Albania
Muaji i shenjtë i Ramazanit, myftiu: Agjërimi është i shëndetshëm, ja kush e ka detyrim
Sot ka nisur muaji i shenjtë i Ramazanit, muaj që për besimtarët mysliman do të thotë ndalim i konsumit të ushqimit nga syfyri në iftar, pra nga lindja e deillit deri në perëndimin e tij.
I ftuar në një lidhje Skype me studion e “Shqipëria Sot” në ABC News, myftiu i qarkut të Peqinit, Armand Islami është shprehur se Ramazani është muaji i qetësisë dhe mëshirës.
Myftiu po ashtu shton se ky muaj për myslimanët është afrimitet tek Allahu.
“Ramazani është muaji i qetësisë dhe i mëshirës. Muaj që për myslimanët është afrimitet tek Allahu i Madhërum.
Islami është ndërtuar mbi 5 shtylla, ku një ndër to është edhe agjërimi i këtij muaji.
Më agjërimi ne Ramazanit, myslimani arrin devotshmërinë ndaj Allahut, por edhe vetë i madhi zot kur e ka bërë obligim këtë muaj, thotë se qëllimi kryesor është bindja ndaj Allahut dhe adhurimi ndaj tij,” tha myftiu.
Më pas tregoi se si është një ditë e një myslimani gjatë muajit të Ramazanit kur është duke agjëruar.
Ai tha se pas 11 muajve që ke qenë duke ngrenë, kur vjen muaji i Ramazanit ka ardhur momenti për të ndaluar sipas orarit të kalendarit.
Ai tha se në momentin kur çelet iftari duhet konsumuar diçka e lehtë dhe më pas të shtrohet tavolina.
“Kur trupi është mësuar 11 muaj duke ngrënë, kur vjen muaji i Ramazanit ka ardhur momenti për të ndaluar që kur lindi dielli dhe deri në momentin e perëndimit.
Thirret ezani dhe bien daullet, kështu kuptojmë që ka hyrë iftari dhe nisin konsumin e ushqimit.
Ngrënia fillon me diçka të lehtë dhe më pas shtrohet tavolina. Nga iftari deri në syfyr vazhdon jeta normale” u shpreh ai.
Në lidhje me anën shëndetësore, myfti Islami tha se dukeqenëse Allahu i do njerëzit e tij kurrësesi nuk do t’i urdhëronte për diçka që do t’i bënte keq.
Ai tha se ky mua ka dobi të shumta nga ana shëndetësore.
“Ne jemi me bindje të plotë që dashuria e Allahut ka për robërit e tij është 99 herë më e madhe e ajo që ka nëna për djalin e vet.
Ky muaj i begat, e mbron trupin, sidomos stomakun, ndihmon për ulçerën dhe ka edhe dobi të shumta nga ana shëndetësore” theksoi myftiu.
I pyetur se kush janë personat që kanë detyrim ta agjërojnë muajin e Ramazanit, ai tha se çdo besimtar mysliman që ka arritur moshën e pjekurisë dhe është mirë nga ana shëndetësore e ka detyrim.
“Detyrimi i agjërimit është për çdo besimtar mysliman, që e ka arritur moshën e pjekurisë, që është mirë nga shëndeti tij dhe jeton në vendin e tij, pra udhëtarët nuk e kanë detyrim.
Fëmijët është mirë që duhet të mësohen që kur janë të vegjël duke e agjëruar nga një ditë, dy ditë”, tha ai.
Në fund ai i uroi gjithë besimtarëve kudo që janë, për një agjërim sa më të lehtë dhe zoti ia pranoftë lutjet.r.t/abcnews.al
Albania
Berisha uron Kurtin për fitoren: Zgjedhjet, një sukses i vërtetë i demokracisë në Kosovë!
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka uruar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, për fitoren e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.
Përmes po postimi në rrjetet sociale, Berisha shkruan se edhe partitë e tjera politike të Kosovës mbajtën qëndrime dinjitoze gjatë fushatës, për respektimin e vullnetit të qytetarëve.
Po ashtu Berisha shkruan se këto zgjedhje treguan se në Kosovë ka garë të lirë dhe demokratike, shkruan A2 CNN.
Kreu i PD nuk harroi të akuzonte kryeministrin Edi Rama për pengim të procesit të rregullt zgjedhor në Shqipëri.
Postimi i Berishës:
Zgjedhjet Parlamentare të 28 dhjetorit 2025 në Kosovë, një sukses frymëzues për Shqipërinë
Të dashur miq, dje Kosova zhvilloi zgjedhjet palamentare të parakohshme, të dytat në një hark kohor 10 mujor. Këto zgjedhje për fushatën, procedurën e votimit, garën e lirë, administrimin e votës ishin një sukses i vërtetë i demokracisë së re të Kosovës dhe mbarë qytetarëve të saj dhe shpresoj një frymëzim për shqiptarët në Shqipëri, ku armiku i egër i votës së lirë të qytetarëve shqiptarë, Ramaduro i Europës, ka shndërruar procesin jetik të zgjedhjeve të lira në farsë të shëmtuar elektorale.
Me këtë rast dua të uroj përzemërsisht qytetarët e lirë të Kosovës, autoriteret e vendit dhe institucionet e administrimit të procesit zgjedhor dhe forcat politike për arritjen e vërtetë të rendit demokratik të vendit të tyre.
Uroj fituesin e zgjedhjeve Z. Albin Kurti për fitoren e thellë të këtyre zgjedhjeve, por edhe të gjitha forcat e tjera politike për pjesëmarrjen dhe qëndrimet e tyre dinjitoze gjatë fushatës dhe respektimin e vendimit të sovranit. Dhe njëherë urime Kosovës, krenari e shqiptarëve! #sb
Albania
Autoboti i pastrimit të ujërave të zeza, po shpërndan ujë për qytetarët në Vlorë
Qytetarët e Vlorës kanë protestuar sërish sot para dyerve të Bashkisë pasi prej 4-5 ditësh janë pa ujë të pijshëm pas një defekti në linjën kryesore të ujësjellësit.
Njëri prej qytetarëve ka telefonuar kryebashkiaken Brunilda Mersini duke i kërkuar që të vijë personalisht dhe të bisedojë me qytetarët për situatën por Mersini i ka mbyllur telefonin qytetarit pa i dhënë asnjë zgjidhje.
Si pasojë e pakënaqësisë, qytetarët janë zhvendosur në rrugën kryesore, duke bllokuar qarkullimin. Ata kanë pasur disa përplasje me policinë dhe kanë hedhur vezë dhe letra higjenike para ambienteve të Bashkisë.
Ndërkohë, Ujësjellësi i Vlorës ka njoftuar banorët se uji i sjellë me autobotë duhet përdorur vetëm për nevoja emergjente dhe jo për konsum oral. Në njoftim thuhet:
‘Ujësjellës Kanalizimeve Rajoni Vlorë, njofton qytetarët se ujin të cilin po e marrin nga autobotet, duhet t’a përdorin për nevoja emergjente dhe jo për përdorim oral.’
Nga ana tjetër qytetarët shprehen se autoboti që shihni në foto përdoret për zhbllokimin e pusetave të ujërave të zeza, por tani po shpërndan edhe ujë dhe në pikë të hallit kanë marrë bidonat dhe po mbushin ujë.
Albania
Vlora 4 ditë pa ujë, kryetarja e bashkisë: Defekti, fatkeqësi natyrore. Ujësjellësi s’është në varësinë tonë, protestën po e bën opozita
Kryetarja e Bashkisë së Vlorës Bruna Mersini, në një deklaratë për mediat lidhur me situatën e mungesës së ujit prej katër ditësh në Vlorë, u shpreh se problemi vjen prej ujësjellësit dhe se kjo nuk është në përgjegjësi të bashkisë.
Sipas saj, defekti në tubacion që la Vlorën katër ditë pa ujë, është “fatkeqësi natyrore” dhe se nuk duhet përdorur për politikë.
“Kjo është një fatkeqësi natyrore, nuk duhet përdorur për të bërë politikë. Nuk është momenti të bëjmë analiza dhe të gjejmë fajtorin, është momenti të japim zgjidhjen.
Dhe zgjidhja është duke ardhur nga Turqia: në orën 02:30 zbret avioni me tre pjesë rezervë, të cilat në orën 17:00 mbërrijnë në Vlorë.
Ndërkohë, zgjidhja e përkohshme duket se po funksionon pjesërisht. Jemi duke i dhënë ujë qytetit pjesërisht nëpërmjet ujësjellësit dhe, ndërkohë, 15 autobotë dhe emergjencat civile janë në terren duke shpërndarë ujë me koli”, tha ajo.
-
Albania6 hours agoU kap me kokainë me vlerë 230 mijë euro, shqiptari: Mos më dënoni, më lejoni të kthehem në Shqipëri
-
UK5 hours agoFOTO/ Nëna me dy fëmijët humbën jetën në një zjarr tragjik në Angli
-
Albania2 days agoShqiptari në Britani shpëton nga deportimi pasi “partnerja nuk i flet shqip”
-
Sports5 hours agoIsh-kampioni i botës në boks Anthony Joshua plagoset në një aksident automobilistik në Nigeri, dy persona humbin jetën
-
UK2 days agoRrëzohet aeroplani në Britani, alarm në aeroportin Southend në Londër
-
Albania21 hours agoVIDEO/ Protesta në Vlorë për mungesën e ujit, qytetarët futen në teatrin “Petro Marko” dhe ndërpresin mbrëmjen gala të bashkisë
-
Albania6 hours agoHetimet për atentatin e Rinasit, burime: Autorët pasi dogjën mjetin që përdorën në krim u larguan me ambulancë
-
Albania21 hours agoAnomalia e buxhetit, 2 miliardë euro shpenzime në dhjetor
