Mbi 100 persona janë arrestuar sot në Chicago për grabitje masive, derisa kanë mbetur të lënduar dhjetëra persona.
Shefi i Policisë, David Brown e ka quajtur këtë krim të pastër, duke theksuar se ky incident ishte krejtësisht ndryshe nga protestat që shpërthyen pas vdekjes së George Floydet.
“Çfarë ndodhi në qendër të qytetit tonë dhe në komunitetin përreth ishte abuzim kriminal, pastër dhe thjeshtë”, ka thënë Lori Lightfoot, kryetare e Chicagos. “dhe s’ka asnjë arsyetim për këtë, pikë”.
Nga kjo përplasje kanë mbetur të lënduar edhe 13 policë, derisa janë plagosur edhe një roje dhe një qytetar.