ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Lëvizje në qeveri/ Shkarkohen zv.ministra, prefektë dhe anëtarë bordi të Kadastrës 2 hours ago
Raporti i KE për Maqedonia e Veriut: Hapa në vend në procesin e integrimit 2 hours ago
Dy të plagosur rëndë pasi një shofer përplas njerëzit në një ishull francez 5 hours ago
Policia kërkon ‘urgjentisht’ një algjerian të liruar gabimisht nga burgu javën e kaluar 5 hours ago
Nga Martha Washington te Melania Trump: Mesazhet e ‘koduara’ të zonjave të para të SHBA-ve përmes veshjes 6 hours ago
Next
Prev
Home Show - Biz Kulture

Papa Kristo Negovani, dëshmor i çështjes së arsimit shqiptar

albnews by albnews
1 November, 2023
in Kulture, Shqiperia
0
Papa Kristo Negovani, dëshmor i çështjes së arsimit shqiptar
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Kristo Harallambi (1875-1905), Mësues i Popullit, lëvrues i shqipes në kushtet e reaksionit anti-shqiptar, dëshmor i çështjes së arsimit shqiptar, prift ortodoks shqiptar dhe veprimtar i lëvizjes kombëtare i njohur me emrin Papa Kristo Negovani

Ka lindur në vitin 1875 në Negovan afër Follorinës në kohën e Perandorisë Osmane, një fshat që, bashkë me Bellkamenin fqinjë, kishte qenë banuar në mesin e shek. XIX nga shqiptarë të Plikatit të krahinës së Kolonjës. I ati Harallamb Çali, që ishte tregtar, shkrimtar dhe klerik patriot. Luftoi kundër synimeve shkombëtarizuese të kishës e të qarqeve shoviniste të borgjezisë greke. Propagandoi idenë e bashkimit të forcave patriotike në luftën kundër lakmive të shteteve shoviniste fqinje. Vdiq i masakruar barbarisht nga andartët grekë. Vdekja e të atit, të cilin e vranë banditët më 1891, e shtrëngoi Kristo Negovanin të braktisë shkollën në Athinë, ku e dërgoi i ati dhe të punojë si mësues në një shkollë fillore greke në Leskovik në vitin 1891 dhe në Ballkamen në vitin 1892 për të mbajtur familjen.

RelatedPosts

Hiqej si efektiv, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë. Sekuestrohen uniforma policie, grada dhe armë

Muzika e parë e njerëzimit – Nga flauti prehistorik te pianoja klasike

‘Jepni paratë tuaja’, u thotë Billie Eilish miliarderëve(video)

Më 1894 emigroi në Brëilë të Rumanisë ku krahas punës si marangoz zhvilloi dhe veprimtari patriotike. Po këtu ra në kontakt me lëvizjen kombëtare dhe mësoi të shkruajë shqip (me alfabetin e Stambollit). Më 1897 u kthye në atdhe, ku iu kushtua krejtësisht çështjes kombëtare, të cilën e kuptonte të lidhur ngushtë me zhvillimin e arsimit në gjuhën amëtare. “Është e madhe nevojë, shkruante Kristo, të shtypenë vivlla, të shkruhenë Istoria Kombiare, të leçitet gjuha kudo; ata që dinë të këndojnë shqip, të stërvitin e të mësojnë të paditurit jo vetëm në shkolla, por edhe nëpër shtëpitë…gjer sa të vijë koha që të këndonjetë liruar gjuha janë”. Më 1897 u kthye në fshatin e lindjes, u shugurua prift dhe vazhdoi punën si mësues. Shkolla e hapur në shtëpinë e tij, brenda një kohe të shkurtër u rrit dhe u bë një vatër e edukimit patriotik për nxënësit fshatarë të Negovanit e Ballkamenit. Në Negovan në shkollë u mësoi shkrim e lexim shqip mbi njëqind fëmijëve e të rriturve.

Me interesimin e tiju dërguan vajzat e para fshatare në shkollën shqipe të Vashave në Korçë. Ai meshën e mbante shqip, gjë që nuk i pëlqeu aspak hierarkisë ortodokse greke. Ditën e 10 shkurtit të vitit 1905, ditën e kremtimit ortodoks të Shën Harallambit, kleriku atdhetar këndon në shqip Ungjillin në kishën e Negovanit. Në këtë ceremoni ndodhej edhe dhespot Karavangjeli. I gjendur i pafuqishëm për të ndalur veprimtarinë atdhetarë të Papa Kristos, thuhet se Karavangjeli, para se të dalë prej kishës, i është drejtuar shqiptarit me fjalët: “Mos të gjettë viti tjetër mes të gjallëve!”. Më datën 11 shkurt 1905, Papa Kristoja shkruan një artikull me karakter patriotik me titull “Mot i ri fat-bardhë” dhe ia dërgon gazetës shqipe “Drita” në Sofje, shkrim me të cilin uron shqiptarët për hyrjen e vitit të ri 1905. Të nesërmen, duke u gdhirë e diela e 12 shkurtit 1905, andartët grekë me ndihmën e kusarëve dhe të dërguarve të dhespotit, shkuan në Negovan.

Në errësirën e natës, ashtu si shpirti i tyre i errët sterrë, ata rrëmbyen nga shtëpia Papa Kriston, vëllain e tij Papa Theodhosin, si dhe katër veprimtarë të tjerë, veprimtarë të gjuhës shqipe nga Bellkameni dhe i nxorrën në bregun në të dalë të Negovanit. Duke i tërhequr zvarrë nga rrobat priftërore dhe nga mjekra e gjatë, andartët e pamëshirshëm dhe gjakësorë provuan forcën e tyre me thika, hanxharë e sopata mbi trupin e martirit të gjuhës shqipe, atdhetarit Papa Kristo Negovani, i cili nuk i kishte kaluar të 30 vitet e jetës së tij. Mitropolitia e Korçës vrasjen mizore të andartëve ua përshkruan komitëve shqiptarë. Në vit në pas martirizimit të Papa Kristos, vëllait të tij dhe pesë shqiptarëve të tjerë ortodoksë, atdhetari dhe luftëtari i lirisë, Bajo Topulli likuidoi djallin e Mitrpolitisë së Korçë, at Fotisin, i cili kishte çkrishëruar Papa Kriston dhe kishte yshtuar andartët grekë të masakronin atë.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Lëvizje në qeveri/ Shkarkohen zv.ministra, prefektë dhe anëtarë bordi të Kadastrës

Lëvizje në qeveri/ Shkarkohen zv.ministra, prefektë dhe anëtarë bordi të Kadastrës

5 November, 2025
Raporti i KE për Maqedonia e Veriut: Hapa në vend në procesin e integrimit

Raporti i KE për Maqedonia e Veriut: Hapa në vend në procesin e integrimit

5 November, 2025
Dy të plagosur rëndë pasi një shofer përplas njerëzit në një ishull francez

Dy të plagosur rëndë pasi një shofer përplas njerëzit në një ishull francez

5 November, 2025
Policia kërkon ‘urgjentisht’ një algjerian të liruar gabimisht nga burgu javën e kaluar

Policia kërkon ‘urgjentisht’ një algjerian të liruar gabimisht nga burgu javën e kaluar

5 November, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result