Connect with us

Bota

Putini akuzoi NATO-n se ndaloi paqen! Dokumentet sekrete që hedhin poshtë Carin: Donte të aneksonte Kievin

Published

on

Londer– Kur Vladimir Putin flet për vullnetin për paqe në Ukrainë, presidenti rus ndoshta mendon për planin që ai vetë përgatiti gjashtë javë pas fillimit të pushtimit në shkurt të 2022, i cili do ta kishte kthyer Ukrainën në një shtet vasal të Moskës. Pikat themelore të projektit, të zbuluara sot nga Wall Street Journal, e përshkruajnë Ukrainën e së ardhmes si një vend pa autonomi, dhe vulnerabwl ndaj agresionit rus.

 Në praktikë, Kremlini do t’i jepte fund luftës vetëm nëse Kievi do të pranonte një sërë kushtesh ndëshkuese dhe kufizuese të lirisë së tij. Drafti i marrëveshjes që Putini do t’i paraqiste Ukrainës në prill 2022 është një dokument prej 15 faqesh, një kopje e të cilit ka nw dorw gazeta Wall Street.

Neutraliteti
Pakti parashikon që Ukraina të bëhet “një shtet i përhershëm neutral, jashtë çdo aleance ushtarake”; çmobilizimi i forcave të armatosura ukrainase të krijuara në vitin 2014 me ndihmën perëndimore pas pushtimit të parë rus; dhe njohja de facto e kontrollit rus të gadishullit të Krimesë, i kapur nga trupat paraushtarake dhe ushtarake të Moskës në vitin 2014.

Marrëveshja nuk do ta ndalonte shprehimisht Ukrainën të anëtarësohej në Bashkimin Evropian, por do të kishte penguar hyrjen në NATO dhe do tw ndalonte Kievin që të merrte armatim dhe stërvitje ushtarake nga Aleanca Atlantike. Do të kishte gjithashtu kufizime të rrepta për numrin e ushtarëve dhe automjeteve të forcave të armatosura ukrainase, si dhe rrezen maksimale të lejuar për forcat raketore të Kievit.

Roli i NATO-s
Këto kushte, të propozuara nga Rusia, duhej të ishin “garantuar” nga Shtetet e Bashkuara, Kina, Mbretëria e Bashkuar dhe Franca. Sipas asaj qw shkruan Wall Street Journal, në prill dy vjet më parë Ukraina ishte gati të pranonte një marrëveshje të tillë për të arritur paqen me Moskën, por e refuzoi atë nën presionin e kryeministrit britanik të atëhershëm Boris Johnson: një version i ngjarjeve jo shumë i besueshëm sepse, pavarësisht nga Johnson, mbështetja vendimtare për Ukrainën erdhi nga Uashingtoni, jo nga Londra, dhe presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka insistuar gjithmonë në ruajtjen e autonomisë së plotë të vendit të tij dhe rimarrjen e territoreve të pushtuara nga Moska në 2014, përfshirë Krimenë.

Advertisement

Masakrat në Bucha
Zbulimi i masakrave të kryera nga trupat ruse në Bucha dhe në vende të tjera të Ukrainës do të kishte kontribuar në forcimin e pozicionit të Kievit në negociatat që kishin filluar në javët e para të konfliktit dhe të cilat më pas u braktisën, por tashmë në atë negociatë, qëndrimi jofleksibël i Moskës ngriti dyshime për një marrëveshje. Dy vjet më vonë, shkruan Wall Street Journal, ka të ngjarë që qëndrimi i Kremlinit të jetë ngurtësuar më tej pas përparimit të fundit të forcave ruse në terren dhe dështimit të kundërofensivës ukrainase verën që shkoi.

Denazifikimi
Kushtet e vendosura nga Putin për arritjen e një paqeje në tryezën e bisedimeve, të cilat të paktën me fjalë presidenti rus e përshkroi së fundmi si ende të mundshme, ndoshta do të ishin edhe më të ashpra: Kreu i Kremlinit përsëriti objektivat fillestare të pushtimit, duke folur të “çmilitarizimit dhe denazifikimit” të Ukrainës. Është e vështirë të mendohet se ai do të ishte gati të pranonte hyrjen e Ukrainës në BE. Për më tepër, që nga prilli i 2022, pozicioni i qeverisë ukrainase është ngurtësuar gjithashtu: Presidenti Zelensky aktualisht përjashton mundësinë e ballafaqimit me autorin e një pushtimi që shkaktoi dëme të mëdha në vendin e tij dhe kontrollon rreth 20 për qind të territorit.

Nënshtrimi
Në thelb, dokumenti i Wall Street Journal zbulon se dy vjet më parë Putin ishte i gatshëm vetëm të bënte një paqe të padrejtë dhe të pabarabartë. Versioni i Moskës, sipas të cilit Rusia e ndaloi luftën menjëherë, por ishte Perëndimi ai që e bindi Ukrainën të thoshte: “Jo”, duket më pak i besueshëm se në vitin 2022, kur Kremlini pretendoi se në një takim me udhëheqësit ukrainas në Stamboll një marrëveshje mund të ishte arritur, nëse NATO nuk do ta kishte detyruar Kievin ta refuzonte atë. Zbulimi i gazetës amerikane tregon se Moska do të poshtëronte dhe aneksonte në mënyrë efektive Ukrainën: kjo ishte “paqja” e imagjinuar nga Putini./Repubblica/

Advertisement
Continue Reading

Bota

Trump gazetareve: Dëshironi diçka për të ngrënë? (video)

Published

on

By

Përfaqësuesve të mediave iu lejua për pak çaste hyrja në sallën e ngrënies në rezidencën Mar-a-Lago, ku po zhvillohej takimi mes ish-presidentit amerikan Donald Trump dhe presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelensky.

Donald Trump iu drejtua drejtpërdrejt gazetarëve dhe i pyeti nëse donin diçka për të ngrënë, duke thyer ritualin e takimit institucional. Kur gazetarët u përgjigjën pozitivisht, presidenti urdhëroi shefin e kuzhinës t’u shërbente ushqim, duke komentuar me shaka se gjesti bujar nuk do të garantonte “histori interesante”.

Korrespondenti i DW News në Shtetet e Bashkuara, Misha Komadovsky, shkroi në rrjetin social X  se, ndonëse kamerat nuk ishin në menu, ushqimi i përgatitur për takimin përfshinte salsiçe të mbështjella me petë,  biftek, patate të skuqura, karkaleca me kokos, biskota dhe ujë.

Takimi mes Trump dhe Zelenskyt ka tërhequr vëmendje të madhe ndërkombëtare, ndërsa momenti i shkurtër me mediat ka ofruar edhe një episod të pazakontë që u përhap shpejt në rrjetet sociale.

Advertisement
Continue Reading

Bota

Europa mbushet me lodra kineze

Published

on

By

Sezoni i festave ka nisur dhe për shumë familje blerja e lodrave është një nga prioritetet kryesore. Të dhënat më të fundit të Eurostat tregojnë se në vitin 2024 Bashkimi Evropian ishte importues neto i lodrave nga vendet jashtë BE-së.

Sipas Eurostat, BE importoi lodra me vlerë 7.1 miliardë euro nga vende jashtë unionit, një rritje prej 0.6 miliardë eurosh krahasuar me vitin 2023. Ndërkohë, eksportet e lodrave të BE-së drejt vendeve jashtë unionit arritën në 2.5 miliardë euro, duke shënuar një rritje prej 0.2 miliardë eurosh.

Kina ishte furnizuesi kryesor i lodrave për BE-në, duke përbërë 80% të importeve totale, me një vlerë prej 5.6 miliardë eurosh. Pas saj renditen Vietnami me 6% (418 milionë euro) dhe Mbretëria e Bashkuar me 3% (188 milionë euro).

Sa i përket importeve brenda BE-së nga vendet jashtë unionit, Gjermania dhe Holanda ishin importuesit më të mëdhenj, secila me 17% të totalit, ndërsa Franca zuri 14% të importeve sipas vlerës.

Advertisement

Sa i përket eksporteve, Mbretëria e Bashkuar ishte destinacioni kryesor për lodrat e prodhuara në BE, duke thithur 33% të eksporteve jashtë BE-së, me një vlerë prej 838 milionë eurosh. Ajo ndiqet nga Zvicra me 13% (315 milionë euro) dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës me 10% (245 milionë euro).

Të dhënat tregojnë gjithashtu se tre vende të BE-së përbëjnë gati 60% të eksporteve jashtë BE-së për nga vlera. Çekia ishte eksportuesi kryesor me 28%, e ndjekur nga Gjermania me 17% dhe Belgjika me 13%.

Këto shifra theksojnë varësinë e lartë të BE-së nga importet e lodrave, veçanërisht nga Kina, si dhe rolin e rëndësishëm të disa vendeve anëtare në eksportin e lodrave drejt tregjeve ndërkombëtare.

Advertisement
Continue Reading

Bota

Mijëra vetë të ekspozuar ndaj fruthit, alarm në një prej aeroporteve më të ngarkuar në botë

Published

on

By

Autoritetet shëndetësore në Shtetet e Bashkuara kanë lëshuar një paralajmërim urgjent pasi mijëra pasagjerë mund të jenë ekspozuar ndaj fruthit, sëmundjes më ngjitëse në botë, në aeroportin ndërkombëtar Neëark Liberty në New Jersey.

Sipas Departamentit të Shëndetësisë të New Jersey-t (NJDOH), një person i infektuar, jo rezident i këtij shteti, ka udhëtuar nëpër terminalet B dhe C më 19 dhjetor, mes orës 07:00 dhe 19:00, gjatë kulmit të udhëtimeve festive.

Mijëra vetë të ekspozuar ndaj fruthit, alarm në një

Zyrtarët paralajmërojnë se vendndodhja e saktë e personit nuk dihet, ndërsa po kryhet gjurmimi i kontakteve. Personat e ekspozuar mund të shfaqin simptoma deri më 2 janar 2026. Fruthi shfaqet me temperaturë të lartë, kollë, rrjedhje hundësh, sy të skuqur dhe skuqje të lëkurës, ndërsa mund të shkaktojë ndërlikime të rënda, si pneumonia dhe encefaliti.

Sipas CDC-së, në SHBA janë regjistruar mbi 2000 raste fruthi gjatë vitit 2025 dhe tre viktima, duke e bërë këtë shpërthimin më të madh që nga viti 1992.

Ekspertët fajësojnë rënien e normave të vaksinimit, duke theksuar se vaksina MMR mbetet mjeti më efektiv për parandalimin e sëmundjes. Autoritetet u bëjnë thirrje qytetarëve të vaksinohen dhe të kontaktojnë mjekun para çdo vizite shëndetësore në rast dyshimi për ekspozim. 

Advertisement
Continue Reading

Live ALBUK TV

Albania19 hours ago

U kap me kokainë me vlerë 230 mijë euro, shqiptari: Mos më dënoni, më lejoni të kthehem në Shqipëri

UK18 hours ago

FOTO/ Nëna me dy fëmijët humbën jetën në një zjarr tragjik në Angli

Albania3 days ago

Shqiptari në Britani shpëton nga deportimi pasi “partnerja nuk i flet shqip”

Sports18 hours ago

Ish-kampioni i botës në boks Anthony Joshua plagoset në një aksident automobilistik në Nigeri, dy persona humbin jetën

UK3 days ago

Rrëzohet aeroplani në Britani, alarm në aeroportin Southend në Londër

Albania19 hours ago

Hetimet për atentatin e Rinasit, burime: Autorët pasi dogjën mjetin që përdorën në krim u larguan me ambulancë

Albania1 day ago

VIDEO/ Protesta në Vlorë për mungesën e ujit, qytetarët futen në teatrin “Petro Marko” dhe ndërpresin mbrëmjen gala të bashkisë

UK1 day ago

Princi William dhe Kate Middleton vendosën vijë sigurie 9.6km rreth rezidencës së tyre të re, reagojnë banorët e zonës: Masa të tepruara dhe pa konsultim

Albania1 day ago

Anomalia e buxhetit, 2 miliardë euro shpenzime në dhjetor

Albania1 day ago

“Katolikët monitoroheshin, myslimanët përgatitnin ushqimet për ta” – si festoheshin Krishtlindjet në komunizëm në Shqipëri

Kosova11 hours ago

Këta janë 10 kandidatët më të votuar në Vetëvendosjes

Bota1 day ago

Përplasjet kufitare Taxhikistan-Taleban: Çfarë fshihet pas tyre, pse ndikojnë në Kinë?

UK23 hours ago

Spitalet paralajmëruan se kriza e kujdesit në fund të jetës kërcënon trajtimin

Bota11 hours ago

Mijëra vetë të ekspozuar ndaj fruthit, alarm në një prej aeroporteve më të ngarkuar në botë

UK23 hours ago

Titujt e gazetave në UK

Trending