ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Ndihmë franceze, Algjeria liron romancierin e burgosur në qendër të krizës diplomatike 4 hours ago
Trump nënshkruan projektligjin e shpenzimeve për t’i dhënë fund mbylljes më të gjatë në historinë e SHBA-së 4 hours ago
Centrali i parë i vogël bërthamor i Mbretërisë së Bashkuar do të ndërtohet në Uellsin e Veriut 4 hours ago
Titujt e Gazetave në UK 5 hours ago
Shërbesa e Krishtlindjeve e Catherine do të përfshijë yje, përfshirë Kate Winslet 5 hours ago
Next
Prev
Home Albania

Lideri global/ Pse Rama shpik misione ndërkombëtare që nuk ia jep askush

albnews by albnews
23 March, 2021
in Albania
0
Lideri global/ Pse Rama shpik misione ndërkombëtare që nuk ia jep askush
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Menjëherë pasi doli nga pallati Elysee pas drekës me presidentin Makron, Edi Rama sajoi një intervistë pa autor dhe pa emër gazetari, me grupin e xhirimit që kishte marrë me vete. Por ajo që bëri përshtypje nga ky takim, pa lajm dhe pa substancë, në prag të fushatës elektorale, ishte një “pyetje” që ra si rrufe në qiell të pastër. “Do jeni ndërmjetës mes Kosovës dhe Serbisë për të përafruar qëndrimet e tyre”?

Kush e njeh sadopak profesionin e gazetarit e di se edhe ata që janë duke e mësuar këtë zanat i bëjnë pyetjet të nisur nga një bazë reale. Pra duhej që të intervistuarit ti ishte propozuar nga presidenca franceze roli i ndërmjetësit për dialogun dhe më pas ai të përgjigjej për detajet e këtij propozimi.

RelatedPosts

E kërkon klubi i Serie A, Uzuni mund të braktisë SHBA-në për t’u rikthyer në Europë

Amerikanët demontuan farsën e Hagës: CIA nuk kishte asnjë të dhënë për krime lufte nga komandantët e UÇK

“Kam gjëra më të rëndësishme se të vij te trajnimi yt”, Ema Andrea refuzon ftesën e Ermal Mamaqit

Natyrisht, kuptohet që askush nuk ia ka kërkuar Edi Ramës këtë nder. Pyetja ishte përgatitur trashë nga ‘spin doctors”-at e tij, për të lënë përshtypjen e rreme se vizita kishte tjetër peshë nga sa dukej dhe një vend i madh si Franca kishte nevojë për ndërmjetësinë e një politikani të aftë si Rama.

Më e bukura e kësaj interviste, të botuar në mabrë mediat, pa treguar emrin e intervistuesit, është përgjigjja e kryeministrit për pyetjen që ka kërkuar vetë. Ai e mohon se mund ta marrë rolin e ndërmjetësit sepse “Nuk jam njeriu i duhur për të ndërmjetësuar midis Kosovës dhe Serbisë, pasi unë jam palë dhe si palë, unë mbroj detyrimisht interesat e Shqipërisë dhe të Kosovës bashkë”.

Pra po të ndjekësh këtë dialog, qesharakërisht të stisur fund e krye, të krijohet përshtypja sikur Ramës i është propozuar nga Makron një rol ndërmjetësuesi të cilin ai e ka refuzuar, pasi në këtë pikë nuk mund të jetë i panashëm.

Në fakt e vërteta është e thjeshtë, një propozim i tillë as nuk është thënë dhe kryeministri ynë as nuk ka pasur fatin të rrefuzojë. Por mania e Edi Ramës për të mbartur misione prej lideri global -, siç e ironizonte Vuçiçi-, që askush nuk ia jep, është trill i vazhdueshëm i tij.

Ai vuan nga kompleksi se hapsira e vendit që përfaqëson i rri ngushtë në krahasim me aureolën ndërkombëtare që ëndërron.

Ndaj edhe të tilla misione të paqena i’a mvesh vetes duke keqpërdorur mediat që i shërbejnë. Të gjithë e mbajnë mend konferencën e parë të procesit të Berlinit që u mbajt në gusht të 2014 në Gjermani, ku fakti se Rama u zgjodh të mbante konferencën e shtypit në fund të takimit, përkrah Merkelit dhe shefit të BE-së Baroso (foto poshte), u interpretua në Tiranë si përzgjedhje dhe veçim i liderit shqiptar i cili qëndronte shumë më lart se liderët e tjerë aspak modernë të Ballkanit.

Merkel seeks to strengthen EU ties to Western Balkans – EURACTIV.com

Kush e mban mend atë kohë, kujtohet se kundërshtarët më pa takt të Edi Ramës e paraqisnin atë si një zhigolo që po përpiqej të joshte gruan e fortë të Berlinit me mjete ekstrapolitike. Këshilltarët e Ramës tregonin me mburrje mesazhe të ardhura nga kabineti i kancelares, që tregonin se sa i lezeçëm kishte qenë kryeministi piktor dhe artist i Shqipërisë në darkën e liderve ballkanikë. Humori, barcaletat me kohën e komunizmit (edhe Merkel e njeh atë mentalitet se vjen nga Lindja), fjalori i zgjedhur dhe aftësia për ekzibicionizëm e patën bërë Ramën që të “binte në sy” dhe kaq mjaftonte që ai të përshkruhej si kanakari i kancelares.

Por mjafton të shihet nga distanca e sotme për të kuptuar se si u shfry e gjithë kjo tollumbace e propagandës shqiptare.

Një tjetër rol në arenën ndërkombëtare ka tentuar të marrë pa sukses kryeministri shqiptar gjatë krizës së madhe të refugjatëve që vinin nga Siria dhe Libia, që për pak e rëzoi nga karigja kancelaren Merkel. Edi Rama u vetëofrua përpara samitit të Brukselit në 28 qershor 2018, që i ishte lënë kancelares si afat për zgjidhjen e krizës nga mazhoranca e vet, për të marrë refugjatë në Shqipëri.
Zv/ ministri i brendëshëm, Julian Hodaj i tha televizionit gjerman ZDF se Shqipëria ka kapacitet të mirpresë deri në 600 mijë refugjatë (shkrimi poshtë)

Ky plan arriti të vihet në lëvizje dhe vende si Austria dhe Danimarka e mbështetën idenë se refugjatë mund të streoheshin edhe në vende fqinje me unionin që nuk ishin pjesë e BE. Në takime informale Rama e mbrojti këtë ide ne samitin e Sofies së BE me vendet e Ballaknit perendimor, por sot është gjithashtu e qartë se me gjithë përpjekjet e liderit global për të ndihmuar kancelaren, asnjë refugjat i ardhur në Europë nuk u strehua tek ne.
Një tjetër fabul e kohëve të fundit është ajo e shpallur me bujë në mediat e Tiranës, se lideri shqiptar do të bëhej ndërmjetësi i zgjidhjes së mosmarrëveshjes Greko- Turke për kufijtë detarë dhe do të merrte rolin e nikoqirit në paqen mes tyre që do të nënshkruhej në fund të janarit në Tiranë. Ndonëse këtu kishte diçka të vërtetë dhe se Ankaraja me gojën e ministrit të jashtëm të Erdoganit, Çavushoglu, propozoi kryeqytetin shqiptar si vend takimi, roli i Ramës jo si ndërmjetës por as si korrier, nuk u vërtetua kurrë. Fillimisht ‘off” në media dhe pastaj dhe zyrtarisht Athina e flaku me përbuzje këtë hipotezë. Gjasat janë që ose Rama e ka shpikur vetë këtë rol, ose ai ka dashur thjeshtë të bëjë vasalin e Erdoganit, gjë që nuk i është pranuar nga pala tjetër.

Aureola e njeriut që pajton vëllezërit armiq të Ballkanit, e cila e bëri një analist ta krahasojë në sy në emisionin Open me Ali Pashë Telelenën rezultoi edhe në këtë rast një flluskë sapuni.

Pra, që në fillim të mandatit si kryeministër, kur mori përsipër të shpëtojë SHBA-në duke shkatërruar në Shqipëri armët kimike të Bashar Al Asadit, Edi Rama e ka projektuar veten si një udhëheqës të përmasave që i kalojnë mundësitë e tij. Herë me tentativa të dështuara, herë me subjekte të shpikura fund e krye, ai ka dashur të jetë dikush që nuk bëhet dot. Në disa raste duke përdorur teknikën e imponimit tek shqiptarët përmes aureolës që fiton jashtë dhe në disa të tjera si një politikan që do të sfumojë problemet e vogla të qeverisjes përmes zgjidhjes së interesave madhore, në këtë koktej narcizizmi, deliri dhe aventurieri, ai gjithmonë ka dështuar.
Dhe kur nuk ka realizuar dot fantazitë e çartura, i kanë mbetur manipulimet mediatike që i shesin si të vërtetë atë që nuk e ka arritur dot në realitet.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Ndihmë franceze, Algjeria liron romancierin e burgosur në qendër të krizës diplomatike

Ndihmë franceze, Algjeria liron romancierin e burgosur në qendër të krizës diplomatike

13 November, 2025
Trump nënshkruan projektligjin e shpenzimeve për t’i dhënë fund mbylljes më të gjatë në historinë e SHBA-së

Trump nënshkruan projektligjin e shpenzimeve për t’i dhënë fund mbylljes më të gjatë në historinë e SHBA-së

13 November, 2025
Centrali i parë i vogël bërthamor i Mbretërisë së Bashkuar do të ndërtohet në Uellsin e Veriut

Centrali i parë i vogël bërthamor i Mbretërisë së Bashkuar do të ndërtohet në Uellsin e Veriut

13 November, 2025
Titujt e Gazetave në UK

Titujt e Gazetave në UK

13 November, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result