Connect with us

Bota

Mbi 20 mijë prej tyre mbahen peng prej nisjes së luftës, VOA: Pritje e vështirë për familjarët e të rrëmbyerve në Ukrainë

Published

on

Udhëheqësit dhe aktivistët ukrainas thonë se Rusia po mban peng 20 mijë ukrainas, të cilët janë rrëmbyer që nga fillimi i sulmit ndaj Ukrainës. Siç njofton nga Varshava korrespondentja e Zërit të Amerikës Lesia Balalets , një grua ukrainase po pret me plot vuajtje për bashkëshortin, i cili u arrestua në tetor dhe më vonë u dërgua në një burg në Moskë.

“Ma dërgoi këtë fotografi dhe më tha, ‘Shiko, tani zyrtarisht jam vullnetar’”, thotë zonja Olga Kayova.

Zonja Olga dhe bashkëshorti i saj Yuriy Kayovy janë nga Khersoni, një qytet në jug të Ukrainës. Kur filloi lufta, zoti Yuriy iu bashkua nismës lokale të Kryqit të Kuq, për të dërguar ndihmë humanitare nga qyteti i Zaporizhias, i kontrolluar nga Ukraina, në Kherson, një qytet që në atë kohë ishte nën kontrollin e forcave ruse. Në njërin nga ato udhëtime, zoti Yuriy u arrestua nga forcat ruse.

“Më 6 gusht të vitit 2022, një i njohur, që ishte me Yuriy-n më mori në telefon dhe më tha se bashkëshorti im është arrestuar.”

Advertisement

Më vonë, ajo mësoi se bashkëshorti i saj po mbahej në qytetet e pushtuara të Melitopolit dhe Khersonit dhe më vonë ishte transferuar në qendrën e mbajtjes, në Simferopol. Më nuk dëgjoi për të dhe kishte frikë se ai mund të kishte vdekur.

“Më 6 tetor, një avokate më mori në telefon nga Simferopoli. Më dërgoi një fotografi të një shënimi që burri im e kishte shkruar me dorë. Aty e kuptova se ai ishte gjallë. Avokatja tha se Yuriy po akuzohej për pjesëmarrje në terrorizëm ndërkombëtar”, thotë ajo.

Ajo tha se pas disa javësh, avokatja e kishte njoftuar se bashkëshorti i saj ishte dërguar në burgun e Lefortovos, në Moskë.

Këtë tetor, bëhet një vit nga koha kur ai u dërgua atje. Dhe ka shumë të tjerë sikur ai, civilë të cilët Ukraina i konsideron si pengje të mbajtura nga rusët. Organizata e Kombeve të Bashkuara thotë se ka qindra raste të tilla. Udhëheqësit e Ukrainës thonë se bëhet fjalë për dhjetra mijëra urkainas të rrëmbyer. Rusia i ka hedhur poshtë këto akuza.

Advertisement

“Komisioneri për të drejtat e njeriut i parlamentit ukrainas thotë se rreth 23-25,000 civilë ukrainas po mbahen peng në Rusi. Pra, është një numër shumë i lartë”, thotë ajo.

Rrëfimi i familjes Kayov është përfshirë në filmin “HerSons”, të bazuar në dëshmitë e mbledhura në Qendrën Raphael Lemkin për dokumentimin e krimeve ruse në Ukrainë.

“Filmi përmban katër rrëfime për pengjet civile. Tre prej tyre janë aktualisht në burg në Rusi – dy prej të cilëve në burgun Lefortovo të Moskës. I treti është në qytetin Rostov. I katërti kaloi 54 ditë i mbyllur në Khersonin, që atë kohë ishte i I pushtuar dhe tani është i lirë”, thotë ajo.

Advertisement

Regjisorja Hanna Beregova thotë se ka material të mjaftueshëm për të paktën tre vazhdime të filmit.

Analistët thonë se krejt çfarë të afërmit dhe mbrojtësit e të drejtave të njeriut mund të bëjnë për civilët ukrainas, që po mbahen peng, është të bëjnë publike rastet e tyre.

Për dallim prej të burgosurve të luftës, civilët e rrëmbyer, në bazë të ligjit ndërkombëtar, nuk janë pjesë e operacioneve të shkëmbimit të të burgosurve.

Advertisement

“Të burgosurit e luftës të paktën kanë status ndërkombëtar, të bazuar në Konventën e Gjenevës. Por kur bëhet fjalë për pengjet civile, mbajtja e tyre peng nuk ka bazë ligjore”, thotë ajo.

Ajo thotë se në çfarëdo rasti, shkëmbimi i civilëve ukrainas me të burgosurit rusë të luftës nuk është opsion për Ukrainën.

“Pa dashur të ekzagjerojë, ka miliona ukrainas në territoret e okupuara. Nëse shteti ukrainas lejon shkëmbimin e civilëve ukrainas me ushtarë rusë, atëherë deri nesër, do të kemi të paktën edhe 20 mijë pengje civile.”

Advertisement

Autoritetet ukrainase dhe aktivistët e mbrojtjes së të drejtat të njeriut po bëjnë thirrje për ndërmjetësim ndërkombëtar, me palët e treta, për të ndihmuar në lirimin e civilëve të rrëmbyer.

Zonja Olga Kayova, ndërkohë, ka arritur të angazhojë një avokate private për bashkëshortin e saj.

Me ndihmën e avokates, ajo herë pas here merr letra nga bashkëshorti i saj, që japin shpresë se ai një ditë do të kthehet në shtëpi.

Advertisement
Continue Reading

Bota

Zelensky mohon sulmin me dron ndaj rezidencës së Putinit

Published

on

By

Presidenti Volodymyr Zelensky ka mohuar akuzat e Rusisë se Ukraina ka kryer një sulm me dron ndaj njërës prej rezidencave të presidentit Vladimir Putin dhe ka akuzuar Moskën se po përpiqet të prishë bisedimet e paqes.

Ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergei Lavrov, pretendoi se Kievi kishte nisur një sulm gjatë natës duke përdorur 91 mjete ajrore pa pilot me rreze të gjatë veprimi (UAV) në rezidencën shtetërore të Putinit në rajonin veriperëndimor të Novgorodit të Rusisë.

Rusia tha se tani do të rishikojë qëndrimin e saj në negociatat e paqes. Ende nuk është e qartë se ku ndodhej Putini në kohën e sulmit të supozuar.

Zelensky e hodhi poshtë pretendimin si “gënjeshtra tipike ruse”, që synonin t’i jepnin Kremlinit një justifikim për të vazhduar sulmet ndaj Ukrainës.

Advertisement

Ai tha se Rusia më parë kishte shënjestruar ndërtesat qeveritare në Kiev.

“Është thelbësore që bota të mos heshtë tani. Nuk mund ta lejojmë Rusinë të minojë punën për arritjen e një paqeje të qëndrueshme” tha Zelensky në X.

Në një deklaratë të ndarë në Telegram të hënën, Lavrov tha se të 91 dronët që ai pretendoi se u nisën në rezidencën e Putinit u interceptuan dhe u shkatërruan nga sistemet ruse të mbrojtjes ajrore.

Advertisement

Ai shtoi se nuk ka raportime për viktima apo dëme materiale si pasojë e sulmit.

“Duke pasur parasysh degjenerimin përfundimtar të regjimit kriminal të Kievit, i cili ka kaluar në një politikë terrorizmi shtetëror, pozicioni negociues i Rusisë do të rishikohet”, tha ai, teksa shtoi se Rusia nuk kishte ndërmend të dilte nga procesi i negociatave me SHBA-në

Pretendimi nga Moska vjen pas bisedimeve midis SHBA-së dhe Ukrainës në Florida të dielën, ku presidentët Trump dhe Zelensky diskutuan një plan të rishikuar paqeje për t’i dhënë fund luftës. 

Advertisement
Continue Reading

Bota

Trump kërcënon Iranin: Do të na duhet t’i shkatërrojmë nëse rindërtojnë programin e raketave

Published

on

By

Presidenti amerikan, Donald Trump kërcënoi të hënën se do të mbështesë një sulm tjetër kundër Iranit nëse ky i fundit përpiqet të rindërtojë programin e tij të raketave balistike.

“Kam dëgjuar se Irani po përpiqet të ndërtojë përsëri fuqinë e tij dhe, nëse po, do të na duhet t’i rrëzojmë”, tha Trump përpara se të takohej me kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu.

“Do t’i rrëzojmë. Do t’i shkatërrojmë plotësisht”, theksoi ai.

Trump shtoi se do të mbështeste një sulm ndaj Iranit menjëherë nëse ky i fundit përpiqet të rindërtojë aftësinë e tij bërthamore, duke e këshilluar vendin që në vend të kësaj të kërkojë një marrëveshje me SHBA-në.

Advertisement

“Kjo është më e zgjuar. Ata mund të kishin bërë një marrëveshje herën e fundit përpara se ne të kalonim, e dini, një sulm të madh ndaj tyre”, theksoi ai.

SHBA-të më herët këtë vit bombarduan tre objekte bërthamore në Iran, në një sulm që Trump e ka cilësuar që atëherë si një sukses të madh ushtarak. Netanyahu në javët e fundit ka paralajmëruar se Irani po zgjeron përsëri programin e tij të raketave balistike.

Advertisement
Continue Reading

Bota

U sulmua nga një peshkaqen, gjendet trupi i pajetë i atletes amerikane 

Published

on

By

Një atlete 55-vjeçare e disiplinës triatlon, ka humbur jetë në një sulm të tmerrshëm nga një peshkaqen në brigjet e Kalifornisë.

Siç raporton New York Post, Erica Fox ishte zhdukur që nga java e kaluar kur, sipas dëshmitarëve, ajo u pa duke notuar në brigjet e Pacific Grove, në Monterey Bay, kur një peshkaqen e sulmoi.

Që atëherë, atletja ishte shpallur e zhdukur nga autoritetet lokale pasi trupi i saj nuk ishte gjetur.

Në fakt, dëshmitarët okularë raportuan se kishin parë një peshkaqen me një trup njeriu në gojë të dilte nga uji dhe pastaj të fundosej përsëri.

Advertisement

Sot, frika e të gjithëve u konfirmua pasi, pas disa ditësh kërkimesh, mbetjet e gruas 55-vjeçare u gjetën në breg, pranë vendit ku ajo u sulmua për vdekje. Konkretisht, trupi u gjet në plazhin Davenport në Santa Cruz, rreth 15 kilometra nga vendi i ngjarjes.

Trupi i Fox u identifikua nga babai i saj. Edhe pse Zyra e Sherifit lokal tha se ende nuk e ka identifikuar zyrtarisht trupin, afërsia e dy vendeve sugjeron se është i atletes.

Megjithatë, për shkak të natyrës së zhdukjes së Fox, Zyrat e Sherifit të Qarkut Santa Cruz dhe Monterey, së bashku me Departamentin e Policisë së Pacific Grove, po hetojnë ende rastin.

Advertisement

Fox po stërvitej me të tjerë, duke notuar në grupe në vend si pjesë e stërvitjes së tyre të përditshme. Midis shokëve të saj të ekipit ishte edhe bashkëshorti i saj prej 30 vitesh, Jean-François Vanreuzel.

Tragjedia ndodhi më 23 dhjetor, kur grupi u njoftua nga një pronar varke që po kalonte se një peshkaqen ishte parë rreth 100 metra larg, dhe autoritetet ngritën alarmin dhe mbyllën plazhin.

Ekipi më pas u drejtua për në breg dhe zbuluan se Fox nuk ishte e pranishme.

Advertisement

“Thjesht u ndjeva e mpirë. Shpresoja që ndoshta ajo doli nga uji dhe pastaj vendosi të kthehej në këmbë”, tha shoqja e ekipit Sharon Carey.

Autoritetet u njoftuan menjëherë dhe një operacion kërkimi nisi menjëherë pas kësaj për të gjetur Fox.

Pas rreth 15 orësh kërkimi në ujë me anije, helikopterë dhe zhytës, operacioni u ndërpre. Zyra e Sherifit të Monterey-t dhe një ekip vullnetarësh vazhduan kërkimin, i cili përfundoi më herët në mënyrën më tragjike.

Advertisement

Megjithatë, Zyra e Sherifit të Qarkut Monterey, së bashku me ekipet e pavarura të kërkimit Bedrock Ocean Exploration dhe Angel’s Recovery Dive Team, vazhduan kërkimin edhe pas përfundimit zyrtar.

Fox ka garuar në dy gara Ironman dhe në evente të ndryshme të tjera për 20 vjet. Miqtë dhe familja e përshkruan atë si një “person jashtëzakonisht të lumtur, të gjallë, qesharak dhe të sjellshëm” e cila ishte e njohur mirë me rreziqet e oqeanit të hapur. Kohët e fundit ajo kishte marrë pjesë në një Seminar për Peshkaqenin e Madh të Bardhë për të mësuar më shumë rreth grabitqarit kryesor të oqeanit.

Në vitin 2013, ajo ndau një foto në Facebook të një peshkaqeni që notonte përkrah një zhytësi. “Kjo është kafsha më e rrezikshme në planet dhe një peshkaqen po noton qetësisht pranë saj”, shkruante ajo në postim.

Advertisement
Continue Reading

Live ALBUK TV

UK1 day ago

FOTO/ Nëna me dy fëmijët humbën jetën në një zjarr tragjik në Angli

Albania1 day ago

U kap me kokainë me vlerë 230 mijë euro, shqiptari: Mos më dënoni, më lejoni të kthehem në Shqipëri

Albania3 days ago

Shqiptari në Britani shpëton nga deportimi pasi “partnerja nuk i flet shqip”

Sports1 day ago

Ish-kampioni i botës në boks Anthony Joshua plagoset në një aksident automobilistik në Nigeri, dy persona humbin jetën

UK3 days ago

Rrëzohet aeroplani në Britani, alarm në aeroportin Southend në Londër

Albania1 day ago

Hetimet për atentatin e Rinasit, burime: Autorët pasi dogjën mjetin që përdorën në krim u larguan me ambulancë

Kosova21 hours ago

Këta janë 10 kandidatët më të votuar në Vetëvendosjes

Albania2 days ago

VIDEO/ Protesta në Vlorë për mungesën e ujit, qytetarët futen në teatrin “Petro Marko” dhe ndërpresin mbrëmjen gala të bashkisë

Albania10 hours ago

Emigrantët kthehen, por Shqipëria nuk i mban

UK2 days ago

Princi William dhe Kate Middleton vendosën vijë sigurie 9.6km rreth rezidencës së tyre të re, reagojnë banorët e zonës: Masa të tepruara dhe pa konsultim

Albania2 days ago

Anomalia e buxhetit, 2 miliardë euro shpenzime në dhjetor

Albania2 days ago

“Katolikët monitoroheshin, myslimanët përgatitnin ushqimet për ta” – si festoheshin Krishtlindjet në komunizëm në Shqipëri

Bota21 hours ago

Mijëra vetë të ekspozuar ndaj fruthit, alarm në një prej aeroporteve më të ngarkuar në botë

UK1 day ago

Spitalet paralajmëruan se kriza e kujdesit në fund të jetës kërcënon trajtimin

Bota1 day ago

Brigitte Bardot: Bjondia seksi që revolucionarizoi kinemanë franceze

Trending