Shumë bare në Angli tashmë kanë mirëpritur klientët e tyre të parë që nga ky mëngjes – dhe bizneset pritet të punojnë deri vonë për mbrëmjen e tyre të parë të së shtunës pas mbylljes. Në Irlandën Veriore, baret kanë qenë të hapura që nga e premtja.
Ekzistojnë masa të ndryshme për të përmirësuar sigurinë, përfshirë:
- Muzika do të mbahet me volum të ulët në mënyrë që njerëzit të mos bërtasin.
- Shishet e ketchup dhe majoneza do të zëvendësohen me qese individuale.
- Detajet e kontaktit – një emër dhe një numër telefoni – do të merren nga një person për grup dhe duhet të shënohen orët e mbërritjes.
- Qasja në tualete do të kontrollohet/BBC