UK
Qeveria britanike: Plani për të dëbuar azilkërkuesit nuk shkel ligjet ndërkombëtare
Ministrja e Brendshme e Britanisë, Suella Braverman, tha sot se propozimi i qeverisë për të ndaluar pothuajse të gjithë emigrantët që duan të kërkojnë azil në Britani është i ligjshëm.
Qeveria britanike paraqiti një projektligj të ri dje, sipas të cilit pothuajse të gjithë azilkërkuesit që arrijnë në mënyrë të jashtëligjshme në Britani me varka të vogla nga ngushtica e La Manshit, do të ndalohen pa kusht përpara se të kthehen mbrapsht në vendin e tyre. Kritikët e kanë kundërshtuar projektligjin si shkelje të Konventës Ndërkombëtare për të Drejtat e Njeriut duke e krahasuar me masat kundër të huajve në Gjermaninë e viteve ’30.
Ministrja e brendshme britanike Suella Braverman, e mbrojti projektligjin e ri, i cili i ndalon emigrantët e paligjshëm të kërkojnë azil, u mohon në të njejtën kohë të drejtën për të ankimuar vendimin e dëbimit dhe nuk i lejon më të rikthehen në Britani.
Agjencia e OKB-së për refugjatët tha se ishte “thellësisht e shqetësuar” nga propozimet, të cilat do t’u mohonin njerëzve të drejtën për azil “pa marrë parasysh sa të vërteta dhe bindëse” mund të jenë rastet individuale.
Në tekstin e projekt-ligjit, qeveria britanike e pranon se ai mund të mos jetë në përputhje me detyrimet e Britanisë sipas Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut, që do të thotë se ligji mund të përballet me sfida ligjore.
“Unë besoj se masat tona janë në përputhje me detyrimet ligjore ndërkombëtare të cilave ne përmbahemi. Deklarata që ka të bëjë me shkeljen e mundshme të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut është përfshirë për të qenë tejmase të kujdesshëm pasi po provojmë argumente juridike të reja për çështjen e emigracionit dhe nga kujdesi i shtuar, kemi lëshuar një deklaratë të tillë se ligji mund të bjerë ndesh me detyrimet ligjore ndërkombëtare. Nuk ka asgjë të papërshtatshme për këtë”, tha ministrja e brendshme britanike, Suella Braverman.
Projektligji kërkon që personat të cilët arrijnë në mënyrë të jashtligjme me varkë në Britani të ndalohen për 28 ditë dhe më pas të deportohen, me përjashtime vetëm për fëmijët, ata që nuk janë të aftë për të fluturuar për arsye mjekësore dhe njerëzit në rrezik të dëmtimit serioz, dhe me arsye të kufizuara për apel. Emigrantët, që janë viktima të trafikimit të qenieve njerëzore, nuk do të mund të përdorin ligjet egiztuese në Britani për të parandaluar dëbimin.
Ish futbollisti britanik, Gary Lineker që tani punon si komentator tek BBC, e krahasoi projektligjin me rregullat kundër të huajve në Gjermaninë e viteve 1930.
“Nuk ka një fluks të madh emigrantësh. Ne pranojmë shumë më pak refugjatë se vendet e tjera të mëdha evropiane. Kjo është thjesht një politikë jashtëzakonisht mizore e drejtuar ndaj njerëzve në rrezik me një gjuhë që nuk është e ndryshme nga ajo e përdorur nga Gjermania në vitet ’30….”, shkroi zoti Lineker në Twitter.
Zonja Braverman tha se ishte e “zhgënjyer” me kritikat e bëra nga zoti Lineker.
“Jam e zhgënjyer nga ky vlerësim. Mendoj se është e padobishme të krahasohen masat tona të ligjshme, proporcionale dhe me të vërtetë të mëshirshme, me Gjermaninë e viteve 1930. Unë gjithashtu mendoj se ne jemi në anën e popullit britanik. Është e qartë për këdo se populli britanik është lodhur nga kjo situatë e mijëra njerëzve që vijnë këtu ilegalisht me një kosto të madhe për taksapaguesit”, tha zonja Braverman.
Kryeministri Rishi Sunak e ka bërë ndalimin e anijeve me emigrantë një nga pesë përparësitë e tij kryesore pasi numri i emigrantëve që mbërrijnë në bregun jugor të Anglisë u rrit në mbi 45,000 vitin e kaluar, një rritje prej 500% në dy vitet e fundit.
Sipas kryeministrit Rishi Sunak, i cituar nga shtypi britanik në 13 dhjetor të vitit të kaluar, përgjatë vitit 2022 në Britaninë e Madhe kishin mbërritur 13 mijë shqiptarë, sa 1/3 e emigrantëve që kishin hyrë në Britani përmes kanalit të La Manshit./VOA
UK
Vizitorët, tarifë për të hyrë në Britani – Shtetasit që udhëtojnë pa viza duhet të aplikojnë për autorizim
Nëse po udhëtoni në Mbretërinë e Bashkuar, duke nisur nga kjo javë, do t’ju duhet të aplikoni në internet për një autorizim udhëtimi përpara se të niseni.
Duke filluar nga e mërkura, Mbretëria e Bashkuar do t’u kërkojë qytetarëve amerikanë, kanadezë dhe shtetasve nga më shumë vende të tjera që të kenë një autorizim elektronik udhëtimi, ose ETA.
ETA është një paraautorizim për udhëtarët nga vendet ku Mbretëria e Bashkuar nuk kërkon viza. Britania filloi programin në vitin 2024 për vizitorët nga Bahreini, Kuvajti, Omani, Katari, Arabia Saudite dhe Emiratet e Bashkuara Arabe. Ndërsa tani, ai hyn në fuqi për shumë vende të tjera.
Shtetet e Bashkuara kanë kërkesa të ngjashme për shtetasit nga vendet e Bashkimit Evropian, Britania e Madhe dhe vende të tjera, që nuk u kërkohet të kenë vizë për të hyrë. Më vonë në vitin 2025, vendet e BE-së do t’u kërkojnë shtetasve amerikanë dhe atyre nga vende të tjera kritere të tilla.
Qytetarët nuk kanë nevojë për një ETA nëse kanë vizë dhe janë të autorizuar të jetojnë, punojnë ose studiojnë në Mbretërinë e Bashkuar.
Aplikimi bëhet në internet duke përdorur aplikacionin ETA të Mbretërisë së Bashkuar për Android dhe iPhone dhe kushton 10 paund. Autorizimi vlen për dy vjet dhe për vizita deri në gjashtë muaj. Tarifa paguhet me kartë krediti.
Udhëtarët do të duhet të ngarkojnë fotografi të pasaportës së tyre dhe të tyre për të aplikuar. Gjithashtu, atyre do t’u duhet autorizimi edhe nëse bëjnë udhëtim në një vend tjetër, por me ndalesë në një aeroport në Mbretërinë e Bashkuar.
Albania
“Wizz Air” le në mëshirë të fatit pasagjerët e linjës Londër-Tiranë
Qytetarë që kishin planifikuar të udhëtonin sot nga Londra drejt Tiranës me kompaninë ajrore “Wizz Air” kanë denoncuar sërish mungesë serioziteti dhe kompetence nga ana e kësaj kompanie.
Sipas denoncuesve, pas imbarkimit dhe hyrjes në avion, ata janë detyruar të zbresin sërish me arsyetimin se në kontenier ishte ndezur një sinjal paralajmërues.
Pas zbritjes, udhëtarët janë përballur me orë të tëra pritjeje pa asnjë informacion të qartë, ndërsa i vetmi shpjegim i dhënë nga kompania ka qenë se ekziston një problem teknik.
Qytetarët kërkojnë reagim të menjëhershëm dhe nisjen sa më shpejt drejt destinacionit të tyre, ku i presin familjarët për t’u bashkuar me festat. Ata theksojnë se kjo nuk është hera e parë që hasin probleme me këtë kompani ajrore.
“Wizz Air” është shpeshherë objekt ankesash për vonesa të shumta, anulime në momentet e fundit dhe mungesë komunikimi apo përgjigjeje ndaj udhëtarëve.
UK
58000 kilometra në këmbë nga Kili në Britani, historia e pazakontë e ish-ushtarit
Pas 58000 kilometrash ecje rreth botës, ish-parashutisti është pothuajse në shtëpi në Hull… 27 vite më vonë.
Ai ishte i burgosur në Panama, i shpëtoi për fije dëbimit nga Rusia dhe u është shmangur bandave të drogës në Amerikën Qendrore.
Por ish-ushtari britanik i njësive parashutiste Karl Bushby i frikësohet faktit se odiseja e tij 27-vjeçare – rrugëtimi në këmbë nga Kili drejt shtëpisë – mund të dështojë pikërisht në Tunelin e La Manshit.
Atij mund t’i duhet të kthehet me not në Britaninë e Madhe nëse dëshiron të përmbushë qëllimin e tij: të udhëtojë nga Amerika e Jugut deri në vendlindjen e tij, Hull, pa përdorur asnjë mjet transporti.
Bushby, tani 56 vjeç, u nis nga Kili në vitin 1998 duke besuar se ekspedita e tij do zgjaste 12 vjet.
Gjeopolitika, lufta dhe problemet me vizat e ngadalësuan progresin e tij, por 58 mijë kilometra më vonë – përfshirë ecjen përgjatë gjithë Amerikës së Veriut – ai tani ndodhet në Hungari dhe pret të kalojë Kanalin e La Manshit në tetor të vitit të ardhshëm.
Megjithatë, Bushby është i shqetësuar se mund t’i hidhet poshtë leja për të ecur përmes tunelit të shërbimit të Eurostar-it. Kjo është mundësia e parapëlqyer që do t’i lejonte atij t’i përmbahej rregullit që i vuri vetes: të mos përdorë asnjë transport të mekanizuar, përfshirë tragetet. Por, nëse do t’i duhet, ai mund ta kalojë me not.
Kjo nuk do ishte hera e parë që ai sfidon ujin. Në gusht të vitit të kaluar, ai notoi më shumë se 270 kilometra në 31 ditë përgjatë Detit Kaspik për të shmangur hyrjen në Iran ose Rusi.
Udhëtimi i tij e ka përballur gjithashtu me bandat në “Darien Gap” në Amerikën e Jugut, ka kaluar Ngushticën e ngrirë të Beringut dhe ka kaluar 18 ditë në burg në Panamá pasi kaloi kufirin nga Kolumbia, i cili ishte mbyllur për shkak të konfliktit.
Rusia ishte veçanërisht e vështirë. Ai për pak u dëbua në vitin 2006 pasi nuk kishte hyrë përmes një pike kufitare të saktë.
Dhe në vitin 2013, ai bëri një shmangie drejt SHBA-së për të protestuar kundër ndalimit të vizës, duke ecur nga bregu perëndimor deri te ambasada ruse në bregun lindor. Vetëm në vitin 2017 ai mundi të rifillonte udhëtimin e tij dhe të kalonte në Mongoli.
Kur të mbërrijë përfundimisht në pragun e shtëpisë së nënës së tij në Hull, Bushby do përballet me një sfidë të re – të vendosë se çfarë do të bëjë më pas.
Ai tha: “Është paksa frikësuese. Si çdokush që ka pasur një karrierë të gjatë, është dita e daljes në pension. Qëllimi i jetës sime për 27 vitet e fundit thjesht do ndalojë vërtet menjëherë.”
“Mendoj se duhet të gjej diçka për t’u marrë. Nuk dua të rri kot. Duhet të rritem dhe të gjej një punë, kjo është e kotë. Por do ta zgjidhim.”
Tuneli i shërbimit shtrihet midis dy linjave hekurudhore të Eurostar-it dhe përdoret për mirëmbajtje dhe evakuimin e pasagjerëve në rast urgjence. Për ta përdorur atë duhet siguruar leje e posaçme.
Çiklisti britanik Chris Froome u bë personi i parë që kaloi me biçikletë përmes tunelit në vitin 2014, ndërsa Lance Dyer, një afrikano-jugor, kaloi përmes tij ilegalisht në vitin 2005 me shapka. Ai u arrestua nga policia franceze.
Bushby tha: “Nuk kemi kontaktuar ende zyrtarisht për të marrë lejen, e kam letrën gati, thjesht duhet të gjej kontaktin e duhur. Marrja e lejes…nuk e di sa e vështirë mund të jetë. Jam optimist, por do ta shohim.”
Ai bëri shaka: “Alternativa e parë do të ishte të merrja pengje. Dhe e fundit, të notoja.”
-
UK2 days agoFOTO/ Nëna me dy fëmijët humbën jetën në një zjarr tragjik në Angli
-
Albania2 days agoU kap me kokainë me vlerë 230 mijë euro, shqiptari: Mos më dënoni, më lejoni të kthehem në Shqipëri
-
Albania4 days agoShqiptari në Britani shpëton nga deportimi pasi “partnerja nuk i flet shqip”
-
UK4 days agoRrëzohet aeroplani në Britani, alarm në aeroportin Southend në Londër
-
Albania3 hours ago“Wizz Air” le në mëshirë të fatit pasagjerët e linjës Londër-Tiranë
-
Sports2 days agoIsh-kampioni i botës në boks Anthony Joshua plagoset në një aksident automobilistik në Nigeri, dy persona humbin jetën
-
Albania2 days agoHetimet për atentatin e Rinasit, burime: Autorët pasi dogjën mjetin që përdorën në krim u larguan me ambulancë
-
UK22 hours agoBllokohet hekurudha Angli-BE/ Probleme me energjinë elektrike, pezullohen udhëtimet për mijëra pasagjerë
