Connect with us

Bota

“Një oficer E zbuloi agresorin, por u tremb…”/ WP: Hije dyshimi rreth atentatit ndaj Trump

Published

on

Një oficer i policisë lokale në Butler të Pensilvanisë e pa atentatorin, Thomas Matheë Cooks, 20 vjeç, pak para se të qëllonte ish-presidentin e SHBA, Donald Trumpin të shtunën gjatë mitingut elektoral të këtij të fundit, por nuk ishte në gjendje ta ndalonte atë, tha sherifi i kontesë së Butler, Michael T. Slupe në një intervistë me The Ëashington Post.

Slupe tha se oficeri po ekzaminonte zonën pasi kishte kërkesa nga forcat e rendit për të identifikuar një person të dyshimtë i cili mund të përbënte rrezikshmëri për sigurinë e eventit.

“Kështu që polici iu përgjigj kësaj kërkese dhe po punonte për të gjetur personin në fjalë, kontrolloi zonën, por nuk mundi ta gjente atë, kështu që tha: “Epo, le të kontrollojmë çatinë,” tregoi Slupe.

Sherifi tha se oficeri u ngrit për të parë në çati, ku gjeti atentatorin Thomas Matheë Cooks, të armatosur, i cili gjithashtu pa oficerin dhe i drejtoi armën këtij të fundit.

Advertisement

“Ai nuk ndërhyri sepse nuk dëshironte të vritej,” zbuloi Slupe.

Më pas, personi i armatosur filloi të qëllonte në drejtim të Trump. Plumbi e preku kandidatin republikan te veshi i djathtë. Trump u gjakos në fytyrë dhe u rrëzua pranë podiumit.

CNN raportoi më herët se vrasësi u vu re jashtë zonës ku ndodhi ngjarja nga forcat lokale të zbatimit të ligjit, të cilët dyshuan se ai mund të kishte vepruar në mënyrë të dyshimtë pranë detektorëve të metalit duke kaluar në brendësi të zonës së sigurisë, tha një zyrtar i lartë i zbatimit të ligjit.

Advertisement

Ata bënë një njoftim në radio për ta mbajtur nën vëzhgim dhe ai informacion iu transmetua Shërbimit Sekret, tha burimi.

Continue Reading

Bota

Trump gazetareve: Dëshironi diçka për të ngrënë? (video)

Published

on

By

Përfaqësuesve të mediave iu lejua për pak çaste hyrja në sallën e ngrënies në rezidencën Mar-a-Lago, ku po zhvillohej takimi mes ish-presidentit amerikan Donald Trump dhe presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelensky.

Donald Trump iu drejtua drejtpërdrejt gazetarëve dhe i pyeti nëse donin diçka për të ngrënë, duke thyer ritualin e takimit institucional. Kur gazetarët u përgjigjën pozitivisht, presidenti urdhëroi shefin e kuzhinës t’u shërbente ushqim, duke komentuar me shaka se gjesti bujar nuk do të garantonte “histori interesante”.

Korrespondenti i DW News në Shtetet e Bashkuara, Misha Komadovsky, shkroi në rrjetin social X  se, ndonëse kamerat nuk ishin në menu, ushqimi i përgatitur për takimin përfshinte salsiçe të mbështjella me petë,  biftek, patate të skuqura, karkaleca me kokos, biskota dhe ujë.

Takimi mes Trump dhe Zelenskyt ka tërhequr vëmendje të madhe ndërkombëtare, ndërsa momenti i shkurtër me mediat ka ofruar edhe një episod të pazakontë që u përhap shpejt në rrjetet sociale.

Advertisement
Continue Reading

Bota

Europa mbushet me lodra kineze

Published

on

By

Sezoni i festave ka nisur dhe për shumë familje blerja e lodrave është një nga prioritetet kryesore. Të dhënat më të fundit të Eurostat tregojnë se në vitin 2024 Bashkimi Evropian ishte importues neto i lodrave nga vendet jashtë BE-së.

Sipas Eurostat, BE importoi lodra me vlerë 7.1 miliardë euro nga vende jashtë unionit, një rritje prej 0.6 miliardë eurosh krahasuar me vitin 2023. Ndërkohë, eksportet e lodrave të BE-së drejt vendeve jashtë unionit arritën në 2.5 miliardë euro, duke shënuar një rritje prej 0.2 miliardë eurosh.

Kina ishte furnizuesi kryesor i lodrave për BE-në, duke përbërë 80% të importeve totale, me një vlerë prej 5.6 miliardë eurosh. Pas saj renditen Vietnami me 6% (418 milionë euro) dhe Mbretëria e Bashkuar me 3% (188 milionë euro).

Sa i përket importeve brenda BE-së nga vendet jashtë unionit, Gjermania dhe Holanda ishin importuesit më të mëdhenj, secila me 17% të totalit, ndërsa Franca zuri 14% të importeve sipas vlerës.

Advertisement

Sa i përket eksporteve, Mbretëria e Bashkuar ishte destinacioni kryesor për lodrat e prodhuara në BE, duke thithur 33% të eksporteve jashtë BE-së, me një vlerë prej 838 milionë eurosh. Ajo ndiqet nga Zvicra me 13% (315 milionë euro) dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës me 10% (245 milionë euro).

Të dhënat tregojnë gjithashtu se tre vende të BE-së përbëjnë gati 60% të eksporteve jashtë BE-së për nga vlera. Çekia ishte eksportuesi kryesor me 28%, e ndjekur nga Gjermania me 17% dhe Belgjika me 13%.

Këto shifra theksojnë varësinë e lartë të BE-së nga importet e lodrave, veçanërisht nga Kina, si dhe rolin e rëndësishëm të disa vendeve anëtare në eksportin e lodrave drejt tregjeve ndërkombëtare.

Advertisement
Continue Reading

Bota

Mijëra vetë të ekspozuar ndaj fruthit, alarm në një prej aeroporteve më të ngarkuar në botë

Published

on

By

Autoritetet shëndetësore në Shtetet e Bashkuara kanë lëshuar një paralajmërim urgjent pasi mijëra pasagjerë mund të jenë ekspozuar ndaj fruthit, sëmundjes më ngjitëse në botë, në aeroportin ndërkombëtar Neëark Liberty në New Jersey.

Sipas Departamentit të Shëndetësisë të New Jersey-t (NJDOH), një person i infektuar, jo rezident i këtij shteti, ka udhëtuar nëpër terminalet B dhe C më 19 dhjetor, mes orës 07:00 dhe 19:00, gjatë kulmit të udhëtimeve festive.

Mijëra vetë të ekspozuar ndaj fruthit, alarm në një

Zyrtarët paralajmërojnë se vendndodhja e saktë e personit nuk dihet, ndërsa po kryhet gjurmimi i kontakteve. Personat e ekspozuar mund të shfaqin simptoma deri më 2 janar 2026. Fruthi shfaqet me temperaturë të lartë, kollë, rrjedhje hundësh, sy të skuqur dhe skuqje të lëkurës, ndërsa mund të shkaktojë ndërlikime të rënda, si pneumonia dhe encefaliti.

Sipas CDC-së, në SHBA janë regjistruar mbi 2000 raste fruthi gjatë vitit 2025 dhe tre viktima, duke e bërë këtë shpërthimin më të madh që nga viti 1992.

Ekspertët fajësojnë rënien e normave të vaksinimit, duke theksuar se vaksina MMR mbetet mjeti më efektiv për parandalimin e sëmundjes. Autoritetet u bëjnë thirrje qytetarëve të vaksinohen dhe të kontaktojnë mjekun para çdo vizite shëndetësore në rast dyshimi për ekspozim. 

Advertisement
Continue Reading

Live ALBUK TV

Albania19 hours ago

U kap me kokainë me vlerë 230 mijë euro, shqiptari: Mos më dënoni, më lejoni të kthehem në Shqipëri

UK18 hours ago

FOTO/ Nëna me dy fëmijët humbën jetën në një zjarr tragjik në Angli

Albania3 days ago

Shqiptari në Britani shpëton nga deportimi pasi “partnerja nuk i flet shqip”

Sports17 hours ago

Ish-kampioni i botës në boks Anthony Joshua plagoset në një aksident automobilistik në Nigeri, dy persona humbin jetën

UK3 days ago

Rrëzohet aeroplani në Britani, alarm në aeroportin Southend në Londër

Albania19 hours ago

Hetimet për atentatin e Rinasit, burime: Autorët pasi dogjën mjetin që përdorën në krim u larguan me ambulancë

Albania1 day ago

VIDEO/ Protesta në Vlorë për mungesën e ujit, qytetarët futen në teatrin “Petro Marko” dhe ndërpresin mbrëmjen gala të bashkisë

UK1 day ago

Princi William dhe Kate Middleton vendosën vijë sigurie 9.6km rreth rezidencës së tyre të re, reagojnë banorët e zonës: Masa të tepruara dhe pa konsultim

Albania1 day ago

Anomalia e buxhetit, 2 miliardë euro shpenzime në dhjetor

Albania1 day ago

“Katolikët monitoroheshin, myslimanët përgatitnin ushqimet për ta” – si festoheshin Krishtlindjet në komunizëm në Shqipëri

Kosova11 hours ago

Këta janë 10 kandidatët më të votuar në Vetëvendosjes

Bota1 day ago

Përplasjet kufitare Taxhikistan-Taleban: Çfarë fshihet pas tyre, pse ndikojnë në Kinë?

UK23 hours ago

Spitalet paralajmëruan se kriza e kujdesit në fund të jetës kërcënon trajtimin

Bota11 hours ago

Mijëra vetë të ekspozuar ndaj fruthit, alarm në një prej aeroporteve më të ngarkuar në botë

UK23 hours ago

Titujt e gazetave në UK

Trending