Gjatë 24 orëve të fundit, në Maqedoninë e Veriut janë shënuar 46 vdekje dhe 433 raste të reja me COVID-19.
Siç njofton Ministria e Shëndetësisë, në 24 orët e fundit, janë shëruar 641 pacientë ndërkaq, janë realizuar 2.453 testime.
Që nga fillimi i pandemisë, në Maqedoninë e Veriut janë realizuar 718.626 testime. Prej tyre, pozitivë kanë rezultuar 152.002 persona.
Nga personat e infektuar, 132.171 e kanë fituar betejën me virusin, ndërkaq jetën e kanë humbur 4.818 të tjerë. Numri i rasteve aktive arrin në 15.013.