Në Australinë e largët jeton një komunitet i madhe shqiptarësh. Të vendosur kryesisht në disa qytete si Victoria, Melburn, Mareeba dhe Dangedong ata janë mirëintegruar në shoqërinë Australiane por gjithmonë duke ruajtur dhe trashëguar kulturën dhe traditën e vendit të origjinës. Kjo falë edhe punës së shoqatave shqiptare që janë ngritur dhe funksionojnë Brenda komuniteteve.
Por kur flasim për emigracionin gjithmonë ngrihet pyetja Sa?
Sa shqiptarë jetojnë në kontinentin Australian?
Përgjigja e kësaj pyetje gjendet në Censusin Australian të realizuar gjatë vitit 2021 përfundimet e të cilit u publikuan pak ditë më parë.
Sipas të dhënave të Censusit mbi diversitetin kulturor në Australi janë 3633 shqiptarë të cilët kanë lindur në Shqipëri por janë transferuar në Australi pas vitti 2016. (Australia realizon Censusin çdo 5 vite, i fundit është realizuar në vitin 2016). Censusi i fundit në gjatë viteve të fundit.
Grupmosha që ka emigruar më shumë është 30-34 vjeç. Janë 528 shqiptarë të kësaj moshe te cilët kanë zgjedhur Australinë si shtëpinë e tyre. Më pas renditet grupmosha 35-39 vjeç, 520 shqiptarë.
mosha 40-44 vjeç 436 shqiptarë,
mosha 45-49 vjeç, 350 shqiptarë
mosha 50-54 vjeç, 266 shqiptarë,
mosha 55-59 vjeç, 218 shqiptarë,
mosha 60-64 vjeç, 209 shqiptarë,
mosha 65-69, vjeç, 179 shqiptarë,
mosha 70-74 vjeç, 118 shqiptarë,
mosha 76-79 vjeç, 82 shqiptarë,
mosha 80-84 vjeç, 85 shqiptarë
mosha mbi 85 vjeç,77 shqiptarë.
Ndërkohë që për moshat më te vogla numri i shqiptarëve është më i vogël. Censusi ka regjistruar vetëm, 9 fëmijë të moshës 0-4 vjeç, 23 të moshës 5-9 vjeç, 27 të moshës 10-14 vjeç dhe 43 të moshës 15-19 vjeç.
Sa i takon numrit të të rinjve shqiptarë që janë zhvendosur në Australi janë 120 të rinj të moshës 20-24 vjeç dhe 344 të moshës 25-29 vjeç.
Sa i takon shtetësisë janë 2501 shqiptarë të cilët kanë marrë një pasaportë Australiane, ndërsa 1082 nuk kanë marrë shtetësinë për arsye të ndryshme.
Këto shifra i referohen vetëm shqiptarve të cilët kanë lindur në Shqipëri por janë zhvendosur në Australi gjatë viteve të fundit.
Duke qene se shqiptarët kanë lëvizur drejt Australisë në periudha të ndryshme, Censusi ka përfshirë edhe shqiptarët që kanë lindur në kontinent por janë me origjinë nga trojet shqiptare.
Sipas të dhënave në kategorinë “Prejardhja sipas shtetit dhe territorit” janë 2323 shqiptarë që jetojnë në New South Wales, 1702 në Queensland, 1348 në South Australia, 1166 në Western Australia 101 në Tasmania 33 në Northern Teritory dhe 153 në Australian Capital Teritory sgkruan “Diaspora Shqiptare”.
Numri më i madh i banorëve me origjinë shqiptare gjendet në Viktoria ku janë regjistruar 12 853 persona.
Sipas statistikave përfundimtare të Censusit janë 19 686 banorë të Australisë të cilët kanë origjinë shqiptare.
Një tjetër e dhënë interesante që pasqyrohet në Census është edhe përdorimi i gjuhës amtare. Kështu sipas të dhënave janë 988 folës të gjuhës shqipe në South Wales, 601 në Queensland, 767 në South Australia, 486 në Western Australia 11 në Tasmani, 16 në Northern Territory dhe 85 në Australian Capital Territory.
Edhe këtu numrin më të madhe të banorëve që komunikojnë në gjuhën shqipe e ka Victoria ku janë regjistruar 7894 folës të gjuhës shqipe.
Krahasuar me të dhënat e përcaktimin e kombësisë në regjistrimin e vitit 1933 në Victoria ku regjistruan 249 persona sot në Victoria ku numër është rritur dukshëm. Rritja e numrit të shqiptarëve në Victoria filloi pas Luftës së Dytë Botërore, kjo në saj të vendosjes në Shqipëri të regjimit të ri komunist që mori pushtetin në vitin 1944. Këta dy faktorë bënë që popullsia shqiptare të rritej në 651 në 1947. Popullsia vazhdoi të rritet në mënyrë të qëndrueshme derisa arriti kulmin në 1961 ku regjistrohen 753 shqiptarë. Popullsia ra ngadalë gjatë viteve 1970 dhe deri në vitin 1986 kishte vetëm 557 viktorianë të lindur në Shqipëri.
Në vitet 1990, numri i shqiptarëve filloi të rritej përsëri me ritme të ngadalta, ndërsa vazhdonin të rriteshin trazirat në Kosovë. Deri në vitin 1996 shifrat ishin rritur në 653.
Përafërsisht 4000 shqiptarë u evakuuan përkohësisht në Australi në vitin 1999. Një numër ishin në gjendje të vendoseshin përgjithmonë në Victoria, gjë që u pasqyrua në një rritje prej gati 30% në regjistrimin e vitit 2001.
Regjistrimi i vitit 2016 regjistroi 1,681 viktorianë të lindur në Shqipëri, që përbënin 58% e popullsisë totale të lindur në Shqipëri në Australi. /Diaspora Shqiptare/