Connect with us

Bota

Plane të reja për sistemin e azilit në BE

Published

on

Për katër muaj duhet të arrihet ajo që nuk ka funksionuar katër vitet e fundit: Komisioni i BE paraqet plane ambicioze për një sistem të ri azili – shqyrtim paraprak në kufijtë e jashtëm dhe jo kuota shpërndarjeje.

Për katër muaj duhet të arrihet ajo që nuk ka funksionuar katër vitet e fundit: Komisioni i BE paraqet plane ambicioze për një sistem të ri azili. Një sistem i ri evropian për azilin pritet të lehtësojë vendet e mesdhetare të BE-së pa mbingarkuar vendet e tjera anëtare. Në “Paktin e Ri mbi Migracionin dhe Azilin” të paraqitur në Bruksel të Mërkurën, Komisioni i BE parashikon procedura të përshpejtuara në kufij.

Procedurë gjithëpërfshirëse në kufijtë e jashtëm

Propozimet e reja bazohen në një sistem të shkallëzuar në të cilin azilkërkuesit që kanë hyrë në mënyrë të parregullt duhet t’i nënshtrohen një procedure gjithëpërfshirëse në kufijtë e jashtëm të BE-së. Ata duhet të regjistrohen dhe identifikohen, të kontrollohen për gjendjen shëndetësore dhe rreziqet të mundshme që mund të paraqesim për sigurinë në BE.

Advertisement
Belgien Brüssel | Pressekonferenz Migrationspakt | EU-Kommission (Dursun Aydemir/picture-alliance/dpa )

Gjithashtu në kufi do të vendoset pjesërisht për të drejtën për azil. Ky do të ishte rasti, për shembull, për njerëz që vijnë nga vende të tilla që nuk kanë gjasa të marrin azil. Megjithatë “procedura normale e azilit” do të vazhdojë të jetë e mundur.

Strehim ose ndihmë për dëbimin e azilkërkuesve

Ndërsa azilkërkuesit e refuzuar do të riatdhesohen sa më shpejt që të jetë e mundur, të tjerët mund të shpërndahen në vendet e tjera të BE-së. Por vendet anëtare nuk janë të detyruar, por mund të pranojnë vullnetarisht të strehojnë azilantë të miratuar. Në rast se nuk duan ta bëjnë këtë gjë ata duhet të ndihmojnë për dëbimin e azilkërkuesve të refuzuar, pra të marrin pjesë në programin “return sponsorship”.

Ungarisch-Serbische Grenze Containerlager für Flüchtlinge in Tompa (picture-alliance/Photoshot)
Kufiri hungarez

P.sh. nëse Hungaria nuk pranon të strehojë azilkërkues që gjenden në Greqi, ajo duhet të ndihmojë për dëbimin e tyre në Afganistan. Deri tani nuk është vendosur por Komisioni i BE dëshiron që të në fund të merret një vendim sipas së cilit të gjitha shtetet anëtare të detyrohen ose të pranojnë të strehojnë refugjatë ose të ndihmojnë për dëbimin e tyre. Ideja e kuotave të detyrueshme të shpërndarjes së refugjatëve në BE nuk ekziston më.

Seehofer mbështet planet e reja

Advertisement

Propozimet dhe për ligjet e reja për azilin dhe masat shoqëruese do të diskutohen në Parlamentin e Evropës dhe në Këshillin e BE-së. Ministri i Brendshëm gjerman Horst Seehofer mbështet idenë e dëbimit e menjëhershem të azilkërkuesve të cilëve u refuzohet kërkesa nga vendet ku ata hyjnë në BE.

Griechenland Lesbos | Flüchtlinge | Essensausgabe (picture-alliance/NurPhoto/G. Siamidis)

Në rast se shumica e atyre që hyjnë përmes kufijve të jashtëm të BE-së mund të dëbohen nga vendet ku hyjnë, problemi i shpërndarjes së atyre që u miratohet kërkesa merr një formë krejt të dryshme, tha ai. 

Përfaqësues të shoqërisë civile i kritikuan planet e reja për reformimin e politikës së azilit në BE.  

Advertisement
Continue Reading

Bota

Mijëra vetë të ekspozuar ndaj fruthit, alarm në një prej aeroporteve më të ngarkuar në botë

Published

on

By

Autoritetet shëndetësore në Shtetet e Bashkuara kanë lëshuar një paralajmërim urgjent pasi mijëra pasagjerë mund të jenë ekspozuar ndaj fruthit, sëmundjes më ngjitëse në botë, në aeroportin ndërkombëtar Neëark Liberty në New Jersey.

Sipas Departamentit të Shëndetësisë të New Jersey-t (NJDOH), një person i infektuar, jo rezident i këtij shteti, ka udhëtuar nëpër terminalet B dhe C më 19 dhjetor, mes orës 07:00 dhe 19:00, gjatë kulmit të udhëtimeve festive.

Mijëra vetë të ekspozuar ndaj fruthit, alarm në një

Zyrtarët paralajmërojnë se vendndodhja e saktë e personit nuk dihet, ndërsa po kryhet gjurmimi i kontakteve. Personat e ekspozuar mund të shfaqin simptoma deri më 2 janar 2026. Fruthi shfaqet me temperaturë të lartë, kollë, rrjedhje hundësh, sy të skuqur dhe skuqje të lëkurës, ndërsa mund të shkaktojë ndërlikime të rënda, si pneumonia dhe encefaliti.

Sipas CDC-së, në SHBA janë regjistruar mbi 2000 raste fruthi gjatë vitit 2025 dhe tre viktima, duke e bërë këtë shpërthimin më të madh që nga viti 1992.

Ekspertët fajësojnë rënien e normave të vaksinimit, duke theksuar se vaksina MMR mbetet mjeti më efektiv për parandalimin e sëmundjes. Autoritetet u bëjnë thirrje qytetarëve të vaksinohen dhe të kontaktojnë mjekun para çdo vizite shëndetësore në rast dyshimi për ekspozim. 

Advertisement
Continue Reading

Bota

20 pikat e Zelenskyt për t’i dhënë fund luftës, Rusia kundër!

Published

on

By

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka prezantuar një plan me 20 pika për t’i dhënë fund luftës me Rusinë, të cilin e ka cilësuar si “përpjekjen më të mirë” për arritjen e paqes. Drafti, i diskutuar së fundmi me përfaqësues të SHBA-ve dhe i paraqitur edhe ish-presidentit amerikan Donald Trump, konsiderohet rreth 90% i përfunduar, por mbetet ende i hapur për disa çështje kyçe.

Plani përfshin një sërë masash që synojnë stabilizimin e situatës në Ukrainë dhe parandalimin e një përshkallëzimi të ri të konfliktit.

Çfarë parashikon plani?

Mes pikave kryesore janë ngrirja e vijës së frontit, krijimi i një ushtrie të fuqishme ukrainase prej rreth 800 mijë trupash, e mbështetur financiarisht nga partnerët perëndimorë, si dhe vendosja e garancive të forta të sigurisë, të ngjashme me nenin 5 të NATO-s.

Advertisement

Gjithashtu, parashikohet anëtarësimi i Ukrainës në Bashkimin Europian, me kërkesën që të përcaktohet një afat i qartë për këtë proces. Kievi kërkon që kjo të jetë një garanci politike dhe strategjike për të ardhmen e vendit.

Siguria dhe garancitë ndërkombëtare

Plani përfshin një marrëveshje dypalëshe sigurie me Shtetet e Bashkuara dhe mbështetje ushtarake nga vendet evropiane, përfshirë mbrojtjen ajrore, tokësore dhe detare. Gjithashtu, parashikohet krijimi i një mekanizmi monitorimi për të shmangur rifillimin e luftimeve dhe për të garantuar respektimin e marrëveshjes.

Advertisement

Një tjetër element i rëndësishëm është lirimi i të gjithë robërve të luftës dhe civilëve të ndaluar, si dhe organizimi i zgjedhjeve pas arritjes së një marrëveshjeje paqeje.

Donbasi, nyja më e ndërlikuar

Rajoni i Donetskut mbetet pika më e vështirë e negociatave. Kievi refuzon çdo skenar që parashikon dorëzimin e territoreve të pushtuara dhe propozon krijimin e një zone të çmilitarizuar, ku të dyja palët të tërhiqen dhe siguria të garantohet nga forca ndërkombëtare.

Advertisement

Çështja e Zaporizhzhias

Një tjetër pikë e ndjeshme është centrali bërthamor i Zaporizhzhias, aktualisht nën kontroll rus. Zelensky propozon që ai të funksionojë si një “joint venture” mes Ukrainës dhe Shteteve të Bashkuara, me administrim të përbashkët dhe mbikëqyrje ndërkombëtare. Sipas tij, kjo do të garantonte sigurinë energjetike dhe do të shmangte rreziqet e një aksidenti bërthamor.

Qëndrimi i Moskës

Advertisement

Nga ana tjetër, Moska ka reaguar me tone të ashpra. Presidenti rus Vladimir Putin ka deklaruar se Perëndimi po përpiqet ta detyrojë Ukrainën të pranojë kushte të pafavorshme, ndërsa ka paralajmëruar se Rusia do të vazhdojë operacionet ushtarake nëse nuk arrihet një marrëveshje “e pranueshme”.

Putin ka theksuar se kontrolli i plotë i rajonit të Donetskut mbetet një nga objektivat strategjikë të Rusisë, duke e konsideruar atë një zonë kyçe për sigurinë dhe interesat e saj.

Advertisement
Continue Reading

Bota

Peskov: Rusia pajtohet me vlerësimin e Trump, bisedimet në fazën përfundimtare

Published

on

By

Kremlini tha se pajtohet me Presidentin e SHBA-së, Donald Trump, se bisedimet për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë janë në fazën përfundimtare.

I pyetur nga gazetarët nëse Moska ndan vlerësimin e Trump pas bisedimeve me Presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky, zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov u përgjigj: “Sigurisht”.

Peskov refuzoi të komentojë mbi idenë e një zone të lirë ekonomike në Donbas ose mbi të ardhmen e termocentralit bërthamor Zaporizhzhia, i cili kontrollohet nga Rusia, duke thënë se Kremlini e konsideronte të papërshtatshme.

“Për momentin, nuk e konsiderojmë të nevojshme të japim detaje”, tha ai.

Advertisement

Sipas tij Ukraina duhet të tërheqë trupat e saj nga pjesa e Donbasit që ende e kontrollon nëse dëshiron paqe dhe se nëse Kievi nuk arrin një marrëveshje, atëherë do të humbasë edhe më shumë territor.

Putin dhe Trump folën të dielën përpara takimit të Trump në Miami me Presidentin ukrainas Volodymyr Zelenskiy. Zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov tha se një tjetër telefonatë ishte planifikuar shumë shpejt.

Advertisement
Continue Reading

Live ALBUK TV

Kosova5 hours ago

Këta janë 10 kandidatët më të votuar në Vetëvendosjes

Bota5 hours ago

Mijëra vetë të ekspozuar ndaj fruthit, alarm në një prej aeroporteve më të ngarkuar në botë

Diaspora6 hours ago

Kryetari shqiptar i komunës së Morbachut bëhet viral në Gjermani

Albania7 hours ago

Bujqësia po e humb peshën e saj në ekonomi, sektori në rënie të lirë

Albania8 hours ago

Berisha uron Kurtin për fitoren: Zgjedhjet, një sukses i vërtetë i demokracisë në Kosovë!

Kosova8 hours ago

BE pret formim të shpejtë të institucioneve të reja të Kosovës

Sports11 hours ago

Zbulohet pas 12 vitesh, çfarë tha Michael Schumacher para se të aksidentohej

Sports12 hours ago

Ish-kampioni i botës në boks Anthony Joshua plagoset në një aksident automobilistik në Nigeri, dy persona humbin jetën

Bota12 hours ago

20 pikat e Zelenskyt për t’i dhënë fund luftës, Rusia kundër!

UK12 hours ago

FOTO/ Nëna me dy fëmijët humbën jetën në një zjarr tragjik në Angli

Albania12 hours ago

Autoboti i pastrimit të ujërave të zeza, po shpërndan ujë për qytetarët në Vlorë

Sports12 hours ago

Strakosha në formë të jashtëzakonshme, AEK-u gjen stabilitet. Garanci edhe për Kombëtaren

Kosova13 hours ago

I dhanë mundësinë të krijojë qeverinë pa opozitën, Kurti mesazh falënderues për të gjithë votuesit e LVV: U jemi mirënjohës përjetë

Albania13 hours ago

Vlora 4 ditë pa ujë, kryetarja e bashkisë: Defekti, fatkeqësi natyrore. Ujësjellësi s’është në varësinë tonë, protestën po e bën opozita

Bota13 hours ago

Peskov: Rusia pajtohet me vlerësimin e Trump, bisedimet në fazën përfundimtare

Albania13 hours ago

U kap me kokainë me vlerë 230 mijë euro, shqiptari: Mos më dënoni, më lejoni të kthehem në Shqipëri

UK12 hours ago

FOTO/ Nëna me dy fëmijët humbën jetën në një zjarr tragjik në Angli

Albania2 days ago

Shqiptari në Britani shpëton nga deportimi pasi “partnerja nuk i flet shqip”

Sports12 hours ago

Ish-kampioni i botës në boks Anthony Joshua plagoset në një aksident automobilistik në Nigeri, dy persona humbin jetën

UK2 days ago

Rrëzohet aeroplani në Britani, alarm në aeroportin Southend në Londër

Albania13 hours ago

Hetimet për atentatin e Rinasit, burime: Autorët pasi dogjën mjetin që përdorën në krim u larguan me ambulancë

Albania1 day ago

VIDEO/ Protesta në Vlorë për mungesën e ujit, qytetarët futen në teatrin “Petro Marko” dhe ndërpresin mbrëmjen gala të bashkisë

UK1 day ago

Princi William dhe Kate Middleton vendosën vijë sigurie 9.6km rreth rezidencës së tyre të re, reagojnë banorët e zonës: Masa të tepruara dhe pa konsultim

Albania1 day ago

Anomalia e buxhetit, 2 miliardë euro shpenzime në dhjetor

Albania1 day ago

“Katolikët monitoroheshin, myslimanët përgatitnin ushqimet për ta” – si festoheshin Krishtlindjet në komunizëm në Shqipëri

Kosova5 hours ago

Këta janë 10 kandidatët më të votuar në Vetëvendosjes

UK17 hours ago

Spitalet paralajmëruan se kriza e kujdesit në fund të jetës kërcënon trajtimin

UK17 hours ago

Disidenti egjiptian kërkon falje për tweets, ndërsa konservatorët kërkojnë dëbim nga Mbretëria e Bashkuar

Bota21 hours ago

Përplasjet kufitare Taxhikistan-Taleban: Çfarë fshihet pas tyre, pse ndikojnë në Kinë?

UK17 hours ago

Titujt e gazetave në UK

Trending