ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Lëkundje tërmeti në vend, ja ku ishte epiqendra 4 hours ago
Ministri belg i Mbrojtjes: Nëse sulmohet Brukseli, ne do ta rrafshojmë Moskën 4 hours ago
Makinat luksoze vidheshin “me stil” në Angli dhe dërgoheshin në Dubai, zbulohet skema që përdornin bandat kriminale 5 hours ago
VIDEO/ Lufta me bandat e drogës në Brazil, kaos në Rio. Dronë me bomba, 200 të shtëna në minutë dhe viktima 5 hours ago
Përdhunoi një vajzë shqiptare në Itali, ish-ylli brazilian i Milanit dhe i Realit thyen heshtjen nga qelia: Jetoj njësoj si… 5 hours ago
Next
Prev
Home UK

Oferta saudite për blerjen e Newcastle United ngjall polemika

albnews by albnews
25 April, 2020
in UK
0
Oferta saudite për blerjen e Newcastle United ngjall polemika
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Oferta prej 300 milion funtash u kritukua nga rrjeti global i kanaleve sportive beIN dhe Amnesty International

Londër

Oferta prej 300 milion funtash e Arabisë Saudite për të marrë në dorë klubin anglez të Premier Ligës, Newcastle United, ka ngjallur kritika nga grupet e të drejtave të njeriut, si dhe nga rrjeti global i kanaleve sportive në pronësi dhe administrim të beIN Media Group me seli në Katar, raporton Anadolu Agency (AA).

RelatedPosts

“Merr para nga BE, urdhra nga Rusia”, media britanike: Qeveria serbe dhe Vuçiç po rrëzohen nga pushteti

Udhëtimi i ëndrrave kthehet në tragjedi/ 80-vjeçarja pagoi 80 mijë paund në turin me kroçiere, gjendet e vdekur pasi e harrojnë në ishull

Makinat luksoze vidheshin “me stil” në Angli dhe dërgoheshin në Dubai, zbulohet skema që përdornin bandat kriminale

Pronari aktual i Newcastle United, miliarderi britanik Mike Ashley, e nxori klubin në shitje në vitin 2017. Ai ka klubin në pronësi që nga viti 2007.

Nëse marrëveshja realizohet, fondi sovran i pasurisë i Arabisë Saudite, Fondi i Investimeve Publike (PIF), do të bëhej pronare e 80 për qind të aksioneve të klubit. Princi i kurorës Mohamed bin Salman është kryetari i PIF-së.

Pirateria dhe diplomacia

BeIN Sports theksoi se Arabia Saudite drejton një rrjet pirat televiziv që transmeton në mënyrë të paligjshme ndeshjet e Premier Ligës brenda mbretërisë dhe u bëri thirrje klubeve të Premier Ligës të mbrojnë pronën e tyre intelektuale dhe flukset e të ardhurave.

Rrjeti pirat saudit quhet beoutQ, ndërkaq, Premier Liga më parë i bëri thirrje transmetuesit satelitor shtetëror të mbretërisë Arabat që të ndalojë lejimin e beoutQ të shfrytëzojë frekuencat e tij për të transmetuar ndeshjet. Arabat ka mohuar që beoutQ shfrytëzon frekuencat e saj.

Transmetimet e pirate filluan në vitin 2017, kur Katari dhe shtetet e saj fqinje të Gjirit u futën në një konflikt diplomatik.

Shefi ekzekutiv i BeIN, Yousef al-Obaidly, u ka shkruajtur kryetarëve të klubeve të Premier Ligës, duke u thënë: “Legjitimiteti i shërbimit të paligjshëm do të vazhdojë të ndikojë në përparimin tuaj. Kur të fillon sezoni i Premier Ligës në muajt e ardhshëm, të gjitha përmbajtjet e transmetuesve të ligës do të vazhdojnë të jenë të disponueshme me lehtësi dhe në mënyrë të paligjshme përmes funksionalitetit të transmetimit IPTV në kutitë kryesore të beoutQ, të cilat u shitën në sasi të konsiderueshme në Arabinë Saudite dhe në rajonin më të gjerë të Lindjes së Mesme dhe Afrikës Veriore. Për më tepër, duke pasur parasysh efektin e ashpër ekonomik që i ka shkaktuar koronavirusi industrisë së sportit, e gjithë kjo po ndodh në kohën kur klubet e futbollit duhet të mbrojnë më shumë të ardhurat e tyre nga transmetimi”.

Ai akuzoi Arabinë Saudite për “lehtësimin e vjedhjes së afër trevjeçare të të drejtave komerciale të Premier Ligës”.

“Nuk është ekzagjerim të themi se modeli i ardhshëm ekonomik i futbollit është në diskutim”, tha al-Obaidly.

Al-Obaidly gjithashtu i shkruajti Shefit Ekzekutiv të Premier Ligës, Richard Masters, ku thuhet: “Në atë masë sa janë të sakta raportet për blerjen e Newcastle United, ne e konsiderojmë të domosdoshme që Premier Liga të hetojë plotësisht blerësin e mundshëm të klubit, përfshirë të gjithë drejtorët, oficerët dhe përfaqësuesit e tjerë nga Arabia Saudite, PIF ose subjektet e tjera të Arabisë Saudite të përfshira, ose duke siguruar ndonjë financim për blerjen. Shihet se ka disa arsye pse kërkohet një hetim i tillë nga palët e tjera. Kërkesa jonë bazohet thjesht në vjedhjet në të kaluarën dhe të tanishmen të Arabisë Saudite të të drejtave të pronësisë intelektuale të klubeve tuaja dhe të anëtarëve tuaj”.

Khashoggi dhe “larjet sportive”

Grupi i të drejtave të njeriut Amnesty International gjithashtu e ka kritikuar marrëveshjen e propozuar.

Në një letër të veçantë për Masters, drejtoresha e grupit në Britani, Kate Allen, ka thënë: “Premier Liga po rrezikon të bëhet e mashtruar nga ata që duan të shfrtyëzojnë shkëlqimin dhe prestigjin e futbollit të Premier Ligës për të mbuluar veprimet që janë thellësisht të pamoralshme, duke shkelur ligjin ndërkombëtar dhe në kundërshtim me vlerat e Premier Ligës dhe komunitetit global të futbollit”.

Ajo e akuzoi Arabinë Saudite për përfshirje në “larje sportive” dhe theksoi vrasjen e tetorit të vitit 2018 të gazetarit saudit Jamal Khashoggi brenda konsullatës saudite në Stamboll, duke thënë: “Princi i Kurorës (Mohamed Bin Salman) ka përdorur ngjarje dhe personalitete sportive si një mjet të përmirësimit të reputacionit të mbretërisë pas vrasjes makabre të gazetarit Jamal Khashoggi, e cila besohet gjerësisht se ka ndodhur me miratimin e tij”.

“Asociacione të tilla pozitive me ngjarje sportive gjithashtu largojnë vëmendjen nga regjistri i tmerrshëm saudit i të drejtave të njeriutt, përfshirë burgosjen dhe torturimin e grave mbrojtëse të të drejtave të njeriut”, tha ajo.

Mediat lokale raportuan se përkundër polemikave, marrëveshja megjithatë pritet të ec përpara.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Lëkundje tërmeti në vend, ja ku ishte epiqendra

Lëkundje tërmeti në vend, ja ku ishte epiqendra

29 October, 2025
Ministri belg i Mbrojtjes: Nëse sulmohet Brukseli, ne do ta rrafshojmë Moskën

Ministri belg i Mbrojtjes: Nëse sulmohet Brukseli, ne do ta rrafshojmë Moskën

29 October, 2025
Makinat luksoze vidheshin “me stil” në Angli dhe dërgoheshin në Dubai, zbulohet skema që përdornin bandat kriminale

Makinat luksoze vidheshin “me stil” në Angli dhe dërgoheshin në Dubai, zbulohet skema që përdornin bandat kriminale

29 October, 2025
VIDEO/ Lufta me bandat e drogës në Brazil, kaos në Rio. Dronë me bomba, 200 të shtëna në minutë dhe viktima

VIDEO/ Lufta me bandat e drogës në Brazil, kaos në Rio. Dronë me bomba, 200 të shtëna në minutë dhe viktima

29 October, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result