• Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
Thursday, May 15, 2025
  • Login
ALB UK News
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
No Result
View All Result
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
No Result
View All Result
ALB UK News
No Result
View All Result
Home Popular
Pashalimani, shkëlqimi dhe fundi i lavdisë së Bazës më të madhe në Mesdhe! Nga miqësia te “divorci” me nëndetëset e ish-Bashkimit Sovjetik

Pashalimani, shkëlqimi dhe fundi i lavdisë së Bazës më të madhe në Mesdhe! Nga miqësia te “divorci” me nëndetëset e ish-Bashkimit Sovjetik

by albnews
7 July, 2023
in Popular, Shqiperia
0
6
VIEWS

Nga Afrim Imaj

Ishte një kohë kur Pashalimani u bë baza më e madhe e Mesdheut. Shtatmadhorët e Traktatit të Varshavës besonin te nëndetëset e saj sovranitetin detar të të gjithë Evropës.

Për mjaft nga strategët e Lindjes, baza e Vlorës u bë një shtëpi e dytë. Po kjo vetëm për disa vjet. Do vinte një ditë që shkëlqimi i saj do fillonte të venitej. Momentet e lavdisë do t’i mbeteshin të kaluarës. Do të mbijetonin vetëm protagonistët, njerëzit që bënë të famshëm Pashalimanin. Do t’u takonte atyre për t’ia destinuar këtë të vërtetë historisë, me tërë dinamikën, dritëhijet, të papriturat, lavdinë dhe shkëlqimin e spikatur që përjetoi gjigandi i nëndetëseve në gjirin e Vlorës.

Skënder Spahivogli, njeriu që ka bërë detyrën e kryeinxhinierit të nëndetëseve qysh nga dita e parë e mbërritjes së tyre, ka hedhur në letër biografinë e bazës së Pashalimanit, me të gjitha ngjarjet e rëndësishme dhe kontributet e jashtëzakonshme të detarëve shqiptarë, që i dhanë emër dhe e bënë të njohur në të gjitha hartat ushtarake të Lindjes e Perëndimit. Në dorëshkrimin e tij, ushtaraku i lartë i Flotës Luftarake, zbardh për herë të parë konfigurimin e plotë të bazës së nëndetëseve me tërë inventarin e arsenaleve ushtarake dhe momentet më të rëndësishme, që u përjetuan nga shokët dhe bashkëmisionarët gjatë ditënetëve të vigjiljes në hapësirat detare nga Otranto në Gjibraltar, nga Sazani në Toradoro etj.

Drama e divorcit me ushtarakët sovjetikë gjatë kohës së konfliktit politik me ishBRSS, është një nga momentet e rëndësishme të historisë që përshkruan inxhinier Spahivogli, ku nuk mungojnë edhe shumë mbresa të tjera, që hedhin dritë mbi ngjarje e ndodhi të shumta, të arkivuara për kohën në dosjen “Top Sekret”.

Ndërkaq, përtej armiqësisë së viteve ’60 me kolegët sovjetikë, Skënder Spahivogli sjell edhe një tjetër profil interesant nga takimet e nënujësve tanë pas katër dekadash me ish-kolegët e Traktatit të Varshavës. Mjaft fotografi e dokumente të tjera nga “bashkëjetesa paqësore” e dekadave të kaluara nga Pashalimani i famshëm, që në Shqipëri i kishte përpirë paniku i luftës së klasave, shokët e tij i gjetën në Moskë, tek ish-kolegët dhe i sollën për t’ia bashkëngjitur historikut të bazës, duke i shtuar asaj dimensionin e censuruar të epokës së komunizmit…

PASHALIMAN 1957, BAZA E PARË E NËNDETËSEVE NË BALLKAN

Aty nga fundi i nëntorit të vitit 1957 u zhvillua në qytetin e Durrësit ceremonia e përurimit të Brigadës së parë të Nëndetëseve. Në këtë ceremoni morën pjesë mjaft të rinj që kishin marrë urdhrin e mobilizimit ushtarak, marinarë e oficerë të flotës, ushtarakë të tjerë dhe bënë rreshtimin sipas një liste në të cilën pozicionohej detyra e tyre luftarake, tashmë në një njësi të re të Ushtrisë Shqiptare.

Pas fjalës së rastit të gjeneralit, Nexhip Vilçani, në atë kohë komandant i Mbrojtjes Bregdetare, admirali Abdi Mati, komandant i Flotës Luftarako-Detare, lexoi urdhrin e ministrit të Mbrojtjes për krijimin e Brigadës së Nëndetëseve dhe listën me emrat e kuadrove komanduese të Shtabit të Njësisë së bashku me ekuipazhet e nëndetëseve, që priteshin të vinin shumë shpejt nga ish-Bashkimi Sovjetik.

Komandant i Brigadës së Nëndetëseve u emërua Xhemal Shani, një nga oficerët e Flotës Detare i specializuar jashtë shtetit, i cili deri në atë kohë kryente detyrën e komandantit të flotiljes së Durrësit. Mihallaq File, një tjetër detar ky me përvojë, u caktua zëvendëskomandant për anën politike. Ndërkohë, sipas po këtij urdhri, mua m’u komunikua detyra e shefit elektro-mekanik të njësisë, funksion ky që më vonë u identifikua me detyrën e kryeinxhinierit. Në emërimin e ekuipazheve të nëndetëseve u komunikuan aty edhe emrat e katër komandantëve të tyre, Dashamir Ohri, Muharrem Lulolli, Spiro Kote e Shyqyri Çukaj.

Vasil Palodhi u caktua shef i navigimit (drejtimit), ndërkohë që me detyrën e shefit të minësilurës u caktua Skënder Sulku. Naim Seseri qysh ditën e parë kreu detyrën e shefit të ndërlidhjes. Në ditën e inaugurimit të saj brigada kishte shumë mungesa në njerëz e specialistë, por me kalimin e kohës strukturat e saj do të kompletoheshin sipas parametrave të kohës. Qysh nga ajo ditë, ne, efektivi i porsaemëruar, do të merreshim me masa organizative për ta filluar mbarë ngritjen e brigadës.

E gjithë historia e brigadës së nëndetëseve përshkruhet me realizëm dhe me tërësinë e ngjarjeve në një libër të zgjeruar që ka botuar së fundi një shoku ynë, Petrit Myftiu, i cili ka qenë ndërkaq një nga nënujësit e parë dhe më vonë kreu detyra të rëndësishme në Flotën Luftarake… Krijimi i shtabit dhe emërimi i efektivave që do të kompletonin Brigadën e Nëndetëseve filluan nga puna ende pa ardhur teknika. Puna e deshi të merreshim më parë me krijimin e infrastrukturës dhe kompletimin e listorganikës, mbi bazën e së cilës do të funksiononte kjo bazë e rëndësishme e ushtrisë sonë. Vetëm një muaj nga ceremonia e celebrimit të brigadës, u nisëm për t’u kualifikuar jashtë shtetit të gjithë specialistët dhe kuadrot që do të shërbenin në nëndetëset që do të vinin shumë shpejt në Pashaliman.

Ekuipazhet e nëndetëseve u imbarkuan në anijet pasagjere “Krim” dhe “Bjelloostrov” dhe u nisën nga Durrësi në Odese me dy rejse. Prej andej, lundrimin për në Shkollën e Nëndetëseve në Sevastopolit e bëmë me një anije luftarake. Kështu, për pesë muaj me radhë në Shkollën e Specialiteteve të Nënujëseve në qytetin e Sevastopolit të Krimesë, në Detin e Zi, bëmë trajnim sipas funksioneve që do të kishim në brigadën e nëndetëseve. Bashkë me grupin e nënujësve, kishin mbërritur aty edhe ekuipazhet e gjuajtësve detarë, të cilët, pas këtij trajnimi për lundrime mbiujëse, iu bashkëngjitën efektivit të dragaminave të vogla që ndodheshin në Durrës dhe krijuan në atë kohë Brigadën e Mbrojtjes së Ujërave Territoriale, me qendër në ishullin e Sazanit.

Brigada e nëndetëseve dhe ajo e mbrojtjes së ujërave territoriale, veprimtarinë e tyre e nisën në vitin 1958, kohë në të cilën komandant i flotës ishte kundëradmirali, Teme Sejko dhe shef shtabi, Mark Plani, një kuadër i lartë ky, bashkëkohës i Xhemal Shanit dhe Azis Hasës, të përgatitur në akademitë detare më në zë të kohës që nga viti 1945 e deri në vitin 1953, në Baku të Azerbajxhanit dhe në Leningrad (sot Shën Petëburg) të Bashkimit Sovjetik. Periudha e trajnimit na shërbeu edhe si një kohë miqësie me kolegët rus. Në mjaft veprimtari të përbashkëta shoqëria jonë zgjerohej me ta. Mbaj mend nga kjo kohë dy ndeshje futbolli, midis ekipit të nënujësve shqiptarë dhe atyre sovjetikë, që u zhvilluan në stadiumin e qytetit. Të dyja i fitoi ekipi ynë, madje fituam edhe ndeshjen me ekipin e qytetit. Sidoqoftë, ditët e trajnimit kaluan shpejt dhe aty nga qershori i vitit 1958 u kthyem në atdhe. Nga Stevantopuli në Odesë lundruam me destrojerin e bazës, pastaj me vapor deri në Durrës.

NGA STEVANTOPULI E ODESA NË PASHALIMAN

U kthyem nga Bashkimi Sovjetik dhe u sistemuam menjëherë në Pashaliman. Qysh ditët e para u kujdesëm për të sistemuar literaturën teknike dhe instruksionet përkatëse, të cilat i kishim përkthyer gjatë studimeve në Rusi dhe krijuam me to bibliotekën e nëndetëseve. Një punë të lavdërueshme bënë për këtë oficerët, Petrit Myftiu, Naim Seseri e Skënder Sulku, të cilët në një periudhë të shkurtër përkthyen dhe përshtatën në shqip literaturën për sektorët e lundrimit, të minësilurës, të radiondërlidhjes nënujëse dhe të elektromekanikës, si dhe një sërë instruksionesh e manualesh teknike, të cilat ishin shumë të domosdoshme.

Gjatë asaj periudhe, ne të porsambërriturit në Pashaliman, fillimisht u sistemuam në çadra në qytetin e Orikumit. Na qëlloi pastaj të merreshim me sistemimin e kazermave pranë shkollës së specialiteteve, të sapopërfunduar nga një ndërmarrje ndërtimi e ushtrisë që drejtohej nga Tomorr Take dhe Rexhep Hoxha. Me punën e kësaj brigade do të përfundonte ndërkaq edhe ndërtimi i objekteve ushtarake dhe banesave për oficerët dhe ushtarakët e tjerë të bazës. Me efektivin e njësisë, gjatë asaj periudhe do të punonim me aksion për të sjellë në bazë ujin e pijshëm. Për ditë me radhë punuam me orar të zgjatur për të hapur trasenë nga vendburimi i lumit të Izvorit në Tragjas deri në Pashaliman dhe montuam tubat përgjatë gjithë kanalit me gjatësi rreth 12 kilometra.

Nga baza e çuam pastaj ujin e pijshëm deri tek bankinat, ku do të bregëzoheshin më vonë nëndetëset, që priteshin të vinin nga Bashkimi Sovjetik. Ishte kjo një punë që u vlerësua nga komanda eprore, madje edhe nga Ministria e Mbrojtjes.

NËNDETËSET SHQIPTARE, KRENARIA E TRAKTATIT TË VARSHAVËS

Ka pasur shumë diskutime për përcaktimin e Pashalimanit si bazë e nëndetëseve. Në mes të tetorit të vitit 1957, e vizitoi vendin tonë ministri i Mbrojtjes së ish-Bashkimit Sovjetik, mareshal Zhukovi. Pata rastin bashkë me kolegët e mi, Muharrem Lulollin dhe Zeqo Feçanin ta shoqëronin atë në lundrimin nga Ujët e Ftohtë deri në Sarandë, përgjatë gjithë vijës bregdetare me katërsiluruesin e Sazanit. Pikërisht kur u afruam në zonën e Pashalimanit, ai i kërkoi shoqëruesit të vet t’i binte hartën e detit Mesdhe dhe aty për aty me një laps të trashë kuq e blu shënoi dy shigjeta të kuqe, njëra me drejtim për nga kanali i Suezit dhe tjetra me kahje nga ngushtica e Gjibraltarit, me nisje nga Pashalimani. Më vonë morëm vesh si ai skicim kishte qenë piketa e parë për bazën e famshme, që do të bëhej më vonë..

Tani, si erdhën nëndetëset në Shqipëri? Aty nga fillimi i tetorit të vitit 1958, ne grupi i nënujësve, që do të merrnim pjesë në transportimin e nëndetëseve nga Rusia në Shqipëri, udhëtuam me avion për në Moskë. Bëheshim gjithsej 12 veta dhe kishim për drejtues komandantin e Brigadës së Nëndetëseve, Xhemal Shani. Në fillim mbërritëm në Kaliningrad dhe prej andej udhëtuam për në bazën detare të Baltiskut, 40 kilometra më tej. Ishin plot katër nëndetëse së bashku me bazën e tyre lundruese “Nemçinov”, e cila më vonë mori emrin “Tomorri”.

Lundrimi u bë në një kolonë. Në krye printe baza lundruese, në bordin e së cilës ishte vendosur komanda dhe shtabi i brigadës sovjetike të nëndetëseve. Të katër nëndetëset lundronin pas saj mbi ujë me një shpejtësi 10 nyje. Lundrimi vijoi kështu nëpër ngushticën e Kategarat-Skategatit të Danimarkës, duke vazhduar për në Detin e Veriut, ku filloi edhe ndjekja nga afër që na bënin avionët e NATOs. Fluturimet e tyre që na u qepën si mushkonja, kalonin deri afër urës së komandimit. Edhe më i vështirë lundrimi nëpër Lamash, në gjirin e Biskajës, deri në mbërritje. Ky udhëtim zgjati 18 ditë. Të nesërmen e mbërritjes u bë edhe ceremonia e mikpritjes së mysafirëve të ardhur nga larg që kishin sjellë këtë “dhuratë” mjaft të çmuar për flotën dhe ushtrinë tonë. Qysh nga kjo ditë, Forcat tona të Armatosura do të kishin në korpusin e armëve të tyre luftarake edhe gjigandin e deteve, nëndetëset…

MBËRRITËN KËSHTU KATËR NËNDETËSET E PARA NË BAZËN E VLORËS.

Fillimisht, ato u kaluan në pronësi të shtetit tonë sipas modaliteteve përkatëse, për të cilët kishin punuar juristët nën konsulencën e zotit Abdi Mati, që ishte një nga komanduesit më me përvojë në flotë. Ceremonia u bë menjëherë me mbërritjen e nëndetëseve në Pashaliman. Në mëngjesin e datës 21 tetor 1958, në prani të komandantit të Flotës Luftarake Detare, Teme Sejko, u ngrit me ceremoni flamuri i flotës sonë, i bardhë me shqiponjën në mes, me një rrip të kuq poshtë, pasi ishte ulur flamuri sovjetik që kishin në direk dhe në bash nëndetëset.

Në këtë ceremoni ndodhej edhe ministri i Mbrojtjes, Beqir Balluku, i shoqëruar me drejtues të tjerë të shtetit dhe me diplomatë të ambasadës ruse në Tiranë etj. Me ngritjen e flamujve përligjej kalimi “de jure” i pronësisë mbi anijet luftarake nga shteti sovjetik në pronësi të shtetit shqiptar, sipas marrëveshjes në kuadrin e Traktatit të Varshavës. Pra, në Pashaliman filloi nga dinamika luftarake njësia e nëndetëseve me katër të tilla.

Aty nga fillimi i vitit 1960, bazës, respektivisht Brigadës së Nëndetëseve të vendosur aty, iu shtuan edhe tetë nëndetëse të tjera, po të projektit C 613 së bashku me bazën lundruese “Katjelnikov”. Kësisoj, brigada e nëndetëseve u kompletua me 12 anije të tilla të tonazhit të mesëm dhe dy baza lundruese. Ajo e kishte vartësinë nga Komanda e Flotës Detare të Detit të Zi, e cila asokohe komandohej nga admirali Kasatanov, i cili më vonë u emërua në detyrën e kryekomandantit të Flotës së ishBashkimit Sovjetik…

Previous Post

5 familje dhe 27 individë zotërojnë mediat kryesore televizive në Shqipëri

Next Post

105 vite më parë, kur Noli takoi Wilson në jaht: E vetmja shpresë për Shqipërinë është Amerika dhe ju, zoti president

albnews

albnews

Related Posts

Trump lëviz për të mbyllur Zërin e Amerikës
Albania

Trump lëviz për të mbyllur Zërin e Amerikës

16 March, 2025
Ligji i Shqipërisë? Si e ndihmoi Biden narkoshtetin e preferuar të Soros
Albania

Ligji i Shqipërisë? Si e ndihmoi Biden narkoshtetin e preferuar të Soros

1 February, 2025
Kërkesat antiligjore të KQZ-së për regjistrimin e emigrantëve dhe loja e pistë  nën rrogoz e PS me votën e diasporës dhe “Naiviteti i PD” pa e kuptuar se djalli fshihet në detaje!
Albania

Kërkesat antiligjore të KQZ-së për regjistrimin e emigrantëve dhe loja e pistë  nën rrogoz e PS me votën e diasporës dhe “Naiviteti i PD” pa e kuptuar se djalli fshihet në detaje!

30 January, 2025
Next Post
105 vite më parë, kur Noli takoi Wilson në jaht: E vetmja shpresë për Shqipërinë është Amerika dhe ju, zoti president

105 vite më parë, kur Noli takoi Wilson në jaht: E vetmja shpresë për Shqipërinë është Amerika dhe ju, zoti president

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

28 June, 2024
Ukraina dështon në grabitjen e bombarduesit strategjik të Rusisë

Arrestohet në Londër shqiptarja e shpallur në kërkim nga Interpol Tirana, ja për çfarë akuzohet

8 July, 2024

Nga Av. Naim Hasani/ “Kush ka hyre ilegalisht ne Britani, nuk do te behet asnjehere shtetas Britanik”

11 February, 2025
Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

12 August, 2024
Albania Today Part 2 ( Ministria Turizmit , Toptani Shopping Center , Plaza Tirana Hotel.)

ALB UK is airing a documentary against the stereotype Sky news portray on Albanians and Albania.

0

Ngrohja globale po afron

0

Salah kthehet në makineri golash, Liverpuli drejt vendit të dytë

0

3 mijë emigrantë të kapur gjatë muajit janar-shkurt

0
Berisha denoncon Ramën: I gatshëm ta shndërrojë Shqipërinë në megaburg për mbështetjen e ndërkombëtarëve

Berisha denoncon Ramën: I gatshëm ta shndërrojë Shqipërinë në megaburg për mbështetjen e ndërkombëtarëve

14 May, 2025
Shqipëria në finalen e Eurovision, mediat serbe shpërthejnë: Provokim i pastër, tregoi shqiponjën me dy koka

Shqipëria në finalen e Eurovision, mediat serbe shpërthejnë: Provokim i pastër, tregoi shqiponjën me dy koka

14 May, 2025
Macron vjen në Shqipëri, Rama do ti japë burgje me qira që Franca të sjellë të dënuarit

Macron vjen në Shqipëri, Rama do ti japë burgje me qira që Franca të sjellë të dënuarit

14 May, 2025
Emigrimi masiv, Shqiptarët janë kombësia më e madhe në BE, në raport me popullsinë

Emigrimi masiv, Shqiptarët janë kombësia më e madhe në BE, në raport me popullsinë

14 May, 2025

Popular Stories

  • Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

    Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

    4701 shares
    Share 1880 Tweet 1175
  • Arrestohet në Londër shqiptarja e shpallur në kërkim nga Interpol Tirana, ja për çfarë akuzohet

    2393 shares
    Share 957 Tweet 598
  • Nga Av. Naim Hasani/ “Kush ka hyre ilegalisht ne Britani, nuk do te behet asnjehere shtetas Britanik”

    1869 shares
    Share 748 Tweet 467
  • Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

    1811 shares
    Share 724 Tweet 453
  • Gjyqtari britanik paragjykon shqiptarin në gjyq: Historinë tënde e dëgjoj çdo javë

    1696 shares
    Share 678 Tweet 424
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
  • Lajme

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme

© 2023 ALBUKTV.COM