Nuk fitoi në primare, Shemsi Prençi shfaqet krah Enkelejd Alibeajt në Kamëz

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Pak javë pasi nuk arriti të fitonte në primaret e organizuara nga Partia Demokratike për të qenë ai kandidati i PD për Bashkinë e Kamzës, Shemsi Prençi shfaqet në takimet elektorale të Enkelejd Alibeajt në këtë qytet.

Në zgjedhjet e brendshme të 4 dhjetorit, Prençi mori vetëm 207 vota, ndërsa në Kamëz u shpall fitues Arjan Hoxha me 2095 vota.

Prençi duket se mbështet kandidatin e zgjedhur nga grupimi Alibeaj për të synuar rikthimin e Kamzës në drejtimin e Partisë Demokratike, Bilbil Bajraktari.

Ky i fundit u cilësua nga Alibeaj si një njeri me reputacion, vizion dhe pro perëndimor. “Kryefjalë në të gjithë Bashkitë e Shqipërisë është papunësia, mungesa e investimit dhe rendit publik. E sidomos plaga më e madhe mbetet shpopullimi. Familjet janë të përgjysmuara, e ato që kanë mbetur, janë të pashpresa. Jemi të bindur se së bashku mund t’ia dalim që ti kthejmë pushtetin e tyre qytetarëve të bashkisë Kamëz”, tha Alibeaj përmes një postimi në Facebook.

Share This Article