Bota
Në një intervistë tre-orëshe, Trump zbulon ‘gabimin më të madh’ që ka bërë
Intervista tre-orëshe e kandidatit republikan për president Donald Trump me Joe Rogan është publikuar së fundmi.
Në intervistë, ish-presidenti diskuton gjithçka që nga “gabimi më i madh” i qëndrimit të tij në Shtëpinë e Bardhë, biseda me liderin e Koresë së Veriut, e deri mendimet e tij mbi jetën jashtokësore.
Dy vjet më parë Rogan e përshkroi Trumpin si “një kërcënim ekzistencial për demokracinë” dhe refuzoi ta kishte atë në emisionin e tij.
Por dyshja u dukën miqësor gjatë intervistës teksa biseduan për interesin e tyre të përbashkët në Ultimate Fighting Championship dhe miq të përbashkët si Elon Musk.
Trump për ‘gabimin e tij më të madh’
“Zgjodha disa njerëz që nuk duhej t’i kisha zgjedhur”, tha Trump kur u pyet për “gabimin më të madh” të presidencës së tij 2017-2021.
“Njerëz të këqij, të pabesë”, tha ai duke iu referuar neokonservatorëve, politikëbërësve që mbështesin një politikë të jashtme ndërhyrëse të SHBA-së.
“Një djalë si Kelly, i cili ishte një ngacmues, një person i dobët”, shtoi Trump, duke përmendur ish-shefin e tij të stafit të Shtëpisë së Bardhë, John Kelly, i cili e përshkroi ish-shefin e tij si “fashist”.
Përveç Kellyt, Trump dha mendimin e tij edhe për ish-këshilltarin e tij të Sigurisë Kombëtare të SHBA-së, John Bolton.
“Ai ishte një idiot, por i dobishëm ndonjëherë”, u shpreh ish-presidenti.
Biseda me liderin e Koresë së Veriut
Trump tha se ai e njohu “shumë mirë” liderin e Koresë së Veriut, Kim Jong-un, pavarësisht nga disa përplasje midis të dyve, fillimisht kur Trump i tha: “Do të digjesh në ferr”.
Gjithashtu, republikani tha se kërkoi nga lideri i Koresë së Veriut të ndalonte ndërtimin e rezervave të tij “të konsiderueshme” të armëve.
“A bëni ndonjëherë ndonjë gjë tjetër? Pse nuk e merr me qetësi? Shkoni në plazh, pushoni”, iu kishte drejtuar Trump liderit të Koresë së Veriut.
Trump gjithashtu argumentoi se Rusia nuk do ta kishte pushtuar kurrë Ukrainën nëse ai do të kishte qenë president.
“Unë i thashë Vladimir, ti nuk do të hysh brenda. Unë flisja me të gjatë gjithë kohës. Nuk mund t’ju them atë që i thashë, sepse mendoj se do të ishte e papërshtatshme, por një ditë ai do t’ju tregojë, por nuk do të kishte hyrë kurrë”.
Sipas Trump, Putini ka ndërhyrë ushtarakisht në Ukrainë sepse “ai nuk e respekton Bidenin”.
Zgjedhjet e vitit 2020
I pyetur për prova për të mbështetur pretendimet e tij të rreme se presidencialja e vitit 2020 iu vodh nga mashtrimi masiv i votuesve, Trump i tha Roganit: “Do ta bëjmë një herë tjetër”.
“Ato zgjedhje ishin aq të shtrembëra, ishin më të shtrembërat”.
Trump pretendoi parregullsi me fletëvotimet në Wisconsin dhe se demokratët “përdorën COVID-in për të mashtruar”.
“Unë humba, si, nuk humba”, vazhdoi ai.
Ndryshe, gjatë intervistës së gjatë Trump sulmoi kundërshtarët e tij politikë dhe lavdëroi aleatët e tij.
Ai e quajti rivalen zëvendëspresidenten Kamala Harris, një “person me IQ shumë të ulët” dhe e përshkroi Gavin Newsom të Kalifornisë si “një nga guvernatorët më të këqij në botë”, ndërsa Elon Musk e përshkroi si “djali më i madh”.
Ai tha se është “plotësisht” i përkushtuar për të sjellë Robert F Kennedy Jr në një administratë të re potenciale të Trump.
Mbi jetën jashtëtokësore
Trump tha se ai nuk e kishte përjashtuar mundësinë e ekzistencës së jetës në hapësirë.
“Nuk ka asnjë arsye për të mos menduar se Marsi dhe të gjithë këta planetë nuk kanë jetë”, tha ai duke iu referuar diskutimeve që kishte pasur me pilotët e aeroplanëve që kishin parë gjëra “shumë të çuditshme” në qiell.
“Epo, Mars – ne kemi pasur sonda atje, dhe rovera, dhe nuk mendoj se ka jetë atje”, tha Rogan.
“Ndoshta është jeta për të cilën ne nuk dimë”, iu kundërpërgjigj Trump.
Kandidati republikan ka qenë nën presion nga demokratët për të nxjerrë të dhënat e tij mjekësore pasi Harris publikoi të dhënat e saj në fillim të këtij muaji, të cilat arritën në përfundimin se ajo kishte “shëndet të shkëlqyer” dhe është e përshtatshme për presidencën.
Trump nuk e trajtoi temën drejtpërdrejt, por i tha Roganit se mjekët e kishin përshkruar aftësinë e tij për të vrapuar si “të pabesueshme”.
Bota
Putin në fjalimin për Vitin e Ri: Rusia do të fitojë në Ukrainë
Presidenti rus, Vladimir Putin, tha se vendi i tij beson se do të fitojë në Ukrainë, ku Moska po zhvillon një ofensivë që gati katër vjet. Këto deklarata ai i bëri në fjalimin për Vitin e Ri. Fjalimi tradicional i Putinit u transmetua fillimisht në gadishullin e largët lindor të Kamçatkës, që është rajoni i parë i Rusisë që hyri në vitin 2026.
Ai u bëri thirrje rusëve të “mbështesin heronjtë tanë” që luftojnë në Ukrainë, duke thënë: “Ne besojmë te ju dhe te fitorja jonë”.
Ai ua uroi Vitin e ri “luftëtarëve dhe komandantëve” në Ukrainë, duke shtuar se “miliona njerëz në mbarë Rusinë, më besoni, po mendojnë për ju”.
Konflikti në Ukrainë ka shkaktuar dëme të mëdha materiale në UKrainë, teksa humbjet në njerëz të dyja palët vlerësohet se janë të larta.
Shtetet e Bashkuara po udhëheqin përpjekjet për të arritur një marrëveshje për t’i dhënë fund konfliktit më të madh në Evropë që nga Lufta e Dytë Botërore.
Data 31 dhjetor shënon 26-vjeotrin e ngritjes në pushtet të Putinit. Ai u bë president i Rusisë në prag të Vitit të Ri 1999, kur Boris Yeltsin dha dorëheqjen. Fjalimi televiziv i Vitit të Ri, që vazhdon një traditë të nisur nga udhëheqësi sovjetik Leonid Brezhnev, është një ritual i festave në Rusi dhe ndiqet nga miliona familje. Ai transmetohet në televizionin shtetëror pak para mesnatës në secilën nga 11 zonat kohore të Rusisë./REL
Bota
10 shpikjet “Hi-Tech” më të bujshme të 2025-ës që po ndryshojnë botën
Viti 2025 ka sjellë një valë të re inovacionesh teknologjike që po ndryshojnë mënyrën si jetojmë, punojmë dhe ndërveprojmë me botën digjitale.
Revista prestigjioze TIME ka publikuar listën e saj vjetore “The Best Inventions of 2025”, ku përzgjodhi qindra produkte dhe teknologji me ndikim transformues.
Nga inteligjenca artificiale te robotika dhe pajisjet mjekësore të gjeneratës së re, këtu janë 10 shpikjet më të bujshme Hi-Tech të vitit.
1. Rabbit R1 – Asistenti portabël i gjeneratës së re

Një pajisje e vogël me IA të specializuar, që kryen detyra komplekse në emër të përdoruesit. Nuk ka nevojë për aplikacione – thjesht i kërkon dhe vepron në sekondë.
Burimi: TIME – Best Inventions 2025
2. Humane Ai Pin – Pajisja që zëvendëson telefonin

Një mini-kompjuter i veshshëm që projekton ndërfaqen në çdo sipërfaqe. Ai funksionon me komandë zanore dhe synon të reduktojë varësinë nga ekranet tradicionale.
Burimi: TIME
3. LIM X iRobot – Robot ndihmës për përdorim shtëpiak

Robot inteligjent për organizimin e shtëpisë, monitorim, pastrim të avancuar dhe ndihmë të personave me nevoja të veçanta.
Burimi: TIME
4. ProActiv Retract – Drón vetë-palosës për emergjenca
Një drón i ri që paloset automatikisht dhe nis fluturimin brenda sekondave, ideal për shpëtim në zona të vështira.
Burimi: TIME
5. NeuralSight 2.0 – Syze AR me IA të integruar
Syze të realitetit të shtuar që përkthejnë tekstin, identifikojnë objekte dhe projektojnë informacion në kohë reale.
Burimi: TIME
6. EcoCharge X – Bateri inteligjente që rikarikohet në 3 minuta
Një bateri ultratë shpejtë, e aftë të furnizojë pajisje shtëpiake dhe aparatura industriale.
Burimi: TIME
7. Medisync BioPatch – Sensor biometrik për diagnostikim të shpejtë

Një patch inteligjent që analizon parametrat shëndetësorë 24/7 dhe parashikon kriza shëndetësore përpara se ato të ndodhin.
Burimi: TIME
8. FoldCam Pro – Kamera e parë e palosshme 360°
Projeksione 3D, rezolucion ultra HD dhe kapacitet i avancuar stabilizimi – ideale për krijues përmbajtjesh.
Burimi: TIME
9. NanoClean Sphere – Pajisje nano-robotike për pastrim ajri

E përbërë nga mikro-robotë që neutralizojnë ndotësit në hapësira të mbyllura.
Burimi: TIME
10. AeroLink Urban – Drón personal për mobilitet urban
Një mjet fluturues i lehtë që synon të përdoret si “taksi ajrore personale” brenda qyteteve.
Bota
Presidenti i Kinës mban fjalimin e fundvitit: Në 2026-ën zotohem të bashkohemi me Tajvanin
Udhëheqësit botërorë kanë uruar qytetarët e shteteve të tyre për afrimine vitit të ri 2026, ndërkohë që të tjerë e shfrytëzojnë fjalimin e fundvitit për të dhënë mesazhe politike.
Presidenti i Kinës, Xi Jinping në fjalimin për Vitin e Ri në Pekin, u shpreh se në 2026 do të bashkojë Kinën dhe Tajvanin.
Duke folur një ditë pas përfundimit të stërvitjeve intensive ushtarake kineze rreth Tajvanit, Xi tha: “Ribashkimi i atdheut tonë, një trend i kohërave, është i pandalshëm”.
Kina pretendon se Tajvani, një ishull që vetë qeveriset, është pjesë të territorit të saj dhe është zotuar prej kohësh ta aneksojë atë, duke përdorur forcën nëse është e nevojshme.
-
Albania13 hours ago“Wizz Air” le në mëshirë të fatit pasagjerët e linjës Londër-Tiranë
-
UK3 days agoFOTO/ Nëna me dy fëmijët humbën jetën në një zjarr tragjik në Angli
-
Albania3 days agoU kap me kokainë me vlerë 230 mijë euro, shqiptari: Mos më dënoni, më lejoni të kthehem në Shqipëri
-
Albania4 days agoShqiptari në Britani shpëton nga deportimi pasi “partnerja nuk i flet shqip”
-
UK4 days agoRrëzohet aeroplani në Britani, alarm në aeroportin Southend në Londër
-
Sports3 days agoIsh-kampioni i botës në boks Anthony Joshua plagoset në një aksident automobilistik në Nigeri, dy persona humbin jetën
-
UK1 day agoBllokohet hekurudha Angli-BE/ Probleme me energjinë elektrike, pezullohen udhëtimet për mijëra pasagjerë
-
Albania3 days agoHetimet për atentatin e Rinasit, burime: Autorët pasi dogjën mjetin që përdorën në krim u larguan me ambulancë
