Albania
OKB: Arrestimi dhe transferimi i 6 shtetasve turq në Kosovë, ishte në kundërshtim të normave ndërkombëtare për të drejtat e njeriut
Vendimi i Grupit të Punës së OKB-së mbi Ndalimet Arbitrare lidhur me ndalimin arbitrar dhe transferimin e paligjshëm të Kahraman Demirez, Mustafa Erdem, Hasan Hüseyin Günakan, Yusuf Karabina, Osman Karakaya dhe Cihan Özkan në Kosovë.
Gjatë sesionit të tij të 88-të, zhvilluar në datat 24-28 gusht 2020, Grupi i Punës mbi Ndalimet Arbitrare miratoi Opinionin Nr. 47/2020 (A/HRC/WGAD/2020/47), i cili konstaton shkelje të rënda të të drejtave të njeriut nga autoritetet e Kosovës dhe Turqisë kundër Kahraman Demirez,
Mustafa Erdem, Hasan Hüseyin Günakan, Yusuf Karabina, Osman Karakaya and Cihan Özkan.
Opinioni u publikua nga Grupi i Punës mbi Ndalimet Arbitrare në muajin nëntor 2020.
Në Opinionin e publikuar në dokumentin A/HRC/WGAD/2020/47, Grupi i Punës mbi Ndalimet Arbitrare të OKB-së (WGAD) doli në përfundimin se arrestimi, ndalimi dhe transferimi me forcë i Kahraman Demirez, Mustafa Erdem, Hasan Hüseyin Günakan, Yusuf Karabina, Osman Karakaya dhe Cihan Özkan më 29 mars 2018 në Kosovë ishte arbitrar dhe në kundërshtim të normave dhe standarteve ndërkombëtare për të drejtat e njeriut.
Në lidhje me Kosovën, Grupi i Punës vendosi se privimi nga liria i gjashtë individëve ishte arbitrar dhe në kundërshtim me dispozitat përkatëse në nenin 2 (e drejta e mosdikriminimit); nenin 3 (e drejta e jetës, lirisë dhe sigurisë); nenin 8 (e drejta për mjete juridike efektive); nenin 9 (liria kundër
arrestimit apo ndalimit arbitrar); nenin 10 (e drejta e gjykimit të drejtë) dhe nenit 19 (e drejta e lirisë së mendimit dhe shprehjes) të Deklaratës Universale për të Drejtat e Njeriut. Këto shkelje përfshihen në kategoritë e shkeljeve I, II, III dhe V, sipas kritereve të Grupit të Punës.
Në lidhje me Turqinë, Grupi i Punës vendosi se privimi nga liria i gjashtë individëve ishte arbitrar dhe në kundërshtim me dispozitat përkatëse në nenin 2, (e drejta e mosdikriminimit); nenin 3 (e drejta e jetës, lirisë dhe sigurisë); nenin 8 (e drejta për mjete juridike efektive); nenin 9 (liria kundër
arrestimit apo ndalimit arbitrar); nenin 10 (e drejta e gjykimit të drejtë) dhe nenit 19 (e drejta e lirisë së mendimit dhe shprehjes) të Deklaratës Universale për të Drejtat e Njeriut, si dhe nenin 2 (1) dhe (3) [e drejta e mosdiskrimimit dhe mjete efektive]; nenin 9 (e drejta e lirisë dhe sigurisë;
nenin 14 (e drejta për gjykim të drejtë); nenin 19 (e drejta e lirisë së mendimit dhe shprehjes); dhe nenin 26 (e drejta e barazisë përpara ligjit) të Paktit Ndërkombëtar për të Drejtat Civile dhe
Politike. Këto shkelje përfshihen në kategoritë e shkeljeve I, II, III dhe V, sipas kritereve të Grupit të Punës.
Në këtë kontekst, Grupi i Punës i bën thirrje (a) Qeverisë së Turqisë t’i lirojë menjëherë të gjashtë individët; dhe (b) qeverive të Turqisë dhe Kosovës t’i akordojnë viktimave të drejtën e zbatueshme të kompensimit dhe dëmshpërblimit, në përputhje me të drejtën ndërkombëtare. Në kontekstin
aktual të pandemisë globale COVID-19 dhe rrezikut të koronavirusit në institucionet e burgimit apo paraburgimit, Grupi i Punës i bën thirrje Qeverisë së Turqisë të ndërmarrë veprime urgjente për lirimin e të gjashtë individëve.
Grupi i Punës mbi Ndalimet Arbitrate gjithashtu i bën thirrje autoriteteve të Turqisë dhe Kosovës të mundësojnë një hetim të plotë dhe të pavarur mbi rrethanat që lidhen me privimin arbitrar të lirisë të gjashtë individëve dhe të marrin masat e nevojshme kundër atyre që janë përgjegjës për
dhunimin e të drejtave të tyre.
Në përputhje me paragrafin 33 (a) të metodave të tij të punës, Grupi i Punës ia referoi këtë rast Raportuesit të Posaçëm mbi Nxitjen dhe Mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe lirive themelore në luftën kundër terrorizmit dhe i kërkoi qeverive përkatëse ta shpërndajnë këtë opinion me të gjitha
mjetet, sa më shumë të jetë e mundur.
Gjatë tre viteve të fundit Grupi i Punës ka vënë re një rritje të konsiderueshme të rasteve të ndalimit arbitrar në Turqi. Grupi i Punës mbi Ndalimet Arbitrare shpreh shqetësimin e thellë për ngjashmëritë që kanë këto raste dhe tërheq vëmendjen se, në disa rrethana, praktika e burgosjeve
masive dhe sistematike, si dhe privime të tjera të rënda të lirisë në kundërshtim me rregullat e së drejtës ndërkombëtare, mund të përbëjnë krime kundër njerëzimit. Arrestimi arbitrar i viktimave Në orën 7:00 të mëngjesit të datës 29 mars 2018, gjashtë njësi policore u shpërndanë në dy qytete të Kosovës, si pjesë e një plani të detajuar që përfshinte disa zyrtarë të nivelit të lartë. Kahraman Demirez, Mustafa Erdem, Hasan Hüseyin Günakan, Yusuf Karabina, Osman Karakaya dhe Cihan Özkan u arrestuan brenda disa orëve nga njëri-tjetri.
Z. Yusuf Karabina u arrestua në orën 8:00 të datës 29 mars 2018 në një rrugë me qarkullim të lartë automjetesh, në kohën kur ai po udhëtonte për në shkollën ku punonte, bashkë me disa anëtarë të tjerë të familjes. Një punonjës policie hapi derën e pasagjerit, kapi me forcë një anëtar tjetër të
familjes dhe e tërhoqi atë jashtë automjetit, ndërsa një anëtar tjetër i familjes doli nga automjeti instiktivisht. Sapo z. Karabina doli nga automjeti ai u prangos dhe u fut me forcë brenda një makine policie, e cila u kthye menjëherë dhe udhëtoi në drejtim të Prishtinës.
Dhjetë (10) oficerë në dy automjete policore dhe një automjet me targa civile mbërritën në Gjakovë në orën 8:00 të datës 29 mars 2018. Ata hynë në ambientet e Kolegjit Mehmet Akif, ku arrestuan z. Demirez, z. Günakan dhe z. Özkan. Të tre mësuesit u prangosën në oborrin e shkollës dhe u
dërguan menjëherë në aeroport.
Z. Mustafa Erdem u arrestua nga policia e Kosovës në parkingun e stacionit qendror të policisë në Prishtinë, ndërsa ai po nxitonte të interesohej, në kapacitetin e tij si drejtor i shkollës, për arrestimin më parë të katër mësuesve. Z. Erdem u shty me forcë në automjetin në të cilin mbahej z. Karabina që nga rrëmbimi i tij. Ata u transferuan drejtëpërdrejtë në aeroport, pa u dërguar më parë në brendësi të stacionit policor.
Dy punonjës policie mbërritën në banesën e z. Karakaya në Prishtinë në orën 9.07 të mëngjesit të datës 29 mars 2018 dhe pyetën për “Osman emigrantin”. Ata i kërkuan z. Karakaya të bëhej gati të shkonte me oficerët e policisë për të nënshkruar disa dokumente në lidhje me rinovimin e lejes
së tij të qëndrimit. Z. Karakaya mori me vete disa dokumente dhe i la porosi bashkëshortes të njoftonte një shok të tij për t’u takuar në zyrën e lejeve të qëndrimit, me qëllim për ta ndihmuar me përkthimin. Ai i shoqëroi të dy oficerët e policisë jashtë banesës dhe u transferua menjëherë në
aeroport.
Në tërësinë e tij operacioni i arrestimit të gjashtë individëve u planifikua dhe realizua nga Agjencia e Kosovës për Inteligjencë (AKI), e cila në këtë rast kishte kompetenca policore dhe mori nën kontroll zyra policore, në kundërshtim me standartet ligjore të brendshme dhe ndërkombëtare.
Agjentët e agjencisë (AKI) gjithashtu i dhanë urdhëra oficerëve të kontrollit kufitar në aeroport dhe ishte AKI dhe jo Ministria e Brendshme ajo e cila siguroi biletat e fluturimit dhe kreu të gjitha veprimet që lidhen me logjistikën e transferimit të viktimave.
Z. Demirez, Z. Erdem, Z. Günakan, Z. Karabina, Z. Karakaya dhe Z. Özkan iu dorëzuan agjentëve turq në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës. Gjashtë individët mbërritën në aeroport në orën 09:27, kaluan kontrollin kufitar dhe hipën në bordin e një avioni që i përkiste Birleşik İnşaat Turizm
Ticaret Ve Sanayi, një kompani me seli në Turqi. Avioni u ngrit në fluturim në orën 10:50 të datës 29 mars 2018. Konfuzioni mbi identitetin e z. Günakan vazhdoi edhe në aeroport, pasi ai u ngatërrua me një shtetas tjetër turk, emri i të cilit ishte në urdhërin e dëbimit me forcë. Eventualisht
identiteti i z. Günakan u sqarua, por pavarësisht kësaj oficerët e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë vendosën ta deportojnë, edhe pse nuk kishte asnjë urdhër për dëbimin e tij me forcë.
Nisur nga shkeljet e rënda të të drejtave të njeriut kundër gjashtë individëve mekanizmi kombëtar i parandalimit në kuadër të Institucionit të Avokatit të Popullit të Kosovës u njoftua dhe inicioi një
hetim për rastin. Më datë 29 mars 2018 u njoftua edhe për krijimin e një komisioni hetimor parlamentar, por ai u ngrit zyrtarisht vetëm më 28 qershor 2018. Komisioni me një mandat 4-mujor u ngarkua nga Kuvendi i Kosovës për të përpiluar një raport mbi incidentet e datës 29 mars 2018,
me qëllim përcjelljen e përfundimeve Prokurorisë Speciale të Kosovës për hetime të mëtejshme.
Në raportin e tij, Institucioni i Avokatit të Popullit të Kosovës konkludoi se me dëbimin e gjashtështetasve turq autoritetet shkelën dispozitat e mëposhtme të legjislacionit të brendshëm dhe të drejtës ndërkombëtare të aplikueshme në Kosovë:
- Nenet 29 (2)– (4) (e drejta e lirisë dhe sigurisë), 31 (e drejta për një gjykim të drejtë dhe të
paanshëm) dhe 32 (e drejta për mjete juridike) të Kushtetutës së Kosovës; - Nenet 14 (1), 15, 16 (1)– (2) dhe 17 (2) dhe (6) të Ligjit nr. 04/L-213 për Bashkëpunim
Ndërkombëtar Juridik në Çështje Penale; - Nenet 8 dhe 10 të Deklaratës Universale për të Drejtat e Njeriut;
- Nenet 9 (1)– (2) dhe 13 të Paktit (ICCPR);
- Nenet 3, 5 dhe 6 të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut;
- Neni 1 (1) i Protokollit nr. 7 të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut;
- Neni 3 i Konventës kundër Torturës dhe Trajtimeve apo Dënimeve të Tjera Mizore,
Çnjerëzore ose Poshtëruese.
Anëtarët e Komisionit Hetimor Parlamentar morën në pyetje disa nga aktorët kryesorë të përfshirë
në këtë rast dhe zgjatja e mandatit të tij nga 15 prilli në 15 maj 2019 i mundësoi Komisionit t’i
paraqiste Kuvendit të Kosovës përfundimet e mëposhtme: - Duke zbatuar me automatizëm kërkesën e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë (“AKI”)
për revokimin e lejeqëndrimeve të shtetasve turq, pa shqyrtuar nëse informacionet e
ofruara prej AKI-së plotësonin kriteret ligjore për të qenit “kërcënim ndaj sigurisë
kombëtare”, Departamenti për Shtetësi, Azil dhe Migrim (“DShAM”), në kuadër të
Ministrise së Punëve të Brendshme, ka shkelur nenin 5 të Ligjit Nr. 05/L-031 për
Procedurën e Përgjithshme Administrative. - Dëbimi i z. Hasan Hüseyin Günakan, pa kurrfarë urdhri të ligjshëm, paraqet shkelje të
nenit 55, par. 1 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës; nenit 1, par. 1 të Protokollit Nr.
7 të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut; dhe nenit 13 të Konventës
Ndërkombëtare për të Drejtat Civile dhe Politike. - Fakti që nuk është kërkuar zyrtarisht kthimi i z. Gunakan në Republikën e Kosovës pas
dëbimit të tij të gabuar, përbën shkelje të nenit 25, par. 1 dhe 2 të Udhëzimit
Administrativ (MPB) Nr. 09/2014 për Kthimin e të Huajve me Qëndrim të Paligjshëm në
Republikën e Kosovës. - Duke marrë pjesë në operacionin për dëbimin e gjashtë shtetasve turq, i cili nuk e kishte
për qëllim mbledhjen e informacioneve, zyrtarët e AKI-së kanë tejkaluar fushëveprimin
ligjor të AKI-së të përcaktuar me nenin 2, par. 1 të Ligjit Nr. 03/L-063 për Agjencinë e
Kosovës për Inteligjencë. - Mungesa e një memorandumi të bashkëpunimit ndërmjet Policisë së Kosovës dhe AKIsë,
që trajton posaçërisht koordinimin e operacioneve të përbashkëta, paraqet shkelje të nenit
8, par. 2 të Ligjit për AKI, si dhe shkakton pasiguri juridike dhe mbrojtje jo të
mjaftueshme të të drejtave të njeriut. - Drejtoria për Migrim dhe të Huaj (“DMH”), në kuadër të Policisë së Kosovës, ka nxjerrë
urdhra për largim me forcë të gjashtë shtetasve turq, pa plotësuar asnjërin prej kushteve të
përcaktuara me nenin 97, par. 1 të Ligjit Nr. 04/L-219 për të Huajt. - Urdhrat për largim me forcë u nxorën në bazë të nenit 6 dhe nenit 99, par. 2 të Ligjit për
të Huajt, edhe pse asnjëra prej këtyre dispozitave, sipas ligjit, nuk mund të shërbejë si
bazë për nxjerrjen e këtij lloj urdhri. - Forma e urdhrave për largim me forcë nuk përputhej me kërkesat e nenit 97, par. 8 të
Ligjit për të Huajt, i cili përcakton se: “Të huajit i komunikohet në formë të shkruar, në
njërën nga gjuhët zyrtare dhe në gjuhën angleze, . . . duke i shpjeguar . . . vendin ku
[urdhri] do të ekzekutohet [dhe] mënyrën e transportimit të tij për në vendin e
destinacionit.” - Disa zyrtarë policorë nuk kanë informuar shtetasit turq për të drejtat e tyre për mbrojtje
ligjore dhe për të kontaktuar anëtar të familjes. Ky mosnjoftim paraqet shkelje të Kodit
Nr. 04/L-123 të Procedurës Penale, neni 13, par. 1; dhe Kushtetutës së Republikës së
Kosovës, neni 29, par. 2 dhe 3. - Disa zyrtarë të tjerë policorë nuk morën masa të duhura për t’i informuar shtetasit turq
lidhur me të drejtat e tyre në gjuhën turke, edhe pse këta zyrtarë kishin vërejtur vetë se
disa prej shtetasve turq nuk e kuptonin gjuhën shqipe. Kjo paraqet shkelje të nenit 13,
par. 1 të Kodit të Procedurës Penale; dhe nenit 29, par. 2 dhe 3 të Kushtetutës së
Republikës së Kosovës.
- Gjashtë shtetasve turq nuk iu ofrua këshillim dhe përfaqësim juridik, gjë që paraqet
shkelje të Udhëzimit Administrativ Nr. 09/2014 për Kthimin e të Huajve me Qëndrim të
Paligjshëm në Republikën e Kosovës, neni 12, par. 6. - DShAM-ja, duke mos u angazhuar në operacionin e dëbimit, nuk ka kryer obligimin e saj
për të siguruar fletudhëtime për shtetasit turq që nuk posedonin dokumente të udhëtimit.
Kjo paraqet shkelje të nenit 8, par. 1 dhe 3 të Ligjit për të Huajt. - Divizioni për Ripranim dhe Kthim (“DRK”), në kuadër të DShAM-së, duke mos u
angazhuar në operacionin e dëbimit, nuk ka kryer obligimin e tij për të vërtetuar
identitetin e shtetasve turq që nuk posedonin dokumente të identifikimit. Kjo paraqet
shkelje të nenit 30 të Udhëzimit Administrativ Nr. 09/2014 për Kthimin e të Huajve me
Qëndrim të Paligjshëm në Republikën e Kosovës. - DRK-ja, duke mos u angazhuar në operacionin e dëbimit, nuk ka kryer obligimin e tij për
të organizuar transportin për gjashtë shtetasit turq. Kjo paraqet shkelje të nenit 32 të
Udhëzimit Administrativ Nr. 09/2014 për Kthimin e të Huajve me Qëndrim të Paligjshëm
në Republikën e Kosovës. - DShAM-ja, duke mos u angazhuar në operacionin e dëbimit, nuk ka kryer obligimet e saj
të përcaktuara me nenin 37 të Udhëzimit Administrativ Nr. 09/2014 për Kthimin e të
Huajve me Qëndrim të Paligjshëm në Republikën e Kosovës, duke përfshirë koordinimin
e eskortës së sigurisë, dhënien e ndihmës personale për kthim dhe sigurimin e shoqërimit
mjekësor. - Për shkak të mosangazhimit të DRK-së, nuk është marrë parasysh dëshira e z. Mustafa
Erdem, i cili posedon nënshtetësi të Shqipërisë, për t’u kthyer në shtetin ku dëshironte.
Kjo paraqet shkelje të nenit 17, par. 6 të Udhëzimit Administrativ Nr. 09/2014 për
Kthimin e të Huajve me Qëndrim të Paligjshëm në Republikën e Kosovës. - Duke mos futur të dhënat e gjashtë shtetasve turq në Sistemin e Menaxhimit Kufitar për
hyrje dhe dalje, zyrtarët policorë kanë vepruar në kundërshtim me Procedurën Standarde
të Operimit për Sistemin e Menaxhimit Kufitar (DOK-05/001/2017, 25 qershor 2017). - Duke mos kontrolluar dokumentet e udhëtimit të gjashtë shtetasve turq, zyrtarët policorë
kanë shkelur nenin 15, par. 2 të Ligjit Nr. 04/L-072 për Kontrollin e Kufirit Shtetëror. - Zyrtarët policorë vendosën që të lehtësohej kontrollimi kufitar në rastin e gjashtë
shtetasve turq, edhe pse nuk plotësoheshin kushtet ligjore për lehtësim të tillë, të
përcaktuara me nenin 16, par. 1 dhe 2 të Ligjit për Kontrollin e Kufirit Shtetëror. - Duke vendosur vulën katrore në urdhrat për largim me forcë, të cilët nuk përbënin as
dokumente identifikimi as dokumente udhëtimi, zyrtarët policorë kanë shkelur nenin 17,
par. 1 të Ligjit për Kontrollin e Kufirit Shtetëror. - Dëbimi i gjashtë shtetasve turq në një vend ku kishte rrezik real që ata do t’i
nënshtroheshin torturës ose dënimeve ose trajtimeve çnjerëzore ose poshtëruese, paraqet
shkelje të së drejtës ndërkombëtare zakonore; nenit 3, par. 1 të Konventës kundër
Torturës dhe Trajtimeve e Ndëshkimeve të Tjera Mizore, Jonjerëzore dhe Poshtëruese;
dhe nenit 3 të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut. - Duke i paraqitur Ministrisë së Infrastrukturës të dhëna të rrejshme lidhur me numrin e
pasagjerëve dhe qellimin e fluturimit, kompania ajrore Birlesik Insaat ka shkelur
Rregulloren (MI) Nr. 02/2015 për Aprovimin e Fluturimeve Charter dhe Taxi JoHPEA,
neni 10, par. 1.
- Bashkëpunimi joefikas ndërmjet Ministrisë së Infrastrukturës, Ministrisë së Punëve të
Brendshme dhe Policisë Kufitare, ka rezultuar në mosndjekjen e procedurave ligjore për
ndëshkimin e kësaj kompanie ajrore. Këto procedura janë të përcaktuara me nenin 97,
par. 2 të Ligjit 03/L-051 për Aviacionin Civil. - Duke mos nxjerrë vendim përfundimtar lidhur me aplikimin e z. Osman Karakaya për
vazhdimin e lejeqëndrimit, DShAM-ja ka shkelur nenin 44, par. 1 të Ligjit për të Huajt. - Mosnxjerrja e vendimit përfundimtar në rastin e z. Karakaya gjithashtu e ka privuar atë
nga e drejta e ankimimit, e garantuar me nenin 6, par. 3 të Ligjit për të Huajt. - Duke mos marrë masat e duhura, deri në ditën e dëbimit, për të njoftuar shtetasit turq
lidhur me revokimin e lejeqëndrimeve të tyre, DShAM-ja e ka bërë të pamundur që ata të
kontestonin këto revokime. Kjo paraqet shkelje të nenit 108, par. 3 të Ligjit për
Procedurën e Përgjithshme Administrative. - Duke përzier elemente të urdhrit për largim me forcë dhe urdhrit të dëbimit, DMH-ja ka
kufizuar maksimalisht mundësinë e gjashtë shtetasve turq për të ushtruar të drejtën e tyre
të ankimimit. Kjo përzierje e dy urdhrave të ndryshëm nuk parashikohet askund në Ligjin
për të Huajt, apo në ndonjë akt tjetër normativ, dhe, rrjedhimisht, ka qenë e
kundërligjshme. - Duke qenë se të gjithë prej gjashtë shtetasve turq jetonin në Republikën e Kosovës me
anëtarë të ngushtë të familjes, dëbimi i tyre përpara ushtrimit të së drejtës së ankimimit,
paraqet shkelje të së drejtës për respektimin e jetës familjare, sipas nenit 8 të Konventës
Evropiane për të Drejtat e Njeriut dhe nenit 36, par. 1 të Kushtetutës së Republikës së
Kosovës, lexuar bashkë me nenin 13 të Konventës dhe nenin 32 të Kushtetutës (shih
Ekspertizën, f. 61–63). - Gjashtë shtetasit turq u dëbuan përpara ushtrimit të së drejtës së ankimimit, edhe pse nuk
ekzistonin arsye të forta të sigurisë kombëtare për t’i dëbuar përpara ushtrimit të kësaj të
drejte, si dhe nuk ekzistonte ndonjë domosdoshmëri tjetër për një masë të tillë. Kjo
paraqet shkelje të nenit 13 të Konventës Ndërkombëtare për të Drejtat Civile dhe
Politike; dhe nenit 55, par. 2 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës. - Fakti që shtetasit turq nuk u informuan lidhur me bazat faktike mbi të cilat u ishin
revokuar lejeqëndrimet, ka penguar ushtrimin e së drejtës së ankimimit në muajt pas
dëbimit të tyre, duke paraqitur shkelje të nenit 13 të Konventës Evropiane për të Drejtat e
Njeriut; dhe nenit 1, par. 1 të Protokollit Nr. 7 të Konventës. - Duke mos informuar Prokurorinë
Albania
Të punësuarve me pagë bruto mbi 176 mijë lekë iu “ulet paga”, deri me 950 lekë, nga 1 janari
Rritja e pagës minimale nga 40 mijë në 50 mijë lekë, e cila hyri në fuqi më 1 janar 2026, shoqërohet gjithashtu me një efekt të drejtpërdrejtë negativ për të gjithë të punësuarit me paga bruto mbi 176 mijë lekë në muaj.
Ndryshe nga perceptimi i përgjithshëm se rritja e pagës minimale prek vetëm shtresat me të ardhura të ulëta, ndryshimi paralel i pagës maksimale për efekt kontributesh nga 176,416 lekë në 186,416 lekë do të përkthehet në një “ulje të pagës neto” për të gjithë ata që paguhen mbi këtë prag.
Konkretisht, nga janari 2026, çdo i punësuar me pagë bruto të paktën 186,416 lekë do të paguajë më shumë kontribute të sigurimeve shoqërore, pa përfituar asnjë rritje reale në pagën bruto.
Aktualisht, për kufirin maksimal prej 176,416 lekësh, punonjësi paguan 9.5% sigurime shoqërore, ose rreth 16,760 lekë të mbajtura nga paga mujore. Me rritjen e tavanit të kontributeve, kjo shumë do të rritet në rreth 17,709 lekë në muaj, duke sjellë një kosto shtesë prej afro 950 lekësh çdo muaj për secilin të punësuar në këtë nivel dhe mbi të.
Në terma praktikë, kjo do të thotë se, edhe pse paga bruto mbetet e pandryshuar, paga neto do të ulet që nga janari, për shkak të kontributeve më të larta. Efekti është i njëjtë si për punonjësit ashtu edhe për punëdhënësit, të cilët do të paguajnë gjithashtu më shumë për pjesën e tyre të kontributeve, duke rritur koston totale të punës.
Sipas relacionit të projektbuxhetit dhe të dhënave të administratës tatimore, kjo politikë do të sjellë rreth 9 miliardë lekë të ardhura shtesë për arkën e sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore, ku 7.6 miliardë lekë pritet të vijnë nga sigurimet shoqërore dhe 1.4 miliardë lekë nga sigurimet shëndetësore.
Për vitin 2026, të ardhurat totale nga kontributet janë programuar të arrijnë në 197 miliardë lekë, ose 11.4% më shumë se pritshmëritë për vitin 2025.
Megjithatë, për mijëra të punësuar me paga mbi 176 mijë lekë, ky ndryshim nuk përkthehet në përmirësim të të ardhurave, por në një ulje të drejtpërdrejtë të pagës neto.
Në këtë këndvështrim, rritja e pagës minimale shndërrohet në një barrë shtesë fiskale për një segment të konsiderueshëm të forcës së punës, duke rritur koston e punës për bizneset dhe duke reduktuar të ardhurat mujore reale të punonjësve me paga mesatare dhe të larta, që nga muaji janar 2026.
Ekofin.al
Albania
Emigrantët duan të ndihmojnë vendin, por institucionet nuk i përfillin
Teksa emigracioni po masivizohet vit pas viti dhe shumica e shqiptarëve, pjesa më produktive jetojnë jashtë vendit me 2.2 milionë banorë sipas të dhënave të fundit nga Anketa e Emigracionit, në anën tjetër qeveria dhe institucionet kanë dështuar për të zbatuar programin dhe strategjitë për emigrantët.
Një pjesë e emigrantëve që jetojnë prej dy dekadash jashtë vendit duan të kontribuojnë sidomos në zonat kur kanë lindur, por ato përballen me pengesa dhe mospërfillje institucionale.
Anëtarët e diasporës shqiptare të intervistuar nga INSTAT janë të angazhuar në mënyrë aktive në një gamë të gjerë iniciativash që kontribuojnë në zhvillimin kulturor, akademik, ekonomik dhe institucional të vendit në vendet ku jetojnë. Rreth një në pesë anëtarë të diasporës është aktiv në organizata dhe shoqata të diasporës, kryesisht në funksion të promovimit të identitetit shqiptar jashtë vendit, përmes shkollave të gjuhës, aktiviteteve kulturore dhe ngjarjeve komunitare.
Megjithatë sipas anketës angazhimi i diasporës në vendin tonë kufizohet nga një sërë sfidash. Diskutimet me anëtarë dhe organizata të ndryshme të diasporës gjatë anketës së INSTAT nxjerrin në pah pengesa institucionale, duke përfshirë aktivitetin e kufizuar të institucioneve kyçe si Agjencia Kombëtare e Diasporës dhe Fondi Shqiptar për Zhvillimin e Diasporës, si edhe vështirësi në koordinimin ndërministror.
Emigrantët vënë në dukje mungesën e një data-baze të centralizuar të diasporës, teksa ka fushata të kufizuara informimi dhe komunikimi për angazhimin e diasporës.
Sipas anketës mungojnë mekanizmat e strukturuar që profesionistët e diasporës të kontribuojnë në zhvillimin e Shqipërisë, duke mbetur shpesh vetëm në iniciativa.
“Ka mungesë besimi ndaj institucioneve shqiptare dhe shqetësime për burokracinë e tepruar, veçanërisht mes profesionistëve. Ka shqetësime për klimën e biznesit, boshllëqe në kuadrin ligjor për mbështetjen e investitorëve nga diaspora dhe mungesën e fondeve të dedikuara për kanalizimin e investimeve. Ka nisur shkëputja kulturore në rritje te brezat e dytë dhe të tretë të diasporës që asimilohen jashtë vendit, duke sjellë dobësimin e lidhjeve me trashëgiminë shqiptare” vë në dukje anketa.
Në aspektin ekonomik, anëtarët e diasporës po shohin gjithnjë e më shumë përtej remitancave tradicionale, drejt formave më strategjike të investimit, përfshirë pasuritë e paluajtshme, turizmin dhe sipërmarrjet teknologjike. MIrëpo qeveria shqiptare nuk po mundet të përthithë kapitalin human dhe atë financiar të diasporës, duke ulur përfitimet e vendit nga ky potencial i madh.
Monitor
Albania
Emigrimi i shqiptarëve drejt SHBA-së, ICE: Mos t’ju shkojë mendja të hyni ilegalisht
Ëndrra e shumë shqiptarëve për t’u futur e jetuar në ShBA po vështirësohet gjithnjë e më shumë. Edhe ata të cilët kanë mundur ta prekin Amerikën e janë atje pa leje qëndrimi, po përballen me dëbime.
Pothuajse çdo javë ka shqiptarë të cilët deportohen pasi janë kapur nga ICE, skuadra amerikane e emigracionit dhe doganave e hedhur në veprim pasi Donaland Trump i shpalli luftë ilegalëve në ShBA.
“Top Channel”, përmes postës elektronike, pyeti ICE-në sa është numri shqiptarëve pa të drejtë qëndrimi në ShBA të ndaluar, përfshi numrin e të dëbuarve drejt Shqipërisë gjatë 2025.
Një zëdhënës i ICE nuk dha detaje përmes shifrave, por deklaroi se: “Nëse ju po e konsideroni të hyni ilegalisht në Amerikë, mos e çoni në mendje një gjë të tillë. Nëse vini këtu në kundërshtim me ligjet tona, ju me gjasë do të përballeni me ligjin dhe ne do t’ju dëbojmë. Ju kurrë nuk do të mundeni të riktheheni në Shtetet e Bashkuara të Amerikës përsëri”.
Top Channel nga burime diplomatike ka mësuar se Ambasada e ShBA-së në Tiranë ka ndihmuar në ngritjen e njësie të posaçme brenda Policisë së Shtetit dedikuar luftës me trafikun e shqiptarëve drejt ShBA.
Të njëjtat burime treguan se kjo njësi sipas një protokolli standard, interviston të gjithë shqiptarët e dëbuar nga ShBA për të mësuar si ata mundën të hynë ilegalisht. Kjo konsiderohet si mbledhje inteligjence me qëllim identifikimin e rrugëve dhe metodave të trafikut. Trafiku i shqiptarëve drejt ShBA vijon përmes linjës klasike të të shkuarit në Meksikë duke pritur disa javë deri në momentin kur trafikantët krijojnë kushtet për kalim.
Një tjetër metodë është përdorimi pasaportave evropiane të falsifikuara. Nëse për shumë vite rruga e Kavajës mbretëronte në prodhimin e dokumenteve të falsifikuara, shkëlqimi i asaj kohë është shuar.
Kjo njësi brenda Policisë së Shtetit, nga intervistimet e të dëbuarve nga ShBA, ka mundur të identifikojë Kosovën si vend prodhues të pasaportave të falsifikuara, madje me një cilësi të lartë si pasojë e përdorimit të kompjuterëve dhe printerëve super-modernë.
Megjithatë, nuk mungojnë tentativat brenda Shqipërisë në prodhimin e të tilla pasaportave siç ishte rasti më i fundit në Tiranë kur para 5 muajsh, babë e bir u prangosën për këtë aktivitet kriminal. Sipas hetimeve, pasaportat e falsifikuara shiteshin nga 15 000 deri në 20 000 euro dhe përdoreshin për të kaluar ilegalisht drejt vendeve të BE-së edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. /TCH
-
Albania2 days ago“Wizz Air” le në mëshirë të fatit pasagjerët e linjës Londër-Tiranë
-
UK5 days agoFOTO/ Nëna me dy fëmijët humbën jetën në një zjarr tragjik në Angli
-
Albania5 days agoU kap me kokainë me vlerë 230 mijë euro, shqiptari: Mos më dënoni, më lejoni të kthehem në Shqipëri
-
Albania6 days agoShqiptari në Britani shpëton nga deportimi pasi “partnerja nuk i flet shqip”
-
UK2 days agoVizitorët, tarifë për të hyrë në Britani – Shtetasit që udhëtojnë pa viza duhet të aplikojnë për autorizim
-
UK6 days agoRrëzohet aeroplani në Britani, alarm në aeroportin Southend në Londër
-
Sports4 days agoIsh-kampioni i botës në boks Anthony Joshua plagoset në një aksident automobilistik në Nigeri, dy persona humbin jetën
-
UK3 days agoBllokohet hekurudha Angli-BE/ Probleme me energjinë elektrike, pezullohen udhëtimet për mijëra pasagjerë
