Kryeministri Edi Rama zhvilloi këtë të martë një takim me z, yrtarët e Bashkisë në Fier. Ky takim u mbajt në kuadër të procesit për lirimin e hapësirave publike.
Rama u ka kërkuar dorëheqjen e të gjithë drejtorëve të kësaj bashkie. Dorëheqja e të gjithë drejtuesve të bashkisë do të bëhet në grup, por shkarkimet do të varen nga performanca individuale e secilit.
“Të gjithë drejtuesve të drejtorive rajonale në Fier, dy nënkryetarëve të bashkisë dhe disa drejtuesve të departamenteve u është kërkuar të paraqesin dorëheqjen. Burime nga brenda takimit me kryeministrin bëjnë me dije se pritet një valë shkarkimesh pa asnjë përjashtim“, raporton gazetarja.
Kryeministri Edi Rama ka shprehur shqetësimin e tij me tone të ashpra për zaptimin e hapësirave publike dhe gjendjen e pastërtisë në qytet, duke theksuar se këto janë çështje që kërkojnë vëmendje dhe veprime të menjëhershme.
Rama është shprehur se vota e qytetarëve duhet të përkthehet në respekt për ta.
Pak ditë më parë, kryeministri Rama shkaktoi një valë shkarkimesh të të gjithë drejtorëve në Bashkinë e Vlorës pas ultimatumit për lirimin e hapësirave publike. Ky veprim erdhi si rezultat i mungesës së respektimit të kërkesave për pastrimin dhe organizimin e zonave publike në qytet.
Kryeministri ka theksuar se ky proces do të vijojë edhe në bashkitë e tjera, duke kërkuar përgjegjësi dhe rezultate konkrete nga drejtuesit lokalë.