Albania
Pronarët e Shqipërisë, janë ngritur kundër hajdutëve të shtetit!
Nga Kim Mehmeti
Shqipëria është vend i bukur dhe me pasuri të mjaftueshme që t’i ushqejë shqiptarët e vet. Madje ajo u dëshmua si shtet shumë i fuqishëm, ngaqë i duroi mbi shpinë hajdutët e tridhjetë viteve të fundit, siç duroi edhe lotët dhe dhembjen e prindërve që rritnin fëmijët që nuk ua donte atdheu, fëmijët që ata duhej t’i ‘eksportonin’ në Perëndim.
Shqipëria gjithmonë i ka pasur të gjitha, por ajo që asaj i ka munguar viteve të fundit, është zëri dhe revolta e pronarëve të saj – e popullit. Të pronarëve që tri dekada me radhë atë e lanë në duart e hajdutëve dhe politikanëve të pafytyrë e të papërgjegjshëm, në duart e pushtetarëve të pandëshkueshëm, të cilët sa më shumë pasuroheshin, aq më të paprekshëm bëheshin .
Por ata që e morën në qaf mëmëdheun dhe popullin e atjeshëm shqiptar, nuk janë vetëm ‘Piktorët’ e ‘Rilindësit’ që u pasuruan nga politika si të ishin pronarë të puseve të naftës, por përgjegjës për mallkimin që sot e jeton Shqipëria jemi edhe ne prindërit e kësaj rinie, edhe ne që i mbronim hajdutët e partisë sonë, ne që harruam se nëse mbron parti e harron shtet, t’i shkelë mbi flamurin Kuq e Zi dhe i lartëson leckat e pavlera partiake.
Po pra, Shqipëria i ka thuajse to gjitha që duhet t’i ketë një vend për ta ushqyer dhe mirëmbajtur popullin e vet. Por atë që ajo nuk kishte derë më tani, ishin elitat e pa korruptuar, si dhe guximi i pronarëve të saj – popullit – që të përballeshin me plaçkitësit e vendit dhe të kërkonin llogari nga ata që ia zhvatën pronën.
Por, protestat e fundit në Shqipëri tregojnë se ka arritur gjenerata e re e pronarëve të mëmëdheut, pronarët e duhur të saj, të cilët mbase e kanë kuptuar se nga të gjitha betejat, më e vështirë është ajo mes pronarëve të cilëve u është vjedhë prona dhe politikanëve hajdut që ua kanë vjedhë atë. E të cilët hajdut e dinë se herdo-kurdo, vjen dita kur sado i pasur të jesh, nuk mund ta blesh ndershmërinë. Dhe të cilët hajdut asgjë nuk i frikon aq shumë sa vendosmëria dhe ndershmëria e atyre që protestojnë kundër tyre.
Dhe kur bëhet fjalë për protestat e ditëve të fundit në Shqipërinë duhet thënë: nëse edhe ato dështojnë, nëse edhe ato nuk e pastrojnë vendin nga plehu politik i tri dekadave të fundit, pra nëse ‘Rilindja’ që u tall me vendin dhe popullin i mbijeton edhe këto protesta, atëherë Shqipëria duhet të bëhet gati ta jetojë diktaturën e vet dhe të vazhdojë të ecë udhës që të bëhet si e gjithë Evropa, por duke shkuar drejtë ‘Ballkanit të Hapur’ dhe ‘Botës serbe’.
Pra nëse edhe këto protesta do mjaftohen me batutat e Piktorit, nëse edhe ato nuk do arrijnë ta fitojnë betejën kundër zhvatësve të vendit e të popullit, kundër atyre që mëmëdheut ia morën të gjitha e shqiptarëve ua dhanë varfërinë, atëherë pushtetarët e ‘Rilindjes’ do bëhen edhe ma arrogantë seç janë dhe Shqipëria do mbetet parajsë për pushtetarët, e ferrë për popullin, do mbetet shtet ku hajduët e vendit nuk e kanë frikë pronarin e tij të vërtet – popullin, por do ndodh e kundërta – pronarët do i kenë frikë hajdutët e pronës së tyre!
Albania
Bujqësia po e humb peshën e saj në ekonomi, sektori në rënie të lirë
Bujqësia po e humb peshën e saj në ekonomi. Tkurrja e fondeve që qeveria po i vë çdo vit në dispozicion po bën që sektori të prodhojë më pak vlerë të shtuar në ekonominë e vendit. Kjo ecuri negative u vu edhe më shumë në dukje në tremujorin e tretë të vitit gjatë së cilit kontributi i bujqësisë në ekonomi ishte negativ… 0.41 për qind më pak se në po të njëjtën periudhë kohore të një viti më parë.
“Kam shkruar një artikull në vitet 2000 ku thosha se bujqësia është si puna e një lope që milet tre herë në ditë dhe ushqehet vetëm një herë. Kjo lopë, në këtë rast bujqësia është e destinuar të vdesë”, thotë për A2, Esmeralda Ballesha, eksperte për bujqësinë.
Bujqësia ka hyrë tashmë në cikël rënës, e ndikuar nga njëra anë, nga pakësimi i popullsisë në fshat nga emigracioni i brendshëm dhe i jashtëm dhe mungesa e subvencioneve shtetërore, në anën tjetrën, që e kanë përkeqësuar klimën në sektor.
“Duhet ta themi hapur. Të gjitha qeverisjet në këto 30 vite kanë qenë neglizhente për sa i përket politikave me fshatin. Mentaliteti i qeverive ka qenes e fshatari mori tokën e tij e tani le t’ia dalë vetë. Kjo ka qenë fatale për sektorin e bujqësisë”, thotë Ballesha.
Vitin e kaluar, prodhimi në sektorin bujqësor shënoi rënie me 0.69 për qind. Kjo ndodhi në një kohë kur ekonomia u rrit me gati 3.5 për qind, çka dëshmon se sektori është lënë tashmë në rënie të lirë. “Unë them që minimalisht bujqësia duhet të ketë në dispozicion 800 milionë euro. e Theksoj. Minimalisht. Për të kapur ritmin e vendeve të tjera të Rajonit. Më tej në Europë jemi larg konkurrencës”, thotë Ballesha.
Të jesh i madh, jo gjithmonë do të thotë se ke avantazh. Shembulli më i mirë në vend është bujqësia. Kontributi i saj në ekonomi ka qenë gati 22 për qind e totalit, por sektorit përherë e më shumë po merr më pak para nga buxheti i shtetit. Rrjedhimisht po prodhon më pak vlerë të shtuar në ekonomi.
Albania
Berisha uron Kurtin për fitoren: Zgjedhjet, një sukses i vërtetë i demokracisë në Kosovë!
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka uruar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, për fitoren e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.
Përmes po postimi në rrjetet sociale, Berisha shkruan se edhe partitë e tjera politike të Kosovës mbajtën qëndrime dinjitoze gjatë fushatës, për respektimin e vullnetit të qytetarëve.
Po ashtu Berisha shkruan se këto zgjedhje treguan se në Kosovë ka garë të lirë dhe demokratike, shkruan A2 CNN.
Kreu i PD nuk harroi të akuzonte kryeministrin Edi Rama për pengim të procesit të rregullt zgjedhor në Shqipëri.
Postimi i Berishës:
Zgjedhjet Parlamentare të 28 dhjetorit 2025 në Kosovë, një sukses frymëzues për Shqipërinë
Të dashur miq, dje Kosova zhvilloi zgjedhjet palamentare të parakohshme, të dytat në një hark kohor 10 mujor. Këto zgjedhje për fushatën, procedurën e votimit, garën e lirë, administrimin e votës ishin një sukses i vërtetë i demokracisë së re të Kosovës dhe mbarë qytetarëve të saj dhe shpresoj një frymëzim për shqiptarët në Shqipëri, ku armiku i egër i votës së lirë të qytetarëve shqiptarë, Ramaduro i Europës, ka shndërruar procesin jetik të zgjedhjeve të lira në farsë të shëmtuar elektorale.
Me këtë rast dua të uroj përzemërsisht qytetarët e lirë të Kosovës, autoriteret e vendit dhe institucionet e administrimit të procesit zgjedhor dhe forcat politike për arritjen e vërtetë të rendit demokratik të vendit të tyre.
Uroj fituesin e zgjedhjeve Z. Albin Kurti për fitoren e thellë të këtyre zgjedhjeve, por edhe të gjitha forcat e tjera politike për pjesëmarrjen dhe qëndrimet e tyre dinjitoze gjatë fushatës dhe respektimin e vendimit të sovranit. Dhe njëherë urime Kosovës, krenari e shqiptarëve! #sb
Albania
Autoboti i pastrimit të ujërave të zeza, po shpërndan ujë për qytetarët në Vlorë
Qytetarët e Vlorës kanë protestuar sërish sot para dyerve të Bashkisë pasi prej 4-5 ditësh janë pa ujë të pijshëm pas një defekti në linjën kryesore të ujësjellësit.
Njëri prej qytetarëve ka telefonuar kryebashkiaken Brunilda Mersini duke i kërkuar që të vijë personalisht dhe të bisedojë me qytetarët për situatën por Mersini i ka mbyllur telefonin qytetarit pa i dhënë asnjë zgjidhje.
Si pasojë e pakënaqësisë, qytetarët janë zhvendosur në rrugën kryesore, duke bllokuar qarkullimin. Ata kanë pasur disa përplasje me policinë dhe kanë hedhur vezë dhe letra higjenike para ambienteve të Bashkisë.
Ndërkohë, Ujësjellësi i Vlorës ka njoftuar banorët se uji i sjellë me autobotë duhet përdorur vetëm për nevoja emergjente dhe jo për konsum oral. Në njoftim thuhet:
‘Ujësjellës Kanalizimeve Rajoni Vlorë, njofton qytetarët se ujin të cilin po e marrin nga autobotet, duhet t’a përdorin për nevoja emergjente dhe jo për përdorim oral.’
Nga ana tjetër qytetarët shprehen se autoboti që shihni në foto përdoret për zhbllokimin e pusetave të ujërave të zeza, por tani po shpërndan edhe ujë dhe në pikë të hallit kanë marrë bidonat dhe po mbushin ujë.
-
Albania10 hours agoU kap me kokainë me vlerë 230 mijë euro, shqiptari: Mos më dënoni, më lejoni të kthehem në Shqipëri
-
UK9 hours agoFOTO/ Nëna me dy fëmijët humbën jetën në një zjarr tragjik në Angli
-
Albania2 days agoShqiptari në Britani shpëton nga deportimi pasi “partnerja nuk i flet shqip”
-
Sports9 hours agoIsh-kampioni i botës në boks Anthony Joshua plagoset në një aksident automobilistik në Nigeri, dy persona humbin jetën
-
UK2 days agoRrëzohet aeroplani në Britani, alarm në aeroportin Southend në Londër
-
Albania10 hours agoHetimet për atentatin e Rinasit, burime: Autorët pasi dogjën mjetin që përdorën në krim u larguan me ambulancë
-
Albania1 day agoVIDEO/ Protesta në Vlorë për mungesën e ujit, qytetarët futen në teatrin “Petro Marko” dhe ndërpresin mbrëmjen gala të bashkisë
-
UK1 day agoPrinci William dhe Kate Middleton vendosën vijë sigurie 9.6km rreth rezidencës së tyre të re, reagojnë banorët e zonës: Masa të tepruara dhe pa konsultim
