Connect with us

Albania

Opozita “djeg” mundësitë për presidentin, Alibeaj: Nuk ka asgjë për t’u qortuar në vendimmarrjen tonë

Published

on

Enkelejd Alibeaj akuzoi edhe njëherë mazhorancën se e shkeli fjalën për zgjedhjen e presidentit të ri, duke u tërhequr nga marrëveshja e arritur më herët.

Sipas Alibeajt, opozita mori pjesë në proces dhe shtoi se nuk ka asgjë për t’u qortuar në vendimmarrjen e saj.

“Ne si opozitë bëmë detyrën tonë për t’i dhënë vendit një president konsensual. Për të qenë një president mbi palët duhet që të gjitha palët të marrin pjesë në proces. Ne morëm pjesë në proces, ofruam të gjitha rregullat e lojës që presidenti të ishte neutral, përfaqësues i shqiptarëve dhe u pa qartë nga ana e Ramës u tërhoq dhe hëngri fjalën. E kam thënë që në këtë proces ne e dimë që për shkak të ndryshimeve të 2008 presidenti zgjidhet me 71 vota. Është detyrë e opozitës për të mos e çuar vendin në zgjedhjen e presidentit të njëanshëm. Humbëm një rast për t’i dhënë vendit një institucion që do të kishte legjitimitetin e palëve. Nuk ka asgjë për t’u qortuar në vendimmarrjen tonë”, u shpreh Alibeaj.

Më herët, kreu i grupit të PS-së, Taulant Balla tha përpara gazetarëve pas djegies së raundit të tretë se opozita nuk propozoi asnjë emër konkret për kreun e ri të shtetit dhe shprehu angazhimin se mazhoranca do të jetë e hapur për dialog edhe në raundet e tjera deri në zgjedhjen e presidentit.

Advertisement

“Ne i qëndruam angazhimit për të pritur një propozim nga opozita në tri raundet e para, me shpresën se ajo do të merrte përgjegjësinë për të propozuar kandidatura në këtë proces. Nga ky moment, natyrshëm që nuk do ta lëmë vendin pa president, por do të propozojmë. Por ne do të dialogojmë me këdo që kërkon që të ndajë përgjegjësinë për zgjedhjen e presidentit. Në raundin e katërt dhe të pestë, kushtetuta ka përcaktuar një mekanizëm zhbllokues që askush të mos marrë peng procesin. Ne nuk kemi marrë asnjë propozim nga opozita. Nëse ajo ka menduar që të ketë një president që ta zgjedhë vetë, kjo nuk i ka shërbyer askujt”, u shpreh Balla.

Continue Reading

Albania

Autoboti i pastrimit të ujërave të zeza, po shpërndan ujë për qytetarët në Vlorë

Published

on

By

Qytetarët e Vlorës kanë protestuar sërish sot para dyerve të Bashkisë pasi prej 4-5 ditësh janë pa ujë të pijshëm pas një defekti në linjën kryesore të ujësjellësit.

Njëri prej qytetarëve ka telefonuar kryebashkiaken Brunilda Mersini duke i kërkuar që të vijë personalisht dhe të bisedojë me qytetarët për situatën por Mersini i ka mbyllur telefonin qytetarit pa i dhënë asnjë zgjidhje.

Si pasojë e pakënaqësisë, qytetarët janë zhvendosur në rrugën kryesore, duke bllokuar qarkullimin. Ata kanë pasur disa përplasje me policinë dhe kanë hedhur vezë dhe letra higjenike para ambienteve të Bashkisë.

Ndërkohë, Ujësjellësi i Vlorës ka njoftuar banorët se uji i sjellë me autobotë duhet përdorur vetëm për nevoja emergjente dhe jo për konsum oral. Në njoftim thuhet:

Advertisement

‘Ujësjellës Kanalizimeve Rajoni Vlorë, njofton qytetarët se ujin të cilin po e marrin nga autobotet, duhet t’a përdorin për nevoja emergjente dhe jo për përdorim oral.’

Nga ana tjetër qytetarët shprehen se autoboti që shihni në foto përdoret për zhbllokimin e pusetave të ujërave të zeza, por tani po shpërndan edhe ujë dhe në pikë të hallit kanë marrë bidonat dhe po mbushin ujë.

Advertisement
Continue Reading

Albania

Vlora 4 ditë pa ujë, kryetarja e bashkisë: Defekti, fatkeqësi natyrore. Ujësjellësi s’është në varësinë tonë, protestën po e bën opozita

Published

on

By

Kryetarja e Bashkisë së Vlorës Bruna Mersini, në një deklaratë për mediat lidhur me situatën e mungesës së ujit prej katër ditësh në Vlorë, u shpreh se problemi vjen prej ujësjellësit dhe se kjo nuk është në përgjegjësi të bashkisë.

Sipas saj, defekti në tubacion që la Vlorën katër ditë pa ujë, është “fatkeqësi natyrore” dhe se nuk duhet përdorur për politikë.

“Kjo është një fatkeqësi natyrore, nuk duhet përdorur për të bërë politikë. Nuk është momenti të bëjmë analiza dhe të gjejmë fajtorin, është momenti të japim zgjidhjen.

Advertisement

Dhe zgjidhja është duke ardhur nga Turqia: në orën 02:30 zbret avioni me tre pjesë rezervë, të cilat në orën 17:00 mbërrijnë në Vlorë.

Ndërkohë, zgjidhja e përkohshme duket se po funksionon pjesërisht. Jemi duke i dhënë ujë qytetit pjesërisht nëpërmjet ujësjellësit dhe, ndërkohë, 15 autobotë dhe emergjencat civile janë në terren duke shpërndarë ujë me koli”, tha ajo.

Advertisement
Continue Reading

Albania

U kap me kokainë me vlerë 230 mijë euro, shqiptari: Mos më dënoni, më lejoni të kthehem në Shqipëri

Published

on

By

Gjykata në Mechelen të Belgjikës ka shpallur fajtor për trafik droge një shqiptar 23-vjeçar. Dy muaj më parë, pas një ndjekjeje, ai u bllokua nga policia dhe në makinën e tij u gjetën pothuajse 5 kilogramë kokainë. I riu – që sipas tij vepronte për shkak të borxheve nga lojërat e fatit – nuk i mohoi faktet. “Por ju lutem, më lini të kthehem sa më shpejt në vendin tim,” kërkoi ai gjatë seancës gjyqësore.

Policia e kishte vënë re makinën e të riut në fillim të shtatorit 2024 gjatë një kontrolli në Mechelen. Kur oficerët tentuan ta ndalonin, ai u largua me shpejtësi. Ndjekja zgjati shumë pak: disa metra më tutje, makina u bllokua.

“Kjo ndodhi sepse disa automjete kishin ndaluar në rrugë,” u tha në seancë.

Ajo që ra në sy ishte se xhami i pasmë i makinës ishte i hapur. Një qese blu, e vërejtur gjatë kontrollit, ishte zhdukur.

Advertisement

“Por u gjet shumë shpejt,” shpjegoi prokurori Bjorn Vervoort. “Në qesen plastike kishte pak më pak se 4.6 kilogramë kokainë.”

Vlera e drogës në tregun e rrugës ishte mbi 230 mijë euro.

“Një sasi e tillë nuk u jepet tregtarëve të zakonshëm,” theksoi prokurori, duke sugjeruar se shqiptari nuk ishte një shitës i thjeshtë, por kishte mundësisht një rol të rëndësishëm në një rrjet më të madh trafiku.

Advertisement

“Edhe 600 eurot cash – në prerje prej 50 eurosh – si dhe dy telefonat celularë të gjetur në makinën e tij (një makinë me qira) mund të jenë prova shtesë,” shtoi prokurori.

Ai kërkoi një dënim me 2 vite burg dhe një gjobë prej 8.000 eurosh.

“Kam ardhur në Belgjikë për të punuar në ndërtim,” tha 23-vjeçari. “Me këto para doja të shlyeja borxhet e bixhozit, rreth 30.000 euro. Por këtu nuk gjeta punë.”

Advertisement

I riu deklaroi se kishte hyrë rastësisht në botën e drogës.

“Gjatë një daljeje nate në Bruksel,” pranoi ai. “Papritur më folën, më dhanë para dhe gjithë atë kokainë. Në këmbim, duhej ta shisja”.

Avokati i tij, Kilian Rabau, i kërkoi gjykatës të mos japë dënim efektiv me burg, por burg me kusht.

Advertisement

“Le të jetë një sinjal i fortë, por lejojeni të kthehet në vendin e tij,” tha ai.

Pas shqyrtimit, gjykatësja vendosi se faktet ishin të provuara dhe e dënoi të riun me 2 vite burg me kusht dhe një gjobë prej 8.000 eurosh.

Advertisement
Continue Reading

Live ALBUK TV

Sports2 hours ago

Zbulohet pas 12 vitesh, çfarë tha Michael Schumacher para se të aksidentohej

Sports2 hours ago

Ish-kampioni i botës në boks Anthony Joshua plagoset në një aksident automobilistik në Nigeri, dy persona humbin jetën

Bota2 hours ago

20 pikat e Zelenskyt për t’i dhënë fund luftës, Rusia kundër!

UK2 hours ago

FOTO/ Nëna me dy fëmijët humbën jetën në një zjarr tragjik në Angli

Albania3 hours ago

Autoboti i pastrimit të ujërave të zeza, po shpërndan ujë për qytetarët në Vlorë

Sports3 hours ago

Strakosha në formë të jashtëzakonshme, AEK-u gjen stabilitet. Garanci edhe për Kombëtaren

Kosova3 hours ago

I dhanë mundësinë të krijojë qeverinë pa opozitën, Kurti mesazh falënderues për të gjithë votuesit e LVV: U jemi mirënjohës përjetë

Albania3 hours ago

Vlora 4 ditë pa ujë, kryetarja e bashkisë: Defekti, fatkeqësi natyrore. Ujësjellësi s’është në varësinë tonë, protestën po e bën opozita

Bota3 hours ago

Peskov: Rusia pajtohet me vlerësimin e Trump, bisedimet në fazën përfundimtare

Albania3 hours ago

U kap me kokainë me vlerë 230 mijë euro, shqiptari: Mos më dënoni, më lejoni të kthehem në Shqipëri

Albania3 hours ago

Shpërthimi në Shkodër, OSHEE përgënjeshtron Policinë: Nuk ka ndodhur për shkak të boksit të matësve në pallat

Albania3 hours ago

Berisha: Nuk ka forcë në botë që e mban në pushtet Edi Ramën në qoftë se ne i pushtojmë sheshin. Kjo është rruga!

Kosova3 hours ago

“Kurti fitues pas muajsh bllokade politike”, BBC: Normalizimi i marrëdhënieve me Brukselin dhe Uashingtonin në axhendën e qeverisë së re

Bota3 hours ago

Kush është “zbatuesi hije” i Shtëpisë së Bardhë me ndikim të jashtëzakonshëm te Trump

Kosova3 hours ago

Përfundon numërimi i votave për subjektet politike, nis numërimi për kandidatët në 38 Qendra Komunale

Albania2 days ago

Shqiptari në Britani shpëton nga deportimi pasi “partnerja nuk i flet shqip”

UK2 hours ago

FOTO/ Nëna me dy fëmijët humbën jetën në një zjarr tragjik në Angli

Albania3 hours ago

U kap me kokainë me vlerë 230 mijë euro, shqiptari: Mos më dënoni, më lejoni të kthehem në Shqipëri

UK2 days ago

Rrëzohet aeroplani në Britani, alarm në aeroportin Southend në Londër

Albania19 hours ago

VIDEO/ Protesta në Vlorë për mungesën e ujit, qytetarët futen në teatrin “Petro Marko” dhe ndërpresin mbrëmjen gala të bashkisë

Sports2 hours ago

Ish-kampioni i botës në boks Anthony Joshua plagoset në një aksident automobilistik në Nigeri, dy persona humbin jetën

Albania20 hours ago

“Katolikët monitoroheshin, myslimanët përgatitnin ushqimet për ta” – si festoheshin Krishtlindjet në komunizëm në Shqipëri

Albania18 hours ago

Anomalia e buxhetit, 2 miliardë euro shpenzime në dhjetor

UK18 hours ago

Princi William dhe Kate Middleton vendosën vijë sigurie 9.6km rreth rezidencës së tyre të re, reagojnë banorët e zonës: Masa të tepruara dhe pa konsultim

Albania3 hours ago

Hetimet për atentatin e Rinasit, burime: Autorët pasi dogjën mjetin që përdorën në krim u larguan me ambulancë

UK7 hours ago

Spitalet paralajmëruan se kriza e kujdesit në fund të jetës kërcënon trajtimin

Kosova20 hours ago

Dalin Exit Poll-et e para, Vetëvendosja rikonfirmohet forcë e parë, Hamza 23.9 përqind, Abdixhiku 16.1 përqind

Bota11 hours ago

Përplasjet kufitare Taxhikistan-Taleban: Çfarë fshihet pas tyre, pse ndikojnë në Kinë?

Bota19 hours ago

Presidenti i Ukrainës, Zelensky mbërrin në Mar-a-Lago, takohet me presidentin Trump

UK8 hours ago

Disidenti egjiptian kërkon falje për tweets, ndërsa konservatorët kërkojnë dëbim nga Mbretëria e Bashkuar

Trending