Connect with us

Albania

Nuk miratohet propozimi i Braçes për heqjen TVSH-së për produktet higjienike të grave për ciklin menstrual, Mete: E shqyrtojmë në një moment të dytë

Published

on

Propozimi i Erion Braçes për heqjen e TVSH-së për produktet higjienike të grave për ciklin menstrual është rrëzuar në komisionin e Ekonomisë. Sipas ministrit të Ekonomisë Ervin Mete, këtë mund ta shqyrtojmë në një moment të dytë. Ndërsa deputeti Vullnet Sinaj deklaroi se do të ishte më mirë të hiqej TVSH për produketet e shportës.

Pjesë nga debati

Brace: Propozoj përjashtimin nga TVSH të produkteve higjieno-sanitare, për ciklin menstrual të grave dhe vajzave. Puna e papaguar e grave ka një ndikim shumë të fortë në ekonominë kombëtare.

Ervin Mete: Në parim jemi dakord me mbështetjen e grave, jo vetëm për paketën  higjienike por edhe më shumë. Por në këtë moment, që ne kemi një qasje drejt eliminimin e përjashtimeve. Në 2 muaj do të bëjmë dhe një analizë sidomos të përjashtimeve që kemi tek TVSH. Ne do të kërkonim që ta kërkonim më gjatë propozim duke pasur parasysh që kodet me të cilat lidhet kanë ndërthurje edhe me produkte të tjera, dhe impakti total nuk është i pa konsiderueshëm. Ta shqyrtojmë në një moment të dytë jo të lidhur tani me buxhetin. Fryma është që të mos japim më përjashtime kryesisht nga TVSH-ja.

Advertisement

Erion Braçe: Që në vitin 2006 ka një direktivë për këtë, më pas ka një rezolutë të BE, që e konsideron problem të madh për shëndetin. Si çështje evropiane që lidhet me shëndetin e grave daton nga viti 2006. Mendoj se do të vijmë shumë shpejt këtu edhe për shkak të procesit në BE. Ne nuk kemi ndonjë politikë të veçante për të mbështetur gratë, përveç ndihmës që japim për gratë kryefamiljare. Mbi gratë rëndon puna e papaguar, puna e nën paguar dhe në pa barazi me punën që bën një burrë. Po humbim popullsi, jo vetëm në numër, edhe si pasojë e plakjes, po humbim lindje të reja që lidhen me shëndetin riprodhues të grave. Në këtë pikë kjo masë vlen shumë. Ndikimi qoftë moral por edhe financiar është i konsiderueshëm edhe nëpër familje. Është themelore ta ndërmarrim një masë të tillë. Kostoja për një familje për paketën higjieno sanitare është sa 2 ndihma ekonomike në vit.

Gjylameti: Mendoj se duhet të marrim një nismë më të madhe se kaq, por të shkojmë edhe tek mbështetja e fëmijëve apo moshës së tretë apo kategorive të tjera që të marrin paketën higjienike pa TVSH.

Braçe: Nëse nuk bëjmë këtë që propozoj, nuk do të bëjmë asgjë të madhe. Janë 22 shtete të BE-së që e zbatojnë këtë gjë, ka shtete që paketën e japim falas.

Advertisement

Vullnet Sinaj: Nëse do vendosim të prekim TVSH-në mendoj se fillimisht duhet të prekim TVSH-në për produktet e shportës që janë më të rëndësishme. Vendet fqinje e kanë më të ulët TVSH-në e shportës, dhe për pasojë ka produkte që hyjnë në rrugë tokësore kontrabandë. Nëse ulim TVSH-në për shportën i bëjmë të kënaqura edhe zonjat.

Mete: Duhet të bëjmë një diskutim më të zgjedhur për të mbështetur ato kategori që janë më në nevojë, ndoshta edhe më shumë se kaq.

Braçe: I vetmi dyshim që unë kam dhe për propozimin është që nëse do të reflektohet heqja e TVSH-së tek çmimi, apo tregtari do i marrë lekët dhe do i fusin në xhep.

Advertisement
Continue Reading

Albania

Autoboti i pastrimit të ujërave të zeza, po shpërndan ujë për qytetarët në Vlorë

Published

on

By

Qytetarët e Vlorës kanë protestuar sërish sot para dyerve të Bashkisë pasi prej 4-5 ditësh janë pa ujë të pijshëm pas një defekti në linjën kryesore të ujësjellësit.

Njëri prej qytetarëve ka telefonuar kryebashkiaken Brunilda Mersini duke i kërkuar që të vijë personalisht dhe të bisedojë me qytetarët për situatën por Mersini i ka mbyllur telefonin qytetarit pa i dhënë asnjë zgjidhje.

Si pasojë e pakënaqësisë, qytetarët janë zhvendosur në rrugën kryesore, duke bllokuar qarkullimin. Ata kanë pasur disa përplasje me policinë dhe kanë hedhur vezë dhe letra higjenike para ambienteve të Bashkisë.

Ndërkohë, Ujësjellësi i Vlorës ka njoftuar banorët se uji i sjellë me autobotë duhet përdorur vetëm për nevoja emergjente dhe jo për konsum oral. Në njoftim thuhet:

Advertisement

‘Ujësjellës Kanalizimeve Rajoni Vlorë, njofton qytetarët se ujin të cilin po e marrin nga autobotet, duhet t’a përdorin për nevoja emergjente dhe jo për përdorim oral.’

Nga ana tjetër qytetarët shprehen se autoboti që shihni në foto përdoret për zhbllokimin e pusetave të ujërave të zeza, por tani po shpërndan edhe ujë dhe në pikë të hallit kanë marrë bidonat dhe po mbushin ujë.

Advertisement
Continue Reading

Albania

Vlora 4 ditë pa ujë, kryetarja e bashkisë: Defekti, fatkeqësi natyrore. Ujësjellësi s’është në varësinë tonë, protestën po e bën opozita

Published

on

By

Kryetarja e Bashkisë së Vlorës Bruna Mersini, në një deklaratë për mediat lidhur me situatën e mungesës së ujit prej katër ditësh në Vlorë, u shpreh se problemi vjen prej ujësjellësit dhe se kjo nuk është në përgjegjësi të bashkisë.

Sipas saj, defekti në tubacion që la Vlorën katër ditë pa ujë, është “fatkeqësi natyrore” dhe se nuk duhet përdorur për politikë.

“Kjo është një fatkeqësi natyrore, nuk duhet përdorur për të bërë politikë. Nuk është momenti të bëjmë analiza dhe të gjejmë fajtorin, është momenti të japim zgjidhjen.

Advertisement

Dhe zgjidhja është duke ardhur nga Turqia: në orën 02:30 zbret avioni me tre pjesë rezervë, të cilat në orën 17:00 mbërrijnë në Vlorë.

Ndërkohë, zgjidhja e përkohshme duket se po funksionon pjesërisht. Jemi duke i dhënë ujë qytetit pjesërisht nëpërmjet ujësjellësit dhe, ndërkohë, 15 autobotë dhe emergjencat civile janë në terren duke shpërndarë ujë me koli”, tha ajo.

Advertisement
Continue Reading

Albania

U kap me kokainë me vlerë 230 mijë euro, shqiptari: Mos më dënoni, më lejoni të kthehem në Shqipëri

Published

on

By

Gjykata në Mechelen të Belgjikës ka shpallur fajtor për trafik droge një shqiptar 23-vjeçar. Dy muaj më parë, pas një ndjekjeje, ai u bllokua nga policia dhe në makinën e tij u gjetën pothuajse 5 kilogramë kokainë. I riu – që sipas tij vepronte për shkak të borxheve nga lojërat e fatit – nuk i mohoi faktet. “Por ju lutem, më lini të kthehem sa më shpejt në vendin tim,” kërkoi ai gjatë seancës gjyqësore.

Policia e kishte vënë re makinën e të riut në fillim të shtatorit 2024 gjatë një kontrolli në Mechelen. Kur oficerët tentuan ta ndalonin, ai u largua me shpejtësi. Ndjekja zgjati shumë pak: disa metra më tutje, makina u bllokua.

“Kjo ndodhi sepse disa automjete kishin ndaluar në rrugë,” u tha në seancë.

Ajo që ra në sy ishte se xhami i pasmë i makinës ishte i hapur. Një qese blu, e vërejtur gjatë kontrollit, ishte zhdukur.

Advertisement

“Por u gjet shumë shpejt,” shpjegoi prokurori Bjorn Vervoort. “Në qesen plastike kishte pak më pak se 4.6 kilogramë kokainë.”

Vlera e drogës në tregun e rrugës ishte mbi 230 mijë euro.

“Një sasi e tillë nuk u jepet tregtarëve të zakonshëm,” theksoi prokurori, duke sugjeruar se shqiptari nuk ishte një shitës i thjeshtë, por kishte mundësisht një rol të rëndësishëm në një rrjet më të madh trafiku.

Advertisement

“Edhe 600 eurot cash – në prerje prej 50 eurosh – si dhe dy telefonat celularë të gjetur në makinën e tij (një makinë me qira) mund të jenë prova shtesë,” shtoi prokurori.

Ai kërkoi një dënim me 2 vite burg dhe një gjobë prej 8.000 eurosh.

“Kam ardhur në Belgjikë për të punuar në ndërtim,” tha 23-vjeçari. “Me këto para doja të shlyeja borxhet e bixhozit, rreth 30.000 euro. Por këtu nuk gjeta punë.”

Advertisement

I riu deklaroi se kishte hyrë rastësisht në botën e drogës.

“Gjatë një daljeje nate në Bruksel,” pranoi ai. “Papritur më folën, më dhanë para dhe gjithë atë kokainë. Në këmbim, duhej ta shisja”.

Avokati i tij, Kilian Rabau, i kërkoi gjykatës të mos japë dënim efektiv me burg, por burg me kusht.

Advertisement

“Le të jetë një sinjal i fortë, por lejojeni të kthehet në vendin e tij,” tha ai.

Pas shqyrtimit, gjykatësja vendosi se faktet ishin të provuara dhe e dënoi të riun me 2 vite burg me kusht dhe një gjobë prej 8.000 eurosh.

Advertisement
Continue Reading

Live ALBUK TV

Albania2 minutes ago

Autoboti i pastrimit të ujërave të zeza, po shpërndan ujë për qytetarët në Vlorë

Sports10 minutes ago

Strakosha në formë të jashtëzakonshme, AEK-u gjen stabilitet. Garanci edhe për Kombëtaren

Kosova12 minutes ago

I dhanë mundësinë të krijojë qeverinë pa opozitën, Kurti mesazh falënderues për të gjithë votuesit e LVV: U jemi mirënjohës përjetë

Albania13 minutes ago

Vlora 4 ditë pa ujë, kryetarja e bashkisë: Defekti, fatkeqësi natyrore. Ujësjellësi s’është në varësinë tonë, protestën po e bën opozita

Bota20 minutes ago

Peskov: Rusia pajtohet me vlerësimin e Trump, bisedimet në fazën përfundimtare

Albania34 minutes ago

U kap me kokainë me vlerë 230 mijë euro, shqiptari: Mos më dënoni, më lejoni të kthehem në Shqipëri

Albania36 minutes ago

Shpërthimi në Shkodër, OSHEE përgënjeshtron Policinë: Nuk ka ndodhur për shkak të boksit të matësve në pallat

Albania37 minutes ago

Berisha: Nuk ka forcë në botë që e mban në pushtet Edi Ramën në qoftë se ne i pushtojmë sheshin. Kjo është rruga!

Kosova39 minutes ago

“Kurti fitues pas muajsh bllokade politike”, BBC: Normalizimi i marrëdhënieve me Brukselin dhe Uashingtonin në axhendën e qeverisë së re

Bota40 minutes ago

Kush është “zbatuesi hije” i Shtëpisë së Bardhë me ndikim të jashtëzakonshëm te Trump

Kosova44 minutes ago

Përfundon numërimi i votave për subjektet politike, nis numërimi për kandidatët në 38 Qendra Komunale

Albania45 minutes ago

Vlora 4 ditë pa ujë/ “O vllai do më dëgjosh”, kreu i AKUK shkon te protestuesit: Do ta zgjidhim, sot në mesnatë nis furnizimi

Albania49 minutes ago

Hetimet për atentatin e Rinasit, burime: Autorët pasi dogjën mjetin që përdorën në krim u larguan me ambulancë

Bota5 hours ago

Presidenti i Federatës Argjentinase të Futbollit, Tapia, rrezikon burgun

Popular5 hours ago

Veshjet sintetike mund të ndikojnë në shëndetin riprodhues të grave dhe burrave 

Albania2 days ago

Shqiptari në Britani shpëton nga deportimi pasi “partnerja nuk i flet shqip”

Albania16 hours ago

VIDEO/ Protesta në Vlorë për mungesën e ujit, qytetarët futen në teatrin “Petro Marko” dhe ndërpresin mbrëmjen gala të bashkisë

UK2 days ago

Rrëzohet aeroplani në Britani, alarm në aeroportin Southend në Londër

Albania16 hours ago

Anomalia e buxhetit, 2 miliardë euro shpenzime në dhjetor

Albania17 hours ago

“Katolikët monitoroheshin, myslimanët përgatitnin ushqimet për ta” – si festoheshin Krishtlindjet në komunizëm në Shqipëri

UK15 hours ago

Princi William dhe Kate Middleton vendosën vijë sigurie 9.6km rreth rezidencës së tyre të re, reagojnë banorët e zonës: Masa të tepruara dhe pa konsultim

Kosova17 hours ago

Dalin Exit Poll-et e para, Vetëvendosja rikonfirmohet forcë e parë, Hamza 23.9 përqind, Abdixhiku 16.1 përqind

Bota8 hours ago

Përplasjet kufitare Taxhikistan-Taleban: Çfarë fshihet pas tyre, pse ndikojnë në Kinë?

Bota16 hours ago

Presidenti i Ukrainës, Zelensky mbërrin në Mar-a-Lago, takohet me presidentin Trump

Albania34 minutes ago

U kap me kokainë me vlerë 230 mijë euro, shqiptari: Mos më dënoni, më lejoni të kthehem në Shqipëri

Albania49 minutes ago

Hetimet për atentatin e Rinasit, burime: Autorët pasi dogjën mjetin që përdorën në krim u larguan me ambulancë

UK5 hours ago

Spitalet paralajmëruan se kriza e kujdesit në fund të jetës kërcënon trajtimin

Kosova15 hours ago

Numërohen 81% e kutive të votimit në Kosovë: Albin Kurti drejt mandatit të tretë si kryeministër

UK5 hours ago

Disidenti egjiptian kërkon falje për tweets, ndërsa konservatorët kërkojnë dëbim nga Mbretëria e Bashkuar

Albania17 hours ago

Amnisti penale nga qeveria! Lamallari: 380 të burgosur lirohen, 900 të tjerë përfitojnë ulje dënimi (video)

Trending