Prej tre ditësh tërmetet në rajonin e Korçës nuk po ndalen. Edhe këtë mëngjes, disa tërmetë janë regjistruar, duke futur në panik qytetarët.
Sipas Institutit të Gjeoshkencës, dy lëkundje janë regjistruar pak pas mesnatës dhe në orët e para të mëngjesit.
Konkretisht tërmeti i parë ra në orën 00:23 me magnidutë 2.4 ballë, 16 km nga Korça, ndërsa tërmeti i dytë u regjistrua në orën 03:06, me magnitudë 2.1 balla.
Mësohet se banorët kanë lënë banesat duke dalë jashtë.