OBSH ngre alarmin! Shkon në 32 numri i viruseve të rrezikshme, rishfaqet edhe …

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Ndryshimet klimatike po ndikojnë në sjelljet e viruseve dhe bakterieve, duke rritur rrezikun e sëmundjeve në popullatë. Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) ka përditësuar listën e patogjeneve që mund të shkaktojnë pandemia të reja në të ardhmen.

Ndryshimet përfshijnë një rritje të numrit të patogjeneve të rrezikshëm, nga 9 në 32, dhe janë reflektuar në lista të reja për shpërthime potenciale.

Ndër patogjenët e përmendur në listë janë viruse dhe bakterie që tashmë kanë treguar tendenca për të shkaktuar përhapje të shpejtë. Për shembull, virusi i Ethet e Nilit Perëndimor dhe mutacionet e Lijes së Majmunit tani transmetohen më lehtë nga njeriu në njeri përmes kontaktit të ngushtë dhe prekjeve të objekteve të infektuara.

Në listën e re janë përfshirë gjithashtu bakterie me rezistencë të lartë ndaj antibiotikëve, si Klebsiella pneumoniae, dhe viruse që transmetohen përmes vektorëve, si ethet tropikale dhe chikungunya. Gripi i shpendëve është gjithashtu në vëmendjen e OBSH-së, pasi një rënie e imunitetit mund të shkaktojë pandemi nëse nuk mbahet nën kontroll.

Patogjenët e tjerë që janë identifikuar për përhapjen e mundshme janë Ebola, virusi Zika dhe disa viruse të tjera nga familja e Sars-CoV-2. Një komitet i përbërë nga 20 shkencëtarë të caktuar nga OBSH ka analizuar më shumë se 1600 patogjenë gjatë dy viteve të fundit për të identifikuar kërcënimet e mundshme dhe për të ndihmuar qeveritë të përgatiten për sfida të reja shëndetësore dhe të shmangin situata të ngjashme me pandeminë e Covid-19.

Share This Article