Connect with us

Bota

P Diddy dënohet me 50 muaj burg, as pendesa në gjyq nuk e shpëton: Jam i vetëdijshëm…

Published

on

Sean “Diddy” Combs është dënuar me 50 muaj burg, pas shpalljes fajtor për dy akuza për transportim me qëllim prostitucioni.

Gjatë seancës gjyqësore, artisti i njohur i hip-hop-it dhe biznesmeni u shpreh i penduar, duke i quajtur veprimet e tij të neveritshme dhe të turpshme.

Combs kërkoi falje publike, jo vetëm viktimave të përfshira drejtpërdrejt në çështje, por edhe të gjitha viktimave të dhunës në familje, duke theksuar se është i vetëdijshëm për dëmin që ka shkaktuar.

Strategjia e mbrojtjes përfshiu një video dokumentare të publikuar në momentet e fundit, ku shfaqej puna e tij bamirëse dhe jeta familjare.

Advertisement

Videoja dhe një letër personale nga Combs u paraqitën si dëshmi e karakterit të tij jashtë akuzave. Kjo, megjithatë, binte në kontrast të fortë me qëndrimin e mëparshëm të ekipit mbrojtës, i cili kishte pohuar në mënyrë të vazhdueshme se ai ishte i pafajshëm dhe i shënjestruar padrejtësisht nga autoritetet.

Continue Reading

Bota

Peskov: Rusia pajtohet me vlerësimin e Trump, bisedimet në fazën përfundimtare

Published

on

By

Kremlini tha se pajtohet me Presidentin e SHBA-së, Donald Trump, se bisedimet për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë janë në fazën përfundimtare.

I pyetur nga gazetarët nëse Moska ndan vlerësimin e Trump pas bisedimeve me Presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky, zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov u përgjigj: “Sigurisht”.

Peskov refuzoi të komentojë mbi idenë e një zone të lirë ekonomike në Donbas ose mbi të ardhmen e termocentralit bërthamor Zaporizhzhia, i cili kontrollohet nga Rusia, duke thënë se Kremlini e konsideronte të papërshtatshme.

“Për momentin, nuk e konsiderojmë të nevojshme të japim detaje”, tha ai.

Advertisement

Sipas tij Ukraina duhet të tërheqë trupat e saj nga pjesa e Donbasit që ende e kontrollon nëse dëshiron paqe dhe se nëse Kievi nuk arrin një marrëveshje, atëherë do të humbasë edhe më shumë territor.

Putin dhe Trump folën të dielën përpara takimit të Trump në Miami me Presidentin ukrainas Volodymyr Zelenskiy. Zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov tha se një tjetër telefonatë ishte planifikuar shumë shpejt.

Advertisement
Continue Reading

Bota

Kush është “zbatuesi hije” i Shtëpisë së Bardhë me ndikim të jashtëzakonshëm te Trump

Published

on

By

Presidenti Trump ishte i lodhur. Gjatë një takimi me ligjvënësit e grupit republikan në Shtëpinë e Bardhë gjatë verës, Trump qortoi ashpër kreun  e House Freedom Caucus, Andy Harris, sepse kishte ngritur shqetësime rreth legjislacionit kryesor të presidentit për taksat dhe shpenzimet. Trump kërkoi që Harris të rreshtohej…pastaj presidenti u largua papritur nga dhoma, sipas njerëzve që morën pjesë në takim.

Pasi Trump u largua, Harris e drejtoi zemërimin e tij te James Blair, një nga këshilltarët kryesorë të presidentit. Harris e akuzoi Blair-in se donte të gjente një sfidues republikan në zgjedhjet primare për ta rrëzuar atë.

“Unë thjesht punoj për presidentin, zotëri,” u përgjigj Blair, sipas njerëzve në dhomë. Ky nuk ishte një mohim.

Blair, një operativ 36-vjeçar qeros nga Florida, të cilin kolegët e përshkruajnë si intensiv dhe të zjarrtë, është bërë një figurë tejet e rëndësishme në mandatin e dytë të Trump-it, duke bindur ligjvënësit, duke zbatuar besnikërinë ndaj Trump-it, duke formësuar mesazhet e presidentit për shëndetësinë dhe ekonominë, si dhe duke orkestruar strategjinë e Shtëpisë së Bardhë për zgjedhjet e mesmandatit të vitit të ardhshëm.

Advertisement

Gjurmët e tij janë aq të dukshme në planin e rishpërndarjes së zonave të Republikanwve, saqë disa ndihmës të Shtëpisë së Bardhë i referohen atij si “Blairymandering.”

Titulli i Blair-it – zëvendësshef i stafit – nuk e pasqyron plotësisht ndikimin e tij. Ai ishte në mesin e shtatë zyrtarëve të lartë, përfshirë zëvendëspresidentin dhe Sekretarin e Shtetit, që përfaqësuan administratën ë një set fotografik të fundit për Vanity Fair. Ai e përshkroi veten si një “rojtar”.

“Presidenti mbështetet tek ai jashtëzakonisht shumë,” tha Russell Vought, drejtor i Zyrës së Menaxhimit dhe Buxhetit, në një intervistë.

Advertisement

Deri më tani, Blair i ka mbajtur republikanët kryesisht të bashkuar rreth Trump-it. Ai ndihmoi në sigurimin e kalimit të paketës së taksave dhe shpenzimeve të Trump-it, duke kufizuar largimet nga radhët e republikanëve të Kongresit dhe duke fituar mbështetjen e Harris dhe konservatorëve të tjerë.

Në një deklaratë, Harris tha se “mosmarrëveshjet nuk janë të pazakonta gjatë negociatave të nivelit të lartë” dhe e quajti punën e Blair-it “të lavdërueshme”. Një zëdhënëse e Harris hodhi poshtë pretendimin se kongresmeni ngriti mundësinë e një sfide në primare gjatë takimit në Shtëpinë e Bardhë.

Por përpara ka sfida të mëdha. Blair po përpiqet të shmangë humbje republikane në mesmandat. Blair po punon për të parandaluar thellimin e çarjeve në Partinë Republikane. Dhe ai do të duhet të bindë republikanët skeptikë dhe gjykatat që të pranojnë përpjekjet e tij për të riformuar hartat e Kongresit.

Advertisement

Jo më një “i ngurtë”

Blair u soll në fushatën presidenciale të Trump-it të vitit 2024 nga atëherë shefja e fushatës Susie Wiles, e cila tani shërben si shefe e stafit të Shtëpisë së Bardhë. Wiles dhe Blair më parë punuan për guvernatorin e Floridës, Ron DeSantis, dhe më vonë u ftohën me të pasi u larguan në fillim të vitit të parë të guvernatorit në detyrë.

Një nga punët e para të Blair-it për Trump-in gjatë primareve të vitit 2024 ishte sulmi ndaj DeSantis, shpesh duke përdorur informacione rreth guvernatorit që i kishte mbledhur duke punuar për të.

Advertisement

Pas atentatit ndaj Trump-it në korrik 2024, Blair ndonjëherë sillte një jelek antiplumb dhe një armë në punë, kujtojnë ish-ndihmësit e fushatës.

Blair fillimisht nuk kishte një marrëdhënie të ngushtë me Trump-in, i cili u thoshte ndihmësve në atë kohë se ai ishte “i ngurtë”. Por Trump e njohu Blair-in pas zgjedhjeve dhe tani flet me të rregullisht, sipas zyrtarëve të Shtëpisë së Bardhë.

Blair është kërkues, i prirur për të kritikuar dhe vazhdimisht në telefonin e tij, sipas njerëzve që e njohin. Disa në Uashington e quajnë atë “Orakulli” për shkak të njohurive të tij enciklopedike mbi të dhënat. Fjalitë e tij shpesh fillojnë me: “Presidenti dëshiron…”

Advertisement

“Ka një arsye pse Presidenti Trump e thërret zëvendësshefin e tij të stafit ‘James i Shkëlqyer’,” tha zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë Karoline Leavitt.

Blair ndonjëherë ka përqafuar rolin e “policit të keq”, duke u dërguar lajme të vështira për t’u gëlltitur ligjvënësve. Ai u tha republikanëve që kishin shqetësime rreth paketës së taksave dhe shpenzimeve se një votë kundër legjislacionit do ishte një votë kundër presidentit dhe axhendës së tij dhe do trajtohej si e tillë, sipas njerëzve të njohur me bisedat. Kjo u pa nga disa ligjvënës si një kërcënim.

Ai shpesh këshillon ligjvënësit republikanë se si duhet të votojnë, si duhet të drejtojnë fushatat, kur nuk duhet të kërkojnë poste më të larta dhe kur Trump është i zemëruar. Ai u kujton ligjvënësve se Trump është më popullor në rrethet e tyre sesa janë ata vetë, duke sjellë ndonjëherë sondazhe për të përforcuar argumentin e tij. Ndërsa Trump ka bërë presion për të hequr *”filibuster”-in, Blair është takuar privatisht me senatorët javët e fundit për të paraqitur ndryshimet e mundshme.

Advertisement

Blair ka filluar t’u japë këshilla anëtarëve mbi përballueshmërinë e jetesës që nuk përputhen gjithmonë me mesazhet publike të Trump-it, duke thënë se kjo çështje do jetë në qendër të zgjedhjeve të mesmandatit.

“Jo shumë respekt”

Taktikat e Blair-it kanë zemëruar disa në Kapitol Hill. Anëtarët janë ankuar privatisht se si Shtëpia e Bardhë nuk duket se e kupton që Kongresi është një degë e barabartë e qeverisë. Disa republikanë kanë njoftuar tërheqjen në vend që të përballen me rizgjedhjen, dhe të tjerë po e konsiderojnë tërheqjen, thanë republikanët e lartë të Hill-it.

Advertisement

Deputetja Marjorie Taylor Greene, që po tërhiqet, shprehu zemërim te zyrtarët e Shtëpisë së Bardhë në fillim të këtij viti se Blair dhe ekipi i marrëdhënieve legjislative ishin përçmues ndaj saj. Zyra e saj nuk iu përgjigj kërkesave për koment.

“Nuk ka shumë respekt ndaj Kongresit”, tha Erick Erickson, një aktivist konservator.

Në një deklaratë të shkruar, Blair citoi nga fjalimi i përgatitur që Presidenti John F. Kennedy do mbante në Dallas ditën kur u vra: “Gjithmonë do ketë zëra disidentë në vend, duke shprehur kundërshtim pa alternativa, duke gjetur gabime por asnjëherë favor, duke parë errësirë në çdo anë dhe duke kërkuar ndikim pa përgjegjësi.”

Advertisement

Blair ka bërë presion mbi anëtarët në rrethe konkurruese që të kandidojnë për rizgjedhje pasi mori vesh se po planifikonin të tërhiqeshin ose të kërkonin një zyrë tjetër. Ndonjëherë, bisedat janë nxehur. Ai e shkurajoi ligjvënësin Mike Lawler nga kandidimi për guvernator në Nju Jork, dhe këshilloi deputetin Bill Huizenga kundër kandidimit për Senat në Miçigan, duke zemëruar këtë të fundit.

“A është ai i drejtpërdrejtë? Sigurisht. Kjo është një gjë e mirë për sa më përket mua. Një nga problemet në Uashington është se shumë njerëz janë të butë,” tha Lawler. Blair u shpreh “shumë mirënjohës” që anëtarët dëgjuan.

Muajt e fundit, Blair e ka kthyer fokusin te zgjedhjet e mesmandatit. Ai dha një prezantim në PowerPoint mbi garat dhe strategjitë e veçanta për ndihmësit e Shtëpisë së Bardhë në Camp David. Dhe ai ka intervistuar kandidatë për dhjetëra gara potenciale, duke pyetur për besnikërinë e tyre ndaj Trump-it, nëse mbështesin axhendën e presidentit dhe si planifikojnë të fitojnë.

Advertisement

Blair e ka përshkruar veten te bashkëpunëtorët si “shumë djathtas”, por ai ndonjëherë i paraqet presidentit dhe ekipit të tij të dhëna që tregojnë dobësitë e mundshme politike të politikave të administratës. Ai ka informuar zyrtarët e Shtëpisë së Bardhë mbi sondazhet që tregojnë se bastisjet e emigracionit që përqendrohen në dëbimin e kriminelëve do ishin më popullore sesa bastisjet me shtrirje të gjerë. Ai i dha Trump-it grafiqe së fundmi që tregonin se sa pesimistë ishin shumë amerikanë për ekonominë.

Në prill, Blair i prezantoi presidentit një plan agresiv për të rishikuar hartat e Kongresit në përpjekje për të mbajtur kontrollin republikan të Dhomës. Plani ishte guximshëm, por Trump-it i pëlqeu dhe i tha Blair-it të sulmonte.

Për javë të tëra, Blair u bëri presion ligjvënësve të Indianas, përfshirë kreun e Senatit shtetëror Rodric Bray, për të mbështetur një plan rishpërndarjeje të zonave të mbështetur nga Trump. Në një telefonatë natën para votimit, Blair e akuzoi Bray-n se po luante lojëra dhe po punonte kundër republikanëve. Bray i tha se rishikimi i hartave nuk ishte i duhur. Aleatët e Trump tani po paralajmërojnë të mos mbështesin krerët republikanë të shtetit në primare.

Advertisement

Wall Street Journal – Përgatiti për Hashtag.al, Klodian Manjani

Advertisement
Continue Reading

Bota

Presidenti i Federatës Argjentinase të Futbollit, Tapia, rrezikon burgun

Published

on

By

Sistemi i drejtësisë argjentinase ka ngritur zyrtarisht akuza ndaj presidentit dhe financierit të Federatës së Futbollit Argjentinas (AFA),  Claudio “Chiqui” Tapia dhe Pablo Toviggino, në një hetim mbi kontributet e sigurimeve shoqërore dhe taksave të tjera. Procedurat rrjedhin nga një ankesë e paraqitur nga Drejtoria e Përgjithshme e Taksave (DGI) dhe kanë të bëjnë me taksa të papaguara që arrijnë në total mbi 19 miliardë peso, ekuivalente me afërsisht 13 milionë dollarë, gjatë dy viteve të fundit. 

Parregullsitë e supozuara kanë të bëjnë me mbajtjet e TVSH-së, taksën mbi të ardhurat dhe kontributet e pensioneve midis marsit 2024 dhe shtatorit 2025. Ligji argjentinas parashikon dënime me burg nga dy deri në gjashtë vjet për këto vepra penale. Sipas prokurorisë, duke pasur parasysh dimensionin financiare të AFA-s dhe shumën e diskutuar, hetimi mund të shtrihet edhe tek anëtarët e tjerë të bordit drejtues. Ky është i pari nga tre hetimet e hapura ditët e fundit që përfshijnë menaxhmentin e lartë të federatës së futbollit. 

Hetimet e tjera kanë të bëjnë me parregullsi të dyshuara financiare që lidhen me kompaninë Sur Finanzas dhe blerjen e një prone luksoze në provincën e Buenos Aires. Nga ana e saj, AFA ka mohuar akuzat, duke denoncuar një “sulm të koordinuar” nga qeveria e Presidentit Javier Milei. Përballja mes palëve vazhdon për më shumë se një vit dhe është nxitur nga plani i qeverisë për të futur modelin e shoqërisë aksionare në futboll, një propozim deri më tani i refuzuar nga AFA dhe shumica e klubeve.

Advertisement
Continue Reading

Live ALBUK TV

UK17 minutes ago

FOTO/ Nëna me dy fëmijët humbën jetën në një zjarr tragjik në Angli

Albania35 minutes ago

Autoboti i pastrimit të ujërave të zeza, po shpërndan ujë për qytetarët në Vlorë

Sports43 minutes ago

Strakosha në formë të jashtëzakonshme, AEK-u gjen stabilitet. Garanci edhe për Kombëtaren

Kosova45 minutes ago

I dhanë mundësinë të krijojë qeverinë pa opozitën, Kurti mesazh falënderues për të gjithë votuesit e LVV: U jemi mirënjohës përjetë

Albania46 minutes ago

Vlora 4 ditë pa ujë, kryetarja e bashkisë: Defekti, fatkeqësi natyrore. Ujësjellësi s’është në varësinë tonë, protestën po e bën opozita

Bota53 minutes ago

Peskov: Rusia pajtohet me vlerësimin e Trump, bisedimet në fazën përfundimtare

Albania1 hour ago

U kap me kokainë me vlerë 230 mijë euro, shqiptari: Mos më dënoni, më lejoni të kthehem në Shqipëri

Albania1 hour ago

Shpërthimi në Shkodër, OSHEE përgënjeshtron Policinë: Nuk ka ndodhur për shkak të boksit të matësve në pallat

Albania1 hour ago

Berisha: Nuk ka forcë në botë që e mban në pushtet Edi Ramën në qoftë se ne i pushtojmë sheshin. Kjo është rruga!

Kosova1 hour ago

“Kurti fitues pas muajsh bllokade politike”, BBC: Normalizimi i marrëdhënieve me Brukselin dhe Uashingtonin në axhendën e qeverisë së re

Bota1 hour ago

Kush është “zbatuesi hije” i Shtëpisë së Bardhë me ndikim të jashtëzakonshëm te Trump

Kosova1 hour ago

Përfundon numërimi i votave për subjektet politike, nis numërimi për kandidatët në 38 Qendra Komunale

Albania1 hour ago

Vlora 4 ditë pa ujë/ “O vllai do më dëgjosh”, kreu i AKUK shkon te protestuesit: Do ta zgjidhim, sot në mesnatë nis furnizimi

Albania1 hour ago

Hetimet për atentatin e Rinasit, burime: Autorët pasi dogjën mjetin që përdorën në krim u larguan me ambulancë

Bota5 hours ago

Presidenti i Federatës Argjentinase të Futbollit, Tapia, rrezikon burgun

Albania2 days ago

Shqiptari në Britani shpëton nga deportimi pasi “partnerja nuk i flet shqip”

Albania17 hours ago

VIDEO/ Protesta në Vlorë për mungesën e ujit, qytetarët futen në teatrin “Petro Marko” dhe ndërpresin mbrëmjen gala të bashkisë

UK2 days ago

Rrëzohet aeroplani në Britani, alarm në aeroportin Southend në Londër

Albania17 hours ago

Anomalia e buxhetit, 2 miliardë euro shpenzime në dhjetor

Albania1 hour ago

U kap me kokainë me vlerë 230 mijë euro, shqiptari: Mos më dënoni, më lejoni të kthehem në Shqipëri

Albania18 hours ago

“Katolikët monitoroheshin, myslimanët përgatitnin ushqimet për ta” – si festoheshin Krishtlindjet në komunizëm në Shqipëri

UK16 hours ago

Princi William dhe Kate Middleton vendosën vijë sigurie 9.6km rreth rezidencës së tyre të re, reagojnë banorët e zonës: Masa të tepruara dhe pa konsultim

Albania1 hour ago

Hetimet për atentatin e Rinasit, burime: Autorët pasi dogjën mjetin që përdorën në krim u larguan me ambulancë

Kosova18 hours ago

Dalin Exit Poll-et e para, Vetëvendosja rikonfirmohet forcë e parë, Hamza 23.9 përqind, Abdixhiku 16.1 përqind

UK5 hours ago

Spitalet paralajmëruan se kriza e kujdesit në fund të jetës kërcënon trajtimin

Bota17 hours ago

Presidenti i Ukrainës, Zelensky mbërrin në Mar-a-Lago, takohet me presidentin Trump

Bota9 hours ago

Përplasjet kufitare Taxhikistan-Taleban: Çfarë fshihet pas tyre, pse ndikojnë në Kinë?

UK6 hours ago

Disidenti egjiptian kërkon falje për tweets, ndërsa konservatorët kërkojnë dëbim nga Mbretëria e Bashkuar

Kosova16 hours ago

Numërohen 81% e kutive të votimit në Kosovë: Albin Kurti drejt mandatit të tretë si kryeministër

UK17 minutes ago

FOTO/ Nëna me dy fëmijët humbën jetën në një zjarr tragjik në Angli

Trending