Disa ligjvënës amerikanë kërkuan dorëheqjen e kongresmenit Eric Swalwell, pasi akuzat për ngacmim seksual dhe sulm e detyruan atë të pezullojë fushatën për guvernator të Kalifornisë.
Kongresmenja Nancy Mace deklaroi se Swalwell duhet të largohet nga Kongresi ose të përjashtohet, duke reaguar në rrjetin social X.
Vendimi i Swalwell për të pezulluar fushatën erdhi pas dy hetimeve mediatike. Sipas raportve të mediave të huaja një ish-punonjëse e akuzon për sulm seksual në dy raste, ndërsa një raport tjetër i CNN përmend pretendime nga tre gra për mesazhe eksplicite dhe imazhe nudo.
Swalwell i mohoi të gjitha akuzat, duke i quajtur “absolutisht të rreme” dhe u zotua t’i kundërshtojë ato, duke pranuar megjithatë “gabime në gjykim” në të kaluarën.
Ndërkohë, edhe përfaqësuesja Nydia Velázquez theksoi se Kongresi nuk duhet të tolerojë abuzimin me stafin dhe kërkoi përgjegjësi më të madhe nga zyrtarët publikë.

