Lëvizja Socialiste për Integrim ka sulmuar ditën e sotme kryedemokratin Lulzim Basha duke e quajtur këtë të fundit deputet. Tashmë edhe LSI është rreshtuar në krah të Berishës duke mos e njohur Bashën si kryetar të PD dhe ndër të tjera në reagimin e bërë, e akuzojnë këtë të fundit se po I provokon për të shmangur vëmendjen.
Gjithashtu në reagimin e bërë, LSI shkruan se Basha ishte i tmerruar nga “primaret” e organizuara nga Komisoni i Rithemelimit në ditën e djeshme. Këto përplasje vijnë menjëherë pasi Berisha shpalli koalicion me LSI-në për zgjedhjet e pjesshme lokale të 6 marsit.
Reagimi i Plotë nga Lëvizja Socialiste për Integrim:
I tmerruar nga primaret e djeshme të jashtëzakonshme, deputeti Basha i cili mashtroi për 10 vite e si bëri kurrë tani provokon LSI-në për të shmangur vëmendjen nga kandidatët që caktohen me zarfa në minutë të fundit prej 10 vitesh. Të gjithë për rivendosjen e integritetit të votës së lirë.