Connect with us

Albania

Prej paraardhësve neolitikë të “biberonëve” deri te monedhat kelte

Published

on

Prej disa enëve prej argjile 5 000 vjet të vjetra, të vendosura në varre të fëmijëve, e të cilat konsiderohen paraardhëse të biberonëve të sotëm, deri te shpata e po të njëjtës kohë, janë disa prej gjetjeve më të rëndësishme të vitit të kaluar. Por thesari i tyre nuk ndalet këtu. Në këtë mes, ndër të tjera, janë edhe mbetjet e anijes më të vjetër greke të zbuluar ndonjëherë në Sicili, mburoja kelte që daton mes vitit 320 e 174 para erës sonë, e mozaikët ekskluzivë të gjetur në Turqi. Një tjetër zbulim është edhe thesari prej 50 000 monedhave i Francës, e që llogaritet që sot kap shumën prej 4 deri në 10 milionë euro

Gjatë gërmimeve të një varreze parahistorike në Vösendorf të Austrisë janë gjetur disa enë prej argjile të vendosura në varre të fëmijëve, të cilat konsiderohen paraardhëse të biberonëve të sotëm.

Enët kanë diametrat prej 5 deri 10 centimetra, që do të thotë që kanë qenë të përshtatura për duart e vogla të foshnjave dhe kanë nga një sqep të vogël për të thithur. Analizat kimike të materieve të mbetura brenda tyre kanë treguar prezencën e yndyrës së qumështit të kafshëve përtypëse: të deleve, lopëve, dhive ose edhe disa lloje qumështi të përziera madje edhe me qumësht të nënës.

Këto enë, që në fakt janë paraardhëse të hershme të biberonëve, janë gjetur nëpër varre të fëmijëve dhe datohen në periudhën e bronzit të vonshëm e deri në periudhën e hekurit. Në bazë të zbulimeve përcjellëse arkeologjike në këtë rast “biberonët” datohen rreth vitit 3 000 para erës sonë.

Gjetjet e biberonëve dëshmojnë faktin që foshnjat ishin ushqyer me qumësht kafshësh shtëpiake, qoftë në periudhën e ushqimit të foshnjës me qumësht të nënës, ose edhe më vonë për ushqim plotësues.

Advertisement

Enët e këtilla prej argjile që shërbenin për të ushqyer foshnjat kishin filluar të përdoreshin në Evropë qysh nga koha e neolitikut (prej 5 000 vjetësh para erës sonë), ndërsa gjatë periudhës së bronzit dhe të hekurit përdoren në masë më të madhe. Zakonisht kanë dimensione të vogla të përshtatura duarve të fëmijëve e në disa raste kanë trajta të kafshëve të imagjinuara. Ky fakt dëshmon kujdesin e shoqërisë së periudhave të përmendura ndaj ushqimit të foshnjave dhe fëmijëve të vegjël. Enët e këtilla janë përdorur edhe në Greqinë e Romën Antike, dhe supozohet që enët e këtilla janë përdorur edhe për t’i ushqyer të sëmurit dhe njerëzit e palëvizshëm.

Shpata më e vjetër e gjetur në botë

Në manastirin armen Mekhitarist në Venecia të Italisë është gjetur shpata 5 000-vjeçare që është njëra ndër shpatat më të lashta të ruajtura në botë. Në bazë të rezultateve të analizave të metalit vlerësohet që kjo shpatë është punuar rreth vitit 3 000 para erës sonë dhe kishte qenë në përdorim në Anadollinë Lindore mes rrjedhës së epërme të lumit Eufrat dhe të bregut jugor të Detit të Zi. Shpata nuk është e dekoruar dhe nuk ka mbishkrime të skalitura mbi të. Është e paqartë mënyra e edhe koha e arritjes së kësaj shpate 5 000-vjeçare në Itali, respektivisht në Venecia.

Një karrocë shumë mirë e ruajtur prej druri me dy ulëse, me rrota masive dhe skelete të 5 kuajve është gjetur ne provincën Henan ose Zhongyuan, në pjesën qendrore të Kinës, buzë lumit Huang He (Lumi i Verdhë) që konsiderohet djep i qytetërimit kinez, ku për shekuj me radhë gjendej kryeqyteti i Kinës së lashtë Yin dhe tempulli i famshëm Shaolin. Kronologjikisht karroca i përket kohës së sundimit të dinastisë Shangcao, e njohur edhe si Yin mes viteve 1600-1046 para erës sonë.

Advertisement

Në Abydos të Egjiptit janë zbuluar 10 depo të një tempulli nga koha e faraonit Ramzesi II (1304-1214 p.e.s, ) në të cilët, pos tjerash, u gjetën edhe kokat dhe eshtrat e 12 demave të flijuar, pllaka me emër të faraonit Ramzes dhe enë qeramike me mbetje të ushqimeve. Supozohet që Ramzesi II këtu e kishte ngritur tempullin e parë gjatë sundimit të vet. Në dhjetë depot e ndërtuara ngjitur me tempullin ishin ruajtur drithi, pajisjet për ritet që zhvilloheshin në tempull, si dhe ofertat (dhuratat, flijimet) të cilat i sillnin besimtarët në tempull, ndërsa prezenca e kokave dhe eshtrave të demave dëshmon që ky tempull ishte shndërruar në vend të shenjtë religjioz.

Në Luxor, po ashtu në Egjipt, janë gjetur tridhjetë sarkofagë të punuar prej druri dhe të pikturuar. Sarkofagët i përkasin periudhës kohore të njohur si koha e Dinastisë XXII, respektivisht shekullit X para erës sonë. Kjo gjetje është cilësuar nga Ministria e Antikiteteve të Egjiptit si një ndër zbulimet më të rëndësishme të viteve të fundit. Rëndësinë e këtij zbulimi e shton edhe fakti që e ka bërë ekipi i përbërë nga stafi ekskluzivisht vendor egjiptian meqë, siç dihet, me shekuj në Egjipt kanë gërmuar dhe gërmojnë ekipet e arkeologëve ndërkombëtarë.

Sicilia – burim i pashtershëm i gjetjeve të rralla

Advertisement

Në Gela të Sicilisë në Itali gjatë punimeve në vendosjen e gypave, e sistemit të gazsjellësit rastësisht është zbuluar një varr, brenda të cilit ishte skeleti i një të ndjeri, i cili në gojë kishte një monedhë e cila, sipas besimeve mitologjike të grekëve të lashtë, ishte e destinuar për pagesë Karonit, i cili me barkën e vet i transportonte shpirtrat e të vdekurve nga bota e të gjallëve në botën nëntokësore Had, matanë lumenjve Akeron, Stiks dhe Kokit. Monedha, që në mitologji njihet si “monedha apo oboli për Karonin” e që kishte qenë e vendosur në gojë të të ndjerit dhe ishte gjetur në brendi të kafkës (të thyer në këtë rast nga rënia e pjesëve të kapakut të sarkofagut), ende nuk është analizuar dhe datuar, por në të njëjtin vend është gjetur një pjesë ene prej argjile të ngjyrosur me ngjyrë të kuqërremtë që i përket periudhës helenistike, respektivisht shekullit IV p.e.s., që për momentin, bashkë me disa enë të vogla kozmetike për ruajtjen e parfumeve me cilësi të njëjta, janë elemente të vetme relevante në të cilat mund të mbështetet datimi i këtij zbulimi, meqë nuk është gjetur asnjë pajisje tjetër funerale me të cilët përcilleshin të ndjerët në varr.

Pos këtij zbulimi, në Gjela janë zbuluar edhe gjurmët e një nekropole më të hershme, e cila datohet në shekujt VII-VI para erës sonë, e në mesin e gjetjeve ishte një hydria (enë prej argjile), e cila kishte shërbyer si recipient për vendosjen-varrimin e mbetjeve (hirit e kockave të padjegura) të një foshnje të djegur pas vdekjes.

Së fundi, në Gela janë gjetur edhe mbetjet e anijes më të vjetër greke të zbuluar ndonjëherë në Sicili. Kjo anije është punuar me teknikë, të cilën e zë në gojë Homeri në veprën “Iliada”. Anija në fjalë datohet në shekullin VI para erës sonë. Përndryshe, në territorin e lokalitetit Gela janë gjetur shumë artefakte të periudhës së sundimit grek të këtij rajoni, ndërsa kjo është anija e katërt e zbuluar deri më tash këtu, ndërsa kjo e fundit është më e vjetra.

Advertisement
Continue Reading

Albania

Veliaj dhe Meta urojnë Vitin e Ri 2026 nga qelia, me mesazhe shprese dhe bashkimi

Published

on

By

Dy figura të politikës shqiptare, kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj dhe presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, kanë përcjellë urimet e tyre për Vitin e Ri 2026, edhe pse ndodhen në paraburgim.

Erion Veliaj iu drejtua qytetarëve të Tiranës dhe mbarë Shqipërisë me një mesazh të gjatë e emocional, ku uroi shëndet, lumturi, arritje dhe shpresë për vitin e ri. Në fjalën e tij, ai vuri theks të veçantë te solidariteti dhe mbështetja për shtresat më në nevojë të shoqërisë.

“Një urim zemre për të pamundurit, për të sëmurët, për ata që ndihen të braktisur, për familjet në vështirësi, për emigrantët që punojnë me djersë larg shtëpisë – ju uroj forcë dhe ngrohtësi këtë vit të ri.”, shkruan Veliaj.

Ndërkohë, edhe ish-presidenti Ilir Meta përcolli një mesazh urimi për qytetarët shqiptarë, duke u dëshiruar shëndet, paqe, gëzim dhe mbarësi. Meta e përshkroi vitin 2026 si “vitin e bashkimit, të guximit qytetar dhe të ringjalljes së shpresës”, duke nënvizuar nevojën për përballje të vendosur me sfidat dhe angazhim për një Shqipëri më të drejtë, më sociale dhe më njerëzore. Ai theksoi rëndësinë e barazisë para ligjit, respektimit të lirive dhe dinjitetit njerëzor, si dhe krijimit të mundësive që çdo qytetar të jetojë me siguri dhe mirëqenie në vendin e tij.

Continue Reading

Albania

Bebet e para të 2026! Dy vajza lindin në maternitetet e Tiranës

Published

on

By

Dy vajza janë bebet e para të lindura në Shqipëri në vitin 2026. Njëra erdhi në jetë në maternitetin “Mbretëresha Geraldinë”, ndërsa tjetra në maternitetin “Koço Gliozheni”.

Continue Reading

Albania

Kisha Ortodokse nesër shërbesë për Vitin e Ri, përkon me 70-vjetorin e kryepeshkopit Joan

Published

on

By

Të enjten më 1 janar 2026 në kishat ortodokse të Shqipërisë do zhvillohet Liturgjia e Shenjtë për kremtimin e Shën Vasilit. 1 janari përkon edhe me fillimin e vitit të ri kalendarik, teksa do të zhvillohet edhe Dhoksologjinë e Fillimit të Vitit të Ri, një lutje specifike e kishës ortodokse.

Në Tiranë, ceremonia do zhvillohet në Katedralen “Ngjallja e Krishtit” dhe do fillojë në orën 08:00 të mëngjesit.

Gjithashtu, 1 janari përkon edhe me ditëlindjen e 70-të të Kryepeshkopit Joan, me Kryebariun e kishës që do drejtojë Shërbesën e Shenjtë në Tiranë. Pas Liturgjisë Hyjnore do ketë dhe pritje te Qendra Sinodike.

“Të dashur besimtarë, ju njoftojmë që ditën e enjte më 1 JANAR 2026, ora 8:00, do të zhvillohet Liturgji Hyjnore në Katedralen e Ngjalljes së Krishtit në Tiranë. Këtë ditë kremtojmë Rrethprerjen në mish të Zotit tonë Jisu Krisht, Shën Vasilin e Madh dhe Dhoksologjinë e Fillimit të Vitit të Ri”, njofton Kisha Ortodokse.

Advertisement
Continue Reading

Live ALBUK TV

Albania24 hours ago

“Wizz Air” le në mëshirë të fatit pasagjerët e linjës Londër-Tiranë

UK3 days ago

FOTO/ Nëna me dy fëmijët humbën jetën në një zjarr tragjik në Angli

Albania3 days ago

U kap me kokainë me vlerë 230 mijë euro, shqiptari: Mos më dënoni, më lejoni të kthehem në Shqipëri

Albania5 days ago

Shqiptari në Britani shpëton nga deportimi pasi “partnerja nuk i flet shqip”

UK23 hours ago

Vizitorët, tarifë për të hyrë në Britani – Shtetasit që udhëtojnë pa viza duhet të aplikojnë për autorizim

UK5 days ago

Rrëzohet aeroplani në Britani, alarm në aeroportin Southend në Londër

Sports3 days ago

Ish-kampioni i botës në boks Anthony Joshua plagoset në një aksident automobilistik në Nigeri, dy persona humbin jetën

UK2 days ago

Bllokohet hekurudha Angli-BE/ Probleme me energjinë elektrike, pezullohen udhëtimet për mijëra pasagjerë

Albania3 days ago

Hetimet për atentatin e Rinasit, burime: Autorët pasi dogjën mjetin që përdorën në krim u larguan me ambulancë

Albania2 days ago

Ironia e një dosje sekrete në Harvard: Amerikanë mbroni Trashëgiminë Ilire, Shqiptarët pas ’90-s e shkatërruan …

UK2 days ago

Bashkimi me euron do të kishte mbuluar koston e NHS-së

Bota3 days ago

Mijëra vetë të ekspozuar ndaj fruthit, alarm në një prej aeroporteve më të ngarkuar në botë

Kosova3 days ago

Këta janë 10 kandidatët më të votuar në Vetëvendosjes

Albania2 days ago

Emigrantët kthehen, por Shqipëria nuk i mban

UK2 days ago

Britania marrëveshje me Angolën dhe Namibinë për kthimin e emigrantëve

Trending