ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Shefi i MI5: Britania përballet me kërcënim në ngritje nga Rusia, Irani e terroristët 45 minutes ago
Dy F-35 të NATO-s vihen pas një avioni spiun rus pranë Norvegjisë 49 minutes ago
Tronditet bota e boksit, gjendet i pajetë kampioni Ricky Hatton 51 minutes ago
Lëndë të paligjshme nga Amerika Latine/ FBI-ja angleze zbarkon në Ballkan. Hetime “çunave të Londrës” edhe në Shqipëri 55 minutes ago
Carlo Ancelotti nuk fshihet, italiani kërkon Kupën e Botës me Brazilin: Ndodhem te skuadra më fituese në histori 57 minutes ago
Next
Prev
Home Albania

Presidenti i Lidhjes belge i shkruante atij francez për lirimin e Dervish Himës

albnews by albnews
21 February, 2022
in Albania, Bota
0
Presidenti i Lidhjes belge i shkruante atij francez për lirimin e Dervish Himës
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

“Correspondance d’Orient” ka botuar, me 1 dhjetor 1908, në faqen n°7, një shkrim në lidhje me letrën e presidentit të Lidhjes belge per të Drejtat e Njeriut drejtuar asokohe atij francez për të mbështetur lirimin e Dervish Himës, të cilin, Aurenc Bebja, e ka sjellë për publikun shqiptar :

Georges Lorand, president i Lidhjes belge për të Drejtat e Njeriut, sapo i ka dërguar letrën e mëposhtme z. Francis de Pressensé, president i Lidhjes franceze për të Drejtat e Njeriut :

RelatedPosts

Dy F-35 të NATO-s vihen pas një avioni spiun rus pranë Norvegjisë

Lëndë të paligjshme nga Amerika Latine/ FBI-ja angleze zbarkon në Ballkan. Hetime “çunave të Londrës” edhe në Shqipëri

“Kishte përgatitur një orë fjalim”, Berisha: Ramën e detyruan të mos marrë pjesë në protestën në mbështetje të UÇK-së

“Disa miq shqiptarë, rumunë dhe belgë, në veçanti gazetarët nga foltorja (tribuna) e Dhomës, më kërkojnë që të ndërhyj urgjentisht te xhonturqit që drejtësia të vendoset për kolegun tonë fatkeq Dervish Hima, një patriot shqiptar, shumë i njohur në Bruksel, ku ka qenë pjesë e shtypit parlamentar gjatë mërgimit të tij dhe ku mori pjesë veçanërisht në konferencën e Francis de Pressensé, për të drejtat e zezakëve.

Ai u kthye në vendin e tij për të përfituar nga liritë kushtetuese, për të mbrojtur idetë e tij dhe për të kandiduar për Dhomën e Përfaqësuesve. Ai është një patriot shqiptar, ndoshta separatist, nuk e di, por kjo do të ishte padyshim e drejta e tij dhe në një regjim lirie, as propaganda separatiste nuk do të ishte një shkelje.

Megjithatë, sapo mbërriti në vendin e tij, Dervish Hima u fut në burg nga autoritetet turke dhe miqtë e tij më sigurojnë se flitet për ta varur pas një gjykimi të shkurtuar pa asnjë garanci, sepse turqit e konsideronin një kundërshtar veçanërisht të rrezikshëm.

Nuk dua të besoj se xhonturqit që sapo kanë realizuar, nën duartrokitjet e Europës, një revolucion kaq të bukur për lirinë dhe të drejtën, mund të lejojnë që ai të çnderohet nga një akt i tillë, dhe jam i bindur se do të mjaftonte që Lidhja për të Drejtat e Njeriut t’u kishte vënë në dukje situatën e Dervish Himës, që ata të vepronin në favor të tij me energjinë dhe shpejtësinë e tyre të zakonshme dhe ta linin atë të lirë, edhe sikur ta konsiderojnë kundërshtar, që të mbrojë kandidaturën para bashkëqytetarëve.

Nëse ai akuzohet për një vepër penale, do të ketë gjithmonë kohë për t’i bërë një gjyq të rregullt, të rrethuar nga garancitë e drejtësisë së paanshme.

Menjëherë për këtë i shkrova mikut tim Ahmed Riza, duke kërkuar ndërhyrjen e tij. Miku dhe kolegu im i shquar Hector Denis, sapo i ka shkruar për të njëjtin qëllim, dhe ju bëj thirrje, miku im i dashur, në mbështetjen tuaj të plotë dhe ju lutem të veproni me të gjitha fuqitë tuaja në favor të Dervish Himës.”

*Nga Aurenc Bebja, Francë / Blogu © Dars (Klos, Mat – Albania

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Shefi i MI5: Britania përballet me kërcënim në ngritje nga Rusia, Irani e terroristët

Shefi i MI5: Britania përballet me kërcënim në ngritje nga Rusia, Irani e terroristët

16 October, 2025
Dy F-35 të NATO-s vihen pas një avioni spiun rus pranë Norvegjisë

Dy F-35 të NATO-s vihen pas një avioni spiun rus pranë Norvegjisë

16 October, 2025
Tronditet bota e boksit, gjendet i pajetë kampioni Ricky Hatton

Tronditet bota e boksit, gjendet i pajetë kampioni Ricky Hatton

16 October, 2025
Lëndë të paligjshme nga Amerika Latine/ FBI-ja angleze zbarkon në Ballkan. Hetime “çunave të Londrës” edhe në Shqipëri

Lëndë të paligjshme nga Amerika Latine/ FBI-ja angleze zbarkon në Ballkan. Hetime “çunave të Londrës” edhe në Shqipëri

16 October, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result