Lufta afrohet tek dera e NATO-s shprehet Rumania

albnews
By
3 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Për herë të parë Rusia ka bombarduar porte ukrainase të Danubit vetëm 200 metra larg kufirit rumun të NATO-s. Bëhet fjalë më shumë se për një ndalim të eksportit të drithërave. NATO reagon për çudi shumë e rezervuar.Punonjës të anijeve të qarkullimit të brendshëm të Rumanisë në fillim reaguan me habi të madhe, pastaj kaluan në panik. Po gdhinte, kur ata filmuan me smartphonët e tyre dronët flutures: pika të vogla në qiell me një zhurmë të cingëritëse motorësh. “Ata po i lenë të shpërthejnë këtu”, thërret një burrë i trembur, “do të bien drejt e në port.” Në fund pak qindra më tej një lëmsh i zjarrtë dhe më pas një shpërthim i fuqishëm. “Hajde të ikim, lufta erdhi tani direkt përballë Rumanisë”, thërret një nga punonjësit e anijeve.

Porti ukrainas i Danubit, Reni mëgjesin e 24 korrikut 2023. Rusia komandon 15 dronë iranianë të tipit Shahed-136 në port. Disa prej tyre goditen nga mbrojtja kundërajrore ukrainase, të tjerë shpërthejnë në port dhe shkatërrojnë magazina porti dhe hambarë të drithërave ukrainase. 7 vetë plagosen. Edhe një anije rumune e mallrave dëmtohet. Po ashtu sulmohet edhe porti i mëposhtëm, Ismajil, po pa sukses.

Nivel i i ri shkallëzimi

Lufta e Ukrainës nuk ka qenë kurrë kaq afër një kufiri të NATO-s si më 24 korrik. Porti Reni ndodhet në trekëndëshin Ukrainë-Rumani-Moldavi, 120 km në perëndim të kalimit të Danubit në Detin e Zi. Në pikën ku janë shkatërruar pjesë të portit Reni nuk je më shumë 200 m deri në mesin e lumit, ku fillon kufiri i Rumanisë, pra një vendi të NATO-s. Edhe 200 metra të tjerë dhe arrihet bregu rumun.

Sulmi ndaj Renit është një niveli i ri shkallëzimi i terrorit të bombave ruse, i cili startoi para më shumë se një jave kundër porteve të Odesës dhe Mykolajevit, e ka në fokus infrastrukturën e eksporteve ukrainase. Raketat ruse kanë kaluar një herë një pjesë të hapësirës ajrore rumune; Copëza raketash ruse kanë rënë në Moldavi, një raketë ruse ra në një pyll polak; Por një sulm të qëllimshëm, kaq pranë kufirit të jashtëm të NATO-s dhe ndaj një objektivi civil nuk ka pasur deri tani.

Itinerari i Danubit do të forcohet

“Vladimir Putin kërkon të paralizojë me të gjitha mjetet eksportin e drithërave të Ukrainës dhe të hakmerret në të njëjtën kohë, që sanksione të caktuara kundër Rusisë, si ato në sektorin e bankave nuk janë hequr”, thotë politologu nga Bukureshti, Armand Gosu për Deutsche Wellen. Gosu është profesor për historinë sovjetike dhe diplomacinë në Universitetin e Bukureshtit dhe është një nga njohësit më të mirë të Rusisë dhe hapësirës postsovjetike.

Share This Article