Nxënësit shqiptarë shumë pak të interesuar për maqedonishten

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Filloristët shqiptarë nuk shfaqin interesim për të mësuar lëndën e maqedonishtes, edhe pse nga klasa e katërt kjo lëndë është obliguese.

Mësimdhënësit thonë se për këtë mos interesim kanë ndikuar shumë faktor, madje edhe politika e zhvilluar viteve të fundit. Mësuesja Enisa Abdullai, si arsye tjetër përmend edhe problemet në plan-program. Sipas saj ajo që s’ka kuptim është se fillimisht mësohen tekstet e pastaj shkronjat.

Ndërsa ekipi i Alsat qëndroi në këtë klasë, nxënësit bënin ushtrime në lexim. Thanë se shpesh herë detyrohen të mësojnë përmendesh për shkak se nuk kuptojnë asgjë nga ajo që është e shkruar.

“Besoj që është e vështirë më shumë se gjuhët tjera. Pse ndoshta fillon më vonë, për shembull anglishten e dimë më shumë se maqedonishten. Nëpër librat e maqedonishtes më shumë ka tregime, tekste se vizatime dhe kjo është problem për ne që ta kuptojmë më mire”, u shpreh Blerta Tahiri, nxënëse.

“Për shembull, në gjuhë angleze ka fotografi dhe tregon përafërsisht për çka bëhet fjale edhe pa u mundu me lexuar e kuptojmë nga ana e fotografive. Kurse në gjuhën maqedonase kemi mungesë të fotografive. Ka më shumë tekste, poezi dhe gramatikë”, tha Enisa Osmani, nxënëse.

Për shkak të ankesave të shumta për plan-programet e kësaj gjuhe, Byroja për Zhvillimin e Arsimit ka nisur aktivitete me mësimdhënësit për ndryshimin e plan-programeve ekzistuese./Alsat/

Share This Article