Albania
Masakër tjetër financiare/ “ONE Albania” përjashtohet 3 vite nga taksat, mashtrime me bilancin vjetor me 125 milionë euro humbje
Kompania mafioze hungareze- ruse “ONE Albania”, kryen shërbimin telefonik fiks, shërbimin celular dhe shërbimin e internetit, për shumicën e institucioneve shtetërore, konkretisht Kuvendit, Kryeministrisë, Presidencës, ministrive, por dhe të shërbimeve të sigurisë kombëtare si Policia, Interpol-Tirana, SHISH, Banka e Shtetit e dhe institucioneve të Drejtësisë.
Shteti Shqiptar e di dhe ka informacione nga agjencitë partnere të SHBA-BE, se pronari i “ONE Albania”, Gellért Zoltán Jászai, është i skeduar si pjesë e mafies oligarkike hungareze, të lidhur me mafien oligarkike ruse që komandohet nga Vladimir Putin.
Lidhjet e krerëve të pushtetit të Shqipërisë me këtë grup mafioz, përveç faktit, se i miratuan blerjen e kompanisë celulare “ONE Albania”, vërtetohen dhe me favoret financiare tatimore e doganore, që i bëjnë këtij grupi të lidhur me qarqet shtetërore ruse,
Sipas informacionit, që “Pamfleti” ka marrë nga burime konfidenciale brenda Ministrisë së Financave, rezulton se me urdhër gojor të dhënë nga kupola e qeverisë, kompania e “ONE Albania” do përjashtohet për 3 vite, nga taksat e detyrimet fiskale tatimore e doganore dhe taksat e çdo lloji që aplikohen për kompanitë e madhe celulare.
Përjashtimi nga taksat e detyrimet fiskale, mes tyre dhe taksa e fitimit, do fillojë nga viti 2024, për të cilin, sipas informacionit, kompania “ONE Albania” nuk ka paguar asnjë qindarkë për asnjë lloj takse tatimore e të tjera, por as pjesën e fitimit për ortakërinë që ka me shtetin shqiptar.
Për këto 3 vite, mafiozët hungarezo-rus të “ONE Albania”, do përjashtohen dhe nga taksa 20% TVSH, ndërkohë që faturat e abonenteve i aplikon me TVSH e rimbursohet nga tatimet, që do të thotë, se këtë vlerë të shtuar e vjedh nga qytetarët e nga shteti dhe nuk e pasqyron në bilance.
Për përjashtimin nga detyrimi për taksat dhe normën e fitimit në shtet, Ministria e Financave, do përdorë si maskë, mashtrimin se gjoja “ONE Albania” ka nisur një projekt investimesh kapitale bashkë me qeverinë shqiptare që është ortake në masën 3% të krejt kapitalit, por prej 20 vitesh nuk merr asnjë qindarkë fitim.
Skema e favorizimit të “ONE Albania”, ka nisur pas muajit mars 2022, kur mafia hungareze-ruse e bleu këtë kompani, duke shkrirë brenda saj dhe kompaninë “Alb Telekom”, bilancet e të cilës i fshiu nga regjistrat dhe e raportoi me humbje.
Referuar dokumenteve të Ektratit në Qendrën Kombëtare të Biznesit, rezulton se për vitin 2023, qeveria shqiptare, nëpërmjet Ministrisë së Financave e Drejtorisë së Tatimeve, i pranoi kompanisë “ONE Albania”, një bilanc vjetor me 125 milionë Euro humbje.
Ndërsa për vitin 2022, që ishte viti i blerjes nga mafia hungareze-ruse e përfaqësuar nga mafiozi hungarez Gellért Zoltán Jászai, Drejtoria e Tatimeve i pranoi bilancin me 11 milionë Euro humbje, kur xhiroja vjetore ishte 31 milionë Euro, ndërsa fitimi real ishte 12 milionë Euro./ Pamfleti
Albania
Veliaj dhe Meta urojnë Vitin e Ri 2026 nga qelia, me mesazhe shprese dhe bashkimi
Dy figura të politikës shqiptare, kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj dhe presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, kanë përcjellë urimet e tyre për Vitin e Ri 2026, edhe pse ndodhen në paraburgim.
Erion Veliaj iu drejtua qytetarëve të Tiranës dhe mbarë Shqipërisë me një mesazh të gjatë e emocional, ku uroi shëndet, lumturi, arritje dhe shpresë për vitin e ri. Në fjalën e tij, ai vuri theks të veçantë te solidariteti dhe mbështetja për shtresat më në nevojë të shoqërisë.
“Një urim zemre për të pamundurit, për të sëmurët, për ata që ndihen të braktisur, për familjet në vështirësi, për emigrantët që punojnë me djersë larg shtëpisë – ju uroj forcë dhe ngrohtësi këtë vit të ri.”, shkruan Veliaj.

Ndërkohë, edhe ish-presidenti Ilir Meta përcolli një mesazh urimi për qytetarët shqiptarë, duke u dëshiruar shëndet, paqe, gëzim dhe mbarësi. Meta e përshkroi vitin 2026 si “vitin e bashkimit, të guximit qytetar dhe të ringjalljes së shpresës”, duke nënvizuar nevojën për përballje të vendosur me sfidat dhe angazhim për një Shqipëri më të drejtë, më sociale dhe më njerëzore. Ai theksoi rëndësinë e barazisë para ligjit, respektimit të lirive dhe dinjitetit njerëzor, si dhe krijimit të mundësive që çdo qytetar të jetojë me siguri dhe mirëqenie në vendin e tij.

Albania
Bebet e para të 2026! Dy vajza lindin në maternitetet e Tiranës
Dy vajza janë bebet e para të lindura në Shqipëri në vitin 2026. Njëra erdhi në jetë në maternitetin “Mbretëresha Geraldinë”, ndërsa tjetra në maternitetin “Koço Gliozheni”.
Albania
Kisha Ortodokse nesër shërbesë për Vitin e Ri, përkon me 70-vjetorin e kryepeshkopit Joan
Të enjten më 1 janar 2026 në kishat ortodokse të Shqipërisë do zhvillohet Liturgjia e Shenjtë për kremtimin e Shën Vasilit. 1 janari përkon edhe me fillimin e vitit të ri kalendarik, teksa do të zhvillohet edhe Dhoksologjinë e Fillimit të Vitit të Ri, një lutje specifike e kishës ortodokse.
Në Tiranë, ceremonia do zhvillohet në Katedralen “Ngjallja e Krishtit” dhe do fillojë në orën 08:00 të mëngjesit.
Gjithashtu, 1 janari përkon edhe me ditëlindjen e 70-të të Kryepeshkopit Joan, me Kryebariun e kishës që do drejtojë Shërbesën e Shenjtë në Tiranë. Pas Liturgjisë Hyjnore do ketë dhe pritje te Qendra Sinodike.
“Të dashur besimtarë, ju njoftojmë që ditën e enjte më 1 JANAR 2026, ora 8:00, do të zhvillohet Liturgji Hyjnore në Katedralen e Ngjalljes së Krishtit në Tiranë. Këtë ditë kremtojmë Rrethprerjen në mish të Zotit tonë Jisu Krisht, Shën Vasilin e Madh dhe Dhoksologjinë e Fillimit të Vitit të Ri”, njofton Kisha Ortodokse.
-
Albania22 hours ago“Wizz Air” le në mëshirë të fatit pasagjerët e linjës Londër-Tiranë
-
UK3 days agoFOTO/ Nëna me dy fëmijët humbën jetën në një zjarr tragjik në Angli
-
Albania3 days agoU kap me kokainë me vlerë 230 mijë euro, shqiptari: Mos më dënoni, më lejoni të kthehem në Shqipëri
-
Albania5 days agoShqiptari në Britani shpëton nga deportimi pasi “partnerja nuk i flet shqip”
-
UK5 days agoRrëzohet aeroplani në Britani, alarm në aeroportin Southend në Londër
-
Sports3 days agoIsh-kampioni i botës në boks Anthony Joshua plagoset në një aksident automobilistik në Nigeri, dy persona humbin jetën
-
UK21 hours agoVizitorët, tarifë për të hyrë në Britani – Shtetasit që udhëtojnë pa viza duhet të aplikojnë për autorizim
-
UK2 days agoBllokohet hekurudha Angli-BE/ Probleme me energjinë elektrike, pezullohen udhëtimet për mijëra pasagjerë
