ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Spiunonin për Rusinë, Britania arreston 2 burra dhe një grua të dyshuar si agjentë 4 hours ago
Mocion për shkarkimin e Peleshit, “U shkel Kushtetuta”, PD: Të përsëritet seanca 4 hours ago
VanHorn: Ndarja e pushteteve, liria e fjalës dhe sundimi i ligjit, themeli i besimit mes qeverive e popujve 5 hours ago
U akuzua se inskenoi vdekjen e tij, lirohet nga burgu italiani Davide Pecorelli 5 hours ago
Mashtrimi me skemën piramidale “XUEX”, policia e shtetit apel qytetarëve: Kujdes, kemi zbuluar se po ofrohen ‘mësime falas’ për kriptovalutat 6 hours ago
Next
Prev
Home Albania

Meta në Shkup: Bllokada e Bullgarisë ndaj RMV është e padrejtë

albnews by albnews
11 January, 2022
in Albania, Maqedonia
0
Meta në Shkup: Bllokada e Bullgarisë ndaj RMV është e padrejtë
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Bllokadën e Bullgarisë ndaj Maqedonisë së Veriut në lidhje me integrimin e kësaj të fundit në Bashkimin Evropian, presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta e cilëson si të padrejtë. Në një deklaratë për Portalb.mk, ai tha se megjithatë, është optimist se ky kontest do të mbyllet së shpejti. 

Sot në Insitutin e Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve – Shkup (ITSHKSH), presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta ligjëroi në temën “Shqiptarët në mijëvjeçarin e ri – sfidat dhe perspektivat”, para studentëve të Universitetit të Tetovës, ‘Nënë Tereza’ dhe të UEJL.

RelatedPosts

Zbardhet dinamika/ 16-vjeçarja në Këlcyrë viktimë e abuzimit nga i dashuri 46-vjeçar, njerku i saj dhe efektivi i policisë. Lëshohen 4 urdhërarreste

Mocion për shkarkimin e Peleshit, “U shkel Kushtetuta”, PD: Të përsëritet seanca

VanHorn: Ndarja e pushteteve, liria e fjalës dhe sundimi i ligjit, themeli i besimit mes qeverive e popujve

Ai tha se Maqedonia e Veriut ka bërë progres në rrugën euro-integruese të saj, përderisa Shqipëria ka ngecur në vend.

“Është e drejtë që Maqedonia e Veriut sa më parë të hap negociatat me Bashkimi Evropian sepse është bërë shembull në rajon. Shqipëria ka stagnuar, edhe pse nuk iu desht Shqipërisë të ndryshojë emrin apo të rregullojë marrëdhëniet me fqinjët” tha Meta.

Bllokadën e Bullgarisë ndaj Maqedonisë së Veriut, Meta e cilëson si të padrejtë, por, është optimist se ky kontest shumë shpejtë do të mbyllet.

Në pyetjen e Portalb.mk se a duhet Shqipëria të vazhdojë procesin eurointegrues e vetme si shtet dhe jo në një pako me RMV-në, Meta u përgjigj se dëshiron që dy vendet mos të ndahen në këtë rrugëtim.

“Dëshirojmë që vendet tona bashkërisht të integrohemi, e për këtë gjë nuk duhet të presim por të punojmë” tha ai.

Mes tjerash, Meta tha se perspektiva e përbashkët e shqiptarëve dhe gjithë vendeve të rajonit perëndimor është bashkëpunimi rajonal dhe integrimi në Bashkimin Evropian.

Duke folur për bashkëpunim të suksesshëm bilateral, Meta e përmendi shembullin e bashkëpunimit të tre instituteve shkencore nga Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia e Veriut. Ai theksoi se shembulli i tillë duhet të ndiqet edhe nga universitetet e vendeve tona, të rrisin bashkëpunimin për t’iu mundësuar studentëve të dy vendeve mundësi sa më të lehta studimi dhe shkëmbimi reciprok.

Të pranishëm në këtë takim ishin edhe ambasadori i Shqipërisë në RMV, Fatos Reka, dhe ushtruesi detyrës në ambasadën e Kosovës në Shkup, Prindon Sadriu.

Kujtojmë se, Maqedonia e Veriut dhe Bullgaria tensionuan raportet për shkak të kontesteve historike. Sofja zyrtare kërkon që Shkupi t’i pranojë kërkesat bullgare se gjuha maqedonase është normë e asaj bullgare dhe se kombi maqedonas është krijuar nga Tito.

Ky kontest ka bllokuar procesin eurointegrues të vendit, me çka Bullgaria këtë vit i vendosi dy herë veto Maqedonisë së Veriut, njëherë në qershor, kurse më pas, më 14 dhjetor, edhe një herë e bllokoi fillimin e negociatave RMV-BE.

Edhe në vitin 2020, njëjtë vendi fqinj, i vendosi dy here veto Maqedonisë së Veriut, një herë në këshillin e ministave të Jashtëm të BE-së si dhe në Këshillin për Punë të Përgjithshme të BE-së, duke penguar në këtë mënyrë miratimin e kornizës negociuese për fillimin e negociatave të vendit me BE-në. Për zgjidhjen e kontesteve të historisë, komisioni maqedono – bullgar ka mbajtur takime, po nuk kanë arritur të gjejnë zgjidhje. Palët kanë mosmarrëveshje më së shumti rreth identitetit të figurave historike të Mbretit Samoil dhe Goce Delçevit.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Spiunonin për Rusinë, Britania arreston 2 burra dhe një grua të dyshuar si agjentë

Spiunonin për Rusinë, Britania arreston 2 burra dhe një grua të dyshuar si agjentë

18 September, 2025
Mocion për shkarkimin e Peleshit, “U shkel Kushtetuta”, PD: Të përsëritet seanca

Mocion për shkarkimin e Peleshit, “U shkel Kushtetuta”, PD: Të përsëritet seanca

18 September, 2025
VanHorn: Ndarja e pushteteve, liria e fjalës dhe sundimi i ligjit, themeli i besimit mes qeverive e popujve

VanHorn: Ndarja e pushteteve, liria e fjalës dhe sundimi i ligjit, themeli i besimit mes qeverive e popujve

18 September, 2025
U akuzua se inskenoi vdekjen e tij, lirohet nga burgu italiani Davide Pecorelli

U akuzua se inskenoi vdekjen e tij, lirohet nga burgu italiani Davide Pecorelli

18 September, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result