ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Një “pako e dyshimtë” pranë avionit të Trump, personat që e prekën u helmuan 1 minute ago
Gjermania merr avionin e parë Poseidon, i projektuar për të luftuar nëndetëset ruse 3 minutes ago
Rusia i bën thirrje SHBA-së: Qartësoni sinjalet për testimet bërthamore 5 minutes ago
Vdes në moshën 97-vjeçare James Watson, shkencëtari që zbuloi ADN dhe deshifroi kodin e jetës 58 minutes ago
Dy vjet burg dhe dëbim për një shqiptar në Francë, vodhi 25 euro dhe disa karamele 1 hour ago
Next
Prev
Home Bota

Pandemia ka ndikuar te miopia e adoleshentëve, në 2050 do të jenë shumicë në botë 

albnews by albnews
25 December, 2022
in Bota, Shendetesi
0
Pandemia ka ndikuar te miopia e adoleshentëve, në 2050 do të jenë shumicë në botë 
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Miopia, pra vështirësia për të parë nga larg, është një nga problemet shëndetësor e më të përhapura në botë, veçanërisht në dekadat e fundit.

Edhe pse faktori gjenetik është shumë i rëndësishëm në përcaktimin e personave miopë, mund të thuhet se ky defekt është përhapur në mënyrë pothuajse paralele me zhvillimin teknologjik të njeriut.

RelatedPosts

Një “pako e dyshimtë” pranë avionit të Trump, personat që e prekën u helmuan

Rusia i bën thirrje SHBA-së: Qartësoni sinjalet për testimet bërthamore

Dy vjet burg dhe dëbim për një shqiptar në Francë, vodhi 25 euro dhe disa karamele

Orë të tëra përballë celulareve dhe monitorëve të ndryshëm, shpesh herë me një distancë të pamjaftueshme, e kanë shndërruar pothuajse në një mungesë të zakonshme.  Sipas statistikave amerikane, në vitet ’70 miopët në SHBA nuk kalonin 25% të popullsisë, ndërkohë që  vetëm pak dekada me vonë kjo shifër ka shkuar në 42%.

Sipas një studimi të Universitetit Emory në Atlanta, tre vitet ku po përjetojmë efektet e pandemisë së COVID-19 kanë qenë një tjetër përshpejtues të miopisë, veçanërisht tek adoleshentët.

Detyrimi për t’u mbyllur në banesa për një periudhë të gjatë ka rritur ndjeshëm konsumin  e mjeteve digjitale, duke ndikuar sipas përllogaritjeve në një variacion – 0.3 të dioptrisë tek të rinjtë.

Syri i njeriut është programuar për të parë nga larg, një horizont që lejon një fokus më të lehtë, sesa kur kemi të bëjmë me objekte afër syrit, diçka që shkakton lodhje.

Jo kudo në planet ndikimi do të jetë i njëjtë, edhe duke u bazuar te trashëgimia gjenetike. Parashikimet tregojnë për një popullsi europiane që në vitin 2050 do të jetë miope në rreth 30% të popullsisë së saj, por në SHBA do jenë 40% kurse në vendet aziatike si Kina, Koreja e Jugut, Singapori, kjo shifër shkon në një 80% të frikshëm. Në rang botëror, miopët do të jenë shumicë pikërisht brenda asaj date.

Ndoshta një ngushëllim për ta vjen nga studime të tjera, të filluara qysh nga vitet ’50-të që tregojnë, edhe pse ende jo në mënyrë të mirëpërcaktuar, se miopia shpesh herë shoqërohet më një kuocient inteligjence më të lartë se mesatarja. 

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Një “pako e dyshimtë” pranë avionit të Trump, personat që e prekën u helmuan

Një “pako e dyshimtë” pranë avionit të Trump, personat që e prekën u helmuan

8 November, 2025
Gjermania merr avionin e parë Poseidon, i projektuar për të luftuar nëndetëset ruse

Gjermania merr avionin e parë Poseidon, i projektuar për të luftuar nëndetëset ruse

8 November, 2025
Rusia i bën thirrje SHBA-së: Qartësoni sinjalet për testimet bërthamore

Rusia i bën thirrje SHBA-së: Qartësoni sinjalet për testimet bërthamore

8 November, 2025
Vdes në moshën 97-vjeçare James Watson, shkencëtari që zbuloi ADN dhe deshifroi kodin e jetës

Vdes në moshën 97-vjeçare James Watson, shkencëtari që zbuloi ADN dhe deshifroi kodin e jetës

8 November, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result