ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
FOTO/ Melania Trump merr gjithë vëmendjen me stilin e saj në Londër 8 hours ago
Marrëdhëniet Kosovë-SHBA, Osmani zhvillon bisedë telefonike me diplomatin amerikan Hanrahan 8 hours ago
Burri përplas makinën në zyrën e FBI-së në Pitsburg, autoritetet e konsiderojnë ‘akt terrori’ 13 hours ago
Me karrocë floriri dhe roje nderi, Trump pritet si “King” në Britani, takohet me Mbretin Charles 13 hours ago
Rockall, ishulli i vogël i pushtuar nga Britania për të penguar BRSS-në, një histori aneksimi, kundërshtish dhe aventurash 13 hours ago
Next
Prev
Home Kosova

LDK-ja e PDK-ja do të bëjnë fushatë me taksën ndaj Serbisë, thonë se nuk e heqin

albnews by albnews
6 August, 2019
in Kosova
0
LDK-ja e PDK-ja do të bëjnë fushatë me taksën ndaj Serbisë, thonë se nuk e heqin
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Për dallim nga fushatat e zgjedhjeve të kaluara ku premtoheshin mijëra vende pune e liberalizim vizash, në zgjedhjet e parakohshme që pritet të mbahen sivjet në fund të shtatorit apo në fillim të tetorit, pikë qendrore e fushatës do të jetë dialogu me Serbinë dhe çështja e taksës.

Këtë sinjal të paktën e kanë dhënë dy prej partive më të mëdha në vend. Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, në një intervistë për Radio Evropën e Lirë ka thënë se taksa nuk duhet të hiqet.

RelatedPosts

Marrëdhëniet Kosovë-SHBA, Osmani zhvillon bisedë telefonike me diplomatin amerikan Hanrahan

“Më ftoi Bukoshi, në emër të Rugovës”/ Williams dëshmon në Hagë: Surroi s’më tha asnjëherë që është kërcënuar nga Thaçi, asnjëherë

“Shoqëria në Kosovë ishte e shkatërruar”, Rubin flet për vizitat në Kosovë pas luftës

Përveç tjerash ai ka treguar se nuk ka pretendime t’ia mësyjë përsëri postit të kryetarit të Qeverisë.

“Taksa duhet të vazhdojë derisa Serbia të mos ndërrojë qëndrimet e veta dhe përderisa të mos reflektojë në të gjitha këto sjellje të bllokadës që po i bën Kosovës”, kishte thënë dje Mustafa për REL.

E në prag të fushatës parazgjedhore, mbajtjen e taksës tashmë e kërkon edhe Partia Demokratike e Kosovës.

Zëvendëskryeministri në largim nga radhët e PDK-së, Enver Hoxhaj, ka thënë se taksa duhet të mbetet.

“Një kohë ne e kemi mbajtur një qëndrim dhe unë nuk dua t’i ik pyetjes, por qëndrimi ynë aktualisht është që taksa duhet të mbetet në fuqi”, ka thënë Hoxhaj në një intervistë për Interaktiv.

Por cili ishte qëndrimi i këtyre dy partive për taksën në kohën kur nuk dihej se do të kishte zgjedhje të reja.

Isa Mustafa e kritikonte një vendim të tillë duke thënë se është marrë për të mbuluar dështimet e kësaj Qeverie, megjithatë sa i përket heqjes apo jo të saj, Mustafa thoshte që i takon të marrë vendim Qeverisë që drejtohej nga Ramush Haradinaj.

“Dihet se taksa u vu një ditë pasi Qeveria dështoi ta anëtarësojë Kosovën në Interpol. Dështimi iu vesh Serbisë me të drejtë, por për këtë dështim nuk u fajësua askush në Kosovë që nuk e bëri punën mirë. Që ta mund Serbinë. Taksa mbuloi çdo gjë, i mbuloi të gjitha dështimet dhe po vazhdon t’i mbuloj edhe më tutje”, kishte shkruar Mustafa në profilin e tij në Facebook.

Për dallim nga LDK-ja, PDK-ja thotë madje se është ideatore e taksës 100 %. Një qëndrim i tillë ishte zbehur në momentin kur Shtetet e Bashkuara të Amerikës kishin filluar presionin e madh për heqjen e një vendimi të tillë. Përveç zbehjes së qëndrimit, PDK-ja madje kishte dalë plotësisht në anën tjetër. Kërkonte pezullim të saj.

Ky qëndrim i partisë së Kadri Veselit madje ka qenë edhe një prej arsyeve që Haradinaj ka prishur raportet me Veselin e madje edhe me Thaçin.

Në një intervistë për Televizionin 7, Haradinaj ka thënë se ka ftohur raportet me Kadri Veselin dhe Hashim Thaçin shkaku i kërkesës së tyre për heqje të taksës.

Ai thoshte se ka kaluar momente të rënda me të dy, pasi në sy të ndërkombëtarëve i kanë thënë se nuk është në rregull sjellja e tij.

“Kemi pasë takime të rënda, ku s’kam kaluar mirë as me Thaçin as me Veselin. Ata para miqve ndërkombëtarë kanë pasur qëndrime të ndryshme për taksën, kam marrë goditje të tipit që ‘nuk është në rregull kjo sjellje e jotja’”, kishte thënë Haradinaj në T7 më 13 korrik të këtij viti.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

FOTO/ Melania Trump merr gjithë vëmendjen me stilin e saj në Londër

FOTO/ Melania Trump merr gjithë vëmendjen me stilin e saj në Londër

17 September, 2025
Marrëdhëniet Kosovë-SHBA, Osmani zhvillon bisedë telefonike me diplomatin amerikan Hanrahan

Marrëdhëniet Kosovë-SHBA, Osmani zhvillon bisedë telefonike me diplomatin amerikan Hanrahan

17 September, 2025
Burri përplas makinën në zyrën e FBI-së në Pitsburg, autoritetet e konsiderojnë ‘akt terrori’

Burri përplas makinën në zyrën e FBI-së në Pitsburg, autoritetet e konsiderojnë ‘akt terrori’

17 September, 2025
Me karrocë floriri dhe roje nderi, Trump pritet si “King” në Britani, takohet me Mbretin Charles

Me karrocë floriri dhe roje nderi, Trump pritet si “King” në Britani, takohet me Mbretin Charles

17 September, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result