Connect with us

Albania

Pse shqiptarët mbeten ende më të varfërit e Europës

Published

on

Shqiptarët mbeten populli më i varfër i Europës sipas një renditjeje që Eurostat ka bërë bazuar në pagën minimale, në korrik të këtij viti.

Në fakt, paga minimale në Shqipëri nuk është më e ulta në Europë në vlerë absolute. Shuma u rrit me vendim qeverie dhe arriti në 400 euro. Ne kemi lënë pas në renditje dy vende si Moldavia që e ka pagën minimale 260 euro dhe Ukrainën që mbetet në luftë dhe ku pagesa minimale rezulton të jetë rreth 180 euro.

Grafiku që rendit vendet europiane për nga rroga minimale
Grafiku që rendit vendet europiane për nga rroga minimale

Por edhe pse lëmë pas Moldavinë dhe Ukrainën, sërish shqiptarët konsiderohen populli më i varfër i Europës, sepse me paratë e tyre arrijnë të blejnë më pak se një qytetar që jeton në vendet e tjera europiane. Çmimet në Shqipëri janë më të larta dhe ajo që quhet “fuqi blerëse” tkurret akoma.

“Fuqia blerëse” është matur në korrik. Këtu rezultojmë të fundit në Europë. Grafiku më poshtë tregon pikërisht pafuqinë e shqiptarëve për të blerë si qytetarët e Bashkimit Europian. Nëse llogarisim edhe çmimet, moldavët dhe ukrainasit rezultojnë më të pasur se ne, edhe pse këta marrin më pak para në fund të muajit.

Advertisement
Me paratë që paguhen, shqiptarët mund të blejnë më pak, ndaj janë më të varfërit në Europë
Me paratë që paguhen, shqiptarët mund të blejnë më pak, ndaj konsiderohen më të varfërit në Europë

Studimi që shpjegon varfërinë

Pak kohë më parë, eksperti i ekonomisë Ilir Ciko kreu një studim që kishte në fokus krahasimin e çmimeve. Ai mori shkas nga përvoja e shumë shqiptarëve që vërejnë shpesh se në marketet e vendeve të Bashkimit Europian të njëjtat mallra që konsumojnë në Shqipëri, janë me një çmim shumë më të lirë.

Ciko regjistroi çmimet e një produkti në një dyqan në Shqipëri dhe të të njëjtit produkt në një dyqan të të njëjtës kompani, në një nga vendet e Bashkimit Europian. Krahasimi që bëri është tronditës për të thënë më të paktën.

Në tabelën më poshtë që është pjesë e studimit të Cikos shihet se një pjesë e produkteve në Shqipëri shiten me çmim thuajse dyfish se në vendet e BE, ndërsa norma është 70 apo 80% më shtrenjtë. Shikoni se si në disa nga vendet e tjera çmimet rriten shumë më pak, kurse në Shqipëri na i shesin me një rritje të habitshme.

Diferenca në çmime për të njëjtin produkt,në të njëjtën kohë në Shqipëri dhe në një vend të BE
Diferenca në çmime për të njëjtin produkt,në të njëjtën kohë në Shqipëri dhe në një vend të BE

“Çmimi mesatar i produkteve të shitura në tregun shqiptar nga tre kompani europiane është +79.7% më i lartë se çmimi mesatar i të njëjtave produkte të shitura në të njëjtën kohë dhe nga të njëjtat kompani në tregjet e BE-së” u shpreh më pas Ciko.

Si shpjegohet që i njëjti produkt në Shqipëri shitet më shtrenjtë? Përse në dyqanet e Bashkimit Europian për qytetarët atje që paguhen më shumë, çmimet janë më të ulta?

Advertisement

Shkaqet janë politike. Një kompani mund të mbajë çmime të larta vetëm nëse e kontrollon tregun dhe është e sigurtë se nuk do të dëmtohet nga konkurenca. Mungesa e konkurencës kuptohet se është garanci që vjen nga shtetarët e korruptuar dhe që çon më pas në shtim të varfërisë.

Fenomeni i diskriminimit që ndodh në Shqipëri, sipas studiuesit Ciko tregon një paradoks, krahasuar me tregun e Bashkimit Europian, edhe sepse euro ka pësuar rënie të ndjeshme dhe duhet të kishte ndikuar në uljen e çmimit të mallrave të importit. Por kjo nuk ka ndodhur.

“Kultura e tolerancës dhe mungesa e rolit të shtetit ndaj kompanive të mëdha që ushtrojnë aktivitet në pozicione dominuese në treg” është sipas tij një nga shkaqet e këtij fenomeni./Lapsi.al

Advertisement
Continue Reading

Albania

Aksident në aksin Peqin–Rrogozhinë, tre të plagosur dërgohen në spital

Published

on

By

Një aksident rrugor u regjistrua rreth orës 10:30 të ditës së sotme në aksin e rrugës kombëtare Peqin–Rrogozhinë. Sipas informacioneve paraprake nga vendngjarja, dy automjete u përplasën mes tyre në fshatin Karinë të Peqinit.

Si pasojë e përplasjes së fortë, të dy mjetet pësuan dëme të konsiderueshme materiale, ndërsa të paktën tre persona mbetën të plagosur. Të lënduarit u transportuan me autoambulancë drejt spitalit për të marrë ndihmë mjekësore.

Në vendngjarje mbërritën menjëherë shërbimet e policisë dhe ekipet e urgjencës. Policia ka nisur hetimet për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.

Advertisement
Continue Reading

Albania

Aksident i fortë në Lushnjë, përfshihet familja me katër persona, makina u rrotullua disa herë

Published

on

By

Një aksident i rëndë ka ndodhur në rrethrrotullimin e Plugut në Lushnje, ku janë përplasur dy makina si pasojë e mosrespektimit të rregullave të qarkullimit.

Në mjetin tip Benz udhëtonte një familje prej katër personash, ndërsa në mjetin tip Volkswagen një person i vetëm. Pavarësisht përplasjes së fortë, asnjë prej të lënduarve nuk është paraqitur në spital, pasi kanë marrë vetëm lëndime të lehta.

Sipas policisë, shkak i aksidentit është bërë mosrespektimi i përparësisë në rrethrrotullim. Përplasja ishte shumë e fortë: mjeti tip Volkswagen u rrotullua disa herë në ajër, ndërsa mjeti tip Benz u dëmtua rëndë në pjesën e përparme, duke u shkatërruar pjesërisht.

Si pasojë e aksidentit, trafiku në aksin nacional Lushnjë–Rrogozhinë u bllokua për rreth 30 minuta. Policia ndodhet në vendngjarje për të zbardhur shkaqet e aksidentit.

Advertisement
Continue Reading

Albania

Përgjaket 2026, 3 të rinj humbin jetën në një aksident tragjik në Tepelenë

Published

on

By

Një aksident tragjik ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Tepelenë, ku 3 të rinj kanë humbur jetën.

Njoftimi:

Rreth orës 03:18, në aksin rrugor “Gjirokastër-Tepelenë”, në vendin e quajtur “Bypass”, automjeti me drejtues shtetasin M. D., 25 vjeç, banues në Tepelenë është përplasur me automjetin që drejtohej nga shtetasi K. M., 24 vjeç, banues në Tepelenë.

Si pasojë e aksidentit, kanë humbur jetën dy drejtuesit e automjeteve, pasagjeri shtetasi A. R., 27 vjeç, banues në Tepelenë, si dhe ka mbetur e dëmtuar shtetasja A. D., 19 vjeçe, banuese në Delvinë, e cila ndodhet në spitalin e Traumës, në kujdesin e mjekëve.

Advertisement

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.

Continue Reading

Live ALBUK TV

Albania1 day ago

“Wizz Air” le në mëshirë të fatit pasagjerët e linjës Londër-Tiranë

UK4 days ago

FOTO/ Nëna me dy fëmijët humbën jetën në një zjarr tragjik në Angli

Albania4 days ago

U kap me kokainë me vlerë 230 mijë euro, shqiptari: Mos më dënoni, më lejoni të kthehem në Shqipëri

Albania5 days ago

Shqiptari në Britani shpëton nga deportimi pasi “partnerja nuk i flet shqip”

UK1 day ago

Vizitorët, tarifë për të hyrë në Britani – Shtetasit që udhëtojnë pa viza duhet të aplikojnë për autorizim

UK5 days ago

Rrëzohet aeroplani në Britani, alarm në aeroportin Southend në Londër

Sports4 days ago

Ish-kampioni i botës në boks Anthony Joshua plagoset në një aksident automobilistik në Nigeri, dy persona humbin jetën

UK2 days ago

Bllokohet hekurudha Angli-BE/ Probleme me energjinë elektrike, pezullohen udhëtimet për mijëra pasagjerë

Albania4 days ago

Hetimet për atentatin e Rinasit, burime: Autorët pasi dogjën mjetin që përdorën në krim u larguan me ambulancë

Albania2 days ago

Ironia e një dosje sekrete në Harvard: Amerikanë mbroni Trashëgiminë Ilire, Shqiptarët pas ’90-s e shkatërruan …

UK3 days ago

Bashkimi me euron do të kishte mbuluar koston e NHS-së

Bota3 days ago

Mijëra vetë të ekspozuar ndaj fruthit, alarm në një prej aeroporteve më të ngarkuar në botë

UK3 days ago

Britania marrëveshje me Angolën dhe Namibinë për kthimin e emigrantëve

Albania3 days ago

Emigrantët kthehen, por Shqipëria nuk i mban

Kosova3 days ago

Këta janë 10 kandidatët më të votuar në Vetëvendosjes

Trending