Albania
Pas karburanteve, bord edhe për ushqimet, Rama: Kush do të luajë me çmimet do t’ i konfiskohet prodhimi
Pas ngritjes së bordit Kombëtar të Administrimit të Karburanteve, kryeministri Rama ka njoftuar edhe ngritjen e një bordi të tillë për çmimet e ushqimeve. Lajmin e dha gjatë një takimi me përfaqësues të bizneseve furnizuese të ushqimeve, duke paralajmëruar bizneset se kush do të luajë me çmimet do t’i konfiskohet prodhimi.
“Ajo që më ka shqetësuar që shumica ia hedh fajin pakicës pakica shumicës në diskutimet për çmimet dhe për të mos pasur hedhje faji do futemi edhe ne për të krijuar bord të përbashkët për çmimet e ushqimeve të shportës dhe ky bord i përbashkët do të përbëhet nga përfaqësues të qeverisë dhe tuajt nga shumica e pakica dhe çmimet e ushqimeve bazë do të vendosen aty dhe askush nuk mund të vendosë çmime të ndryshme. Kush do t’i vendosë do t’i konfiskohet prodhimi me ligj dhe zakon dhe jo arbitraritet, nëse dikush do të lozë. Marzhi i fitimit do të ngrijë. Mbi vuajtjet e njerëzve askush nuk mudn të fitojë dhe askush nuk ka të drejtë që ju të humbisni”.
Paketa e rezistencës sociale, Rama me bizneset në Durrës: Taksat e naftës nuk hiqen
Rama theksoi se çmimet do të vazhdojnë të rriten, por detyrimi i qeverisë sipas tij është të mbështesë familjet e pensionistët. Sipas tij Konsumi nuk ka rënë po pavarësisht kësaj nuk mund të bëhet asnjë eksperiment fitimprurës
“Nuk mund të bëhet asnjë eksperiment fitimprurës këtu me idenë që këta vazhdojnë të blejnë konsumi nuk ka rënë që tregon diçka tjetër nga propaganda e shfrenuar e mjerimit ekstrem. Por kjo nuk do të thotë aspak që situata është e tillë që ju mund të vazhdoni me këto çmime. Çmimet mund të rriten në vijim përsëri. Dje në një diskutim në zoom me disa të tjerë jashtë vendit dhe ndër të tjera një parashikim i mbështetur në shumë argumenta është se bota mund të përballet me shokun më të madh të furnizimit të karburantit në tremujorin e dytë e të tretë si rezultat i daljes jashtë të një shifre marramendës e barrelash që furnizohet nga Rusia. Çdo gjë është e hapur si mundësi. Sot për sot këtu kemi detyrimin e përbashkët të gjithë ne si shqiptarë që të bëjmë secili të vetën. Nuk mund t’ia kërkojmë këtë një pensionisti që ka nevojë për ushqimet bazë, apo që nuk ka kursime për të përballuar çmimet e tregut. Atë pensionist do ta mbështesim ne, qeveria me një shumë që është barabartë me rritjen e çmimeve të ushqimeve bazë por edhe ju me çmimet që do vendosni atje”.
Kreu i qeverisë u kërkoi që ta përballojnë këtë situatë me patriotizëm, ndërsa biznesmenëve u përmendi rrathët e ferrit në jetën e përtejmë nëse fitojnë në kohë lufte. Ai tha se këtë po e bën për qytetarët dhe jo për protestuesit kundër çmimeve, për të cilët u shpreh se do ta rriste dyfish.
“Duhet ta përballojnë këtë situatë me patriotizëm. Këtë fjalë e përdorim ke kënaqësi të madhe kur nuk kërcënohemi me asgjë apo kur shajmë të tjerët nëpër stadiume sot është patriotizmi në radhë të parë dhe për ju si biznesmenë është shans të lani ca mëkate dhe kur ta mbarojë lufta të dilni të pastruar nga mëkatet. Imagjinoni të nxirrni fitime mbi gjakun e atyre andej dhe këtu nuk e kam për ata që protestojnë se për ata do bashkëpunoja me ju për ta bërë çmimin e vajit dyfish, po imagjinoni të nxirrni fitime dhe të shkoni të Shën Pjetri dhe t’ju pyesë ç’bëtë në atë jetë dhe t’ju thotë që si ka mundësi kur ishte lufta në Ukrainë keni fituar kaq shumë kjo s’duhet të ndodhë se do t’ju takojë rrethi i fundit i ferrit edhe për ata myslimanë Zoti këtu është i ndarë, kurse Zoti në botën tjetër është një dhe emrin e ka ndryshe ferri dhe parajsa. Përtej kësaj shakaje që është gjysma e së vërtetës, do t’ju lutesha shumë që këtu nuk është çështje e gjërave që mund të bëjë shteti me pahir. Unë jam kundër ndërhyrjeve të çfarëdo lloj të shtetit në shtyllën kurrizore të tregut, jo se jam idelogjikisht i penguar por në kushte paqeje kjo është skandal, ndërsa në kushte lufte është domosdoshmëri dhe prandaj jam këtu se e duam jo me detyrim, por me bindje e dëshirë”.
Albania
Veliaj dhe Meta urojnë Vitin e Ri 2026 nga qelia, me mesazhe shprese dhe bashkimi
Dy figura të politikës shqiptare, kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj dhe presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, kanë përcjellë urimet e tyre për Vitin e Ri 2026, edhe pse ndodhen në paraburgim.
Erion Veliaj iu drejtua qytetarëve të Tiranës dhe mbarë Shqipërisë me një mesazh të gjatë e emocional, ku uroi shëndet, lumturi, arritje dhe shpresë për vitin e ri. Në fjalën e tij, ai vuri theks të veçantë te solidariteti dhe mbështetja për shtresat më në nevojë të shoqërisë.
“Një urim zemre për të pamundurit, për të sëmurët, për ata që ndihen të braktisur, për familjet në vështirësi, për emigrantët që punojnë me djersë larg shtëpisë – ju uroj forcë dhe ngrohtësi këtë vit të ri.”, shkruan Veliaj.

Ndërkohë, edhe ish-presidenti Ilir Meta përcolli një mesazh urimi për qytetarët shqiptarë, duke u dëshiruar shëndet, paqe, gëzim dhe mbarësi. Meta e përshkroi vitin 2026 si “vitin e bashkimit, të guximit qytetar dhe të ringjalljes së shpresës”, duke nënvizuar nevojën për përballje të vendosur me sfidat dhe angazhim për një Shqipëri më të drejtë, më sociale dhe më njerëzore. Ai theksoi rëndësinë e barazisë para ligjit, respektimit të lirive dhe dinjitetit njerëzor, si dhe krijimit të mundësive që çdo qytetar të jetojë me siguri dhe mirëqenie në vendin e tij.

Albania
Bebet e para të 2026! Dy vajza lindin në maternitetet e Tiranës
Dy vajza janë bebet e para të lindura në Shqipëri në vitin 2026. Njëra erdhi në jetë në maternitetin “Mbretëresha Geraldinë”, ndërsa tjetra në maternitetin “Koço Gliozheni”.
Albania
Kisha Ortodokse nesër shërbesë për Vitin e Ri, përkon me 70-vjetorin e kryepeshkopit Joan
Të enjten më 1 janar 2026 në kishat ortodokse të Shqipërisë do zhvillohet Liturgjia e Shenjtë për kremtimin e Shën Vasilit. 1 janari përkon edhe me fillimin e vitit të ri kalendarik, teksa do të zhvillohet edhe Dhoksologjinë e Fillimit të Vitit të Ri, një lutje specifike e kishës ortodokse.
Në Tiranë, ceremonia do zhvillohet në Katedralen “Ngjallja e Krishtit” dhe do fillojë në orën 08:00 të mëngjesit.
Gjithashtu, 1 janari përkon edhe me ditëlindjen e 70-të të Kryepeshkopit Joan, me Kryebariun e kishës që do drejtojë Shërbesën e Shenjtë në Tiranë. Pas Liturgjisë Hyjnore do ketë dhe pritje te Qendra Sinodike.
“Të dashur besimtarë, ju njoftojmë që ditën e enjte më 1 JANAR 2026, ora 8:00, do të zhvillohet Liturgji Hyjnore në Katedralen e Ngjalljes së Krishtit në Tiranë. Këtë ditë kremtojmë Rrethprerjen në mish të Zotit tonë Jisu Krisht, Shën Vasilin e Madh dhe Dhoksologjinë e Fillimit të Vitit të Ri”, njofton Kisha Ortodokse.
-
Albania15 hours ago“Wizz Air” le në mëshirë të fatit pasagjerët e linjës Londër-Tiranë
-
UK3 days agoFOTO/ Nëna me dy fëmijët humbën jetën në një zjarr tragjik në Angli
-
Albania3 days agoU kap me kokainë me vlerë 230 mijë euro, shqiptari: Mos më dënoni, më lejoni të kthehem në Shqipëri
-
Albania5 days agoShqiptari në Britani shpëton nga deportimi pasi “partnerja nuk i flet shqip”
-
UK5 days agoRrëzohet aeroplani në Britani, alarm në aeroportin Southend në Londër
-
Sports3 days agoIsh-kampioni i botës në boks Anthony Joshua plagoset në një aksident automobilistik në Nigeri, dy persona humbin jetën
-
UK1 day agoBllokohet hekurudha Angli-BE/ Probleme me energjinë elektrike, pezullohen udhëtimet për mijëra pasagjerë
-
Albania3 days agoHetimet për atentatin e Rinasit, burime: Autorët pasi dogjën mjetin që përdorën në krim u larguan me ambulancë
