Plakja e popullsisë, në nivele alarmante, nuk ka më lindje

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Për herë të parë, të paktën në 10 vitet e fundit, popullsia shqiptare nuk arrin të ripërtërijë veten.

Sipas të dhënave nga INSTAT, gjatë vitit të kaluar (2021) vdekjet i tejkaluan lindjet me një diferencë prej 3296 fatalitetesh me shumë.

Në vitin 2016 shtesa natyrore ishte 10 345 lindje, një trend që erdhi në rënie nga viti në vit, dhe u theksua me shumë gjatë pandemisë. Sociologu Gëzim Tushi rendit disa faktorë të brendshëm.

Gëzim Tushi: Po ecim drejt një shoqërie me flokë të thinjura. Numri i martesave ka rënë, numri i divorceve është shtuar, familja është modernizuar, synimet për karrierë janë më të mëdha.

Për rrjedhojë është rritur edhe mosha mesatare të popullsisë. Në vitin 2011 kjo moshë përllogaritej të ishte 33 vjeç, por vetëm 10 vite më vonë, mosha mesatare është afërsisht 38 vjeç. Për sociologët është momenti që të ndërmerren reforma të forta në këtë drejtim.

Gëzim Tushi: Sa me shumë plaket popullsia, aq më shumë bie numri i atyre që punësohen, shtohet numri i atyre që kërkojnë mbështetje në sigurimet shëndetësore dhe sociale. Demotivimi i emigracionit, rritja e sigurimeve shoqërore dhe sociale, ndërtimi i kopshteve, çerdheve, që këtu të krijohet besimi se mund të jetohet dhe të vazhdojë shtimi i popullsisë.

Gjatë vitit të kaluar, të vetmet qarqe me shtesë natyrore pozitive ishin Tirana, Shkodra, Berati, Kukësi dhe Lezha.

Share This Article