtë nocion, për ta specifikuar. Kushtetuta thotë që janë 3 pushtete të pavarura nga njëri-tjetri. Është pavarësia për të marrë vendime. Te vendimet nuk vjen dot një prokuror të thotë pse e vendose kështu dhe e vendose ashtu. Dhe kjo gjë ka ndodhur. Nëse vendimi im është një vendim që ka një prapavijë të qëllimshme për të përfituar në mënyrë të paligjshme apo për të sjellë një dëm, këtu unë nuk jam i pavarur, këtu vjen drejtësia tek unë”, tha Rama.

“Qysh nga fillimi i këtij kapitulli të SPAK, janë 37 raste. E dini ju sa raste nga këto 37 që përfshijnë funksionarë të niveleve të ndryshme, i përkasin viteve të mandatit të parë e të mandatit të dytë? Janë rreth 80%. Ndërkohë që vetëm një pjesë e vogël e tyre janë raste që lidhen me periudhën më vonë. Në rastet që po flasim kemi nga të gjitha, kemi dënim për prerje pylli për një kryetar bashkie. Është një dënim skandaloz, kryetari i Bashkisë së Fushë-Arrëzit ka hapur një rrugë për komunitetin ku janë prerë disa pemë. Ka bërë burg për prerje pemësh. Rasti është për turp. Ka dhe raste të tjera qe nuk kanë lidhje me korrupsion që hyjnë tek këto raste. Ka dhe raste të tjera që lidhen me pabarazinë në tendera. Kjo është një vepër tjetër, nuk është korrupsion”, shtoi Rama.

Advertisement

“Çfarë do të thotë mesazhe, që kur mesazhet janë prova? Dhe që kur mesazhet janë ushqim për mediat? Dhe që kur mbi bazë mesazhesh bëhen gjyqe si në kohën e gjuetive të shtrigave? Patjetër që mesazhet dhe çdo gjë tjetër janë pjesë e një procesi, por parafytyroni vetëm kaq: çfarë ndodh dhe sa përgjegjës ka secili nga pjesëmarrësit në këto gjyqet e shtrigave kur dikush të dalë i pafajshëm? Për çfarë i duhet më pafajësia atij njeriu kur i është shkatërruar tërësisht jeta dhe familja? Kush ia kthen atij njeriu pas jetën? Prandaj drejtësia demokratike ka vendosur kufij, nuk lejohen shumë nga këto gjëra që ndodhin këtu. Nuk fajësoj mediat, por ata që i ushqejnë me këtë helm. Deri tani kemi një numër të dënuarish shumë të ulët në raport me rastet. Kemi çështje të zvarritura dhe Strasburgu ka evidentuar gjëra të rënda”, shtoi kryeministri.

Continue Reading

Albania

“Kemi raketa Javelin dhe tre anije patrulluese”, Rama: Kemi sot ushtrinë më të mirëpaguar, ia kalojmë edhe Serbisë

Published

on

By

Gjatë konferencës vjetore me gazetarët, kryeministri Edi Rama foli edhe për ushtrinë dhe sistemin mbrojtës.

Ai u shpreh se vendi ynë ka raketa Javelin dhe tre anije patrulluese.

Ndër të tjera kreu i qeverisë deklaroi se Shqipëria ka sot ushtrinë më të mirëpaguar në rajon, duke ia kaluar kështu edhe Serbisë.

Kemi ushtrinë më të mirëpaguar në rajon, përfshi edhe Serbinë. Ambicia jonë është që ushtria jonë të arrijë në mesataren e vendeve të NATO-s sa I përket anës financiare. Ky vit na gjen me një sistem raketor Javelin, na gjen me tre anije patrulluese që I kemi dhuratë nga Italia, na gjen me radarë falë bashkëpunimit me Francën. Ajo që mbetet ambicia kryesore është Shqipëria një vend prodhues i industrisë ushtarake.

Advertisement

Do prodhojmë dronët luftarakë dhe sistemet antidron. Në 2026 do të shihni edhe produktet e para. Ne vazhdojmë punën për të bërë kontrata të tjera për industrinë detare dhe ajrore”, u shpreh kryeministri Rama.

Continue Reading

Albania

Si u krijua aleanca mes mafies shqiptare dhe karteleve të drogës në Meksikë

Published

on

By

Nga Victor Manuel Sanchez Valdes, NORO ESTE

Njoftimi i Departamentit të Thesarit të Shteteve të Bashkuara për vendosjen e sanksioneve ndaj familjes Hysa, e cila është me shtetësi meksikane, por me origjinë shqiptare – për akuzën e pastrimit të parave në favor të fraksionit “Mayiza” të Kartelit të Sinaloas, i shtohet një liste të gjatë lajmesh që lidhin kartelet meksikanë me klane kriminale me origjinë shqiptare dhe ngre pyetjen: pse është bërë kaq e zakonshme lidhja mes organizatave të krimit të organizuar të Meksikës dhe Shqipërisë?

Në Meksikë dihet pak për mafien shqiptare, por ajo është shumë e rëndësishme në nivel ndërkombëtar, pasi, së bashku me ’Ndrangheta-n italiane, përbëjnë dy mafiet që kontrollojnë trafikun e drogës në Evropë dhe, për rrjedhojë, janë ndër aleatët kryesorë ndërkombëtarë të Kartelit të Sinaloas dhe Kartelit Jalisco Nueva Generación (CJNG). Përveç Evropës, ajo ka prani edhe në Shtetet e Bashkuara, Kanada dhe Australi, përmes emigrantëve me origjinë shqiptare të vendosur në këto vende.

Në fund të viteve ’80, si mafia shqiptare, ashtu edhe ’Ndrangheta ishin relativisht të vogla krahasuar me organizata të tjera kriminale, por nga vitet ’90 nisën të rriten falë dy faktorëve kryesorë. I pari ishte dobësimi i mafieve me ndikim të madh për shkak të ndjekjes penale nga qeveritë evropiane, si mafia siciliane (Cosa Nostra), Camorra napolitane, mafia ruse, mafia galiciane apo Union Corse. Në të gjitha këto raste, autoritetet gjetën anëtarë të gatshëm të spiunonin bashkëpunëtorët e tyre, gjë që lejoi ndjekjen penale të shumë udhëheqësve dhe i bëri këto grupe partnerë më pak të besueshme për kartelet meksikanë apo kolumbianë.

Advertisement

Ndërsa “spiunët” dobësonin këto mafie, kartelet meksikanë dhe kolumbianë gjetën te mafia shqiptare dhe ’Ndrangheta aleatët e duhur, pasi në të dy rastet bëhet fjalë për grupe kriminale të përbëra vetëm nga persona me lidhje të drejtpërdrejta familjare – prindër, fëmijë, vëllezër, motra, xhaxhallarë e nipër – çka ul ndjeshëm rrezikun e tradhtisë, pasi lidhja e gjakut është vendimtare.

Faktori i dytë është se, në një kohë të shkurtër, falë diasporës së emigrantëve nga Shqipëria dhe Kalabria (rajon në jug të Italisë, prej nga e ka origjinën ’Ndrangheta dhe që karakterizohet nga të ardhura më të ulëta se pjesa tjetër e vendit), ata arritën të vendosin prani pothuajse në të gjitha vendet e Evropës, veçanërisht në porte, qendra të mëdha financiare, kryeqytete me popullsi të madhe dhe zona me rritje të shpejtë ekonomike.

Për shembull, mafia shqiptare ka prani në qytete shumë të rëndësishme si Londra, Berlini, Parisi, Stokholmi, Stambolli, Nju Jorku, Sidnej, Toronto, Madridi apo Roma, si dhe në porte me trafik të lartë tregtar në Evropë, si Hamburgu në Gjermani, Algeciras dhe Valencia në Spanjë, Antverpeni në Belgjikë dhe Roterdami në Holandë.

Advertisement

Duke qenë se portet janë pika kryesore e hyrjes së drogave si kokaina dhe fentanili në Evropë, dhe mafia shqiptare është ajo që është më e infiltruar në këto pika, ajo bëhet një aleate kyçe për organizata si Karteli i Sinaloas apo CJNG.

Por përveç këtyre dy arsyeve, ekziston edhe një e tretë që e dallon mafien shqiptare: përveç rolit kyç në trafikun e drogës, ajo u ofron organizatave meksikane edhe qasje në një rrjet shumë të gjerë pastrimi parash në Evropë dhe në pjesë të tjera të botës, si Kina.

Shqiptarët investojnë në projekte imobiliare luksoze në të gjithë Evropën; janë pronarë kazinosh, hotelesh, qendrash turistike, spa-sh dhe restorantesh, por gjithashtu kanë krijuar aleanca me kinezë dhe turq për interesa në biznese të vogla me produkte të lira dhe pirateri në qytete të ndryshme.

Advertisement

Po ashtu, janë identifikuar operacione të tyre në qendrat kryesore financiare të Evropës, si Cyrihu, Gjeneva, Frankfurti apo Londra, si dhe blerje kriptomonedhash, përdorimi i platformave të lojërave elektronike apo mashtrime masive përmes mjeteve digjitale.

Në përmbledhje, mafia shqiptare është bërë një partnere shumë e vlefshme për kartelet meksikanë sepse është një nga blerëset më të mëdha të drogës, ka një rrjet të gjerë shpërndarjeje në Evropë dhe vende të tjera, ofron shërbime tepër të rëndësishme si pastrimi i parave dhe madje mund të sigurojë edhe armë të rënda.

Kjo bën të mundur që i njëjti klan shqiptar të ketë marrëdhënie biznesi me kartele armike mes tyre, si Karteli i Sinaloas dhe CJNG, sepse kostoja e prishjes së marrëdhënies është më e lartë sesa tolerimi i mungesës së ekskluzivitetit.

Advertisement

Gjithashtu, është e rëndësishme të theksohet se, ndryshe nga Karteli i Sinaloas apo CJNG, mafia shqiptare nuk është një organizatë e vetme, por shumë të pavarura: çdo klan familjar funksionon si një bandë më vete, me portofolin e vet të bizneseve. Ndryshe nga organizatat kriminale meksikane, të cilat shpesh përplasen dhe konkurrojnë dhunshëm, shqiptarët rrallë përfshihen në konflikte të dhunshme dhe shumicën e kohës bashkëpunojnë mes tyre dhe ndajnë fitimet.

Për këtë arsye nuk është aspak çudi që familja Hysa, e vendosur në Meksikë, dhe që qeveria amerikane e lidh me fraksionin Mayiza, të shërbejë si urë lidhëse me klanet e mëdha evropiane dhe që, përveç pastrimit të parave përmes kazinove, të ofrojë qasje në një katalog shumë të gjerë investimesh në Evropë, gjë që është jashtëzakonisht e vështirë për t’u zbuluar nga autoritetet meksikane. Pikërisht për këtë arsye, prej vitesh marrëdhënia mes organizatave shqiptare dhe atyre meksikane është intensifikuar.

Advertisement
Continue Reading

Live ALBUK TV

UK1 day ago

FOTO/ Nëna me dy fëmijët humbën jetën në një zjarr tragjik në Angli

Albania1 day ago

U kap me kokainë me vlerë 230 mijë euro, shqiptari: Mos më dënoni, më lejoni të kthehem në Shqipëri

Albania3 days ago

Shqiptari në Britani shpëton nga deportimi pasi “partnerja nuk i flet shqip”

Sports1 day ago

Ish-kampioni i botës në boks Anthony Joshua plagoset në një aksident automobilistik në Nigeri, dy persona humbin jetën

UK3 days ago

Rrëzohet aeroplani në Britani, alarm në aeroportin Southend në Londër

Albania1 day ago

Hetimet për atentatin e Rinasit, burime: Autorët pasi dogjën mjetin që përdorën në krim u larguan me ambulancë

Albania2 days ago

VIDEO/ Protesta në Vlorë për mungesën e ujit, qytetarët futen në teatrin “Petro Marko” dhe ndërpresin mbrëmjen gala të bashkisë

Kosova19 hours ago

Këta janë 10 kandidatët më të votuar në Vetëvendosjes

Albania8 hours ago

Emigrantët kthehen, por Shqipëria nuk i mban

UK2 days ago

Princi William dhe Kate Middleton vendosën vijë sigurie 9.6km rreth rezidencës së tyre të re, reagojnë banorët e zonës: Masa të tepruara dhe pa konsultim

Albania2 days ago

Anomalia e buxhetit, 2 miliardë euro shpenzime në dhjetor

Albania2 days ago

“Katolikët monitoroheshin, myslimanët përgatitnin ushqimet për ta” – si festoheshin Krishtlindjet në komunizëm në Shqipëri

Bota20 hours ago

Mijëra vetë të ekspozuar ndaj fruthit, alarm në një prej aeroporteve më të ngarkuar në botë

UK1 day ago

Spitalet paralajmëruan se kriza e kujdesit në fund të jetës kërcënon trajtimin

Bota1 day ago

Brigitte Bardot: Bjondia seksi që revolucionarizoi kinemanë franceze

Trending