ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Trump shkon një hap më tej, DASH do ta shpallë kartelin venezuelian organizatë terroriste 5 hours ago
Bedri Hamza zgjidhet kryetar i ri i PDK-së 6 hours ago
Shkupi në vendin e 15-të në botë për ajër të ndotur, ndotja e ajrit rritet me uljen e temperaturave 6 hours ago
Murat Yakin komenton Granit Xhakën dhe rikthimin e mundshëm të Xherdan Shaqirit 6 hours ago
Grabitje spektakolare në Louis Vuitton në Romë, vidhen dhjetëra artikuj luksozë 6 hours ago
Next
Prev
Home Show - Biz Shqiperia

Lufta kundër korrupsionit/ Raporti paraprak i BE-së: Shqipëria të përmirësojë kuadrin ligjor dhe institucional

albnews by albnews
1 August, 2023
in Shqiperia
0
Lufta kundër korrupsionit/ Raporti paraprak i BE-së: Shqipëria të përmirësojë kuadrin ligjor dhe institucional
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Në raportin paraprak të hartuar nga Bashkimi Evropian kërkon që Shqipëria të rrisë koherencën e kuadrit ligjor dhe institucional për të bërë të parandaluar korrupsionin që lidhet me zyrtarët e lartë.

Raporti thekson se ky kuadër ligjor duhet të përcaktojë rregullat që zyrtarët e lartë të mos ndikohen nga palë të treta apo lobistë të caktuar që kërkon të orientojë politikat qeveritare dhe ligjet e vendit.

RelatedPosts

Moti i keq gjatë javës, në Vlorë ndalohet lundrimi i mjeteve të vogla. Në Theth, Valbonë dhe Shkodër priten reshje intensive

Këmbimi valutor sot/ Me sa lekë blihen e shiten valutat kryesore, çfarë ndodh me monedhat e tjera

Pensionisti pyet Ramën për Berishën, Kryeministri: Emër që s’e përmend prej vitesh! Një e keqe e madhe që nuk iu nda këtij vendi

“Shqipëria duhet të rrisë koherencën e kuadrit ligjor dhe institucional për parandalimin e korrupsionit dhe integritetin e zyrtarëve publikë, i cili është gjithëpërfshirës, por tepër kompleks, veçanërisht për sa i përket zyrtarëve të nivelit të lartë.

Rregullat se si zyrtarët e nivelit të lartë angazhohen në kontakte me lobistët dhe palët e tjera të treta që kërkojnë të ndikojnë në politikën qeveritare dhe aktivitete të tjera duhet të përditësohen më tej për të mbuluar të gjitha ndërveprimet, përtej takimeve personale, dhe për të publikuar regjistrin e kontakteve të tilla”, thuhet në raport.

Raporti i referohet edhe funksionimit të Strukturës së Posaçme kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar (SPAK) për të cilën thotë se edhe në këtë institucion duhet “të rishikohet për të shtrirë kompetencën e gjykatave të SPAK në çështjet që lidhen me ekzekutimin e vendimeve të tyre.”

Sipas raportit, kapaciteti i Strukturës së Posaçme kundër Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) duhet të forcohet.

“Numri i prokurorëve, hetuesve, përfshirë hetuesit financiarë, asistentët ligjorë dhe stafi administrativ duhet të rritet për të reflektuar nevojat operacionale të SPAK.

Ngarkesa në rritje në mënyrë të konsiderueshme duhet të trajtohet me mjete konkrete për t’i mundësuar institucionit të funksionojë efektivisht në periudhën afatmesme dhe afatgjatë.

Shqipëria duhet të sigurojë që SPAK të ketë akses në të gjitha mjetet përkatëse, duke përfshirë ekspertizën e specializuar në hetimet financiare, masat e veçanta hetimore dhe aksesin cilësor në të gjitha bazat e të dhënave përkatëse”, shkruhet në raport.

Gjithashtu, raporti i Bashkimit Evropian vë në dukje se “SPAK ka nevojë për një sistem modern të menaxhimit të çështjeve dhe mbledhjen elektronike të të dhënave në SPAK, e cila aktualisht bëhet manualisht”.

Një nga pikat më kryesore në këtë drejtim sipas raportit paraprak të Bashkimit Evropian “nevojitet gjithashtu një qasje më proaktive për të luftuar korrupsionin e nivelit të lartë”.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Trump shkon një hap më tej, DASH do ta shpallë kartelin venezuelian organizatë terroriste

Trump shkon një hap më tej, DASH do ta shpallë kartelin venezuelian organizatë terroriste

17 November, 2025
Bedri Hamza zgjidhet kryetar i ri i PDK-së

Bedri Hamza zgjidhet kryetar i ri i PDK-së

17 November, 2025
Shkupi në vendin e 15-të në botë për ajër të ndotur, ndotja e ajrit rritet me uljen e temperaturave

Shkupi në vendin e 15-të në botë për ajër të ndotur, ndotja e ajrit rritet me uljen e temperaturave

17 November, 2025
Murat Yakin komenton Granit Xhakën dhe rikthimin e mundshëm të Xherdan Shaqirit

Murat Yakin komenton Granit Xhakën dhe rikthimin e mundshëm të Xherdan Shaqirit

17 November, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result