ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Trump i jep afat deri të dielën Hamasit për të pranuar planin e paqes 3 minutes ago
Përplasje vdekjeprurëse në Gaza, Hamasi dhe klani i fuqishëm palestinez përleshen në Khan Younis 5 minutes ago
Lezhë, gjendet pa jetë një 65-vjeçar, dyshohet se është vrarë me armë zjarri 8 minutes ago
Zgjedhjet në Tiranë, Lëvizja BASHKË propozon kryetarin, Arlind Qori, si kandidat për kreun e Bashkisë 12 minutes ago
Ish-ndihmës Sekretar i Shtetit i SHBA-së gjatë luftës së Kosovës, Rubin: Gjykata Speciale duhet t’i shpallë të pafajshëm ish- krerët e UÇK-së 14 minutes ago
Next
Prev
Home Albania

Nga Agim Nesho/ Aleksander Vuçiç dhe dy jeniçerët e shpërblyer nga sulltani

albnews by albnews
31 July, 2021
in Albania
0
Nga Agim Nesho/ Aleksander Vuçiç dhe dy jeniçerët e shpërblyer nga sulltani
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Shpërbërja e Jugosllavisë ishte procesi më i dhimbshëm dhe i përgjakur i historisë moderne të Europës pas Luftës së Dytë Botërore. Perëndimi, përfaqësues i vlerave dhe parimeve demokratike, kampioni i mbrojtjes së lirive dhe të drejtave të popujve, nuk mund të toleronte dhunën, vrasjet dhe genocidin e nacionalizmit serb ushtruar ndaj nacionaliteteve të ndryshme etnike si boshnjakët, kroatët dhe shqiptarët. Ndëshkimi i Serbisë ishte i rreptë, por jo i padrejtë. U dënuan kriminelët por jo nacionalistët që kërkonin shpagim për hakmarrje për cdo jetë serbi vrasjen e 100 myslimanëve. Menjëherë pas luftës Perëndimi donte paqe, mirëqënie, rindërtimin e rajonit me vlerat europiane. Me miliarda dollarë ishin investimet perëndimore dhe ndihma e BE, të gjithë të angazhuar për Paktin e Stabilitetit për Ballkanin. Jo vetëm ndihmë por edhe integrim. Integrimi i vendeve të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Europian duhet të përfshinte dhe Serbinë pasi regjimi i Milloshevicit kishte rënë.

Idenë e tregut rajonal e hodhi George Soros në vitin 2000, por edhe Soros këtë inisiativë e shikonte si nismë europiane që duhet mbikqyrur dhe ndihmuar nga BE. Të shumta që nga ajo kohë kanë qenë inisiativat europiane për integrimin rajonal, por Ballkani Perëndimor nuk arrinte të shkëputej dot nga e kaluara për të kapur momentin.

RelatedPosts

Lezhë, gjendet pa jetë një 65-vjeçar, dyshohet se është vrarë me armë zjarri

Zgjedhjet në Tiranë, Lëvizja BASHKË propozon kryetarin, Arlind Qori, si kandidat për kreun e Bashkisë

“Ndoshta e priste FBI në aeroport”- Berisha për mungesën e Ramës në OKB: I anuloi të gjitha përgatitjet që kishte bërë për në SHBA

20 vite më vonë humbësi i madh i viteve 2000, Aleksander Vuçiç, bëhet protagonist i një iniciative të re ‘Ballkani i Hapur’ jashtë tutelës europiane por ‘duke ruajtur vlerat europiane’. Një Serbi e rindërtuar nga Europa, por e lodhur nga standartet europiane dhe kufizimet e perëndimit që nuk i lejonin rikthimin e projektit të vjetër serb të dominimit të Ballkanit. Për Serbinë, detyrimi për njohjen e Kosovës si shtet i pavarur nuk mund të bëhet pa një kompensim në interesin e saj: ndarjen e Kosovës, rishikimin gjeopolitik të hapësirave të Ballkanit në linja të pastra etnike drejt Serbisë së Madhe ose lidershipi i saj në një inisiativë ballkanike si Minishengeni për të dominuar ekonomikisht Ballkanin Perëndimor. Nëpërmjet Mini-Shengenit si inisiativë selektive, përjashtuese, që nuk njeh sovranitetin e një shteti si Kosova dhe punon kundër interesave të Malit të Zi dhe Bosnjës, të cilat i shikon në perspektivë si hapësira natyrale të Serbisë, ajo kërkon t’i bëjë presion BE-së dhe Perëndimit për lëshim. Arkitekti Vuçiç, i cili alternativën europiane e shikon si një alternativë me kushtet serbe, ka sigurinë e përkrahjes së fuqive jo europiane si Rusia dhe Kina. Sot Serbia është bërë gjithmonë e më shumë një vend satelit i interesave të Kinës dhe Rusisë. Në qoftë se Kina dominon me investime, Rusia është shtrirë në të gjitha hapësirat strategjike të Serbisë që nga gazi, nafta, hekurudhat, infrastruktura, e deri në armatime dhe qendra aktive informacioni. Rusia e ka bërë Serbinë pjesë të inciativës së saj të Euro-Azisë duke shkelur rregullat e BE-së për tregjet europiane.

Atëherë pse Vuçiç, përfaqësues i nacionalizmit serb, i dedikuar për të përgatitur ushtrinë për të mbrojtur ‘hapësirat serbe’, që nuk guxon të kërkojë falje për krimet e kaluara për të ndërtuar besimin për të ardhmen midis shteteve, papritur avancon me një inisiativë ‘europianiste për katër liritë kryesore’ për të bërë në Ballkan atë që Europa është e vonuar për ta bërë? Si është e mundur që ai është frymëzuesi i shtetit paralel në Bosnjë dhe Kosovë, frymëzues i heshtur i grushtit të shtetit në Malin e Zi, regjimi i të cilit i denigron qytetarët shqiptarë të Kosovës të heqin targat e makinave dhe të deformojnë identitetin për të lëvizur të lirë, entuziazmohet aq shumë sa tani ‘do të lëvizim të lirë pa kontroll nga Beogradi në Tiranë?

Që inisiativa e MiniShengenit është vepër e Aleksandër Vuçiç këtë e ka pranuar vetë ai. Që përkrahet nga qarqe të caktuara perëndimore për të gjetur një zgjidhje kompromisi me Serbinë apo interesa okulte financiare ekonomike edhe kjo nuk ka diskutim. Por kjo iniciativë nuk do të kishte sukses në qoftë se Vuçiç nuk do të gjente si partner Edi Ramën në Tiranë, pavarësisht se klasa politike në Tiranë nuk është dakort për një iniciativë që anashkalon Kosovën dhe të drejtën e saj sovrane si e barabartë në tryezën ballkanike. Pompimi i zotit Rama si lider global me ide të hapura, angazhimi i tij në një inisiativë ‘europiane’ të krijimit të boshtit Beograd-Tiranë si boshtin Gjermani-Francë, mbushja e mendjes së liderit shqiptar ‘se me këto iniciativa do të bëhen faktorë përcaktues të stabilitetit ballkanik (në mënyrën më të thjeshtë që Rama do të kishte një pushtet të pakufizuar) bënë të mundur që arkitekti i talentuar Vuçiç të bashkëpunonte me bojaxhiun shqiptar Rama që do ta shiste inisiativën e tyre me ngjyra të ndezura europiane.

Inisiativa Rama-Vuçiç-Zaev është një inisiativë që afirmon interesat serbe në Ballkan e mbështetur në dy paterica të mjera ballkanike që kërkojnë ta mbajnë në këmbë. I humburi i madh në të janë shqiptarët, të cilët ekzaktësisht 108 vite më parë më 29 korrik, u coptuan në pjesë nga fuqitë e mëdha në favor të Serbisë, por kësaj here me përfaqësuesit e saj që e përdorin politikën për lavdi personale. Atë që mund të humbasin shqiptarët është perspektiva e tyre europiane. Gabime të tilla nuk justifikohen me padije apo interesa personale. Historia e popullit do t’i gjykojë ashpër.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Trump i jep afat deri të dielën Hamasit për të pranuar planin e paqes

Trump i jep afat deri të dielën Hamasit për të pranuar planin e paqes

3 October, 2025
Përplasje vdekjeprurëse në Gaza, Hamasi dhe klani i fuqishëm palestinez përleshen në Khan Younis

Përplasje vdekjeprurëse në Gaza, Hamasi dhe klani i fuqishëm palestinez përleshen në Khan Younis

3 October, 2025
Lezhë, gjendet pa jetë një 65-vjeçar, dyshohet se është vrarë me armë zjarri

Lezhë, gjendet pa jetë një 65-vjeçar, dyshohet se është vrarë me armë zjarri

3 October, 2025
Zgjedhjet në Tiranë, Lëvizja BASHKË propozon kryetarin, Arlind Qori, si kandidat për kreun e Bashkisë

Zgjedhjet në Tiranë, Lëvizja BASHKË propozon kryetarin, Arlind Qori, si kandidat për kreun e Bashkisë

3 October, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result