Bota
Një luftë gati të në shpërthyer Turqi-Izrael
Ministria e Jashtme e Turqisë në një deklaratë të re akuzon Izraelin se është “duke u bërë kërcënimi më i madh për sigurinë rajonale” dhe se është një “faktor strategjik destabilizues, duke shkaktuar kaos dhe duke nxitur terrorizmin”.
“Prandaj, për të vendosur sigurinë në të gjithë rajonin, Izraeli duhet së pari të braktisë politikat e tij ekspansioniste, të tërhiqet nga territoret që zotëron dhe të ndalojë minimin e përpjekjeve për vendosjen e stabilitetit në Siri”, tha Ministria e Jashtme turke.
Më hollësisht në njoftimin e Ministrisë së Jashtme të Turqisë thuhet:
“Deklaratat provokuese të ministrave izraelitë kundër vendit tonë pasqyrojnë gjendjen shpirtërore të tyre, si dhe politikat agresive dhe ekspansioniste të qeverisë fundamentaliste dhe raciste izraelite.
Ne duhet të pyesim veten pse Izraeli është i shqetësuar nga zhvillimet në Siri dhe Liban, të cilat premtojnë shumë paqen, stabilitetin dhe prosperitetin e rajonit tonë dhe mbështeten nga e gjithë bota.
Pavarësisht mungesës së ndonjë provokimi apo sulmi kundër Izraelit në Siri, sulmet e njëkohshme ajrore dhe tokësore të Izraelit në vende të ndryshme, nuk kanë shpjegim tjetër përveç faktit se politika e jashtme e Izraelit ushqen konfliktin.
Duke synuar Turqinë, ministrat izraelitë nuk mund të fshehin gjenocidin e tyre në Gaza, luftën e tyre totale kundër popullit palestinez, terrorizmin e tyre më anë të kolonëve, synimin e tyre për të aneksuar Bregun Perëndimor dhe ambiciet e tyre ekspansioniste pas sulmeve të tyre në Siri dhe Liban.
Me sulmet e tij ndaj integritetit territorial dhe unitetit kombëtar të vendeve të rajonit, Izraeli është kthyer në kërcënimin më të madh për sigurinë e rajonit tonë. Si një agjent strategjik destabilizues në rajon, Izraeli shkakton kaos dhe nxit terrorizmin.
Prandaj, për të vendosur sigurinë në të gjithë rajonin, Izraeli duhet para së gjithash të braktisë politikat e tij ekspansioniste, të tërhiqet nga territoret që zotëron dhe të ndalojë dëmtimin e përpjekjeve stabilizuese të Sirisë.
Është e rëndësishme që komuniteti ndërkombëtar të marrë përgjegjësitë e tij për të parandaluar agresionin gjithnjë e më të pamatur të Izraelit”.
Njoftimi turk vjen pas një deklarate nga Parisi të ministrit të Jashtëm izraelit Gideon Shaar, i cili akuzoi Ankaranë se luan një “rol negativ” në rajon, duke thënë se ata “po bëjnë gjithçka për ta pasur Sirinë si protektorat turk. Është e qartë se ky është qëllimi i tyre”.
Të mërkurën vonë mbrëma, Izraeli nisi sulmet kundër Sirisë, duke synuar dy baza ajrore, me ministrin izraelit të Mbrojtjes, Israel Katz, që tha se sulmet ajrore ishin “një mesazh i qartë dhe një paralajmërim për të ardhmen, se ne nuk do të lejojmë që siguria e shtetit të Izraelit të rrezikohet”.
Më herët kishte raportime se Turqia synon të krijojë një bazë ajrore në Siri, veçanërisht bazën ajrore T4 (Tigias) në lindje të Homsit, pa ndonjë konfirmim apo mohim të qartë nga qeveria turke. I vetmi reagim nga pala turke erdhi nga burime në Ministrinë e Mbrojtjes, të cilët u kërkuan gazetarëve “të mos i bazojnë postimet që bëhen veç deklaratave zyrtare të autoriteteve”. /tesheshi.com/
Bota
10 shpikjet “Hi-Tech” më të bujshme të 2025-ës që po ndryshojnë botën
Viti 2025 ka sjellë një valë të re inovacionesh teknologjike që po ndryshojnë mënyrën si jetojmë, punojmë dhe ndërveprojmë me botën digjitale.
Revista prestigjioze TIME ka publikuar listën e saj vjetore “The Best Inventions of 2025”, ku përzgjodhi qindra produkte dhe teknologji me ndikim transformues.
Nga inteligjenca artificiale te robotika dhe pajisjet mjekësore të gjeneratës së re, këtu janë 10 shpikjet më të bujshme Hi-Tech të vitit.
1. Rabbit R1 – Asistenti portabël i gjeneratës së re

Një pajisje e vogël me IA të specializuar, që kryen detyra komplekse në emër të përdoruesit. Nuk ka nevojë për aplikacione – thjesht i kërkon dhe vepron në sekondë.
Burimi: TIME – Best Inventions 2025
2. Humane Ai Pin – Pajisja që zëvendëson telefonin

Një mini-kompjuter i veshshëm që projekton ndërfaqen në çdo sipërfaqe. Ai funksionon me komandë zanore dhe synon të reduktojë varësinë nga ekranet tradicionale.
Burimi: TIME
3. LIM X iRobot – Robot ndihmës për përdorim shtëpiak

Robot inteligjent për organizimin e shtëpisë, monitorim, pastrim të avancuar dhe ndihmë të personave me nevoja të veçanta.
Burimi: TIME
4. ProActiv Retract – Drón vetë-palosës për emergjenca
Një drón i ri që paloset automatikisht dhe nis fluturimin brenda sekondave, ideal për shpëtim në zona të vështira.
Burimi: TIME
5. NeuralSight 2.0 – Syze AR me IA të integruar
Syze të realitetit të shtuar që përkthejnë tekstin, identifikojnë objekte dhe projektojnë informacion në kohë reale.
Burimi: TIME
6. EcoCharge X – Bateri inteligjente që rikarikohet në 3 minuta
Një bateri ultratë shpejtë, e aftë të furnizojë pajisje shtëpiake dhe aparatura industriale.
Burimi: TIME
7. Medisync BioPatch – Sensor biometrik për diagnostikim të shpejtë

Një patch inteligjent që analizon parametrat shëndetësorë 24/7 dhe parashikon kriza shëndetësore përpara se ato të ndodhin.
Burimi: TIME
8. FoldCam Pro – Kamera e parë e palosshme 360°
Projeksione 3D, rezolucion ultra HD dhe kapacitet i avancuar stabilizimi – ideale për krijues përmbajtjesh.
Burimi: TIME
9. NanoClean Sphere – Pajisje nano-robotike për pastrim ajri

E përbërë nga mikro-robotë që neutralizojnë ndotësit në hapësira të mbyllura.
Burimi: TIME
10. AeroLink Urban – Drón personal për mobilitet urban
Një mjet fluturues i lehtë që synon të përdoret si “taksi ajrore personale” brenda qyteteve.
Bota
Presidenti i Kinës mban fjalimin e fundvitit: Në 2026-ën zotohem të bashkohemi me Tajvanin
Udhëheqësit botërorë kanë uruar qytetarët e shteteve të tyre për afrimine vitit të ri 2026, ndërkohë që të tjerë e shfrytëzojnë fjalimin e fundvitit për të dhënë mesazhe politike.
Presidenti i Kinës, Xi Jinping në fjalimin për Vitin e Ri në Pekin, u shpreh se në 2026 do të bashkojë Kinën dhe Tajvanin.
Duke folur një ditë pas përfundimit të stërvitjeve intensive ushtarake kineze rreth Tajvanit, Xi tha: “Ribashkimi i atdheut tonë, një trend i kohërave, është i pandalshëm”.
Kina pretendon se Tajvani, një ishull që vetë qeveriset, është pjesë të territorit të saj dhe është zotuar prej kohësh ta aneksojë atë, duke përdorur forcën nëse është e nevojshme.
Bota
“Gjermania po plaket!”, Merz u drejtohet qytetarëve: 2026-a është një pikë kthese për kombin tonë
Viti 2026 mund të shënojë një pikë kthese për Gjermaninë dhe për gjithë Evropën. Kjo ishte perspektiva e paraqitur nga Kancelari Federal Gjerman, Friedrich Merz, në fjalimin e tij tradicional të fundvitit, ku theksoi rëndësinë e këtij viti për të ardhmen e vendit dhe të kontinentit.
“Mund të jetë një vit në të cilin Gjermania dhe Evropa do të rimarrin në dorë paqen, lirinë dhe prosperitetin me forcë të përtërirë”, u shpreh Merz gjatë fjalimit.
Kancelari kujtoi një sërë reformash të ndërmarra nga qeveria e tij, duke përfshirë ndryshimet në shërbimin ushtarak, luftën kundër emigracionit të paligjshëm, uljen e burokracisë si dhe heqjen e të ardhurave bazë, të cilat janë zëvendësuar me sistemin e sigurimit bazë.
Duke iu referuar sfidave demografike, Merz theksoi se shoqëria gjermane po plaket dhe se brezi i “baby boomers” po i afrohet moshës së pensionit. Sipas tij, viti i ardhshëm do të jetë thelbësor për krijimin e një ekuilibri të ri në sistemet e sigurimeve shoqërore, që të përmbushë në mënyrë të drejtë nevojat e të gjitha brezave.
Ai u bëri thirrje qytetarëve që të mos udhëhiqen nga frika apo dekurajimi, por nga besimi dhe bindja se Gjermania ka aftësinë për të përballuar edhe sfidat më të mëdha.
Në fund, Merz kërkoi sërish durim nga qytetarët, duke pranuar se reformat nuk kanë dhënë ende rezultatet e dëshiruara. “Nuk është e mjaftueshme, por qeveria federale ka filluar punën e saj dhe jam i bindur se përfitimet do të vijnë, edhe pse do të kërkojnë kohë”, deklaroi ai.
-
UK2 days agoFOTO/ Nëna me dy fëmijët humbën jetën në një zjarr tragjik në Angli
-
Albania2 days agoU kap me kokainë me vlerë 230 mijë euro, shqiptari: Mos më dënoni, më lejoni të kthehem në Shqipëri
-
Albania4 days agoShqiptari në Britani shpëton nga deportimi pasi “partnerja nuk i flet shqip”
-
UK4 days agoRrëzohet aeroplani në Britani, alarm në aeroportin Southend në Londër
-
Sports2 days agoIsh-kampioni i botës në boks Anthony Joshua plagoset në një aksident automobilistik në Nigeri, dy persona humbin jetën
-
Albania2 days agoHetimet për atentatin e Rinasit, burime: Autorët pasi dogjën mjetin që përdorën në krim u larguan me ambulancë
-
Albania2 hours ago“Wizz Air” le në mëshirë të fatit pasagjerët e linjës Londër-Tiranë
-
UK21 hours agoBllokohet hekurudha Angli-BE/ Probleme me energjinë elektrike, pezullohen udhëtimet për mijëra pasagjerë
