Në Shqipëri grosistët e tregjeve kanë vendosur mes tyre një rregull të pashkruar. Bëhet fjalë për rritjen e çmimeve.
Ata në mënyrë të heshtur, kanë arritur mes tyre një marrëveshje, që nëse çmimet në tregjet ndërkombëtare rriten, edhe ata do i rrisin. Por nëse çmimet në tregjet ndërkombëtare ulen, ata nuk do ti lëvizin më çmimet e tyre.
Kjo është marrëveshja e heshtur mes tyre, që në Shqipëri gjend vend çdo herë. Kjo e ndihmuar edhe nga politikat qeverisëse në Shqipërisë, dhe sidomos nga deklaratat që ndjellin panik të Edi Ramës.
Kryeministri i Shqipërisë, në daljet e tij përherë ka përhapur panik se do të ketë rritje çmimesh, se pritet pakësim të burimeve të energjisë, apo grurit, por asnjëherë nuk ka dalë në një konferencë për të na thënë se çfarë do të bëjë qeveria e tij, që këto çmime të mos e fundosin më tej popullin e varfër shqiptar.
Deklaratat e tij, duket se kanë origjinën jo vetëm tek paniku që përhap Edi Rama, në vend që të ofronte qetësi për qytetarët, por edhe tek direktivat që ai merr nga një grusht njerëzish që kanë vendosur të bëjnë politikat botërore. Është e njohur botërisht afërsia e Edi Ramës me manjantin e majtë, George Soros, një nga njerëzit me ndikim të madh në Partinë Demokratike të SHBA, e cila drejton dhe Amerikën. Pikërisht, Soros dhe një grusht manjatësh të majtë, po përpiqen që vendosin një urdhër të ri botëror, në tentativë për të ndryshuar rregullat.
Me paratë e tyre ata kanë ngritur në këmbë shoqata dhe organizata që ngrihen në protesta dhe kërkojnë ndryshime radikale të rregullave, duke nisur nga baza e shoqërisë që është familja dhe tek vendosja e çmimeve për të shkaktuar panik dhe kaos në shoqëri.
Dhe këtu lindin disa pyetje. Pse mbahet bota peng e disa politikave konfliktuale, kur ka disa aktorë në këtë situatë dhe faji kurrë nuk është i njërit apo tjetrit, pasi përndyshe do të quhej si propogandë.
Pse qeveritë e One World Orders (Një urdhër i ri në botë) planifikojnë që të ngrejnë frikë dhe panik tek njerëzit, me anë të vendosjes së çmimeve të larta në mënyrë artificiale.
Çmimi i naftës dhe prodhimi i saj aktualisht ndodhet thuajse njësoj si para luftës së Rusisë në Ukrainë, por tregjet nuk e kanë reflektuar këtë gjë.
Aktualisht çmimi naftës bruto në tregjet ndërkombëtare është si në ditët e para luftës në Ukrainë, kurse Shqipëri në mënyrë të turpshme ulet vetëm me 1 lek. Me të njëjtat çmime të karburanteve si para luftës, pse në SHqipëri sot çmimi është 220 lekë, kur duhej të ishte maksimumi 180 lekë?
Sot çmimi i naftës në bursë është 88.92 dollarë, pse në vendin tonë nuk reflektohet kjo ulje masive me çmime si të janarit? Vendet e OPEC kanë paralajmëruar se në Shtator pritet të shtojnë prodhimin dhe duken të gjitha arsyet dhe kushtet, që në Shqipëri të mos jetë ky çmim kaq i lartë. Pse edhe në vendin tonë nuk lëvizin sipas tregjeve ndërkombëtare, të paktën kështu thonë, por asnjëherë nuk veprojnë në këtë mënyrë.
Pse njerëzit nuk rebelohen, ngrihen ndaj çmimeve artificiale që vendos qeveria me gjoja Bordin e Transparencës. Vetëm pak ditë më parë edhe FMN paralajmëroi vendet e BE-së, që janë të varura nga gazi ruse dhe kërkoi të dijë se pse qeveritë nuk mbështesin familjet në energjinë e pastër dhe të mbajnë barrën që duhet dhe jo që duan ata (qeveritë). Kush po i bllokon 8 miliardë njerëz, duke i mbajtur nën panikun e çmimeve të larta dhe frikës së bukës së gojës.
Përgjigjen o njerëz të pafajshëm duhet ta kuptoni vetë, që të mos bini preh e propagandave mediatike dhe qeveritare, por të hapni sytë dhe të luftoni për veten tuaj.
/Helidon Kastrati–AlbUkTV