Normalizimi me Serbinë, plani i partive për dialogun. Çfarë fati e pret procesin?

albnews
By
4 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Dialogu me Serbinë është një nga proceset më të rëndësishme të Kosovës, pasi rezultatet aty po mbajnë peng edhe rrugën drejt anëtarësimit në proceset euroatlantike si dhe njohjet e reja.

Pavarësisht rëndësisë, kandidatët për kryeministër në zgjedhjet e 9 shkurtit dhe partitë politike folën shumë pak për të, kjo edhe për arsyen e thjeshtë dhe të ditur në Prishtinë se “dialogu nuk të sjellë vota”.

Në raportin e organizatave që kanë monituruar fushatën “Demokracia në Veprim”, dialogu ka qenë tema e 14 për të cilën është diskutuar në takime në vetëm 92 raste në një muaj fushatë, shkruan A2 CNN.

Lëvizja Vetëvendosje në “Programet dhe zotimet e reja” për Qeverinë Kurti 3 nuk e përmend askund dialogun. Aty flitet për aspiratat dhe synimet për anëtarësim në Bashkim Europian e në NATO por pa u ndalur të negociatat me Serbinë.

Aktualisht kryeministri Albin Kurti ka vendosur tri kushte për të zhbllokuar procesin e që është nënshkrimi i Marrëveshjes së Brukselit të vitit 2023 dhe aneksi i Ohrit, tërheqja e letrës së ish-kryeministres Ana Bërnabiç dhe dorëzimi i Milan Radoiçiç.

Kandidati i PDK për kryeministër, Bedri Hamza, që ka besim se mund të jetë ai që fo të formojë qeverinë e ardhshme me partitë opozitare, ka një plan më të qartë për dialogun.

Në program thuhet se Kosova do të qëndrojë e përkushtuar për t’i respektuar dhe zbatuar obligimet që rrjedhin nga marrëveshjet e nënshkruara.

“Brenda tre muajve të parë të qeverisjes do të bëjmë një ristrukturim të plotë të procesit të dialogut. Ky përfshin demokratizimin dhe institucionalizimin e përfaqësimit të Kosovës, miratimin e një platforme të qartë në Kuvendin e Kosovës dhe krijimin e një strukture gjithëpërfshirëse përfaqësuese”, plani i PDK për dialogun.

PDK zotohet se do të kërkojnë që roli i Bashkimit Evropian në dialog të kalojë nga lehtësimi në ndërmjetësim aktiv, gjithnjë në bashkëpunim me ShBA-në, në mënyrë që procesi të përfundojë me një marrëveshje të qëndrueshme dhe ligjërisht detyruese.

“Një qëllim i qartë duhet të përcaktohet në këtë proces. Ne do të punojmë që brenda vitit 2026, Kosova dhe Serbia të arrijnë një marrëveshje gjithëpërfshirëse dhe ligjërisht obliguese, e cila do ta përfshijë njohjen reciproke të shtetësisë”, plani i PDK për dialogun.

Edhe Lidhja Demokratike e Kosovës thotë se për të hapur dyert e rrugëtimit euroatlantik, Kosova duhet të angazhohet në procesin e dialogut politik me Serbinë. LDK njeh detyrimet e Kosovës në të gjitha marrëveshjet e saj.

“Angazhimi ynë do të mbetet brenda kornizave implementuese të kësaj marrëveshje, me të gjitha pjesët e saja integrale, përfshirë dhe Asociacionin Kushtetues, duke mos bërë asnjë kompromis me Kushtetutën e Republikës së Kosovës, integritetin territorial të Kosovës e karakterin unitar të shtetit tone”, programi i LDK për dialogun.

Përmbyllja e dialogut me Serbinë me njohje reciproke dhe integrim në Bashkim Europian dhe NATO ka qenë një pikë e rëndësishme edhe në programin e AAK-së që synon të jetë pjesë e qeverisë së me PDK-në.

“Kosova duhet t’i shemb themelet e autonomisë për komunat me shumicë serbe që me veprimet apo mosveprimet e veta, i ka vendosur pushteti i sotëm. Kosova do ta përmbyllë dialogun dhe t’i rikthehet marrëveshjes gjithëpërfshirëse dhe obligative me njohje reciproke”, plani i AAK për dialogun.

Kosova dhe Serbia janë në dialog për normalizimin e raporteve që nga viti 2011 kur OKB i dha Bashkimit Europian rolin e ndërmjetësit.

Share This Article