Sports
Milan, Tare: Po vlerësojmë një shkëmbimi Gimenez-Dovbyk, po punojmë për Akanji dhe Musah…
Igli Tare po lëviz lirshëm në tregun e transferimeve. Drejtori sportiv i kuqezinjve nuk i mbajti sekret planet e klubit, duke shpjeguar: “Gimenez-Dovbyk? Duke folur numerikisht, sulmi është i plotë. Megjithatë, ne po vlerësojmë gjithashtu mundësinë e një shkëmbimi me Romën. Duke luajtur një ndeshje në javë, duhet të kemi skuadrën e duhur”.
Ndërkohë, sot ishte dita e Nkunkut: “Gjëja më e vështirë, si gjithmonë, është të bësh zgjedhjen e duhur. Ai ka qenë gjithmonë në radarin tonë dhe ne u përpoqëm të plotësonim linjën sulmuese, veçanërisht pas dëmtimit të Rafa Leaos. Deri para tre ose katër ditësh, nuk ishte e mundur sepse kostot ishin krejtësisht të ndryshme, por më pas shfrytëzuam situatën që ai kishte me Chelsean dhe arritëm ta mbyllnim marrëveshjen”.
Nuk është vetëm sulmi, edhe mbrojtja ka nevojë për përmirësim: “A kemi marrë një përgjigje nga Akanji? Jo ende, por ky ndryshim në formacion në ditët e fundit na ka vënë pak në telashe, duhet të jemi të aftë në sjelljen e një lojtari me përvojë në 72 orët e fundit. Akanji ka cilësinë për të luajtur për Milanin. Cilat janë problemet mbrojtëse? Ne e analizuam me kujdes fazën mbrojtëse edhe me Max tre muaj më parë, dhe tani, duke parë dy golat e pësuar kundër Cremonese, jemi kthyer në vitin e kaluar, ku golat e pësuar ishin rezultat i mungesës së vëmendjes. Kjo është arsyeja pse vendosëm të bëjmë këtë ndryshim për t’i dhënë ekipit më shumë besim dhe siguri”.
Sa i shokuar ishit nga debutimi? “I shokuar? I traumatizuar. Një rezultat i tillë… Ka qenë një javë makthi, duhet të fitojmë sepse fitorja na jep qetësi shpirtërore dhe besim. Duhet të jemi të mirë sepse tifozët e Milanit meritojnë një ekip konkurrues. Klubi na ka dhënë mundësinë të kompletojmë skuadrën, duhet të jemi të mirë dhe të përulur”.
A do të qëndrojë Musah? “Do ta vlerësojmë pas ndeshjes. Kemi një marrëveshje me Atalantën, por dëmtimi i Jasharit e ka komplikuar situatën, vendimi do të merret nesër”.
Sports
Zbulohet pas 12 vitesh, çfarë tha Michael Schumacher para se të aksidentohej
Vetëm pak orë para aksidentit tragjik me ski, që më 29 dhjetor 2013 i ndryshoi jetën përgjithmonë, legjenda e Formula 1, Michael Schumacher, i kishte dërguar një mesazh prekës bashkëshortes së tij, Corinna. Shtatë herë kampion bote dhe fitues i 91 garave, gjermani konsiderohet një nga pilotët më të mëdhenj në historinë e cirkuitit.
Pas më tepër se dy dekadave karrierë të lavdishme, ai u tërhoq nga Formula 1 në fund të sezonit 2012, pas Çmimit të Madh në Brazil. Vetëm një vit më vonë, gjatë pushimeve familjare në Meribel, në alpet e Francës, Schumacher pësoi një aksident të rëndë teksa po po bënte ski, duke pësuar një dëmtim të rëndë në tru.
Në dokumentarin e Netflix, me titullin “Schumacher”, bashkëshortja e tij, Corinna zbuloi për herë të parë mesazhin që ai i kishte dërguar para ngjarjes: “Pak para se të ndodhte, më tha: Bora nuk është ideale. Mund të fluturojmë për në Dubai dhe të bëjmë hedhje me parashutë”.

Një mesazh që sot shihet si tepër prekës, duke pasur parasysh atë që ndodhi vetëm disa orë më vonë. Corinna theksoi se kurrë nuk e ka fajësuar Zotin për aksidentin, duke e cilësuar ngjarjen si një fatkeqësi të jashtëzakonshme: “Ishte thjesht fat i keq. Fatkeqësia më e madhe që mund t’i ndodhë dikujt në jetë”.
Prej aksidentit, familja Schumacher ka mbrojtur privatësi të plotë rreth gjendjes shëndetësore të ish-pilotit, duke lejuar vetëm një rreth shumë të ngushtë njerëzish ta vizitojnë. Corinna ka qëndruar vazhdimisht pranë bashkëshortit të saj, duke u kujdesur për të me përkushtim.
Sports
Ish-kampioni i botës në boks Anthony Joshua plagoset në një aksident automobilistik në Nigeri, dy persona humbin jetën
Anthony Joshua është plagosur në një aksident automobilistik në Nigeri, i cili la të vdekur dy persona të tjerë.
Joshua, 36 vjeç, ndodhej në një xhip Lexus kur automjeti u përplas me një kamion të parkuar sot, pak pas orës 11:00, në autostradën Lagos–Ibadan, në zonën Makun, sipas mediave lokale.
Pamje të publikuara në internet tregojnë ish-kampionin e botës në peshat e rënda pa bluzë dhe dukshëm të tronditur, teksa qëndron ulur brenda mjetit të shkatërruar, mes xhamave të thyer.

Më pas ai shihet i ulur në sediljen e përparme të një automjeti emergjence, duke biseduar me zyrtarët. Raportohet se Joshua ka pësuar lëndime të lehta, ndërsa dy persona të tjerë u shpallën të vdekur në vendngjarje.
Promotori i Joshuas, Eddie Hearn, i tha Daily Mail Sport:
‘Jam me pushime familjare dhe u zgjova me lajmin për këtë incident. Po përpiqemi të kontaktojmë Anthony-n dhe, ndërkohë, nuk duam të spekulojmë për gjendjen e tij, por fatmirësisht nga pamjet që kam parë duket se është mirë.
Jemi në pritje të më shumë informacionit për atë që ka ndodhur dhe do të përditësojmë në kohën e duhur.’
Sipas informacioneve, Joshua ishte ulur pas shoferit, së bashku me një pasagjer tjetër, kur ndodhi aksidenti.
Në Lexus ndodheshin gjithsej katër persona në momentin e përplasjes, ndërsa sigurimi i tij e ndiqte nga pas me një automjet tjetër.
Sports
Strakosha në formë të jashtëzakonshme, AEK-u gjen stabilitet. Garanci edhe për Kombëtaren
AEK-u i Athinës po shfaq nivel të lartë loje këtë sezon, ndërsa siguria në portë mbështetet te Thomas Strakosha. Portieri i Kombëtares shqiptare është kthyer në një pikë reference për ekipin, duke garantuar stabilitet në prapavijë.
30-vjeçari ka lënë pas episodet e sezonit të kaluar dhe që në fillim të këtij edicioni është paraqitur i përqendruar dhe i qëndrueshëm. Strakosha është zgjedhja e parë e trajnerit Nikolic në kampionat dhe në Evropë, duke munguar vetëm në ndeshjet e Kupës.
Deri tani ka zhvilluar 27 ndeshje zyrtare, duke pësuar 22 gola dhe duke regjistruar 13 ndeshje pa pësuar gol. Ai ka pasur rol vendimtar në disa fitore, me ndërhyrje të rëndësishme në momente kyçe të takimeve.
Paraqitja ndaj Anderlechtit në Bruksel konsiderohet ndër më të mirat e tij këtë sezon. Statistikat tregojnë se ai pëson më pak gola sesa pritej. Mesatarisht përballet me pak më shumë se tre goditje në portë për ndeshje, duke realizuar pothuajse 2.5 pritje.
Siguria e tij shihet edhe në daljet në goditjet standarde. Përmirësim ka treguar edhe loja me këmbë, me përqindje të lartë pasimesh të sakta. Strakosha mbetet një nga elementët më të rëndësishëm të AEK-ut në këtë sezon.
-
Albania8 hours agoU kap me kokainë me vlerë 230 mijë euro, shqiptari: Mos më dënoni, më lejoni të kthehem në Shqipëri
-
UK7 hours agoFOTO/ Nëna me dy fëmijët humbën jetën në një zjarr tragjik në Angli
-
Albania2 days agoShqiptari në Britani shpëton nga deportimi pasi “partnerja nuk i flet shqip”
-
Sports6 hours agoIsh-kampioni i botës në boks Anthony Joshua plagoset në një aksident automobilistik në Nigeri, dy persona humbin jetën
-
UK2 days agoRrëzohet aeroplani në Britani, alarm në aeroportin Southend në Londër
-
Albania8 hours agoHetimet për atentatin e Rinasit, burime: Autorët pasi dogjën mjetin që përdorën në krim u larguan me ambulancë
-
Albania23 hours agoVIDEO/ Protesta në Vlorë për mungesën e ujit, qytetarët futen në teatrin “Petro Marko” dhe ndërpresin mbrëmjen gala të bashkisë
-
Albania23 hours agoAnomalia e buxhetit, 2 miliardë euro shpenzime në dhjetor
