ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Princi Harry vendos kurorë për nder të të rënëve të luftës ukrainase në një vizitë surprizë në Kiev 12 minutes ago
Danimarka do prodhojë karburant për raketat ukrainase, Kremlini: Do përshkallëzojë konfliktin 19 minutes ago
Zelensky: Prania e dërguarit special amerikan në Kiev, mbrojtje ajrore për Ukrainën 21 minutes ago
Komandanti Suprem i Aleancës së NATO-s në Evropë: Operacioni për rrëzimin e dronëve rusë, i suksesshëm 24 minutes ago
Eksportoi 8 tonë domate me pesticide, lihet në burg pronari i subjektit, dy inspektorë të AKU-së në arrest shtëpie 30 minutes ago
Next
Prev
Home Show - Biz Kulture

Pr.ligji i PS për Akademinë e Shkencave, opozita: Duan të mbajnë Gjinushin përjetë në krye të ASH! Institucioni: Mashtrim i opinionit publik

albnews by albnews
17 July, 2023
in Kulture
0
Pr.ligji i PS për Akademinë e Shkencave, opozita: Duan të mbajnë Gjinushin përjetë në krye të ASH! Institucioni: Mashtrim i opinionit publik
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Projektligji i propozuar në Komisionin e Edukimit dhe Medias nga deputetët e mazhorancës, Petro Koçi dhe Ismet Beqiraj në lidhje me Akademinë e Shkencave ka sjellë debate mes këtij institucioni dhe opozitës.

Deputetët e PD, Ina Zhupa dhe Flutura Açka e kanë konsideruar projektligjin si një tentativë për të mbajtur akademikun Skënder Gjinushin në krye të Akademisë së Shkencave “përgjithmonë”.

RelatedPosts

Autoportreti i Rembrandtit nis turneun kombëtar në Britani

“Wish You Were Here”, albumi 50-vjeçar që shenjtëroi Pink Floyd

Marsi mund të ketë qenë dikur vendbanim për jetën mikrobike

“Akademisë së nderuar nuk i shkon të thotë gjysmë të vërteta. Ka disa të vërteta aq të hidhura, sa një drejtuesi europian do t’i tepronin për t’u dorëhequr. E vërteta është zgjedhje personale, por ndonjëherë kjo e vërtetë nuk e shpëton dot një komunitet te epërm, kur ai vendos të heshtë. Për vërtetësi ndiqni mbledhjen e datës 12 korrik 2023 të Komisionit Parlamentar për Edukim dhe Mjetet e Informimit Publik”, shkruan Açka.

Akademia e Shkencave reagoi duke i konsideruar akuzat si tentativë për të mashtruar opinionin puublik, ndërsa thekson se nisma ligjore e dy deputetëve është ai i propozuar dhe mbështetur nga Asambleja e Akademisë. Në reagim thuhet se nuk ka cungin të projektligjit dhe se është tërhequr vetëm një amendament shtesë nga vetë propozuesit për arsye procedurale.

“Skandal është mashtrimi i opinionit publik. Projektligji aktual për Akademinë e Shkencave, nismë  ligjore e dy deputetëve, Ismet Beqiri e Petro Koçi, është një qind për qind ai i propozuar së pari e mbështetur nga Asambleja e Akademisë. Nuk ka asnjë cungim të projektligjit, është tërhequr vetëm një amendament shtesë nga vetë propozuesit për arsye proceduriale.

Projektligjit për disa ndryshime në ligjin për Akademinë e Shkencave nuk i është ndryshuar asnjë germë referuar variantit të miratuar në Asamble, që është i njëjti me atë të kthyer në iniciativë parlamentare nga dy deputetë të nderuar, Ismet Beqiri e Petro Koçi. Amendamenti i vetëm i tërhequr para disa ditësh është një propozim i ri, që ka të bëjë me bartjen e fondeve, propozim i cili nuk ka marrë mbështetjen me shkrim të Ministrisë së Financave dhe në këto rrethana nuk mund të shqyrtohet në Kuvend. Këtë fakt disa duan ta përdorin për të bllokuar procedurën e miratimit të projektligjit dhe reformën e Akademisë së Shkencave. Dështimi kësaj taktike i detyron të gënjejnë opinionin publik dhe të sajojnë skandale të paqena. Ndërkohë, çdo qytetar e di se tërheqja e një amendamenti nga vetë propozuesi është e drejta e tij dhe ky veprim nuk ka pse të indinjojë kerkënd. Aq më tepër kur kjo bëhet për arsye proceduriale dhe për pengesa që nuk vijnë prej tij. Me këtë rast, ne shprehim dhe një herë mbështetjen për këtë projektligj në emër të 52 antarëve firmëtarë të Asamblesë së Akademisë së Shkencave së Shqipërisë”, thuhet në njoftimin e Akademisë së Shkencave.

Deputetja demokrate, Ina Zhupa, reagoi sërish më pas duke akuzuar se propozimi është në konflikt interesi. Sipas Zhupës, projektligji është ndryshuar disa herë, duke kërkuar tërheqje e tij.

“Skënder Gjinushi mban peng Akademinë për interesat dhe ambiciet personale. Pasi pranoi hapur që ishte ai vetë dhe kryesia që bënin propozimet për ti dhënë vetes mandat të dytë, në konflikt të pastër interesi, duke hedhur në erë gjithë fshehjen 7 mujore si propozim i Koci-Beqiraj, tani kërkojnë që kuvendi të bëhet shkelës i ligjit dhe procedurave për interesat e tyre. Skandal dhe super skandal kur këto shkelje dhe mashtrime bëhen nga një institucion që duhet ishte elitar. Gënjehet kuvendi si një projektligj i deputetëve, duke argumentuar se infon e kanë marr në analizat vjetore të akademisë, asnjë fjalë në relacion që vjen nga Gjinushi për Gjinushin derisa e pranon ai vetë!

Ndryshohet projektligji disa herë rrugës, me 4-5 drafte derisa në fund lihen nenet e kopsitura vetëm për Gjinushin edhe kryesinë. E palejuar nga procedura parlamentare të ndryshohet projetligji. Nëse e tërheqin projektligjin do ishte në nderin e tyre. Për projektligjin me porosi duhet kërkuar mendim nga Këshilli Ministrave në cilësinë e autoritetit përgjegjës për hartimin dhe propozimin e ndryshimeve të ligjit të Akademisë së Shkencave. Gjinushi e ka me shpejtësi se është në shkelje të ligjit por ne nuk do shkelim detyrimet tona proceduriale për interesat e tij. Nënkryetar i Akademisë së Shkencave Vasil Tole është pa mandat, i ka mbaruar mandati 4 vjecar. Kryesia e akademisë ka sot nënkryetar Z. Vasil Tole me mandat të mbaruar që në maj dhe nuk e bëjnë procedurën e rregullt të zgjedhjes së nënkryetarit të ri ka dy muaj”, shkruan Zhupa.

Sipas saj, Kryesia e Akademisë së Shkencave po shkel ligjin dhe po mohon garën për kryetarin e ri, fushatë që, siç thekson deputetja, do të duhej të ishte hapur që më 19 qershor, 1 muaj para përfundimit të mandatit të Gjinushit.

“Kryesia e akademisë po shkel ligjin dhe po mohon garën për kryetarin e ri të akademisë, fushatë që duhet ishte hapur sipas statutit që në 19 qershor! Mandati i Gjinushit mbaron në 19 korrik dhe praktikisht ska më kryetar akademia për kapricot e një individi. Akademia sot duhet të ishte në fushatë zgjedhore për drejtuesit e saj dhe kuvendi ska asnjë të drejtë të ndryshoj rregullat e garës në mes të garës. Jam e sigurt që jo 52 po asnjë akademik nuk është për shkeljen e ligjit dhe shkeljen e statutit të akademisë. Kryetari uzurpator sot, kërkon me cdo kusht mandat të dytë pavarësisht sa ligje, procedura dhe nene të kushtetutës duhet të shkelen për të. Boll është boll, kuvendi nuk mund te shkel ligjet dhe procedurat në funksion të një individi!”, përfudon Zhupa.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Princi Harry vendos kurorë për nder të të rënëve të luftës ukrainase në një vizitë surprizë në Kiev

Princi Harry vendos kurorë për nder të të rënëve të luftës ukrainase në një vizitë surprizë në Kiev

12 September, 2025
Danimarka do prodhojë karburant për raketat ukrainase, Kremlini: Do përshkallëzojë konfliktin

Danimarka do prodhojë karburant për raketat ukrainase, Kremlini: Do përshkallëzojë konfliktin

12 September, 2025
Zelensky: Prania e dërguarit special amerikan në Kiev, mbrojtje ajrore për Ukrainën

Zelensky: Prania e dërguarit special amerikan në Kiev, mbrojtje ajrore për Ukrainën

12 September, 2025
Komandanti Suprem i Aleancës së NATO-s në Evropë: Operacioni për rrëzimin e dronëve rusë, i suksesshëm

Komandanti Suprem i Aleancës së NATO-s në Evropë: Operacioni për rrëzimin e dronëve rusë, i suksesshëm

12 September, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result