Albania
Meloni flet për paktin me Shqipërinë: Asnjë hap prapa, do funksionojë
Kryeministrja italiane Giorgia Meloni ka dhënë mbrëmjen e kësaj të mërkure një intervistë të gjatë në ceremoninë e 80-vjetorit të themelimit të gazetës italiane “Il Tempo”. Kreu i qeverisë italiane u ndal gjerësisht edhe tek marrëveshja me Shqipërinë për emigrantët për të cilën u shpreh e vendosur për ta çuar përpara.
“Do të punoj ditë e natë, por edhe do të jap përgjigjet që presin italianët. Më ka habitur kërkesa e eurodeputetëve të PD-së për nisjen e një procedure kundër Italisë për protokollin Itali – Shqipëri. Ndjej detyrim t’ju kujtoj se protokolli është miratuar nga Parlamenti i Republikës së Italisë dhe nuk është normale që përfaqësuesit italianë të shkojnë në Evropë për të kërkuar dënimin e Italisë.
Nuk do të lejoj që të çmontohet një model që ne kemi identifikuar se është në përputhje të plotë me ligjin italian dhe europian, sepse ka një pjesë të politikës që nuk është dakord me këtë interpretim dhe sesi duhet menaxhuar imigracioni. Jam e vendosur të eci përpara” – tha Meloni.
“Asnjë shtet ligjor nuk mund të injorojë menaxhimin e flukseve migratore dhe luftën kundër imigracionit të paligjshëm, sepse imigracioni i paligjshëm është armiku i migracionit legal. Unë mendoj se edhe gjyqësori është dakord me mua. Vendimi që ktheu emigrantët nga Shqipëria është i paarsyeshëm dhe i diktuar nga një vizion shumë i ndryshëm nga ai i qeverisë.
Gjyqtarët i referohen një vendimi të Gjykatës Evropiane, por mosnjohja e atyre emigrantëve të parregullt filloi shumë më herët. Një nga gjyqtarët kishte deklaruar publikisht kundërshtimin e tij ndaj protokollit Itali – Shqipëri. Nëse ata emigrantë do të kishin qëndruar në Lampeduza apo do të ishin dërguar në ndonjë qendër në Itali, do të kishte të njëjtin rezultat. Protokolli Itali – Shqipëri mund të ndryshojë objektivisht menaxhimin e flukseve.
Ai do të funksionojë, nuk lejoj të çmontohet. Çështja e Shqipërisë është instrumentalizuar. Protokolli Itali – Shqipëri është një projekt që realisht mund të ndryshojë temën e menaxhimit të flukseve migratore. Këtë e kuptojnë të gjithë. E kuptojnë vendet europiane që po na mbështesin. Ju kujtoj se tema për të gjetur zgjidhje të reja për trajtimin e çështjes së migracionit ilegal ishte dhe në konkluzionet e mbledhjes së fundit të Këshillit Europian.
Ka pasur edhe një letër nga 14 vende të Bashkimit Eyropian që i kërkonin Komisionit Europian të analizojë, te thellohet dhë të marrë në konsideratë mundësitë për të përsëritur këtë model. Është e qartë se kush do të ndalojë migracionin ilegale e kupton se ky mund të jetë një çelës kthese në anën pozitive dhe kush nuk do që kjo të ndalet e kupton se ky mund të jetë një kthesë negative” – tha Meloni.
E pyetur nëse ndërtimi i kampeve në Shqipëri ka shkaktuar dëm buxhetit të shtetit, Meloni iu përgjigj shkurt: “Për ata që donin superbonus-in, jo”.
Albania
Veliaj dhe Meta urojnë Vitin e Ri 2026 nga qelia, me mesazhe shprese dhe bashkimi
Dy figura të politikës shqiptare, kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj dhe presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, kanë përcjellë urimet e tyre për Vitin e Ri 2026, edhe pse ndodhen në paraburgim.
Erion Veliaj iu drejtua qytetarëve të Tiranës dhe mbarë Shqipërisë me një mesazh të gjatë e emocional, ku uroi shëndet, lumturi, arritje dhe shpresë për vitin e ri. Në fjalën e tij, ai vuri theks të veçantë te solidariteti dhe mbështetja për shtresat më në nevojë të shoqërisë.
“Një urim zemre për të pamundurit, për të sëmurët, për ata që ndihen të braktisur, për familjet në vështirësi, për emigrantët që punojnë me djersë larg shtëpisë – ju uroj forcë dhe ngrohtësi këtë vit të ri.”, shkruan Veliaj.

Ndërkohë, edhe ish-presidenti Ilir Meta përcolli një mesazh urimi për qytetarët shqiptarë, duke u dëshiruar shëndet, paqe, gëzim dhe mbarësi. Meta e përshkroi vitin 2026 si “vitin e bashkimit, të guximit qytetar dhe të ringjalljes së shpresës”, duke nënvizuar nevojën për përballje të vendosur me sfidat dhe angazhim për një Shqipëri më të drejtë, më sociale dhe më njerëzore. Ai theksoi rëndësinë e barazisë para ligjit, respektimit të lirive dhe dinjitetit njerëzor, si dhe krijimit të mundësive që çdo qytetar të jetojë me siguri dhe mirëqenie në vendin e tij.

Albania
Bebet e para të 2026! Dy vajza lindin në maternitetet e Tiranës
Dy vajza janë bebet e para të lindura në Shqipëri në vitin 2026. Njëra erdhi në jetë në maternitetin “Mbretëresha Geraldinë”, ndërsa tjetra në maternitetin “Koço Gliozheni”.
Albania
Kisha Ortodokse nesër shërbesë për Vitin e Ri, përkon me 70-vjetorin e kryepeshkopit Joan
Të enjten më 1 janar 2026 në kishat ortodokse të Shqipërisë do zhvillohet Liturgjia e Shenjtë për kremtimin e Shën Vasilit. 1 janari përkon edhe me fillimin e vitit të ri kalendarik, teksa do të zhvillohet edhe Dhoksologjinë e Fillimit të Vitit të Ri, një lutje specifike e kishës ortodokse.
Në Tiranë, ceremonia do zhvillohet në Katedralen “Ngjallja e Krishtit” dhe do fillojë në orën 08:00 të mëngjesit.
Gjithashtu, 1 janari përkon edhe me ditëlindjen e 70-të të Kryepeshkopit Joan, me Kryebariun e kishës që do drejtojë Shërbesën e Shenjtë në Tiranë. Pas Liturgjisë Hyjnore do ketë dhe pritje te Qendra Sinodike.
“Të dashur besimtarë, ju njoftojmë që ditën e enjte më 1 JANAR 2026, ora 8:00, do të zhvillohet Liturgji Hyjnore në Katedralen e Ngjalljes së Krishtit në Tiranë. Këtë ditë kremtojmë Rrethprerjen në mish të Zotit tonë Jisu Krisht, Shën Vasilin e Madh dhe Dhoksologjinë e Fillimit të Vitit të Ri”, njofton Kisha Ortodokse.
-
Albania22 hours ago“Wizz Air” le në mëshirë të fatit pasagjerët e linjës Londër-Tiranë
-
UK3 days agoFOTO/ Nëna me dy fëmijët humbën jetën në një zjarr tragjik në Angli
-
Albania3 days agoU kap me kokainë me vlerë 230 mijë euro, shqiptari: Mos më dënoni, më lejoni të kthehem në Shqipëri
-
Albania5 days agoShqiptari në Britani shpëton nga deportimi pasi “partnerja nuk i flet shqip”
-
UK5 days agoRrëzohet aeroplani në Britani, alarm në aeroportin Southend në Londër
-
Sports3 days agoIsh-kampioni i botës në boks Anthony Joshua plagoset në një aksident automobilistik në Nigeri, dy persona humbin jetën
-
UK21 hours agoVizitorët, tarifë për të hyrë në Britani – Shtetasit që udhëtojnë pa viza duhet të aplikojnë për autorizim
-
UK2 days agoBllokohet hekurudha Angli-BE/ Probleme me energjinë elektrike, pezullohen udhëtimet për mijëra pasagjerë
