Pritjes 45-vjeçare i vjen fundi, Leeds fiton 1-2 kundër Manchester United në ‘Old Trafford’

albnews
By
2 Min Read

Premier League e futbollit mbylli të hënën raundin e 32-të. Në ‘Old Trafford’ vendasit e Manchester United u mposhtën 1-2 nga Leeds, për surprizën e madhe. Leeds nuk fitonte në shtëpinë e Man. United prej vitit 1981 në kampionat, ndërsa në FA Cup e kanë bërë në vitin 2010.

Ndeshja nisi mirë për djemtë e Daniel Farke të cilët kaluan në epërsi pas vetëm pesë minutave lojë me golin e Noah Okafor. Ish-futbollisti i Milanit u pa në formë të shkëlqyer dhe shënoi sërish në minutën e 29-të golin e dytë personal dhe të dytin për Leeds.

Përveç dy golave të pësuar, Manchester United u shokua në minutën e 56-të kur Lisandro Martinez doli nga fusha me karton të kuq direkt duke lënë ‘Djajtë’ me dhjetë vetë në fushë. Në minutën e 69-të një pasim i Bruno Fernandes u shfrytëzua mirë nga Casemiro, me brazilianin që shkutoi shifrat për 1-2.

Paçka sulmeve nga vendasit, Leeds mbijetoi dhe mori tri pikë në fushën e Man. United; gjë që nuk ndodhte prej 45 vitesh.

Me 55 pikë Man. United mbetet në vendin e tretë të renditjes, me pikë të barabarta me Aston Villan që ndodhet në pozitën e katërt. Leeds United me 36 pikë ngjitet në vendin e 15-të, gjashtë pikë mbi zonën e mbijetesës.

Share This Article